Nga Kreshnik Spahiu
Aleanca Kuq e Zi
Skandali më i fundit për lidhjen e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe deklarata e qartë e ambasadores së Gjermanisë në Tiranë për përgjegjësinë e palës shqiptare në këtë dështim, është vetëm një tregues që paria politike në Shqipëri dhe Kosovë është jo vetëm kundër këtij bashkimi me fjalë, por edhe me vepra.
Ndërsa në Tiranë kryeministri i skandalit po mundohet t’i verë kapele “mafioze” duke nxjerrë “kryemafioz” as më shumë as më pak bankën gjermane, financuese të këtij projekti, në Prishtinë kryeministri Thaçi, i pyetur nga gazetarët, kërkon më shumë informacion dhe kohë për të kuptuar çka po ndodh.
Sjellja prej struci, vetëm sa irriton njerëzit.
Partitë politike në Tiranë dhe Prishtinë për të qenë në rregull “politikisht” thonë se do të bashkohemi në Bruksel! Këtë e kanë me gjithë mend, ndaj nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’u afruar me Brukselin. I pari projekt perëndimor që ndihmonte realisht bashkimin ekonomik mes dy vendeve, dhe sidomos pavarësinë e tyre nga Serbia, jo vetëm që sabotohet në sytë e të gjithëve, por mbrohet dhe sabotimi si ndershmëri në sytë e të gjithëve. Vetë kryeministri i Shqipërisë bëri të ditur publikisht detaje dhe shumë më turpëruese për të. Ai tha se pala tjetër (nënkupto gjermanët) ka pasur dhe pretendimin se firma fituese që kërkon Berisha është një firmë boshnjake që nuk e ka njohur ende Kosovën, por kjo për Berishën nuk ishte problem. Përfytyroni që Berlini është më i interesuar për Shqipërinë dhe Kosovën se kryeministrat e dy vendeve, të cilët, nuk i bashkon dot Berlini, por sipas tyre do t’i bashkojë Brukseli. Ky është tregues i qartë se ne qeverisemi nga dy qeveritë më të korruptuara në kontinent! Me dëshirë dhe vullnet të plotë të qeverive shqiptare këtej dhe andej kufirit kemi mbetur në vendin e fundit sa i përket integrimit! Qeverisemi nga dy qeveri që janë si kundër integrimit, ashtu edhe kundër bashkimit.
Pse punojnë kundër bashkimit me njëri-tjetrin paria në Kosovë dhe Prishtinë? Duan të jenë secili “më i mirë i pari në katund se i dyti në qytet?!”
Pothuaj 100 vjet më parë Kosova iu nda dhunshëm Shqipërisë dhe sot po dhunshëm mbahen larg njëri– tjetrit. Pas 100 vjetëve nuk janë të huajt që po na pengojnë bashkimin. Nuk janë të huajt që duhet të fajësohen se pse vendi bën hapa prapa në ndërtimin e shtetit ligjor, pse ekonomia po futet në spiralen e krizës, pse korrupsioni ka kapur çdo hallkë të qeverisjes, pse administrata publike është kthyer në strehë të ngrohtë të militantëve dhe të paaftëve, nuk është faji i të huajve që qeverisja dhe administrata ndërtohet me përqindje partiake. Nuk janë të huajt që na sabotojnë ndërtimin e projekteve që i shërbejnë si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë. Rasti i fundit është turpërues për shqiptarët, kur pala gjermane është më shqiptare dhe më e dhimbsur për një projekte në pavarëson nga Serbia se dy kryeministrat që shansin e vetëm për të mbretëruar kanë izolimin dhe korrupsionin.
*Ky editorial është shkruar posaçërisht për gazetën Tema
Jo keq si fillim.Thelbi eshte i njejte me ate qe ka thene Koco Dano kohe me pare: Elitat provinciale te Tiranes dhe Prishtines duna pashalleqe jo shtet te shqiptareve, vetem aty ndihen te realizuar dhe per ta bere me te lehte plotesisht mbeshtes propozimin e Abin Kurtit qe le te behet rotacion javor apo mujor per te kenaqur atavistet anadollake ne te dy anet e Drinit, vetem te mos pengojne bashkimin ndershqiptar.Rasti i bashkimit gjerman duhet te jete opsion qe shqiptaret duhet ta ndjekin, pavaresisht Berishes, Thacit,Lubonjes dhe surrogatove te tjere ne kete ane dhe Kelmendit matane. Keta jane gjallesa te vdekshme, kombi eshte i perjetshem.
Ti faqezi na ke damtu turizmin. Po ne do ta bajm Shqiprin kopshtin ma te bukur qy ka pa noj her Evropa.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
Bravo Kreshnik !
Shkrimi eshte shume i mire, i sakte .Eshte lakonik dhe godet direkt ne shenje per problemin ne fjale.
Keshtu duhet te flasesh sidomos kur flet me te huajte , se ata nuk duan llafollogjira tip hartimi , por duan te flitet direkt per ceshtjen
–Sa me pak fjale dhe sa me thelbesor eshte tamam e folur e kohes qe pelqehet nga perendimi
Jo te shkruash per ceshtjet e politkes me zbukurime te teperta sic bejne
keta novelsitet e gazetes Tema , qe me analizat e tyre mediokre
nxjerin si konkluzion se:.. rakia e rushit ka shume mundesi te dal nga rushi….lool
Kreshnik , neser ti je Vlore , por atje duhet te perdoresh koleget e Mysym Pashajt , se ata kane emer ne Vlore dhe mos u merr me ballistet ne Vlore , se ballistet nuk i dop njeri
Atje jane ish oficeret qe jane te gjithe patriote dhe e duan Shqiperine –Ata jane te gjithe me ty , ndaj atje perdore kolonel Pashajn te dali te takohet me njerezit , se kolonel Pashain e do gjithe Vlora
Hajde urime dhe suksese ne punen tende fisnike !
