Lobim i fortë për një “takim” Berisha-Biden

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Një burim i mirëinformuar në organizatën VATRA, na njofton se po punojnë fort që të sigurojnë praninë e z.Presidentit Joseph Biden në drekën me rastin e 100 vjetorit të kësaj organizate të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këtë drekë është ftuar edhe Berisha, i cili, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, i dhuroi VATRËS 36 mijë dollarë për festën (tekstin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave mund ta lexoni më poshtë ose ta gjeni në adresën: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16247).  Burimi na tha se, në qoftë se z.Presidenti amerikan vjen në drekën e VATRËS, do të realizohet edhe një takin 5-minutësh i tij me Berishën para drekës. Fushta zgjedhore presidenciale amerikane tashmë ka filluar dhe të dyja kampet, si zakonisht në SHBA, po mundohen të fitojnë zemrat dhe kuletat e votuesve të komuniteteve të ndryshme etnike, sado të vogla qofshin ato.

/respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/22/lobim-i-forte-per-nje-takim-berisha-biden

 

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2012, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME, PËR FINANCIMIN E SHOQATËS “VATRA”, ME SELI NË SHBA, ME RASTIN E FESTIMIT TË 100 – VJETORIT TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE KREMTIMIT TË 100 – VJETORIT TË KRIJIMIT TË SHOQATËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t`i shtohet fondi i përgjithshëm prej 3 640 000 ( tre milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e shoqatës “Vatra”, me seli në SHBA, me rastin e festimit të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe kremtimit të 100 – vjetorit të krijimit të shoqatës.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

36 Pergjigje per Lobim i fortë për një “takim” Berisha-Biden

  1. Astriti USa  --  22 Prill, 2012 në 7:56 pm

    Un jam demokrat,por ne se z.Bajden takon Sali kriminelin vota ime do jet per republikanet.

    Përgjigjjuni

    • Ramy i vjeter  --  22 Prill, 2012 në 8:21 pm

      Mosssssssssss o Astrit se vota jote êshte kruciale ne zgjedhjet Amerikane prandj Demokartet kan shume nevojê per ty o djalosh zaloshênje

      Përgjigjjuni

      • fule  --  22 Prill, 2012 në 9:32 pm

        Mentaliteti katunarit provincial qe ngerdheshet me shtrengime duarsh. Tamam elektorati zgjebarak i PD.

        Përgjigjjuni

        • raimondi  --  22 Prill, 2012 në 9:53 pm

          Kjo foto eshte shume e bukur -

          -Ec Sale se do i fitosh edhe zgjedhjet e 2013
          –PS-ja e mbushur me kaure nuk fiton kurre

          Përgjigjjuni

          • Aleksander  --  22 Prill, 2012 në 11:50 pm

            Ti RAIMONDO SHKO nè vendet musulmane dhe shikoi sa tè zhviluara janè. Pse shkojnè tè gjithè jo kristianèt nè europèn e krishter dhe nuk shkojnè nè vendet arabe edhe pse me kulturè tè lashtè? O LESHKO RAIMONDOOOOOOO

            Përgjigjjuni

    • Mira  --  23 Prill, 2012 në 1:07 am

      Po mendoja te njejten gje! Liberale jam dhe une, por nqs Biden (qe ka dhene prova se nuk eshte zgjedhja e duhur e Obames) takohet me Saliun, as une nuk votoj per Democratic Party ne Nentor!
      Do thoni ju, s’ka rendesi, sepse NY eshte shtet demokrat, por te pakten do ndihem e kenaqur se ketu ku jam vota ime nuk vidhet!

      Përgjigjjuni

    • GEZIM KULUFI  --  23 Prill, 2012 në 6:24 am

      Po ky Saliu, pse ngerdheshet sikur ja kane rrasur brenda deri ne gryke? katunari i dreqit, kenaqet me nje te pallume nga Bideni.

      Përgjigjjuni

  2. Fatmir Gremi  --  22 Prill, 2012 në 7:57 pm

    I zente haka e atyre femijeve qe nuk kane buke te hane qe dalin ne televizor dhe te dridhet mishte kur i shikon

    Përgjigjjuni

  3. arrori  --  22 Prill, 2012 në 7:58 pm

    vazhdo,or kriminel,vazhdo.vidh sa te duash,se nuk ka per te te gjetur gje.pse nuk jep dhe nja 1 miljon euro per t’i rene dhe njehere gongut ne nasdak.hej sa bukur i bishe, mer kadosh.

    Përgjigjjuni

  4. Sali UDB Berisha  --  22 Prill, 2012 në 7:58 pm

    Du ju spik berish mr. Bajden?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

    Përgjigjjuni

  5. aleksandri i madh  --  22 Prill, 2012 në 8:00 pm

    si eshte e mundur qe nuk i lau nje here ata dhembe te qelbur ky plaku merre?!

    Përgjigjjuni

  6. Bardhi Tolabi  --  22 Prill, 2012 në 8:03 pm

    Do te desheroja shume,qe Zoti Biden te merrte pjese ne kete festim te “Vatres”.Ky do te ishte vleresim per komunitetin Shqiptar ne Amerike dhe per popullin Shqiptar ne pergjithesi.
    Persa behet fjale,per nje takim te mundshem te tij me Berishen,do te thosha se nuk ka asnje vlere ne favor te Sali Berishes,per ata qe kane pak mend per te arsyetuar dhe gjykuar.Afermendsh,qe te jene te vetmit pushtetare ne ate gosti dhe te mos takohen.Nje takim i tille eshte “nga zori”.Takimi,do te kishte vlere ne zyren e tij,ne Washington.Dhe ai “takimi” 5 minutesh,eshte perseri “nga zori”, sepse duhet qe ti thone njeri tjetrit dhe ndonje fjale me shume se personave qe do ju sherbejne pjatat.Pra,nuk mund te konsiderohet as nje dreke apo darke pune,sepse ne ate dreke apo darke,do te kete disa dhjetra apo qindra njeres te tjere.Megjithate,si ne cdo rast,per budallenjte,Berisha do te postoje disa foto me te dhe do te thote se i thashe keshtu dhe me tha ashtu,sic ben zakonisht nga halli.

    Përgjigjjuni

  7. agim basha  --  22 Prill, 2012 në 8:05 pm

    Sikur të gjitha shoqatat që janë sidozoti me qindra apo mijra….të kërkojnë mbështetje financjare nga shteti…vështirë se muajin e dytë qeveria do kishte mundësi të paguante rrogat e nënpunësve…./-Po mirë po si rregullohet me ligj kjo puna e mbështetjes me fonde për organizma të ndryshëm…Se ka edhe shoqata fetare fanatike e ekstremiste që ndërsa mund të (po të ndodhë….themi…)të ndihmohen nga paratë e taksave të shqiptarëve i përdorin për vepra terroriste këto para…-Pastaj me kërkesë të zv/kryeministrit thuhet: para marrjes së vendimit…për dhënjen e parave…zoti ministër i jashtëm mesa dimë nuk shquhet aq për kulturëdashje dhe ca më pak për akte të tilla…(ndihmë financ.për shoqatat…..)

