A është ky goli më i bukur i historisë së futbollit? (VIDEO) | Gazeta Tema
 

A është ky goli më i bukur i historisë së futbollit? (VIDEO)

Postuar në: Sport |

Ish-gjyqtari italian, Pierluixhi Kolina, ka zbuluar se goli i Ronaldinjos kundër Çelsit në Ligën e Kampioneve të sezonit 2004-2005, është më i bukuri që ai ka parë ndonjëherë.

Ylli brazilian, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij të atëhershme, Barcelonën, në humbjen 4-2 të ekipit të tij, por goli la pa fjalë edhe lojtarët anglezë pasi ai gjuajti në mënyrë të papritur në hyrje të zonës.

“Goli që më ka mahnitur më shumë është ai i Ronaldinjos në “Stemford Brixh”. Një gjuajtje në hyrje të zonës që askush nuk priste, ajo çuditi të gjithë”, tregoi Kolina për uefa.com.

Ai më pas ka zbuluar se kishte dëshiruar gjithmonë që të drejtonte një ndeshje futbolli në stadiumin legjendar argjentinas “Bombonera” në Buenos Aires të Argjentinës.

“Kam qenë me fat, pasi kam drejtuar ndeshje në stadiume të mrekullueshme. Por unë nuk ka drejtuar kurrë në “Bombonera”. Kam parë në televizor disa nga ndeshjet e Boka Juniors dhe atmosfera në stadium është e mahnitshme. Ai është stadiumi ku unë do të kisha dashur të gjykoja”

7 Pergjigje per A është ky goli më i bukur i historisë së futbollit? (VIDEO)

  1. Aleksanderi nga Vlora  --  20 Prill, 2012 në 12:26 pm

    as mos te vihet ne diskutim fare…

    Përgjigjjuni

  2. Rrapi i celos  --  20 Prill, 2012 në 1:20 pm

    PO ,por i katewrti ne radhe per te gjithe koherat . I PARI I DI STEFANOS me finte ne fundin e viteve ’50 : i dyti Sllallomi i MARADONES NE 1986 : I TRETI Sllallomi i MESSIT dhe i katerti i RONALDINJOS ,KY klasifikim sipas meje eshte per nga shkalla e vewshtiresise ,kurse per nga shkalla e inteligjences PO- eshte me i miri ite gjithe koherave ,por mos harroni dhe ROBERTO BAGGION dhe ZINEDIN ZIDANEN

    Përgjigjjuni

  3. john  --  20 Prill, 2012 në 2:23 pm

    aha gol i zakonshem,goli i runit junajted-siti vitin e kaluar me i miri

    Përgjigjjuni

  4. Dibra  --  20 Prill, 2012 në 2:43 pm

    Tre (3) GOLA njeh historia e futbollit Botnor?!!

    1) Diego Armando Maradona (1986) Kupa e Botes..kundra Anglise!!

    2) Zinedine Zidane (2002) Champions League..kundra Bayern Leverkusen!!

    3) Marko Van Basten (1988) Kupa e Europes..kundra BRSS!!

    Përgjigjjuni

    • gallata  --  20 Prill, 2012 në 11:49 pm

      Po goli i SAVICEVIC finalen e kupes se kampioneve me Barcelonen e Croojf-it ?!-QE e la Zubizarreta-n me goje hap !

      Përgjigjjuni

  5. england  --  20 Prill, 2012 në 4:02 pm

    Si ky goli kam pare nja dy a tri here neper ndeshjet qe zhvilloheshin ne fushat e zeza,midis nderrmarjeve,nje gol me shume se i zakonshem
    Jam dakort me ato qe ka renditur Dibra…

    Përgjigjjuni

  6. Rrapi i celos  --  21 Prill, 2012 në 12:57 am

    Kjo sdo te thote qe opinioni I MR. ENGLANDIT eshte me i miri SEPSE AS NJE NGA NE NUK MUND TA PERCAKTOJE ME SAKTESI SE CILI ESHTE GOLI ME I BUKUR, PAMVARESISHT se RONALDUA ka dribluar bukur me BEL DHE NUK ESHTE HAMENDESUAR DHE KA GODITUR PA U MENDUAR 2 HERE .Asnje nga ne nuk e vlereson dot edhe sikur ti perkas kesaj fushe sepse asnje nga ne nuk i shpeton dot subjektivizmit .Por M.Q.SE ndonjeri nga ju mund te kete me shume kohe per te hyre ne internet mund te klikoje dhe bej krahasimet midis me te mireve por qe nga 1972 dhe ketej besoj qe do te “MERZITET” nga ngadalesia e veprimeve te VIRTUOZIT ROBERTO BAGGIO ,POR NGA ANA TJETER DO TE GJEJE NE ARSENALIN E TIJ PREJ MBI 200 GOLA (disa te tjere duke u zvarritur thone qe kane bere me shume se 1000 gola ,ku kane futur dhe ata qe jane shenuar qe ne moshen 5 vjercare dhe me topa lecke dhe me ekipe diletante) me shume gola spektakolare te shenuar se asnjeri tjeter ,por deri ne vitin 2012 ne JANAR . une jam nga ata komenyues qe asnje cast nuk e ndaj futbollistin ,por e shikoj si nje te tere me ate cka jep ne fushe dhe ate cfare lloj mesazhi percjell per tjeret nga fusha dhe si eshte reagimi i tij jashte fushe , por mos harroni nje gje qe presioni mediatik sot mbi cdo futbollist eshte i eger provokativ dhe i pa nderprere . Kam mendimin qe kete aspekt kane parasysh te gjithe ata specialiste te njohur ne bote qe japen vleresimin per me te mirin e momentit ,per me te miret e te gjithe koherave ,duke patur parasysh qe futbolli eshte padyshim duke u kthyer ne nje shkence me se te aplikuar ne kuptimin me real.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>