Organizohe Partine sa me mire , neper rethe ,se duam qe ti te jesh
kryeministri i Shqiperise se neserme –se vetem ti e meriton te flasesh ne emrin e Shqiptareve
Ata te tjeret nuk e meritojne te flasin ne emrin e shqiptareve, sepse ata kerkojne votat e shqiptareve per te bere politken e grekut
O Krishniku maleve tona. Po ti a ke bere gje ndonje mesele me fondet e KLD? Psh: vizita e sajuar ne France? Mos koincidon me ndonje koncert mo?
Ah ju duheni rreshtuar te gjithe para nje mitralozhi qe nuk i mbarojne fisheket.
po clidhje ka vizita ne france apo fondet e kld. si nuk e kuptoni qe ketu behet fjale per shuma te pakonsiderueshme parash qe berisha me thacin po bejne pazare te serbet. kane shitur gjithe trojet shqiptare o njerez dhe ne rrime e merremi me cingerima. po topalli qe merr gjithe shpine neper udhetime, ska lene cep te botes pa bredhur me parate e taksave tona
Jam shume dakord! Ka probleme kaq thelbesore per tu diskutuar, ceshtje qe vete Aleanca i ka ngritur, sa s’mund t’ja lejojme vetes luksin e cingerimave. Qe nga klikimet dhe postimet e shumta te ketij editoriali, mund te kuptohet rendesia e Kreshnikut dhe e ceshtjes kombetare qe ngre. Duhet te jemi me pak skeptike me shpresen tone te vetme!
O pall, kurse injorancen tende o primitiv…
O Nik po deri tani se kishe kuptuar se kush ishte Saliu, apo tani qe e pe se do te ngelje pa gjo u bone armik i flakte i tij?
Leji ato broçkullat e bashkimit se s’ke breke ne bythe or çun, po s’ke faj ne fakt se eshte e vetmja menyre e sigurte per t’ju marre votat shqiptareve injorante.
Deri dje ishe te keshilli i larte i shtremtesise, ça bone ti per shkeljet e pafundme, apo kujtove se s’do te vinte radha vete qe ti beje hesapet me Saliun?
Eshte i forte Saliu, mos e nenvlereso si Rama edhe ti, se Saliu ju rreh te gjitheve dhe ju prape bashkoheni me te po t’ju a kerkoje se jeni legene.
Lexoji ndonjehere keto komentet ketu se ndoshta meson ndonje gje te hajrit.
Ik dil edhe njehere me flamur ne shpine se me ate skene na shkaterrove komplet, thame se erdhi Skenderbeu per se dyti, ncncncnccnc per te qeshur e per te qare.
Zoteri, s’paske idene si funksionojne institucionet ne kete vend dhe kerkon llogari. Dhe mos u shkaterro tu qesh..po bej ndonje gje te dobishme ne kete vend.
Te pershendes Kreshnik dhe jam shume dakord me fjalet e tua, ne qeverisemi nga nje organizat kriminale qe qellimi i tyre nuk eshte te cojne vendin perpara por vetem te pasurojne veten e tyre ne kurrizin tone, ne qeverisemi nga anti Shqiptare ne te 2 anet e kufirit.
Vretje, editorial shume i dobet, fjalet qe ke shkruajtur nuk percillen tek lexuesi ashtu sic duhet,(mua kete ndjesi me dha) je shume larg Mero Bazes, E. Rames apo Bledi Manes.
Nese ky eshte kapaciteti jote ne te shkruajtur, mos e provo me, sje per kete pune ?
Faktikisht, ky eshte editoriali me i klikuar dhe i postuar online. Per me teper qe z.Spahiu ka shkruar qe 20 vjet qe shkruan.
po kush e do bashkimin o budall. ne shqiptaret jo.per ate qe duan kosovaret nuk na duhet gje.kur do e kuptoni qe skemi asgje te perbashket.as gjuhen. kur flisni nuk ju kuptojm.shikoni punen tuaj ne tonen.
wer braucht euch?
Shoku, ti e paske humb gjakun shqiptar..ik emigro me noj gjermani e mos u duk me!
ti vlonjat do jesh zene me te pegera nga Pylli Sodes,pasi nuk vlasin vlonjatet keshtu. Emri yt eshte “turp”
Ti qe ke vendos emrin vlonjat, nuk je vlonjat –Nuk ka vlonjat te flasi me armiqesi sic flet ti
Ti duhet te jesh kaur Tirane , se ata kane kete ligesi dhe armiqesi ndaj
kombit shqiptar ne pergjithesi, sic e paske edhe ti
Ti je pa asnje dyshim krimb greku i Janullatosit
o ti ‘vlonjat’, mos je gje vllai i bollanos…??
O gezim por c’fare thua ore e lexon shkrimin apo jo ti apo ja fut si kau peles!?
duhet te behen zgjedhje te parakoheshme qe te largohet gomari qe quhet sali berish
Bashkimi duhet te jete opcioni i vetem ne tavolinen ideve te partive politike.Kjo eshte e ardhmja e perbashket e popullit tone.Pra nje popull, ne nje shtet te vetem.Nese pushtetet ne te dy krahet jane te korruptuara atehere ne nuk duhet ti trembemi bashkimit,per kete arsye,por te luftojme qe te shkulim korrupsionin dhe te vendosim mentalitetin gjerman antikorrupsion.Kjo behet duke nderruar elitat politike,duke mos iu dhene atyre pershtypjen e deritanishme se ,cfare do qe te bejne ato ,nuk ndeshkohen nga vota jone.