    Përgjigjjuni

    • 'kodoshi'  --  22 Prill, 2012 në 9:12 pm

      ore miq nuk ja them dhe aq nga ekonomia por 36mije dollare nuk eshte ndonje shifer marramendese qe habiten disa ketu ne forum,une jam per financim sistematik dhe te kontrolluar te shoqatave qe lobojne ne favor te shtetit shqiptar(pavaresisht se kush qeveris…socialist apo demokrat),nqs shteti llogarit edhe shuma te tilla do te thote qe eshte totalisht i mbaruar,a ka transparence ky shtet apo jo??mos valle nje mengjes te bukur pranveror do te na komunikojne ‘mandata’si ato te greqise??…une di qe aty ne shqiperi paguhen rregullisht taksat,un krahasoj greqine megjithe ato skandale financiare dhe probleme qe i njohim te gjithe dhe shpenzoi per armatime vetem ne vitin 2011 mbi 1miliard euro….po shqiperia qe nuk ka ushtri dhe nuk ka shpenzime te tilla marramendese?? qe te jete ne ‘piken e hallit’ shteti shqiptar do te thote qe aty jo vetem vidhet por ‘punohet’ sistematikisht me nje strategji dashakeqe per ta zhytur kete komb neper labirinthe te disfatave historike..nuk e di por jam shume pesimist kur degjoj te pergojohen fonde te natyres simbolike(pasi ma do mendja qe36mije dollare kandidatit per president z nano nuk i dalin as per 10min ne kazinot ku ai frekuenton…) 36 mij dollare nga ana e shtetit shqiptar..

      Përgjigjjuni

      • Agimi, Detroit, Michigan, USA.  --  23 Prill, 2012 në 12:07 am

        Nuk jane 36.000 (eshte gabim shtypi i TemA-online)
        por jane 360.000 dollar per nje dreke me disa dallkauke te tjere shqiptare.

        Përgjigjjuni

  8. ADRIAN HAJDINAJ  --  22 Prill, 2012 në 8:12 pm

    Ja 55 Skandalet e qeverisë BERISHA nga Viti 2005-2011

    Publikuar Sot me , 09 – 04- 2012 | Mon |

    10:20 AM

    Bilanci i qeverisë Berisha në gjashtë vitet në pushtet 2005-2011 është një bilanc skandalesh, vrasjesh, videosh seksuale dhe korrupsioni, përvetësimi i pasurive publike, sulmesh denigruese me epitetet si; lavire bulevardi dhe horr bulevardi. Sulmet ndaj gjyqësorit, pandëshkueshmëria, uzurpimi i institucioneve të pavarura, vjedhja e hapur me tendera, mungesa e transparencës dhe korrupsioni qeveri, janë kthyer në një normalitet gjatë gjashtë viteve të sundimit të Berishës. Shpërthimin tragjik i Gërdecit pa dyshim mbetet njolla më e zezë për qeverisë Berisha, ku korrupsioni shtetëror u mori jetën 26 personave dhe plagosi rreth 300 të tjerë. Më vonë rezultoi se në këtë skandal ishte përfshirë edhe djali i kryeministrit Berisha. Më tej skandalet vijojnë me skandalin seksual të një ministri në kabinet e më pas me marrëveshjen sekrete nënshkruar me Greqinë për “vijën bregdetare”.

    Aferat vijojnë me trafikun e armëve dhe më vonë vjedhje e zgjedhjeve të 2009. Marrëveshja për importin e plehrave ishte një tjetër skandal i kësaj qeverise. Të gjitha këto afera kurorëzohen me video-skandalin e Ilir Metës dhe me masakrën e 21 Janarit, ku Garda e Berishës ekzekutoi katër qytetar të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.

    Skandalet e qeverisë Berisha nga Gërdeci

    1. Shtator 2005. Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

    2. 5 Prill 2006: Spartak Ngjela, ish sekretar i marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, realizon një përgjim mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha në zyrën e Jozefina Topallit. Në përgjime Ngjela akuzon Berishën: “Ti e ke idhull Enverin”. Ndërkohë që Berisha i përgjigjet: të përjashtoj nga partia. Doje të bëje si Nano me Metën. Biseda e përgjuar mes tyre bëri xhiron e mediave, ndërkohë që ky ishte sinjali i parë i përgjimeve brenda qeverisë së PD.

    3. Qershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në ministrinë e brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.

    5. Nëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes.

    6. Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

    7. 15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

    8. 28 Shkurt 2007. Për shkak të deklaratave politike, Qeveria humb betejën me Turqinë në ekstradimin e Aldo Bares, kapobandës së Bandës së Lushnjës. Avokati turk paraqiti para gjykatës së lartë prova politike, një spot elektoral të PD. Që atëherë e deri tani, ekstradimi i eksponentit shumë të kërkuar, nuk është kryer.

    9. 25 Prill 2007. Vetëm pak ditë para vizitës së presidentit të SHBA në Shqipëri, George Ë.Bush, pas një sherri me kryeministrin Sali Berisha jep dorëheqjen nga detyra ministri i jashtëm Besnik Mustafaj. Mes tyre është zhvilluar një sherr në zyrë.

    10. Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

    11. Qershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

    12. 15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën 13 milionë euro, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë ndërkohë që është ende e vlefshme. Vetëm dy vite më vonë, qeveria penalizon gjithashtu me 8 milionë lekë, televizionin NEËS 24, vetëm sepse transmetoi një spot televiziv të grupimit G99

    13. 18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër konferencës islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.

    14. 29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.

    15. 8 Shtator 2007: Mungesë totale rendi në Gjirokastër. 100 lazaratas fusin në komisariat të gjithë policët. Djegin edhe godinën e komisariatit. Shkak u bë vrasja nga forcat renea të të kërkuarit Sabri shurdhi.

    16. 15 Shtator 2007: Arrestohet kreu i tatimeve të Tiranës Flamur Mallkuçi së bashku me 4 inspektorë të tjerë. U vinte gjoba bizneseve.

    17. 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

    18. 28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge. Në qershor 2008, Ridge u detyrua nga departamenti i drejtësisë në SHBA të bënte publike këtë kontratë.

    19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Këtë periudhë, Prokuroria fillon hetimet. Dikasteri i Transporteve nën akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazohen mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë cuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura deri tani mbi 1 miliardë euro. Pritet inaugurimi para zgjedhjeve ndërkohë që ministri Basha është pa imunitet dhe çështja e korrupsionit ka mbërritur deri në gjykatën e Lartë. Qeveria, asnjëherë nuk bëri publik projektin dhe kontratën me firmën “Bechtel Enka”. Ende sot, nuk ka një faturë të qartë financiare.

    20. 1 Nëntor 2007: Lulzim Basha, ministër i jashtëm kërkon ndryshimin e mandatit të OSBE: Nga ndërhyrja të kalojë tek ekspertiza. Kërkesa u bë gjatë konferencës së ambasadorëve në Tiranë. Debati rikthehet sërish në gusht 2008. OSBE i con letër Lulzim Bashës: duam të qëndrojmë, s’duam të ndryshojmë mandatin

    21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime, të raportit të komisionit hetimor të hartuar nga përfaqësuesit e maxhorancës, që kërkonte largimin e kryeprokurorit nga detyra, me argumentin e shkeljeve të rënda ligjore gjatë ushtrimit të këtij funksioni. Ndërkohë që me ardhjen e qeverisjes së PD, Sollaku dhe bashkëshortja e tij u gjendën nën hetim permanent dhe nën presionin e maxhorancës.

    22. 14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te drejtoria e burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

    23. 7 Dhjetor 2007. Qeveria Berisha e korruptuar. Publikohet raporti i Transparency Internacional për korrupsionin në 66 vende. Sipas raportit më problematike paraqitet Shëndetësia dhe gjyqësori, Rreth 80 % e shqiptarëve nuk besojnë tek qeveria.

    24. 10S 2008: Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga regjistri kombëtar ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën kombëtare të regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

    25. 15 Mars 2008: Shpërthen Gërdeci, skandali më i madh korruptiv në Administratën Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunën nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorrën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Vetëm 38 minuta pas shpërthimit të Gërdecit, Mediu flet në telefon me djalin e kryeministrit. Ndërkohë që tre ditë pas tragjedisë, Shkëlzeni takohet me mediun në zyrën e këtij të fundit, pak minuta pasi Mediu ishte takuar me Ina Ramën dhe pak minuta para se të arrestohej Ylli Pinari. I përfshirë në këtë aferë rezultoi edhe Rahman Selmanllari, shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit, i cili ishte administrator i kompanisë amerikane SAC. E po ashtu edhe Fahri Balliu, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili kishte bërë pronare vajzën e tij Henris Balliu, aksionere me djalin e Delijorgjit në firmën “Trans Digging”, e cila ndërtoi fabrikën e Gërdecit. U përfshi edhe ish ministri Aldo Bumçi, i cili vendimin e qeverisë që i hapi rrugën Gërdecit ia besoi Shkëlzen Berishës. Denoncuesi kryesor i gjithë kësaj afere u bë ish biznesmeni Kosta Trebicka.

