ENES ČENGIĆ
Pas këmbënguljes së Berishës për t’i dhënë tenderin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën qëndron një kompani boshnjake, që zbulon lidhjet e tij të vjetra me Bosnjën dhe tregtinë e armëve gjatë luftës në Bosnjë, në kohën që Berisha ishte president. Nga të dhënat e siguruara nga gazeta TemA, kompania “Energoinvest” e Bosnjës, për të cilën Berisha këmbëngul që të jetë fituese, rezulton se drejtohet nga Enes Çengiç, i biri i Ahmed Çengiç dhe vëllai i Hasan Çengiç, ish- ministër i Mbrojtjes i Bosnjës myslimane në kohën e Izetbegoviçit. Enes Çengiç dhe Hasan Çengiç janë personazhe të njohur në gjithë botën për manovrat e tyre me armët në Bosnjë gjatë luftës dhe më pas me tregtinë e armëve nga Bosnja drejt vendeve në konflikt të botës myslimane, kryesisht Irakut. Lidhjet e tyre shkojnë tek Damir Fazliç, i cili në disa raste ka ndërmjetësuar kontaktet e tyre me kompaninë e tregtisë së armëve të Shqipërisë MEICO, kryesisht në vitin 2007- 2008. Sali Berisha ka pranuar se ka furnizuar ushtrinë myslimane të Bosnjës me armë kallashnikov dhe fishekë falas në vitin 1995 nga aeroporti i Gjadrit në Lezhë, dhe në atë kohë ushtria drejtohej nga Hasan Çengiç. Më pas lidhjet e Berishës me botën myslimane u forcuan për këtë shkak, deri në spirale të rrezikshme kur shumë nga miqtë e tij u përfshinë në hierarkinë e Al Kaidës. Vëllai i Al Zavahirit, sot pasardhës i Bin Laden, Muhamed Al Zavahiri, ishte për një periudhë të gjatë kohe në Tiranë gjatë kohës që Berisha ishte president, ndërsa disa lidhje të sponsorëve të ushtrisë boshnjake ishin miq të besuar të tij. Enes Çengiç, i cili drejton këtë kompani në funksionin e C.E.O. është pushuar në vitin 2000 si mashtrues nga zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë. Ja vendimi ne gjuhen angleze
Çengiçët janë bërë të famshëm më pas dhe me truket që i kanë bërë deri ushtrisë amerikane me furnizimin me armë. Ata blenë me paratë e Pentagonit 200 000 kallashnikovë në Bosnje e Serbi dhe u çuan ne Irak me avionët e Viktor Bout-it, Tregtarit të Vdekjes. Një pjesë shumë e madhe e këtyre kallashnikovëve nuk përfundoi në duart e ushtrisë dhe policisë irakene. Operacioni i transportit u bë përmes një firme moldave dhe më pas kur u zbulua se një pjesë e armatimit përfundoi në duart e terroristëve, u bë problem ndërkombëtar. 
MOre vllezer qe Berisha ka ba si thote zeri hajde po e besojme por me thoni sa drejtues ka kjo frima boshnjake se keni dhane nja 5 apo 6 emra.
cudia ma e madhe zgjat tri dite.Neser bahen tri deri neser tash bahen 10 presidenta te kesaj firme korruptuese.Na njoftoni kur te bahet zgjedhjeja e presidentit te vertete te gjykojme pastaj
e shoh qe ti paske probleme me u perqenduar ne nje shkrim nuk ke faj jo te gjitheve i punon truri tamam prandaj votojne saliun
Te saqorn Balli Fahriu te 55… Ky Sala juj e ka tregu veten qe eshte “i ndershem” me bagetine qe voton, mjafon te kujtosh Ilirn dhe Fatosin ?
Bir selman i nenes ke te qaje me pare.
Do te doja te shtoja nje koment mbi ato qe thote gazeta Tema, pa dashur te ve ne diskutim informatat apo punen investiguse te gazetes.
Firma Energoinvest, ka qene nga firmat me me reputacion ne te gjithe evropen e lindjes prej me shume se 35 vjetesh ne fushen e energjitikes.
Pra eshte nje firme qe ka punur me Shqiperine qe ne vitete 1970, dhe eshte nje partenere e energjitikes shqiptare, pra, gatzeta Tema, ka te drejte te shkruaj informacione qe eshte ne dijeni, por ne te njeten kohe, duhet te beje te ditur lexuesin se kush eshte kjo firme, e jo ta prezantoje si nje firme bastarde, pasi kjo nuk i sherben informacionit.
mua me intereson pse nuk ndertohet linja e tensionit te larte kosove shqiperi
nga boshnjaket apo kroatet mjafton te ndertohet
qe kosova te mos jete e varur nga serbia per energjine
po dhe per ne do jete me mire se ke nje varjant rezerve ne rast emergjence
cdo dite qe kalon serbet fitojne nga shitja e energjise kosoves
Eshte me te vertete e deshperueshme qe media ka harruar te luaj rrolin e saj baze, informimin, pra transmetimin e te vertetes te lexuasi.
Problemi eshte rreth 20 vjeçar, EFT eshte eksportuesi kryesor per te mos thene ekslyziv i energjise elektrike ne Shqiperi.
Pra nuk eshte vetem Berisha, shkelzen Berisha dhe Flazic si shkruhet ne gazeten Tema, po jane Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Dritan Prifti, Andis Harasani…lista eshte shume e gjate qe jane te implikuar ne blerjet e energjise elektrike, kete e di mbare profesioni, Evropa..problemi eshte se ligjerisht, asnje nga keta nuk ka padi te ngritur ne gjykate, e aq me pak te jete denuar, ^pra te gjithe konsiderohen te pafajshem.
Nuk eshte Sali Berisha pergjegjesi i vetem per korrupsionin, vjedhjet, krimet…pasi kete sistem e ushqejme te gjithe ne.
Mesuesin me para, doktorin me para, policin me para, doganieret me para..tatimet me para..te gjithe keta i paguajme ne, e jo Sali Berisha vetem.
Pra Energoinvest nuk eshte fajtore per sistemin shqiptar, dhe eshte shume kollaj te thuash se drejtohet nga trafikante prandaj nuk duhet te punoje ne Shqiperi.