-Por duhet ti kerkojme hapur qe destinacioni yne eshte bashkimi kombetar dhe te mos ngaterrojme Berishen me Kosoven.Kosova eshte e jona dhe do te jete e jona.Berisha sot eshte ,neser shkon ne p.. te nenes se tij.
-Bashkimi con:
-ne zmadhim popullsie,pra zvogelon mundesite e nepotizmit dhe njohjeve shoqerore.
-mundesi per te punuar undercover dhe zbulim korrupsioni.
-ardhjen e investitoreve serioze ,se sa me e madhe te jete popullsia aq me serioz do te jete investitori.
-Unifikimi i ligjeve,ne nje te vetem. e ben me te lakmuar per investitoret e medhenj,qe te mos rrine duke studiuar ligjet e dy vendeve,por te nje vendi.
-peshe ekonomike ne arenen nderkombetare.Pesha nderkombetare varet edhe nga madhesia.Psh India megjithese eshte nje shtet dhe popullsi shume e varfer, ka shume me teper peshe ne arenen nderkomb se Luksemburgu ,qe eshte shtet i pasur.
Arsyeja patriotike:kosovaret jane shqiptare qe kane ruajtur ,mes dhunes dhe represionesh, jo vetem gjuhen shqipe por dhe identitetin shqiptar.
-rivendoset padrejtesia e bere ne 1913
Filluan analizat”serioze”!Kush eshte Kreshniku?Po babai i tij?Cfare nota ka marre ne fillore?Sa leke ka vjdhur?
Po kujt i plasi k… kush eshte ai dhe ben?Diskutohet idea!Qe nuk eshte as e tij!Per kete diskutoni.Jo per Kreshnikun.
Vlonjati psh thote qe gjuja e Kosoves nuk eshte njesoj me te shqiperise.Dhe ai krahason dialektin lab me ate kosovar.Dhe ka te drejte se jane dy dialekte te ndryshme.Por nese krahason pukjanshen me dialektin e Prishtines atehere mund te thuash qe dialekti i Prishtines eshte me afer atij te jugut.Ose nese krahason dibrancen (qe eshte brenda shqiperise) me Prizrenin,e kupton kush eshte me afer jugores.Ose mund ti them qe Malesia e Gjakoves shtrihet dhe ne Shqiperi dhe ne Kosove dhe kane nje dialekt.Nese ai Puken,Tropojen,pjesen mbi Peshkopi, nuk i quan Shqiperi,atehere ka te drejte.
Cjane gjith keta komunista klyshete e saliut.qe jan kundra per bashkim kombetare,bravo aleanca kuq e zi shqiperia behete vetem me krishnik spahiun,qent le te lefin karvani te heci perpara.
bashkimi do te behet mos sot neser dhe ju greket dhe pro sllavet shkoni ne greqi dhe serbi nuk ka gja qe na ndal
Nje komentues i zakonshem mund ta formulonte dhe ta shprehte me mire iden dhdhe qellimin e ketij shkrimi ,po hajde de bene mire MERO qe i jep hapsire ne editoriale edhe KRESHNIKUT se gazeta ka nevoje edhe per mbeshtetesi e kesaj partiedhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se kushdo eshte i mirepritur kush kritikon regjimin e pushtetit te sotem
Aleanca Kuq e Zi do te finalizoje levizja e pare politike ne Shqiperi!
Ky editorial po thyen cdo rekord me postime ne cdo faqe online. rezulton super i klikuar!!!
Pershendetje Kreshnik!Pak me vonese reagimi juaj,por i shumepritur.Pas nje startimi te fuqishem,duket sikur po beni nje pauze dhe nuk po degjoheni shume.E dime tasme se nje nder pikat kryesore te progarmit tuaj eshte bashkimi kombetar,qe eventualisht me vullnetin e shumices se shqiptareve do te realizohet nje dite.Nese kjo ghe i takon prespektives tani per tani qellimi kryesor duhet te mbetet rrezimi bandes se Saliut.Personalisht nuk eshte se u besoj Edi Rames e Rucit,por mendoj se fokusi i kritikave tuaja duhet te jete Sala.Uroj qe ta realizoni misionin qe keni marre persiper dhe qe te mos zhgenjemi nga ju.
O popull shqiptare qe tu desh 45 vjet qe te kuptonit qe ishit nen diktature, mos vall ju duhet ta flini edhe 25 vjet te tjera berishen, nanon dhe ramen qe te zgjoheni e te kuptoni qe jeni perseri duke mbeshtetur pjellen diktatoriale. Zgjohuni sot se do te zgjoheni neser dhe do te shikoni veten nga 65 vjec e do qaheni si parardhsit tuaj na e kish fajin Enveri. Jo mo jo fajin e kemi ne si poppull qe na u dashka 45 vjet te kuptojme qe kemi mbeshtetur nje gomar sic esht saliu dhe rama. Zgjohu shqiptar sot per nje jet me dinjitet neser.
Kreshnik je i Madh !! Ai qe ka zemer shqiptari mbeshtet AK 100% !!
Patriotismi shqptar do na sjell fitoren ne pushtet dhe ne bashkim kombetar..
ju slavo greket thefshi qafen !!!
Bashkimi i disa shufrave te hekurit, e beri Skenderbeun te fitonte…
Bashkimi i Shqipetarve eshte fitore e pa diskutushme njerez. Mr Kreshnik are you ready, man?
Levizja politike e sapo krijuar eshte nje urugan qe vjen pas 100- vjetesh njerez. Keta djem dhe vajza po punojne, po punojne forte per te ardhmen e tyre.