    26. 28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin. Në pazarin e shitjes së fishekëve u përfshi edhe djali i kryeministrit, pas një bisede të regjistruar mes Kosta Trebickës dhe Efraim Diverolit. Amerikani pretendonte se në këtë aferë ishte edhe djali i kryeministrit. Sali Berisha e konsideroi Neë York Times si një letër higjenike, ndërkohë që gazetari amerikan në një intervistë në Gazeta Shqiptare tregoi për presionet e ish ministrit Fatmir Mediu mbi të për marrjen e kasetave filmike. Municionet kineze hiqeshin nga depot shqiptare dhe u fshihej etiketa “Made in China”.

    27. 2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

    28. 8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira.

    29. 5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

    30. 16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

    31. 11 Korrik 2008: Prangoset kunati i zv.ministrit Ferdinand Pone. Pas hetimeve për pazare në zonën e bregdetit ndalohen tre ish zyrtarë të hipotekave. Arrestohet edhe sekretari i degës së PD në Vlorë. Ish drejtori Genc Panozaqi i lidhur me Ferdinand Ponin. Në 2005 kandidoi për deputet në Vlorë pas humbjes u emërua të zyra e Kthimit të Pronave.

    33. 1 Gusht 2008: Qeveria përgatit ligjin për prokurorinë. Shkakton reagime të forta nga SHBA: akuza e SHBA: Presione të forta për të vënë nën kontroll prokurorinë. Flet edhe Berisha: Shqetësimet e SHBA për ligjin për prokurorinë, një trillim

    34. 13 Gusht 2008: Filmohen plantacionet e hashashit që ujiten me autobote shtetërore. Qeveria dhe policia nuk pranojnë dot dështimin në luftën kundër kultivimit të kanabis sativa.

    35. 26 Gusht 2008: Gjendet 1 kilogramë kokainë në makinën e ambasadorit shqiptar në itali. Skandali në Milano. Policia prangon arsen Selmanllarin, shoferin e ambasadorit Llesh Kola. Arsen Selmanllari, kushëriri i parë i Rahman Selmanllarit, shokut të ngushtë të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit.

    36. 13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

    37. 5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit të jashtëm Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions. Prokurorët ndalohen për herë të parë të pyesin Damir Fazllic, i ndihmuar nga policia për t’u larguar nga vendi. Berisha akuzon Ina Ramën: Eshtë prokurore e diktaturës. Pasuritë e Fazlliçit po i bllokon mafia.

    38. 1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili, që është njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Demokratike. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

    39. 23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode. Aktualisht, e njëjta dyshe komandon financat e shtetit, por këtë herë, është FMN-ja që kërkon të qëndrojë, ndërkohë që Tirana zyrtare nuk duket se synon të rinovojë marrëveshjet e saj me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Të pyetur lidhur me të ardhmen e lidhjeve të ngushta FMN-Shqipëri, që zyrtarisht përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm, përfaqësuesit e të dy palëve dje kanë dhënë përgjigje të kundërta. Sipas Gerëin Bell, shumë vende të botës e kanë kërkuar zgjatjen e mandatit të misionit të FMN-së, sidomos në periudha elektorale. Ministri Bode ka replikuar thatë, duke thënë se qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral. “Është një çështje, që ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet për të administruar në favor të ekonomisë së vendit situata shumë më komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kësaj qeverisjeje, për fat të keq, qëlloi me zhvillime jo fort të favorshme në tregun rajonal dhe botëror. Por, menaxhimi i këtyre situatave ka dëshmuar kapacitete të mjaftueshme të institucioneve të shtetit shqiptar, midis të cilave edhe qeverisë, për t’u përballur me sukses me këto zhvillime. Nëse do të ketë zhvillime të tjera, ne do të jemi të hapur për çdolloj diskutimi”, – tha kreu i Financave.

    40. 26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

    41. 16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës. Rifillon presioni i SHBA: “Dosjet” një ligj me probleme, duhet reflektim dhe debat publik. OSBE gjithashtu del kundër ligjit për “dosjet”: shkelet kushtetuta

    42. 29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

    43. Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

    45. 29 Prill 2009: Kryeministri grek Kostas Karamanlis zbret në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës. Marrëveshja u mbajt sekret nga qeveria shqiptare ndërkohë që kjo ishte arritja e vetme e këtij takimi. Sipas koordinatave të reja të vendosura mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare i fali Greqisë rreth 225 kilometra katrorë det. Baraslargësia e pikave nuk është ruajtur, ndërkohë që për kordinatën 150, fundore, kanë pretendime dhe italianët. Qeveria u negociua brenda vitit, por ajo pas presionit të ushtruar nga media dhe një pjesë e politikës, nuk kaloi në legjislaturën e kaluar parlamentare.

    46. 12 Maj 2009: Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkt ose lidhje të afërta me kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse vajza e kryeministrit pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro.

    47. 28 Qershor 2009: Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.

    48. 27 Nëntor të 2009: Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës.

    49. Korrik 2010: Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

    50. Janar 201: Publikohet video-skandali i Ilir Metës, i cili shfaqet duke i kërkuar favore Dritan Priftit, për koncesione, leje minerale dhe punësimin e miqve të tij. Skandali Meta tronditi shoqërinë shqiptare dhe prodhoj masakrën e 21 Janarit.

    51. 21 Janari 2011: 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë.
    Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Vetë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit reagoi, duke i bërë thirrje qeverisë të lejonte zbatimin e urdhrit. Ndërkohë Berisha sajoi edhe një komision hetimor, me qëllim për të bllokuar hetimet.

    52. 22. Janar 2011: Për vrasjen e tre demonstruesve, të cilët ndërruan jetë që më 21 janar, Prokuroria e Tiranës lëshoi gjashtë urdhër-arreste për drejtues dhe punonjës të Gardës së Republikës, por policia, duke u mbështetur nga Kryeministri i vendit dhe ministri i Brendshëm, nuk ka pranuar t’i zbatojë. Pavarësisht se fillimisht u tha se urdhrat kishin lapsuse, ato u rregulluan menjëherë nga grupi hetimor, por sërish nuk u zbatuan nga policia. Madje, disa nga drejtuesit e Gardës u paraqitën në polici për t’u marrë në pyetje vullnetarisht, por kur atyre iu kërkua të dorëzojnë armët, nuk pranuan, kështu që prokurorët e çështjes vendosën të mos i marrin parasysh dëshmitë e tyre. Kryeprokurorja Ina Rama, duke gjetur edhe mbështetje të ndërkombëtarëve, ka kërkuar herë pas here ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, pasi do të ndihmonin në ecurinë e hetimeve.

    53. 28 Janar 2011: Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi. Tregojnë se janë hienat e prapaskenës se puçit të rrugës për të cilin duhet të merreshin jetët e burrave fëmijëve e vëllezërve tuaj. Ata të cilët mendojnë se në strofullin ku janë do të mund të vazhdojnë këtë veprimtari i garantoj se i pret ai fund që meritojnë. Thuaju shqiptareve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bere padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë e me mik të shqiptareve në botë”, u shpreh Berisha.

