Në këtë artikull do t’i dedikoj vetëm dy rreshta politikës morale, pavarësisht se titulli i shkrimit të krijon përshtypjen se do të ketë në të një barazpeshë mes trajtimit të politikës morale dhe asaj reale (kjo e fundit njihet ndërkombëtarisht edhe me termin realpolitikë dhe, për lehtësi, kështu do ta quaj në vijim)
Në qoftë se e analizojmë politikën shqiptare në një rrafsh puro moral, konkluzioni në të cilin do të arrihej pa u djersirë shumë do të ishte se rreth 90% e politikanëve aktualë shqiptarë meritojnë të gdhihen e ngrysen prapa hekurave të burgut – ashtu siç do ta meritonin shumë e shumë politikanë të vendeve në zhvillim, që, për hir të realpolitikës, janë përkrahur nga demokracitë e zhvilluara në dekada të ndryshme*.
Meqë debati për politikën morale është aktual vetëm në ato vende ku fare pak mollë të krimbura meritojnë të flaken nga shporta politike, në rastin e Shqipërisë, vlen të diskutohet ajo që është më imediate – rreziku i instalimit të një regjimi autoritarist. Kërcënimi që bëri Berisha në Kuvend se do t’ia tregojë qejfin përsëri opozitës si në 21 janar dhe rezistenca që ai po u bën ndryshimeve thelbësore të kodit zgjedhor (ndërkohë që kishte stërdeklaruar se do të pranonte çdo amendament të propozuar nga opozita), janë një kambanë e fortë që paralajmëron sesi mund të jenë zgjedhjet e 2013-ës dhe sesi mund të jetë një qeverisje eventuale e Berishës pas tyre. (Ky është vetëm fillimi, parashikoi ambasadori Arvizu…)
Duke e dëgjuar mirë këtë kambanë, Edi Rama, në shkrimin e fundit në blogun e tij (http://edirama.al/blog/2012/04/votavjedhesi-i-ruzhdies-ne-sallen-e-parlamentit/ ), paralajmëroi se “zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë seriozisht të kërcënuara në lirinë e tyre, në qoftë se votavjedhësi i saposhfaqur i Ruzhdies mu brenda në parlamentin e Shqipërisë do të qëndrojë gjatë zgjedhjeve në krye të qeverisë, i maskuar nën rrobat e kryeministrit”. Prandaj, ai u bëri thirrje “të gjithë atyre [që janë] ende brenda shumicës së sotme, dhe që nuk duan të mbeten nesër në duart hakmarrëse e mbytëse të Sali Berishës”, se duhen bashkuar të tëra forcat pa asnjë dallim, përpara se të jetë tepër vonë.
Me fjalë të tjera, Rama u bëri thirrje publike Metës, Oketës dhe Idrizit, që të bashkojnë votat me opozitën për rrëzimin e Berishës në parlament një orë e më parë. Dhe në kushtet e realpolitikës shqiptare, kjo thirrje e Ramës është e kuptueshme, edhe pse i drejtohet, ndër të tjerëve, dikujt që opozita e bëri tabelë qitje par excellance, me akuzat për korrupsion.
Por a do të marrë një përgjigje pozitive kjo thirrje realpolitike e Ramës?
Duke patur parasysh se Idrizi kryeson një parti që e ka deklaruar se është fleksibël në aleancat e saj dhe duke patur parasysh se Oketa është drejtues i një partie që Berisha po mundohet ta mbysë pa lindur ende, pyetja e mësipërme reduktohet në pyetjen njëmilion dollarëshe nëse Meta mund t’i bashkojë votat e tij me opozitën për rrëzimin e qeverisë Berisha.
Që t’i japim përgjigje kësaj pyetje duhet të kthehemi prapa në kohë, kur Meta nënshkroi marrëveshjen e bashkëqeverisjes me Berishën për periudhën 2009-13. Duke e parë me lupën e realpolitikës atë marrëveshje, mund të konstatojmë lehtë se ajo bazohej në tre kushte të LSI-së: 1 – Punësimi i militantëve LSI-stë në 20% të administratës shtetërore; 2 – Korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor rajonal; 3 – Kandidimi për President të Republikës i një personi që do të ketë aprovimin e LSI-së.
Deri më sot, kushti i parë është realizuar plotësisht, pavarësisht kostos që mund të ketë patur tek militantët demokratë zëvendësimi i tyre prej LSI-stëve. Për kushtin e dytë, LSI-ja ka filluar ta ngrejë zërin kohët e fundit, por duket se këtë gjë e bën më shumë për diversion se sa për ta kushtëzuar qëndrimin në koalicion me “kauzën” që e futi në grevë urie në vitin 2008. Ndryshe qëndron puna me kandidatin për President të Republikës.
Duke ditur se Presidenti emëron kryeprokurorin dhe duke mos harruar ç’hoqi nga kryeprokurorja aktuale, Meta duket se synon një kandidat të tij për President, i cili do të emëronte në postin e kryeprokurorit një të besuarin e vet (Para ca kohësh ai përmendi Spartak Brahon si një kandidat të mundshëm për kryeprokuror, duke e spërkatur përmendjen e tij me epitete si “prokuror i përhershëm” dhe “kryeprokuror në pritje”).