Cfare te ardhme kane dordolecet politik qe jane katandisur vetem per te trembur sorrat!!! “Keni frike se ju rreh jozefina” kjo freaze tmerresishte e varfer e spikeres vjen ne 100-nt vjetorin e pavarsise, tmerr!!!
Edhe ju te lekundur, besoni ne te ardhmen, besoni ne bashkim njerez, jeta ne komunitet eshte jeta moderne. Shikoni ane e mbane vendit, njerzit jetojne jashtezakonishte te ndare, ku cdo shtepi ka nje furre buke…mesjete.
Mero,te pershendes qe po boton shkrimin e Kreshnik Spahiut.
Per mua,partia A.K. ESHTE NJE SHPRESE.
Nga kjo na u zbulua qe Kreshniku i Spahijve jenicere qenka ne nje skuader me Shenasiun e Ali Rames. Po pse o Nasi ti ke qene djale i mire dikur. Po pse ore nuk e difton se ku te flene lepuri.Me ardhjen e Spahi turkoshakut ne pushtet edhe ti do e lepish ndonje kocke.Por do te te duhet te presesh shume gjate,ndoshta nuk te mjaftojne ditet qe do te fali Perendia.
Vëllezër ,mos u bëni viktima të disa njohësve të gjuhës shqipe ,që shkruajnë sikur janë gjoja shqiptarë ,që nuk duan bashkimin kombëtar pasi ata nuk janë pjesë e kombit shqiptar!!!
Ky shekull do të jetë shekulli i forcimit të kombit shqiptar ,pa diskutim!!
Lëvizja e Kreshnik Spahiut nuk është diçka e rastësishme dhe pas së cilës fshihet dora e miqëve të vërtetë të kombit shqiptar dhe që duan padiskutim rritjen e ndjenjave atdhetare mes brezit të ri!Shikoni me vëmendje sesa shpejt kjo lëvizje(brenda një viti) ,fitoi një famë të madhe anembanë trojeve shqiptare dhe që kjo famë ka haraçin e vetë kuptohet e që janë shpenzimet e domosdoshme për flamuj,bluza,pankarta,konferenca,mitingje jo vetëm në trojet shqiptare por edhe nëpër diasporë,reklama nëpër televizione,autobuza etj etj,pra janë jashtëzakonisht shumë të mëdha paratë e derdhura për një “partiçkë”, siç e quan Saliu plak ose “salinjtë e rinj”.Pra nuk bëhet fjalë për një lëvizje të vogël e aq më tepër të rastësishme dhe që po ndikon kaq fuqishëm edhe tek udhëheqësit e partive të tjera(të majta apo të djathta qofshin),që i ka detyruar të japin deklarata “atdhetare” ,prej xhelozisë dhe njëkohësisht frikës që ka ngjallur tek këta udhëheqës ,tërheqja që po i bën brezit të ri të shkolluar dhe atdhetar shqiptar,Aleanca KuqeZi!!!
Saliu e ndjen rrezikun aq shumë nga kjo lëvizje atdhetare shqiptare saqë mundohet që të inskenojë akuza korrupsioni ndaj Kreshnik Spahiut me synim burgosjen e tij përpara zgjedhjeve të 2013 që të trembi atdhetarët!!! N.q.s quani tradhëtarë ata që kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe kur vjen puna vazhdoni të shkoni në mitingjet e atyre që punojnë kundër këtij bashkimi me vepra,atëherë nuk klasifikoheni tek krijesat me ndërgjegje(njerëzit),por tek krijesat pa ndërgjegje që jetojnë vetëm për të ngrënë, dhe në lidhje me këtë të fundit po ju them një shprehje të urtë popullore,që mund të duket banale por që është me vend: “miza mirë jeton në b… të kalit,por puna është se ajo bajga ha në fund të fundit”.
KUJDES VËLLEZËR NGA PROVOKATORËT JO-SHQIPTARË QË DEKLAROHEN SI SHQIPTARË, QË NUK DUAN BASHKIMIN KOMBËTAR!!!
NE KOMENTET QE LEXOJ KUPTOJ SE POPULLI SHQIPETAR PERFUNDIMISHT ESHTE NDARE NE DY PJESE…….NE NJERES DHE GOMERE….ATDHETARE DHE TRADHETARE….TE NDERSHEM DHE KRIMINELA….NJERA PALE PA PARTI ,PALA TJETER ME SHUME PARTI,SIPUNE KURVE…….PER MUA MOS PYESNI SE NUK BEJPJESE NE ASNJEREN,JU SHIKOJ NGA LARG ME KEQARDHJE,JAM ME NENSHTETESI TE HUAJ…..SI MBYLLJE PO JY THEM…..NESE NUK KUPTONI SE CFAR PERPJEKJE PO BEN PER JU KRESHNIK SPAHIU……MOS U LODHNI KOT JU E KERKONI VETE TE JETONI NEN THUNDERR ,,MIRE JUA BEN SALIU,,KA GJET E BEN,,,,ME KEQARDHJE…….
Bravo AKZ, bashkimi eshte i vetmi shpetim. E keni voten time jo vetem kundra Berishes, por edhe si zhgenjim nga Edi Rama.
Sec ka dicka qe nuk me bind mua ky Kreshniku ,bile do te thoshja qe vec emrit qe eshte domethenes per te tjerat nuk ngjit , kur i fut ne nje KAZAN SI Poziten dhe OPOZITEN . Dicka te keqe po gatuan qe te genjeje te genjyer dhe te pagenjyer. Keni per te pare qe nuk eshte as me shume dhe as me pak ,por nje KAL I “VOCKEL” TROJE . Koha do te me jap te drejte sic me ka dhene gjithmone .