    54. 12 Korrik 2011: Gjykata e Lartë rrëzon dy akt-ekspertimet e videos Meta-Prifti, duke pranuar një nga gjashtë kërkesat e avokatëve mbrojtës të ish-zv.kryeministrit. Në arsyetimin e saj gjykata tha se pranon kërkesën paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht të akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar, Adrian Philips. Ky ishte skanoi më i rëndë i drejtësisë shqiptare. Po ashtu, në Nëntor të 201, Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar që video Meta-Prifti t’i bëhej një ekspertizë e re, pasi përfundimet e tre ekspertëve shqiptarë janë jo profesionale. Kështu, gjykata ka lënë në fuqi ekspertizën e tre ekspertëve shqiptarë, sipas të cilëve, video Meta-Prifti nuk është origjinale.

    55. Shtator 2011: Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkë me bashkëshortin e saj, Guvernatorin Ardian Fullani, janë fotografuar teksa hynin në vilën e të pandehurit Ilir Meta në Gjirin e Lalzit. Zonja Fullani, anëtare e trupës gjykuese për çështjen e skandalit Meta, e ka pranuar në heshtje ekspozimin pro Ilir Metës, duke vënë në plan të parë karrierën e burrit. Ajo vijon të mos sqarojë vizitën në shtëpinë e të pandehurit Meta. Kjo lë të kuptosh se zonja Fullani ka marrë hapur përsipër pafajësinë e Metës nëpërmjet shkatërrimit të provave, në këmbim të riemërimint e burrit Guvernator, me anë të votave të LSI në Kuvend. Vizita e çiftit Fullani në vilën e Metës në Gjirin e Lalzit, konfirmon qartësisht konfliktin e interesit si dhe pazarin për mbylljen e gjyqit. Lobimi i zonjës Fullani për të shkëmbyer nderin në gjykatë për Metën me riemërimin e burrit Guvernator, ka rritur shqetësimin se mos prokuroria kërkon tërheqjen e saj nga trupi gjykues si njeri me konflikt interesi. Por me sa duket, organi i akuzës është implikuar në manovrat e Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Metën.Në gjashtë vite qeverisje Berisha ka shpenzuar mbi 2 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve për imazhin e qeverisë. Aferat korruptive, 37 mijë largime politike nga puna, Gërdeci, afera me Durrës-Kukësit, shitja e detit, manipulimi i kombësisë, vjedhja e zgjedhjeve, aferat me pronat dhe 21 Janari, nuk janë “sukseset” e vetme të qeverisë Berisha në këto gjashtë vitet në pushtet. Shpërdorimi i parave të taksapaguesve shqiptar për të përmirësuar imazhin e qeverisjes së degraduar, është një tjetër histori e zezë korrupsioni e partisë në pushtet. Duke filluar që nga vitit 2006 qeveria Berisha ka blerë sistematikisht mbështetjen e ndërkombëtarëve me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kryeministri Berisha ka paguar lobistët e diktatorëve arabë, me qëllim që këta të fundit të lobojnë pro pushtetit të tij dhe kundra opozitës shqiptare.

    Po ashtu Berisha ka pagur miq të tij me influencë në qarqet ndërkombëtare në këmbim të lobimit në favor të interesave të qeverisë. Po ashtu Berisha bleu në Francë gjashtë helikopterë me 80 milionë euro për t’i dhënë dorën kryeministrit francez. Praktika e shpërdorimit të buxhetit për imazh zë fill në vitin 2006, kur qeveria aktuale shpërbeu me 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen. Kësti i parë i parave u dha me nënshkrimin e marrëveshjes. Dy vitet më vonë, në prill të 2008, qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja. U publikua kontrata e ministrisë me firmën holandeze, ku CNN merrte 90 mijë euro ndërsa studioja grafike merrte 210 mijë euro për 90 sekonda e 6 ditë xhirime. Ndërkohë që ofertat e CNN të vitit 2006 kishin qenë shumë herë më të lira. Po ashtu, në prill të 2008, qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
    Lobimi për NATO-n
    Qeveria Berisha ka shpenzuar mijëra dollarë për të lobuar tek Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel për anëtarësimin në NATO dhe në BE. Kontrata më e bujshme lidhet me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007. Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë. Kontrata lidhet me faktin e konsulencës dhe e ndihmesës së qeverisë shqiptare në lidhje me procesin e anëtarësimit në NATO. Kontrata me Ridge është ndarë në dy pjesë, në 160.000 USD dhe në 319.973 USD. Ato kanë përkatësisht datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007. Nga kjo shumë e ofruar rezulton se Tom Ridge ka shpenzuar në total 120.526 USD për kryerjen e lobimit të Shqipërisë. Pjesa tjetër e parave të taksapaguesve shqiptarë ka shkuar në xhepat e firmës amerikane lobuese.
    ‘Patton Boggs’
    Pas përfundimit të kontratës Ridge Global’, LLC, qeveria Berisha nëshkroi kontrata me kompaninë amerikane ‘Patton Boggs’ për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA si dhe për mbuluar imazhin e një qeveri të korruptuar dhe të zhytur në afera tronditëse. Në fund të 2009-ës, ministri Pollo kërkon shërbimet e firmës lobuese amerikane, pasi e informon atë, se për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme nga programi i pragut, qeveria është informuar se Shqipëria është në nivel të përshtatshëm për të aplikuar për një marrëveshje të plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit. Kompani pranon ta kryejë këtë shërbim në këmbim 200 mijë dollarëve. Pattom Boggs është regjistruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë si firmë lobuese dhe bashkëngjitur edhe një letër të ministrit Genc Pollo, ku palët angazhohen për bashkëpunim.
    450 mijë USD të tjera
    Disa javë më parë, qeveria shqiptare miratoi një shumë prej rreth 200 mijë dollarësh nga fondi i saj rezervë për të përballuar shpenzimet për shtesën e angazhimit mes këshillit të ministrave dhe studios ligjore Paton Boggs. Patton Boggs ka bërë disa kontrata me qeverinë shqiptare, njëra prej të cilave është marrja e saj si konsulente ligjore për privatizimin e ARMO-s. Më pas, sipas njoftimeve zyrtare në 2010, Pattom Boggs u kontraktua sërish nga qeveria shqiptare me rreth 240 mijë dollarë, si konsulente për privatizimin e Albpetrolit, gjë që ende nuk është finalizuar.

    Pagesat
    2006, qeveria shpërblen me 250 mijë euro Jean Paul Carteron
    2008, qeveria paguan me 300 mijë euro për spot turistik në CNN
    2007, qeveria paguan me 500 mijë dollarë firmën amerikane ‘Ridge Global’, LLC
    2009, qeveria paguan me 200 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs
    2010, qeveria paguan me 240 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs
    2011, qeveria paguan me 200 mijë dollarë kompaninë lobuese amerikane Patton Boggs

    Ja kush është Patton Boggs

    Firma lobuese amerikane Patton Boggs, së cilës Berisha i dha 200 milionë lekë, ka një histori të zezë në SHBA, Kosovë, Shqipëri dhe vendet arabe. Në Republikën e Kosovës ajo kreu disa kontrata lobuese për një vizitë të Kryeministrit Thaçi në Uashington. Në 5 nëntor 2010 Qeveria e Kosovës e ndërpreu në mënyrë të një anshme kontratën me Patton Boggs. Në Shqipëri Patton Boggs së paku që në vitin 2008 u angazhua në kontrata këshillimi, avokatie e lobimi. Kështu për ndihmesën e dhënë në privatizimin e Albetrolit ajo dhe firma shqiptare e avokatisë Zaho Kosta Tashko përfituan 244 000 USD. Në vitin 2010 u fol për një kontratë qeveritare me Patton Boggs me vlerë 5,5 milion lekë të reja në muaj. Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me firmën në fjalë vazhduan edhe në vitin 2011. Një nga pjesëtarët e firmës Patton Boggs është edhe Frank G. Ëisner Jr. Qenia pjesë përbërësve e Patton Boggs e një individi si z.Ëisner ngre pikëpyetje të mëdha se çfarë përfiton Shqipëria nga kryerja e pagesave të majme me para publike për të tillë personazhe.