Dhe duket se pikërisht këtu i ka ngecur Metës sharra në gozhdë me Berishën, i cili ka këmbëngulur publikisht që kandidati për President do të jetë një nga drejtuesit e lartë të PD-së. Dhe kjo divergjencë publike në gjirin e mazhorancës, për opozitën, mund të jetë e vetmja hapësirë negociimi me Metën.
Këtij të fundit nuk duket se ia ndien fort për thirrjet e Ramës rreth rrezikut të vendosjes së një “regjimi fashist” pas zgjedhjeve të 2013-ës. Për sa kohë që ai vetë të mbetet pjesë e regjimit dhe për sa kohë që të ketë në dorë presidencën dhe prokurorinë, Meta duket se do ta ndjejë veten komod. Pra, mazhoranca aktuale edhe mund të bjerë, në qoftë se Berisha nuk i jep Metës atë që do. Ky i fundit ka demonstruar se mund të rrëzojë kryeminstra, kur ambicjet e tij nuk plotësohen…
Dhe pyetja e rëndë sa “blloku” i Ilir Metës për opozitën është: “A mund t’i japë ajo LSI-së atë që s’po ia jep Berisha?…”
*Historia ka treguar se jo pak politikanë të regjimeve të përkrahura për dekada nga demokracitë e zhvilluara, pasi regjimet janë rrëzuar, kanë përfunduar në burg edhe në mosha shumë të shtyra.
http://respublica.al/opinion/2012/4/17/politika-morale-dhe-politika-reale
POLITIKA DHE REALPOLITIKA ZOTI ZALOSHNJA je rrekur dhe munduar te na shpjegosh politiken dhe realpolitiken qe ne fakt eshte nje lufte klasash e modifikuar ku opozita me te ardhur ne pushtet do te sikterise poziten e sotme dhe kjo do riciklohet cdo 4 apo 8 vjet .Shkrime te tilla vetem i fryjne zjarrit te urrejtjes dhe eshte nje argument ne favor te atyre qe mendojne se Shqiptaret nuk dine te bejne SHTET .
N.q.s...... do te vazhdohet dhe qe te arrijme e te presim politiken "reale........ " kjo eshte cmenduria me e madhe per shqipetaret--------'!!!!! Ja perse--------- kane kaluar 33 vite ne pritje e me shpresa, deri me sot.... DURIMI KA KUFI..... E CFAR MUND TE PRESESH NGA POLETIKANET E P.D. QE SULMOJNE NJERI TJETRIN ME SFURQE , etj. etj. Me shkalle te zjarrefiksave, gaz-lotsjelles, cilet do te vrisnin??????? Njeri-tjeterin ??????? KORRUPSJONI I KETYRE HAJDUTEVE POLETIKANE KA ARRITUR DERI ATJE QE TE krijojne vetem UREJTJE.... NUK ESHTE VESHTIRE PER TU HETUAR NGA SPAK , TE SHIKOHET VETEM PASURIA E TYRE GJATE KETYRE TRIDHJET E TRE VITEVE....... KETA QE KANE VRARE, DJEGUR , SHITUR PASURINE KOMBETARE BENE 97 ME PIRAMIDAT, 21 JANARIN ,GERDECIN... U ZAPTUAN TOKAT E PRONAT DHE U BENE VILA TE KETYRE HAJDUTEVE KUSH U DENUA NGA POLETIKANET 0000000000000 " KY ESHTE MORALI I TYRE ZOTI ZALOSHNJA"
E mbeshtes komentin tuaj... Eshte shume bindes... Por lind pyetja ; Se cfar do te behet me keta Tradhetare e gjak-pires.... Cdo gje rendon mbi kurrizin e popullit te varfer shqiptar...
Kurti eshte njeri me detyre. Detyra e tij imponon qenien ne opozite te vazdueshme. Vetem keshtu ai justifikon detyren e berjes “flake” te Ballkanit. Lufte me shqiptaret kudo ku jane, lufte me Ameriken, lufte me Evropen dhe bile edhe lufta me Rusine dhe Serbine i sherben platformes ruso-serbe per acarimin e puneve sipas platformes ruse. Vetem ne kete menyre shpirtin e tij te sherbetorit e shet si short revolucionar ne syte e idjoteve .
Zaloshnja , ben mire ato sondazhet qe ke zanat dhe mos u mundo qe me teorira te perenduara , te turbullosh mendjet e miletit . Sipas sondazheve te tua , Saliu qe enderron zotrote , me gjithe Like floririn e tij , nuk jane me faktor ne zgjedhjet e 2025 .
per sa shkruet ne fund qe kane perfunduar ne burg drejtues shteti
tek ne do perfundoje ne çmendine drejtues saliu
“Dhe pyetja e rëndë sa “blloku” i Ilir Metës për opozitën është: “A mund t’i japë ajo LSI-së atë që s’po ia jep Berisha?…”
NE ASNJE MENYRE JOOOOOOO.