O Rrapi i Celos si pozita dhe opozita nga nje kazan kane dale. Qe 21 vite ja u pame sherrin te dyja palve. Te dy palet kane qene vegla te tradhetise dhe servilizmit internacionalist ne dem te kombit Shqiptare. Nuk ka aspak diference. Nje fjale e urte popullore do shkonte perfekt per PD&PS kap te shurten dhe lesho te gjaten se ka gjete muti kaken. Hajt shendet se shqiptaret siq jane katandisur sot nuk i mjaftojne as 1000 vjet per ta kuptuar te drejten e mos te qenurit nen thundren e dikujt tjetri.
bravo kreshnik djali, se bashku do ta fitojme ket lufte kunder ketyre antishqiptareve qe duan ta shohin kete vend nje pjese te janollatosit nje te nanos e nje te sales me fazlliç. Me kosoven do bashkohemi duan apo sduan keta qe permenda dhe zagaret e tyre qe i kane paguar per te lehur kunder.
Edhe pse deri tash e kam respektu Berishen tash i kemi faktet te e kuptojm se atij veq i ka skadu afati. Lexo pra urdhero
>>>——> Merre linkun ktu me posht <——<<<
tani e kupton realitetin
Flm per MKP
https://rapidshare.com/#!download|472p10|920770997|WikiLeaks.251287.cables.reformatted.plain-text.txt|1733371|R~724E4013FEDFD34E7286D37D1FED3269|0|0
Saliu po e shet shqiperine si mbreti zog. saliu u shiti dhe nafte serbeve 92 tash po ju jep energji. ai nga serbia e ka origjinen. Forca shqiperi ec perpara kreshnik. Shkodrani Belgjike.
NJE EDITORIALE, E CILA QE NE TITULL MASHTRON.
Popullin shqiptar nuk mund ta bashkojne interesat e ngushta te BIZNESIT privat per te fituar LEKA, me firma as nga Berlini dhe as nga Brukseli. As nga Beogradit, apo nga Moska e Pekini. Sic ka bere per 70 vjet me radhe politika komunisto-enveristo-feudale shqiptare. Sic kerkon te beje tani Kreshno Spahia me parrullat pseudonacionaliste KUQ e ZI. Sepse Interesi Kombetar nuk ka te beje fare me Interesat e Firmave Private ngado qe te vijne ne vendin tone: Nga Perendimi i Larget apo i Afert apo nga Lindja Komuniste e Kohes se Qepes. Sepse BOSAT, qe duan te bashkojne shqiptaret ne Interes te Kombit nuk duhet te cirren me megafone te terrbuar me fjalet: “Beni si them UNE, por mos beni sic kam bere UNE!” Sepse nuk ka per t’i besuar kurre shqiptar me dy pare tru ne koke. Sepse pas tij do te kete vetem DALLKAUKE nacionaliste tru peshk dhe asgje me teper. Prandaj nastradini e keshillon Kreshno Djalin qe perpara se te shkruaj editoriale ne TEMA per bashkim te popullit tone le t’i kerkoje falje publike ketij populli. Per ZULLUMET qe i ka shkaktuar sistemit te Drejtesise shqiptare me shume shoke e shoqe nga pas.
Jam shume dakort me komentusin nastradin .
Une sapo u ktheva ne bruksel nga pushimet qe i bona 12 ore larg u betova mos me shkrujt te kjo gazete por kur kqyra qe vetem dy-tre kometusa
jane shqiptar me gjith mend se te tjret shiqohet se jan kret enverista,sigurimsa ne mazamakeq shumica e tyne kan zaptue ne ameriken e perinimin ne ka i here i dalin ne krah sadistit enver hoxha.Ene ky Krishnik spahiu duket qe asht mashtrus se duhet te kerkojne falje
per shkatrrimin e drejtesies. kaq pa fytyre jane keto kriptokomunstat sa qi nuk e lane rehat dje berishen me pastru plehnat ne e shajnin.
Jam tue lexue nje liber shume interesant hollandisht se do kisha shkrue ma teper.
respekte per nastradinin
Shume e sakte………… e gjithe kjo zhurme nje dallge ne nje gote uji.
Gjasme nqs Sala do ja jepte tenderin firmes kroate(per te cilen po interesohet ambasadorja gjermane)dhe gjith kreshniket atehere do ishte burre i mire,por meqe do t`ja jape firmes boshnjake atehere qenka tradhtare e burre i keq.
Sali Berisha ka 1000 gabime e 1000 arsye qe te largohet nga qeveria,por qe te perzihet opozita,kershniku, ambasadoret ne interesat e nje firme private per mendimin tim eshte muhabet komplet kot,pa lidhje.
Po ju jap nje shembull qe ta kuptoni te viteve 1995-1996.
Do behej nje rikonsturksion i aeroprtit te atehershem dhe tenderin Saliu donte t`ja jepte firmes greke sarandopoulos….pati shume kunderishtime etj etj etj dhe si perfundim ja dhane firmes gjermane Siemens….por cfare ndodhi Siemesi gjerman ja dha sarandopoulosit grek si nenkontraktor per te kryer te gjtha punet. Atehere a ja vleu gjith ajo kundershti et etj, une them jo.
Sepse mund te ndodhe edhe kete rradhe qe ta fitoi kroati e pastaj tja kaloi bosnjakut apo serbit dhe neve bejme bla-bla kot.