    Pollo, ndërmjetësuesi i pazarit me firmën lobuese

    Ministri i Teknologjisë Genc Pollo i ka dërguar një letër firmë lobuese Pattom Boggs, së cilës i kërkon bashkëpunim. Pollo mësohet se ka qenë ndërmjetësuesi i Berishës, për të kërkuar ndihmën e kompanisë sa herë që qeveria ndihej dobësuar. Në fund të 2009, ministri Pollo kërkon shërbimet e firmës lobuese amerikane, pasi e informon atë, se për shkak të rezultateve të jashtëzakonshme nga programi i pragut, qeveria është informuar se Shqipëria është në nivel të përshtatshëm për të aplikuar për një marrëveshje të plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit. Për këtë arsye, Pollo thotë në letrën e tij për drejtuesit e Pattom Bogss se qeveria kërkon asistencën e firmës për ta ndihmuar të sigurojë marrëveshjen e plotë me korporatën e sfidës së mijëvjeçarit dhe për të garantuar se kushtet dhe përfitimet e marrëveshjes të jenë të strukturuara në dobinë maksimale të Shqipërisë. Ky angazhim është firmosur për qeverinë shqiptare nga ministri Pollo.

    Berisha, 80 milionë euro për të takuar Francois Fillon

    Kryeministri Berisha shpërdoron 80 milionë euro nga parat e taksapaguesve shqiptarë vetëm për t’i dhënë dorën kryeministrit të Francës, Francois Fillon. Pas një izolimi të thellë dyvjeçar, kryeministri i vendit e ka blerë shtrenjt një takim të shkurtër me kryeministrin e Francës. Po për të realizuar këtë takim, Berisha prishi një kontratë me një kompani amerikane, e cila ishte kontraktuar për blerjen e helikopterëve, duke hyrë në konflikt me ambasadën e SHBA në Tiranë. Takimi i Berishës me kryeministrin Francez, vjen pas një vendimi të qeverisë shqiptare, i cili konsiston në blerjen e 6 helikopterëve shumërolësh dhe VIP me vlerë 70 milionë euro. Qeveria Berisha ka miratuar një kontratë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze Eurocopter, për blerjen e 6 helikopterëve, 5 ushtarakë dhe një helikopter luksoz Vip posaçërisht për Berishës, i cili kap vlerën e 10 milionë eurove.

    NUK LEJOHET DEFORMIMI OSE KOPJIMI I KETIJ ARTIKULLI ,,e drejta e autorit ..opininisti ADRIAN HAJDINAJ

    Përgjigjjuni

    • analist  --  22 Prill, 2012 në 8:52 pm

      Koment shume i qarte,konçiz….

      Përgjigjjuni

  9. V.F.L.P  --  22 Prill, 2012 në 8:15 pm

    Horror Show
    Shifni dhomet e pastra te z-Bajden dhe shifni dhomet e kannibal Saliut, ky i fundit duket sikur si ka lare pas pirjes se (gjakut te kufomave) te tij….

    Përgjigjjuni

  10. Ramy i vjeter  --  22 Prill, 2012 në 8:16 pm

    hahahaha Po edhe me Hilary Clinton janê duke i luajturê fort gurêt pêr njê takim keta Shqiptaro Amerikanêt te cilet nuk e luajtên dot njê guri per Edushken.
    Keta te vatrês duhet te janê te gjithê injorant se pêrkrahin Berishen lolllll

    Përgjigjjuni

  11. kelmendasi  --  22 Prill, 2012 në 8:21 pm

    Ne se takimi behet me lobim asht krejt normale.Te gjitha takimet behen me lobim.Nuk mund te shkosh te zyra te tjetrit e ti thirresh para deret ooooXho Bajden se nuk asht roja i stallave te kooperatives.Kur vizita bahet pa lobim do te thote se te thrrasin me te bertite.Ramen e kishte thirre Ryker shikojeni si asht ba tarbjet Rama se Gramozi jo se nuk e kane thirre se e dine se nuk ka kerrcik e si hyne kuje ne pune.
    Duen sduen disa keshtu asht.Te rendesishmit i presin te medhenjet te vegjelve mjafton nje polic ti bertase rrine urte. Ne qofte se edhe amerikanet nuk u pelqejne socialistve atehere me tren apo me kambe apo me anije drejt Korese te Kimit ose drejt Kubes te Fidelit.
    Tek ky i fundit asht tu vdeke e duhet shpejtue nisja.

    Përgjigjjuni

    • gropat e selces  --  22 Prill, 2012 në 11:04 pm

      Nuk e di a je budalle o kerrmendas apo po te grricin corapet.U betove solemnisht duke share dhe gazeten tema qe nuk do te shkruaje me ne kete gazete.Mire qe shkruan por e keqja eshte se tregon ca devijime mendore
      dhe ne vend t’i bosh tifozllik sal kryetrapit po e damton ate.Ti me salmalokun duhet ti beni lapidar edi rames,gramoz rucit dhe basoreliev per arvizune qe shpetuan berishen ne 21 janar sepse cdo opozite ne bote
      ne 22 janar 2011 duhet ta kishte ndeshkuar me ceremoni qelbesiren berishe
      njelloj si caushesku.Prandaj or kerrmendas prej vicidoli nuk i dum fare
      as edi ramen as gramozin ja u kemi falur juve. berisha eshte kriminel dhe edi rama tradhetar dhe duhen shporrur sa me pare nga ky vend..

      Përgjigjjuni

  12. Butrinta Pekmezi  --  22 Prill, 2012 në 8:32 pm

    Ato 36 milion qe Sali Berisha dha per “VATREN”- nuk jane per VATREN-dhe deri tani nuk kane marre nje qindarke. Ato 36 milion jane per shpenzimet qe Sali Berisha do te shpenzojne per veten e tij dhe 100 personat qe ai merr me vete qe nga Shqiperia, qe nga gazetare e personlitete te tjera qe vijne nga Shqiperia te ftuar sipas deshires se Berishes per ne Amerike. Te gjitna keto i sherbejne per te ndruyshuar Imazhin e per t’i thene Amerikes se ja sa e duan shqiptaret Berishen e vetem Berishen. Por ideja se ato 36 milion ia dhuroi vatres -eshte kamuflim direkt i Berishes per te fshehur qe leket e shqiptareve po hspenzonhen per lobimet e berihses. At te gjithe ata qe do te marrin pjese do te paguajne $ 2500 dollare per njeri. Ky eshte konfimin i sigurte nga brenda Vatres!!!

    Përgjigjjuni

  13. SKENDER BEU I VJETER  --  22 Prill, 2012 në 8:48 pm

    NJERA DORE LAN TJETREN THONE DHE TE DYJA LAJNE FYTYREN.LOBI SHQIPTAR PAGOI PARA TE REZOHEJ REGJIMI I MEPARSHEM DHE BIBERAJN LAHU DOREN E KOMUNISTIT EKSTREMIST BERISHA.TANI BERISHA PAGUAN 20 VJET KETE LOB QE MERET ME MAFIOZLLEQE PER TE LARE PISLLIQET E DUARVE NE DEMTIMIN E EKONOMISE SHQIPTARE,DHE TE DY KETA PERPIQEN TE LAJNE FYTYREN E ZEZE QE ESHTE BERE PREJ TYRE TE LOKES SHQIPERI QE NE KETA 100 VJET TE PARAQITET SI E PASTER DHE RREGULLUAR.NUK KA NJE BURE TI FUTE NJE KOQE PLUMBI KETIJ KAQOLI QE DO SILLET RRUGEVE DHE RESTORANTEVE TE NEW JORKUT DHE BOSTONIT APO WASHINGTONIT DC.

    Përgjigjjuni

  14. fredi ny  --  22 Prill, 2012 në 8:57 pm

    Ngjarja e gerdecit,votimet e vjedhura ne 2009 dhe 2011 dhe masakra e 21 janarit tregojne se shteti shqiptar ka rene totalisht.Nuk ka shqiptar normal qe nuk e di qe berisha erdhi ne pushtet me ndihmen e rajersonit i cili futi ne shqiperi nje ndarje dhe percarje deri ne armiqesi midis demokrateve te berishes qe mbeshtetej nga amerika dhe socialisteve apo antiberishesteve qe ishin “antiamerikane”
    Ne ditet e sotme eshte e lexueshme qe mbeshtetja e berishes ka
    dhe dyshime per nje product “made in cia & udb “dhe qe u vertetua me hyrjen e damir fazllicit bashke me tom ridgen ne kasafortat e sigurise kombetare “te ndihmuar” berishen.
    Teheqja e turpeshme e amerikes nga shqiperia ne 1997 eshte nje minus i madh per te.Situata sot eshte shperthyese dhe as zgerdhimjet e ketyre
    zyrtareve nuk do ndalin revolten kunder fashistit berishe por as kunder ambasdoreve te tipit arvizu qe shpik celula antiamerikane
    ne shqiperi duke ja kaluar dhe enver hoxhes ne zbulimin e grupeve armiqsore.Shqiptaret nuk e hoqen diktatorin per ta zevendesuar me ambasadorin.

    Përgjigjjuni

  15. Butrinta Pekmezi  --  22 Prill, 2012 në 9:23 pm

    Me falni per lapsusin lexoni $250!!Dhe ddo te shtoja se shpuraqe do te shoqeroje Berishen nisen qe neser drejt Amerikes, me austriakun! Me udhetim, hotel dhe ngrenje jane brenda te paguara nga Berisha!ASty duhet te vinte Presidenti i Shqiperise e jo Kryeministri!! Po Berisha ben ligjin kudo!!

    Përgjigjjuni

  16. melo  --  22 Prill, 2012 në 9:39 pm

    biden e ka taku dhe Bollano,Nuk eshte ndonje gje e madhe me e taku.

    Përgjigjjuni

  17. geno  --  22 Prill, 2012 në 9:43 pm

    ju bej me dije se autor i shkrmit te 55 skandaleve te qeverise 2005-2011 nuk eshte adrian hajdinaj, por dikush tjeter qe i ka bituar ne gazeten Tema dhe zeri popullit, ndersa ku hajdinaj i ka kopjuar andej dhe u ka shtuar nga nje fjale per te maskuar vjehdjen

    Përgjigjjuni

    • kelmendasi  --  22 Prill, 2012 në 10:37 pm

      Une mendova se vetem une po masakroj gjuhen shqipe ne komentet te gazeta tema por shyqyr paska ne te tjere ma injuranta se une.Ma teper esht faj i gazetes tema qe nuk merr redaktues komentesh si ketu ne bruksel
      qe ka njerez qe paguhen te gazeta new europe qe botohet ne kazakistan.
      Do shkruja ma shume por jam tuj hyp avionit me shku me i ven 14 ore larg.
      Ene un jam dakort qe nuk ashte hajradinaj ai qe i ka bo 55 skandalet
      por asht vecse berisha qe i ka bo per t’mir te kombit.
      Ky asht komenti i fundit.
      Pa respekt
      gj.b. nga brukseli.

      Përgjigjjuni

  18. PATRIOTI USA.  --  22 Prill, 2012 në 11:28 pm

    O SALI KRIMINELI, SI NUKE TE THAHET DORA DHE MENDJA QE HARXHON MILIONA E MILIARDA NEPER BOTE VETEM E VETEM TE GENJESH ME SHUME POPULLIN, DUKE NDJEKUR PARIMIN PREMTO E GENJE SA ME SHUME QE TET DUARTROKASIN ME SHUME. LIDHJET ME TRAFIKANTE E MAFJOZE QE PER PARANE VRASIN BABANE E TYRE TREGOJNE SE SA POSHTE KE RENE ORE FAQE ZI QE PER EGOIZMIN TEND E PER TE RUAJTUR KARIKEN JE GATI JO VETEM TE SHPENZOSH PARAT E POPULLIT SI TETE DOJE BYTH, PORE EDHE TI VESH ZJARIN E TA DJEGESH GJITHE SHQIPERINE ME KEQ NGA 97 VETEM E VETEM TE MBASHE KARIKEN. TE DHENAT E MESIPERME JANE RENQETHESE PER NJE POPULL SI YNI QE NGA NJE DIKTATURE KALOJE NE NJE NEODIKTATURE, NE SHKERDHATOKRACI QE SE MER VESH QENI TE ZONE. SHTETIN E KA ZENE PER FYTI MAFJA ME KRYEMAFJOZIN SALI SULLTAN SATATANAJA QE PASURINE EPOPULLIT E KA BERE RUSH E KUMLLA, NDERKOHE QE SHQIPETARET I KA FUTUR NE BORXHE DERI NE GRYKE DHE NJE DITE DOTE NA NJGJASE SI GREQIJA QE SESHTE NE GJENDJE TE LAJE BORXHET PA LE TE BEJ RITJE EKONOMIKE. O POPULL HIQNI QAFE KETE KOLERE SE DO VUANI ME KEQ NGA CJINI SOT. MJERE POPULLI QE SPO E KUPTON SE SA FORCE KA VETE AI ME VOTEN E TIJE.

    Përgjigjjuni

  19. ANDON RRUMBULLAKU  --  23 Prill, 2012 në 2:13 am

    VATRA” ME SYRIN E SE VERTETES

    “VATRA” – CERDHE PATRIOTESH JO MILITANTESH POLITIKE

    Intervistë me shkrimtarin patriot e atdhetar, vatranin Andon Rrumbullaku – Nga Raimonda Moisiu

    Andon Rrumbullaku është pinjolli pasaardhës i vatranit të vjetër, Sekretar i Degës “Vjosa” të FEDARATËS PAN SHQIPTARE VATRA, atdhetarit e patriotit, Lliko Rrumbullaku. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, Andoni emigron në SHBA-ës me familjen e tij, në sajë të shtetësisë amerikane që gëzoi nga i ati.

    Andon Rrumbullaku
    Me një bagazh të pasur e të admirueshëm intelektual, qytetar dhe i arsimuar, ai hedh në letër gjithë veprimtarinë e VATRËS me fakte e foto, të trashëguar nga babai i tij. Mbas më shumë se një dekadë është autor i dhjetë librave të titulluar respektivisht; “Flamur për Shqipëri”, “Për Atdheun jetën dhanë”, “Për fshatin e braktisur, malli më ka marrë”, “ Maleshova & Dëshnica, -vargje me motive popullore”, “Këmbanorja na dëshmon”, “Pasha Rrumbullaku dhe Kapedanët e Maleshovës”, Fan s.Noli dhe fanolistës”, “Emigrojnë maleshovitët””Maleshova midis maleve ” dhe “Ekspozitë Fotografike –Federata Vatra 13 Qershor 1912”. Të gjithë librat janë vlerësuar si një kontribut i vyer e i cmuar, në ruajtjen e pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Amerikë, të lëna si amanet nga Noli ynë i Madh, Faik Konitza dhe vatranët e hershëm. Andon Rrumbullaku është 84 vjet, jeton në Kryeqytetin e Kënektikatit, Hartford. Është figurë e respektuar dhe e nderuar në komunitet i njohur për ndjenjat e tij atdhetare e patriotike, të cilën e dëshmojnë më së miri edhe librat e shkruar prej tij. Unë pata fatin si dy bashkëqytetarë “ hartfordas”, të bisedoja me të. Për të mësuar më shumë lexoni intervistën në vazhdim…

    -Jeni pinjoll i Vatranit, mbështetës fisnik e i devotshëm i Fan Nolit, Lliko Rrumbullaku –alias- Louis Rrumbullaku. Si erdhi babai tuaj në Amerikë?
    – Babai im ka ardhur para vitit 1919 me një vapor nga Saranda. Në atë kohë ai punonte punëtor krahu (hamall) me disa bashkëvëndas të tij nga Maleshova, në portin e qytetit, me të vetmin qëllim për të mërguar në Amerikë.Sa mbërriti në Amerikë e mbështetën xhaxhallarët e tij Thoma & Anastas Rrumbullaku dhe disa maleshovitë që kishin mërguar në vitet e para të shekullit të 20—të, si dy vëllezërit Vangjel & Llukan Lasko me të vëllanë, Thimio Prifti etj. Fillimisht u vendos në Boston, por më pas u zhvendos në Detroit.