Keshtu qe them se interesat e firmave private nuk duhet te ngaterrohen me interesat politike, se ndryshe nuk te cojne asgjekundi.
per komentuesin shen kazma
-Ketu nuk behet fjale vetem per emra firmash ndertuese po per
strategji panshqiptare.Qe nga clirimi i kosoves tash 13 vjet
qe ne ate kohe duhej menduar dhe bere realizimi i lidhjes se perbashket te kosoves me shqiperine ne fushen e energjise.Kjo lidhje jo vetem qe eshte zvarritur nje dekade por i eshte dhene ekskuziviteti serbeve qe jo vetem do menaxhojne energjine e shqiptarve por pothuajse kane dale ne adriatik duke blere resurse strategjike ne segmentin shengjin- durres.
– Dhe e dyta berisha ka bere gabime por ka bere dhe shume tradheti & krime.
-FURNIZIMI ME NAFTE I SERBISE
-TAKIMI SEKRET ME MILLOSHEVICIN
-ZHDUKJA E REMZI HOXHES
-“ARRATISJA” E KUMBAROS
tregojne se berisha jo vetem eshte implikuar me UDB por eshte vegel e tyre.Ndoshta kur te deklasifikohen dokumentat sekrete
pas 50 vjetesh brezat do te mesojne se berisha eshte nje hibrid
i lidhjes CIA-UDB kur keto dy sherbime kane patur lidhje “vellazerore” kur berisha ju nenshtrua ne 1991
“SYNETIT” qe ju be atehere nga keto dy sherbime…
c te keqe ka qe nuk duan te bashkohen,te mbajne dy pashalleqe derisa lenda ekziston dhe eshte dakort per kete gje,d.m.th.populli,atehere pse i fryn borise per vete,qe te degjojne te tjeret, cfare morali….,ju dogj mjekra spahiut per popullin s’eshte i pari e as i fundit,ja kemi pare hajrin politikaneve,jane shtresa me e e neveritshme e shoqerise shqiptare produkti i tyre eshte vetem jashteqitja
Cfare na tregoi skandali i fundit për lidhjen e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës ?
1-Lidhja strategjike me efikase midis ketyre dy shteteve te nje kombi do te ishte nje sistem i perbashket ne fushen e energjise ku alternimi i fuqise hidrike te shqiperise me tec-et e qymyreve te kosoves eshte nje dhurate nga zoti.Kjo lidhje do ta bente “powerfull” kombin shqiptar ne Ballkan sepse sot lufta me e madhe ne bote eshte PER ENERGJINE.
2-Vonesa e kesaj lidhje per disa vjet eshte nje akt i paster tradhetie kombetare .Eshte akoma me kriminale veprimtaria e Berishes qe me hipokrizine e tij kozmike hapur fare po i ben peshqesh kete sektor strategjik miqve te tij si damir fazllic & company.
3-Eshte e turpeshme qe kete skandal e zbuloi nje banke gjermane e cila
ka interesat e saj komerciale.I gjithe spektri politik shqiptar ishte
indeferent duke e lene celsin e energjise te kombit shqiptar ne duar e serbeve
4-Indiferenca dhe lenia vetem e stafit te gazetes se kosoves “Zeri” qe denoncoi fuqishem berishen dhe djalin e tij tregon se shqiptaret
po i lene terren eksansionit ekonomiko-strategjik serb ne shqiperi
te ndihmuar nga dhendri i tyre berishovic
5-Opinioni shqiptar shikoi dhe kete rradhe impotencen biblike te opozites e cila numeron pas komjutrave dhe tavolinave te parlamentit
tradhetite e berishes.E gjithe kjo histori tradhetie perfundoi me “sukses” nga opozita sepse i gjeti atyre nje e-mail qe ishte i pasakte??? Shkurt; Kemi nje opozite te vdekur qe i bie te fiket nga nje pordhe e arvizuse.
6-Kjo tradheti e paster e juntes Berishes eshte shansi i fundit qe para
zgjedhjes se presidentit te gjenden menyrat per ta rrezuar kete regjim
qe e coi shqiperine ne kolaps total.Pikerisht eshte tamam sot koha qe aleanca KQZ,partia e re e Bamir Topit,socialistet e ndershem,demokratet
e genjyer si dhe shqiptaret e ndershem duhet te bashkohen per clirimin e vendit nga DRAKULA berishe DHE NGA INVAZIONI I AMBASADOREVE famekeqe
ARVIZU-VOLFARTH qe perfaqsojne ne menyre te qarte ato LOBE qe ka paguar
me florinj mobsteri berishe qofte ne WASHINGTON apo dhe ne Bruksel.
Dhe vajtja e berishes bashke me arvizune ne ceremonine e 100 vjetorit
te vatres ne NY eshte nje “show” i shemtuar pasi VATRA eshte kthyer
nga nje organizate pan shqiptare ne nje detashment politik te PD per ameriken.Ajo jo vetem i ka tradhetuar parimet e NOLIT TE MADH por
dhe e ka injoruar kete IKONE TE PATRIOTIZMIT SHQIPTAR.
7-I urojme suksese AKZ dhe i sugjerojme qe per arritjen e qellimit madhor te bashkimit te shqiptareves HAPI NUMER 1 ESHTE DEBIMI I TRADHETARIT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR SERBERISHES PARA NENDORIT
TE SHENJTE TE KETIJ VITI.
8-Nqs do ndiqni politiken e edi rames me lufte legjendare heroike pas kompjuterave dhe do te pranoni recetat e arkitektit te 21 janarit arvizu per “rrezimin” e nje krimineli vrases me vota ne 2013 ju them me plot gojen MOS I GENJENI SHQIPTARET QE KANE 21 VJET NEN THUNDREN
E BERISHES DHE TE CA PAMPERSAVE SI FATOS NANO.