    - Si u njoh babai tuaj me Fan Nolin?
    -Babai im ka qënë shumë patriot, atdhetar, i etur për dije e kulturë, niset bashkë me disa bashkëvendas të tij nga Detroiti, enkas për të takuar Fan Nolin. Dhe që prej atij momenti ai së bashku me maleshovitë të tjerë, tashmë fanolistë, vinin shpesh në Boston, vecmas në festimet e Ditës së Pavarësisë, në cdo 28 Nëntor, për të mbështetur Fan Nolin. Krahu i djathë i Nolit kanë qënë edhe maleshovitët, vëllëzerit Vangjel & Llukan Lasko, të cilët patën ndikimin kryesor në njohjen dhe bashkimin e babait tonë me Fan Nolin. Vëllezërit Lasko njiheshin si njerës me kulturë të gjerë dhe personalitete të shquara, të cilët përkrahën idetë dhe u bënë luftëtarë e propagandistë të mendimit nolian. Biles Vangjel Lasko nxorri gazetën e parë maleshovite në mërgim “E vërteta”, që u hap fillimisht në Saint Louis dhe përfundoi në Filadelfia, ku ishte përqëndruar komuniteti me i madh shqiptar. Gazeta me botues dhe kryeredaktor Vangjel Lasko, do të dallohej vecanërisht për shkrimet në mbështetje të Vatrës dhe ideve të Fan Nolit. Publicisti dhe poeti Llukan Lasko, i cili njihej si një njeri me kulturë të gjerë dhe arësimdashës,-shkruante se “Programi dhe ideali i “Vatrës”, të përhapura prej peshkop Nolit gjetën oshëtimën e duhur prej popullit shqiptar….’..sot na jepet rasti që të tregojmë veten tonë në këtë vepër serioze”.Të tilla shkrime në përhapjen e ideve e të mendimeve të Nolit, atdhedashurisë e patriotizmit shqiptar, Llukan Lasko ka shkruar edhe në gazetat “Drita”, “Kombi”, “Dielli”, “Përparimi”, “Liria “,”Liria e Shqipërisë” etj. Vëllezërit Lasko e shoqëruan Nolin nga 1920 deri më 1924, edhe në veprimtarinë e tij politike në Shqipëri, deri në rrëzimin e tij nga Ahmet Zogu. Për shkak të përndjekjeve nga Zogu, së bashku me Luigj Gurakuqin, Qemal Rustemin ( vëllai i Avni Rustemit) dhe 800 fanolistë të tjerë mërguan në Amerikë.

    -Kur u anëtarësua babai tuaj në Vatra?
    Kur babai im, Lliko Rrumbullaku mbërriti në Amerikë, Vatra kishte mbi pesë vjet që ishte themeluar. Mbledhja e parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptare të Amerikës në një Federatë u bë më 24 dhjetor 1911 në Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoqërisë “Besa-Besën”. Në këtë mbledhje morën pjesë Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Biles komisioni i bashkimit dhe delegatët në mbledhjen që u mbajt më 28 Prill 1912, pasi panë raportet e shoqërive që bashkohen u shprehën: “E qujamë të formuar Federatën Panshqiptare VATRA e Amerikës, prej shoqërive “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës”, “Shoqërisë kombëtare”,dhe “ Dallëndyshja”. Pleqësia e përkohëshme përbëhej nga zotërinjë: Sekretar –At Fan Noli; arkëtar- Llambi Cikozi; manager i Diellit-Kristo Kirka. Organiozatorë të degëve të Federatës :Faik Konitza dhe Kristo Floqi.
    Mbikqyrës të Diellit:Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kristo Vasili. Menjëherë pas themelimit të VATRËS, u caktua data e Konferencës së Parë për të themeluar degën e Bostonit, më 12 maj 1912, dhe për komunitetet e tjera në Amerikë do të bëhej sipas programit që botohej herë-pas-here të gazeta Dielli. U organizuan grupe vullnetare patriotësh për të krijuar degët e saj në komunitetet shqiptare që jetonin e punonin në shtetet e tjera të Amerikës si Filadelfia, Konektikat, Neë York, Detroit etj. U themelua BANDA VATRA nën drejtimin e Prof. Thoma Nasit, u emëruan delegatët jashtë Amerikës për të cuar zërin e Vatrës si Faik Konitza në Europë, Kisha dërgoi Fan Nolin dhe i ndjeri Mehmet Konitza në Londër, dhe më në fund në qershor 1917, VATRA hapi Fushatën Historike për Shpëtimin e Shqipërisë, me fjalët tashmë të mbetura himn e prelud;
    “Mbaho nëno mos kij frikë,
    Se ke djemtë në Amerikë.
    Jehona e themelimit dhe bashkimit të shqiptarëve të Amerikës rreth VATRËS, frymës patriotike dhe atdhetare, erdhi edhe në Maleshovë nga vëllezërit Lasko që publikonin veprimtrainë e saj në shtypin e kohës dhe e dërgonin në atdhe. Kështuqë babai im, Lliko Rrumbullaku ishte mëse i mirëinformuar dhe ëndërronte që një ditë të ishte përkrah Vatrës dhe Nolit. Pra sapo erdhi në Amerikë, më 28 Nëntor 1919, në festën e festimit të Pavarësisë në mbledhjen që u bë në Boston dhe takimi që pati me Fan Nolin, ku bënë edhe disa foto, ai u anëtarësua te VATRA, u aktivizua në degën e shteteve perëndimore të Amerikës dhe për disa vjet ka qënë sekretar dhe arkëtar i Kryesisë së Degës “VJOSA” të VATRËS, në DETROIT, gjithmonë aktivist e patriot i palodhur, dhe i qëndroi besnik deri ne fund.

    -A ju ka treguar babai për aktivitetin e tij, si Sekretar i Degës “VJOSA”, të VATRËS, në Detroit?
    Dega “VJOSA” e VATRËS në Detroit ishte degë e një komuniteti shqiptar relativisht të madh me vatranë kryesisht përmetarë, korcarë, gjirokastritë, krutanë edhe nga veriu i Shqipërisë. Sic e përmenda më lart maleshovitët e parë që mbështetën Fan Nolin ishin vëllëzërit Vangjel & Llukan Lasko, kolonjarët Gani Butka e Zalo Prodani, babai i publicistkës shqiptaro-amerikane, publicisti i shquar Qamil Panariti –që mund të shprehem me plot gojë ishte jataku mbështetës i Fan Nolit, gojëdhënës, përpunues e komentues e veprës së Nolit, së bashku me gruan e tij Sara Panariti një zonjë e mëncur dhe e virtytshme. Babai vinte cdo tre vjet në vendlindje dhe investoi në ndërtimin e disa hoteleve, hanit, stallat në pazarin e Përmetit. Por ajo c’ka unë dua të theksoj babai solli materiale si; revista, buletine të Vatrës, foto të Fan Nolit me Vatranët, dhe shumë prej tyre unë i mblodha dhe i ilustrova te libri i fundit “Ekspozitë fotografike, Federata Vatra Qershor 1912” , libër që pati jehonë në Diasporë e Shqipëri. Biles nga vetë gjurmëndjekësi i Fan Nolit, At Arthur Liolini u promovua ky libër në ambientet e Kishës së Shën Gjergjit, Boston, të shoqëruara me vidiokasetën fotografike. Të gjitha materialet, babai ia dhuroi shkollave shqipe të krahinës së Maleshovës.Biles shkolla e kësaj të fundit që ekziston edhe sot u ndërtua me fondet e VATRANËVE. Në shkollë pëvec klasave ku zhvillohej mësimi u ndërtua edhe salla e kulturës për shfaqjet teatrale. Aty u cfaqën për herë të parë komeditë e A.Z.Cajupit “14 vjec dhëndër” dhe “Vëllazëria me interes” e Kristo Floqit, në të cilën kam qënë edhe unë pjesëtar, nuk isha vecse 12 vjec.Vatranët sillnin e transmetonin kulturën dhe përparimin amerikan në adaptim me vlerat dhe virtytet më të mira të kulturës shqiptare, për ruajtjen e gjuhës, traditës e të identitetit shqiptar.Që nga kjo shkollë dhe sallë kulture ka dalë edhe rregjizori i Pallatit të Kulturës, për 30 vjet, Mico Rrumbullaku.