9-SUKSESE ALEANCES KUQ E ZI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
EDHE PSE JAM SIMPATIZANT I PS MENDOJ SE AKZ DUHET TE JETE PATJETER E PERFAQESUAR NE PARLAMENTIN SHQIPTAR,PASI DO JETE ME E DOBISHME SESA SHUME PARTI TE TJERA FANTAZME QE VETEM ME SHUME PRISHIN PUNE PER CESHTJEN KOMBETARE SESA RREGULLOJNE.
Kreshniku nuk di si shtrohet rruga per te arritur nje kreshte mali, dhe del me idene e bashkimit te dy kreshtave malesh, duke e anashkaluar keshtu problemin e nje kreshte nje here! A nuk eshte ironi e fatit tema qe shtron me emrin qe mban!?
Per satire, dhe per te qeshur ndopak http://www.facebook.com/megustalb
Me vjen mire dhe gezohem qe kemmi nje rritje te frymes kombetare ne Shqiperi.Natyrisht une kete nuk e lidhe me Z Spahiu,por me kauzen qe gjen perkrahje gjithnje ne rritje te bashkimit kombetar.Mendoj qe bashkimi kombetar nuk duhet te identifikohet me nje figure te vetme politike sepse ne rast se kjo figure bie ose nuk e mban dot ate kauze,krijohet pershtypja se vet kauza nuk qendron dot.Kauza eshte me e madhe se cdo parti ne Shqiperi dhe ne Kosove dhe nuk i perket vetem brezit tone ,por dhe pasardhesve.
Sa shpejte genjehen shqiptaret e shkrete,me vjen keq edhe per disa komentues.
Po sa vjte ishte ky spahiu ne krye te drejtesise shqiptare,ku ky vend te keqen me te madhe te thene edhe nga nderkombetaret e ka tek drejtesia.
Akoma o njerez do beni ekperimente me te ardhmen tuaj?
Po eshe berisha qe eshte e keqja me e madhe e shqiperise neper tubime shume mire flete dhe thone njerezit a ky po eshte tamam.
Njerezit duhet te merren me idete jo me njerezit.Pra perkrahni idene e Kreshnikut.Nese Kreshniku nuk e ben ate qe thote,do dali nje tjeter qe do ta beje(kujt i plasi per Kreshnikun si person).Prandaj eshte rotacioni ,qe te zevendesohen njerezit qe nuk mbajne fjalen.Mos u merrni:babi i filanit,mami i fistekut,tezja ,halla,daja,ne shkolle te mesme,etj,etj
Ne shqiperi Ka vetem nje problem. Sistemi i drejtesise qe eshte kthyer ne nje klike mafioze neokomuniste qe po rjep fukarane dhe po mbron te korruptuarit. Kjo eshte banda qe mbrohet prej ligjes dhe qe ka mare peng shqiperine. Kreshnik Spahiu ishte kaq kohe ne krye te saj dhe jo vetem qe nuk mori asnje mase por edhe i udhehoqi nga fitorja ne fitore.
ketu ne shqiperi koha ka treguar se nje parti ne pushtet mund te “qelbet”jo vetem per dy mandate 4 vjecare ,por edhe per nje vit. per sa i perket patriotizmit,keta “patriot” kane vetem parate dhe xhepin e tyre. iliri elbasan
–Jam i mendimit, se TE GJITH SHQIPTARET PA DALLIM FEJE, BINDJE ,IDEJE, KUDO QE JANE , POR NE VECANTI ATA QE BANOJNE,PUNOJNE APO KANE NJEREZIT E GJAKUN E TYRE KUDO NE TREVAT SHQIPTARE, duhet te degjojne e ndjekin me vemendje idete e AKZ , pa mare parasysh se kush flet ne emer te AKZ
— BREZI qe po jetojn kete periudhe-KA NE DORE SHANSIN E TRET DHE TE FUNDIT PER TE REALIZUAR SHQIPERIN NATYRALE.
–Shansi par,mbarimi i LUFTES PAR BOTRORE, la kete shqiperi qe kemi sot(pavarsisht se disa treva u falen me von).Me gjendjen qe ishte Shqiperija,mbase ai brez nuk mundi te bente me shume.
–Shansi i dyte, LUFTA E DYT BOTRORE. Ishte hera e pare(mbas Skenderbeut) qe Shqiperija po ngrinte nje ushtrit nga me te mbedhat,nga me te organizuarat e me luftaraket ne tere historine saj..POr thone..se ne qofte se do te kishte vazhduar te zgjidhej ceshta me force ,rrezik te mos ish as kjo qe eshte sot, per arsye se qeverija shqiptare akoma nuk njihej,dhe Shqiperija jo vetem nga fqinjet,por edhe nga shtetet e mbedha do te konsiderohej bashkepuntore e fashizmit, si e tille do te plotesoheshin deshirat e fqinjeve.. Argumenti edhe qendon.. Periudha e me vonshme, konsolidoje nje shtet te fuqishem ne cdo pikpamje. Po keshtu Kosova e trevat e tjera arriten zhvillimet e tyre.
–Shansi i Tret, LUFTA E FTOHTE(mund te emertohet ne te ardhmen edhe si LUFTA E TRET BOTRORE)qe realizoi permbysjen e sistemit komunist. (ku fatkeqsisht,i lene po nga fuqit e medha,bente pjes i ter faktori shqiptar).
–Shqiptaret,ne perfundim te kesaj lufte, totalisht u radhiten ne krah te fitueseve . Ata nuk dhane sanje shenje te kthimit prapa.–E kane vertetuar te gjitha “TESTET”, “EKSPERIMENTET” E BERA NE KETO 20 VJET. –Mendoj se kanen plotsuar e po plotsojne te gjitha kerkesat e EVROPES gje qe nuk e kan ber shtetet e tjera, ne vecanti fqinjet.–Aktualisht eshte kthyer shteti me paqsor ne Ballkan;
—- KANE PRISHUR E SHKATERRUAR CDO GJE GE KA PATUR LIDHJE ME SISTEMIN E KALUAR. Sic jane ekonomia, ushtrija, armatimi, arti e kultura deri dhe sistemin arsimor e shendetsor.etj(me apo pa te drejt)
—- Kane ber leshime e tolerime te shumta ne ineres te fqinjeve, te lirive e te drejtave te minorancave etnike,fetare grupeve e organizime shoqerore nga me te ndtyshmet….etj.