    -Kur u kthye babai në Shqipëri vazhdonte t’i mbante lidhjet me Fan Nolin?
    Babai vinte herë-pas here investonte dhe kthehej përsëri në Amerikë. Por përfundimisht u kthye në vitin 1958 në Maleshovë. Më pas u zhvendosëm në Tiranë.Babai im asnjehërë nuk i shkëputi lidhjet me Fan Nolin deri ditën që vdiq.

    -Të largohemi paksa nga tema. Ju keni emigruar në SHBA-ës, në sajë të nënshtetësisë amerikane nga babai tuaj i nderuar, vatrani Lliko Rrumbullaku. Në më shumë se një dekadë ju kini botuar plot dhjetë libra të cilët dallohën për frymën atdhetare, patriotike, historikun e vëndlindjes tuaj,etj, por edhe të vlerësuara nga personalitete e figura të njohura në Diasporë e Shqipëri. C’mund të na thoni për këtë punën tuaj kaq të cmuar?
    - Në librat e mij unë shpreh forcën e shpirtit patriotik e të dijes të materialeve që unë trashëgova nga babai im, Lliko Rrumbullaku, i cili emigroi për 30 vjet në Amerikë e u shqua si atdhetar e patriot, punëtor e i guximshëm, dëshmoi kulturë e edukatë të lartë, fisnik, anëtar i Shoqatës Vatra me një kontribut të cmuar për Shqipërinë e shqiptarët. Unë në ato libra shkruaj me emocion e mirenjohje, në respekt për Rilindasit, për Frashërllinjtë, për Sejfulla Maleshovën, për vatranët maleshovitë e dëshnicarë, përmetarë e kolonjarë, jugorë e veriorë, për Fan Nolin e Fanolistët, për Konitzën e Kristo Floqin, për VATRËN –këtë cerdhe patriotësh, për VATRANËT e AMERIKËS, për luftën e tyre me pushkë e penë, për shumë patriotë e atdhetarë të njohur në Amerikë që gjetën mbështetje dhe zhvilluan veprimtarinë e tyre patriotike me mendje, penë e materialisht, për kontributin e tyre të madh për tokën mëmë, për vlerat e larta të identitetit kombëtar. Sepsë është fakt i pamohueshëm që shqiptarët janë të pasur nga ndjenjat patriotike dhe këtë unë jam munduar ta reflektoj e pasuroj në librat e mij të botuar tashmë. Shkruaj për emigrantët e rinj, për vatranët e rinj, që me vullnet, guxim e dashuri punojnë e jetojnë, për integrimin e tyre, të vlerave kombëtare e historike ashtu si kanë bërë vatranët e vjetër me Nolin e Konitzën në krye.

    -Mesazhi që ju keni për vatranët e sotëm…
    Fedarata Pan Shqiptare VATRA u themelua në një kohë me Pavarësinë e Shqipërisë, duke u shëndrruar kështu në një autoritet të fuqishëm e të cmuar kombëtar e ndërkombëtar, me propagandë dhe ndihma pakursim, edhe vullnetarë në mbrojtje të një Shqipërie të lirë, të pavarur dhe për ta bërë të denjë midis shteteve të Europës. Mesazhi im është që VATRA & VATRANËT e sotëm, të ecin në gjurmët e të parëve, duke i mbajtur të bashkuar shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare rreth saj, padallim feje e ideje ashtu si e themeluan e na i lanë trashëgim patriotët shqiptarë me në krye Fan Nolin dhe Konitzën, pa paragjykime e influenca të dëmshme. Mesazhi e amaneti im është modest e simbolik; Ta ruajmë VATRËN, – cerdhe patriotësh e atdhetarësh, jo militantësh politikë. Këtë t’ua lëmë amanet edhe brezave në Amerikë, për ruajtjen e vlerave e identitetit kombëtar në atdheun tonë të dytë Amerikën dhe për një Shqipëri, xhevahir në zemër të Europës.

    Ju Faleminderit!

    Bisedoi Raimonda Moisiu

    01/07/2011 | 16:05:12 | Komente: 1 | Shikuar: 3071

    Përgjigjjuni

  20. dritani  --  23 Prill, 2012 në 4:38 am

    Nuk kam pare vlug me te madh se sa keto komente.Ketu mungon vetepermbajtja,ne to lexohet stresi, pakultura e dhimbshme, edukata eshte nen kuoten zero. Njerez qe vetem shajne. Po cila eshte zgjidhja. Si mund t’i beni gjyqin Vatres ne distance o mjerane? Po cafre u ka bere Vatra? Ajo zgjerohet e rritet per dite dhe ju llapni se Vatra s’ka njerez. Zoteri deri tani ajne bere 800 veta per darken e saj. Edi juaj kishte 41 veta ne kokejlli dhe ju nuk e hapet gerrmazin.

    Përgjigjjuni

  21. Vdekja e sales  --  23 Prill, 2012 në 4:51 am

    Turp edhe per Zef Balen qe meret me te koruptuarit e Shpiperise. duket qe nuk ka gjak shpipetari.

    Përgjigjjuni

  22. Berlin  --  23 Prill, 2012 në 9:28 am

    Nuk e di se sa e vertete eshte por….per kete biden thone qe eshte presidenti inoficiell ne USA ..ppra nje njeri me me teper influence se vete Obama !

    Përgjigjjuni

  23. Gazmir Piku  --  23 Prill, 2012 në 10:46 am

    Shkëlqimi dhe rënja e shokut Zylo

    Përgjigjjuni

  24. Lleshi  --  23 Prill, 2012 në 1:50 pm

    zoti Berisha do takohet me znj.Clinton dhe po punohet qe te takohet dhe me zotin Biden.Ku eshte e keqja ketu ?
    Ndersa zoti Rama donte te takonte zotin Bob Dole me ndermjetesine e demutetit Taulant Balla.Taulanti,para nje viti,i autorizuar nga zoti Rama pati nje takim me nje eksponent prane zotit Dole, por takime te atij niveli nuk mund te realizohen me katundar nga Prrenjasi.
    By the way.

    Përgjigjjuni

  25. eleonora  --  23 Prill, 2012 në 1:56 pm

    Ja fusni kot, ju Tema, Shekulli, dhe e gjithe media korale”Futja kot”. Kaq lufte, kaq thasgetheme Vatar nuk ka pase as nga kundershtaret e Vorioepirit. Turp, do t’ju gjykoje historia per kryo mashtrime e shpifje kunder Vatres. Po berisha nuk do te jete fare ne darken e 29 prillit, o mashtrus te lindur. Ju hiqeni se respekonti fjalen e lire , pa ta shohim do ta kaloni kete mesazh, apo do nuk u lejon hakduti Hamdi Dega, qe vazhdoon e vjedh e emashtron shqiptaret ne Pelham Park dhe zbraz vrerin ne wesitet e juaja!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>