— Kane pranuar nga nderkombetaret mbikqyrje, kujdestari ,nderhyrje ne punet e tyre te brendeshme per te gjitha problemet e drejtimet…etj..
— TANI.Heee..TANI.. U KA ARDHUR KOHA SQIPTAREVE TE KERKOJNE LIRITE E TE DREJTAT E TYRE TE SHTYPURA E NEPERKEMBURA NGA ISH QEVERITE SHOVENE TE SHTETEVE FQINJ DHE ISH KANCELARIT E ….EVROPES PLAK. NDREQIEN E PADREJTSIVE HISTORIKE. Ne rast t e kundert,BE eshte nje demagogji ndaj shteteve me te vegjel per ti sunduar e shrytzuar me menyrat moderne.
—Prandaj, O sot o kurr, shqiptaret e te gjitha trevave,me menyrat me paqsore e me demokratike, nepermjet tubimeve,mledhjeve,koferencave e demostrimeve te cdo niveli duhet te marin ne dore ndeqien e padrejtesive.
— Ka ardhur koha (ne mos jemi te vonuar), qe idet te perpunuara me kujdes nga AKZ, TE KTHEHEN NE NJE ORTEK PA KTHIM MBRAPA. Mbeshtetja masive,qartesija e kerkesave, fryma paqsore dhe vendosmerija do ti bindin shtetet e organizmat evropiane PER ASPIRATAT POPULLSIS SQIPTARE.
— Ne fakt AKZ te sherbeje si koperture, Mrapa AKZ,pej nga duhet te udhehiqet e orjentohet ajo, duhet te qendroje e tere elita politike, intelektuale e shkencore,– Pra, per iden mbar kombtare duhet te jene nje ,i madh e i vogel -TE GJITH SHQIPTARET ne AKZ.– PER ZGJEDHJET POLITIKE ,CDO SHQIPTAR NE PREFERENCEN E TIJ.
— Mendoj se duke i perpunuar nje strategji fikse,por taktika e varjante te tilla per ti realizuar me cdo kusht , do te arrijne te binden edhe BE ,EDHE FQINJET.
— Ambasadorja Gjermane,kur thot se rasti 2 gjermanive nuk eshte i njejte me rastin shqiptar,asaj ashtu ja do puna e detyra,se dyti ne akoma se kemi cuar problemin ne nivelin qe duhet, dhe se treti ,ne fund te funit ajo duhet ta dij mire se rasti shqiptar eshte shume me i vjeterdhe shume me tragjik se rasti 2 gjermanive.
–Le tu leme te shikojne e te binden se ne jemi papsor e historikisht su ka ardhur e sdo tu vij asnje e keqe .. Por njeherazi, duhe lene te nenkuptojne mir edhe vargjet e kengeve (qe aktualisht diku ne “Rozaf” rrin te murosura):
—“..JENA DY VLLAZEN DY BINJAK /TROJE KULLA LA ME GJAK..”
—“..PER ATDHE E PER FLAMUR /GJAK E DJERS NUK SHTERET KURE..”
—“..PER LIRIN TOKEN AMTARE / NGRIHEN PRAP HEROJT NGA VARRE..”
— Le te mendojme se si duhet te bejme me te miren dhe me te mundshmen e ketij shekulli. Te mos meremi me personin, ata jane kalimtar, me percarjen fetare e krahinore, luften klasore e ate politike, Komente te tilla te anash kalohen .Bartesit e tyre,mund te jen dhe dashakeqes.Te mbeshtesim iden,personat jan kalimtar.
—Dicka per z. Kreshnik.Ne qofte se shprehja ne krye te editorialit eshte shkruar korekt, athere ajo te le ta kuptosh si nje thirje pesimiste
—Eshte hera e pare qe kumentoj per AKZ, Te shpresojm se AKZ do jete perpjekja , organizimi e qendrimi me i vendosur e me seriozi i te gjitha kohrave, nje arganizim qe sdo te shuhet e tretet kurre ,do ekzistoi aq sa do te rroj Shqiperija .
pershendetje nga ALBAN DARDANI
MERRNI NJE HERE PRONAT TUAJA O SHQIPTARE PASTAJ LE TE VIJE BASHKIMI ME TROJET E TJERA.MOS FLUTURONI KOT, MOS U GENJENI PERSERI. URIME PER KRESHNIKUN, POR TA KETE PARASYSH DHENIEN E PRONES VETEM TE ZOTIT QE I TAKON.
I dashur Kreshnik po kush te tha se eshte me mire te bashkohemi, kur praktikisht te bashkuar jemu… pastaj 3 vota shqiptare ne arenen nderkombetare do ishin me mire se 1. Me vjen keq po iniciative jote seshte aq madhore sa kujton ti
pa dashur të flas për shkrimin,më ka mbatur gjithnjë një pyetje në kokë!
kush është tjetër përveç kreshnik spahiut në kryesinë e A KZ??
pavarsisht se kreshniku ka bërë një mbledhej të madhe me 1500 personalitete që e mbështesin ne populli i thjeshtë akoma nuk kemi mësuar një emër të dytë!
mos ka filluar kreshua që në hapat e para me “kultin e individit”!?????