Bllaca: Urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë” | Gazeta Tema
 

Bllaca: Urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë”

Postuar në: Rajoni |

I veshur me jelek antiplumb dhe me tri çanta me dokumente, dy prej të cilave ia mbanin policët e EULEX-it, Nazim Bllaca ka hyrë i qetë të mërkurën në seancën e radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”, që po zhvillohet, siç i quan ai, kundër ish-bashkëpunëtorëve me të cilët kishte kryer një vrasje dhe dy tentim vrasje.

Për më shumë se pesë orë, dëshmitari Bllaca i vetëshpallur pjesëtar i SHIK-ut dhe vrasës, ka treguar dje në detaje para trupit gjykues për përgatitjet që ai me Faruk Gashin, Shpresim Ukën, Shaban Sylën, Driton Hajdarin, Bekim Sylën e Sadik Abazin, i kishin bërë për ta kidnapuar ish-aktivistin e LDK-së, Ismet Arifi, dhe për ta vrarë kryetarin e Degës së LDK-së në Ferizaj gjatë vitit 2000, Adem Salihaj, njofton “Koha Ditore”.

Për t’i kryer këto “detyra”, Bllaca ka thënë se kishin marrë urdhër nga njerëzit e mëdhenj të cilët edhe po u bënin presion pasi që në atë kohë LDK-ja e PDK-ja kishin raporte të acaruara. Me këtë rast, Bllaca ka deklaruar se pasi kishin marrë urdhrin për kidnapimin e Arifit, ai së bashku më Shpresim Ukën, kishte qëndruar në hyrje të korridorit ku po jetonte në atë kohë Arifi, kurse Bekim Syla, Sadik Abazi e Driton Hajdari i ishin ofruar derës së banesës së Ismet Arifit me qëllim që ta tërhiqnin atë dhe ta merrnin me vete.

Por plani i tyre kishte dështuar pasi që Arifi nuk ishte dorëzuar dhe se në përleshje e sipër ishte plagosur Driton Hajdari ka kujtuar dëshmitari Bllaca. Pas kësaj të gjithë ishin larguar nga kompleksi ku po jetonte Arifi.

Bllaca ka theksuar se plani për Arifin ishte të dërgohej në Shqipëri .

“Po më vjen keq me thanë, por do ta them. Ismet Arifi ishte punëtor i Shërbimit Sekret Ushtarak të Serbisë, kështu na kishin konfirmuar neve”, ka thënë Bllaca. “Ne e kishim përcjellë atë dhe pasi që nuk kishim mundur me qitë në kurth vendosëm me i shku te banesa. Qëllimi ynë ka qenë me kidnapu dhe me nxjerr të gjallë nga banesa e tij”, ka rrëfyer Bllaca, shumë i qetë, derisa herë pas here deklaratat e tij kanë qenë kundërthënëse me ato që i kishte deklaruar më herë.

“Pastaj e kemi ditë relacionin që kemi pas me qu në fshatin Rusinovc në Lipjan e prej aty në Shqipëri e këta e dinë qysh kanë pas me qu në Shqipëri”, është përgjigjur Bllaca, derisa ka shikuar nga të akuzuarit.

Ndërkaq, sipas tij, plani për Adem Salihajn ka qenë krejtësisht tjetër, të vritej menjëherë.

“Për Ademin situata ka qenë ndryshe që mundësia e parë si të na jepej ta vrajmë. I kemi shku mbrapa e kemi përcjellë gjithë kohën nëpër qytet, i kemi shku edhe te shpija e kemi këqyrë për dritare. Pra i ofroheshim çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bllaca.

“Ishte 12 qershor edhe kishte një tubim në Ferizaj dhe ne e përcollëm vazhdimisht. Ndërkohë që kur u kry tubimi unë bashkë me Shpresim Ukën me veturë të tipit BMW ngjyrë të zezë dhe Shaban Syla e Driton Hajdari u ndamë në dy grupe dhe shkuam në rrugën ku jeton Adem Salihaj e cila ka dy hyrje”, ka kujtuar Bllaca.

“U ndalëm aty me pritë dhe plani ishte që kush e ka më afër kah ana që hyn ai me kry punë. Ai kur erdhi, unë e Shpresimi ishim pak më larg e në anën tjetër ishin Shaban Syla e Driton Hajdari. Ai hyri në oborr dhe kështu dështuam. Pas kësaj u nisëm për në Prishtinë dhe u mbajt një takim ku u dhanë dy versione ai i Shaban Sylës që tha se ju ka koqit arma dhe versioni i Driton Hajdarit që Shaban Syla është frikësuar dhe nuk ka guxoftë më shkrep armën”, ka potencuar Bllaca.

Edhe për këtë dështim Bllaca ka treguar se është dashur të njoftoheshin të mëdhenjtë.

Procesi gjyqësor “Bllaca II”, do të vazhdojë.

9 Pergjigje per Bllaca: Urdhrat për vrasje i jepnin “të mëdhenjtë”

  1. Lym Demokrati  --  26 Prill, 2012 në 12:15 pm

    Inshalla nuk osht tu i dale ndonji ‘Bllace’ per me tregue bemat e Doktorit se haj nigjo puqistat pastaj

    Përgjigjjuni

    • john  --  26 Prill, 2012 në 5:16 pm

      nuk e di kush je ti o koqe,po cdo koment qe ben e ben si ekstremist,po me ben te futem ne nivelin tend duke te share po je kot fare o serb,ik meso te shkruash shqip

      Përgjigjjuni

  2. anticensurë  --  26 Prill, 2012 në 3:42 pm

    e para:
    -kush “janë të mëdhenjt”?apo është gjithnjë zakoni shqiptar fol të flasim e mos themi gjë!
    -çfar do me thënë “kidnapu”,”kidnapimin””kidnapuar”?
    duhet të jetë ndonjë emër në gjuhën hindu!ose një bastradim alla shqiptarçe i ndonjë fjale të huaj!
    o njerëz kini kujdes!sërbët pasi u përpoqën të na shfarrosin,na akuzuan për genocid!europa dhe amerika pavarsisht se po na rrjepin nëndorë e mbi dorë,do të na akuzojnë dhe për bastardim të anglishtes!

    Përgjigjjuni

    • hitler  --  26 Prill, 2012 në 6:44 pm

      jam munduar ta gjej ne GOOGLE perkthimin e fjales KIDNAPIMIN. REZULTATI XERO.
      C’FAR GJUHE ESHTE KJO?

      Përgjigjjuni

      • pr  --  27 Prill, 2012 në 2:26 am

        pa provo edhe kete XERO-n tende mos po del rezultat

        Përgjigjjuni

  3. Luani  --  26 Prill, 2012 në 7:30 pm

    “Kidnapim” do të thotë “rrëmbim”.

    Folja “kidnapim” ka prejadhjen nga mbiemri në gjuhën angleze “kidnapper”, dhe është bashkim i fjalëve kid (fëmijë) dhe napper (rrëmbyes, hajn).

    Përgjigjjuni

  4. Treviso  --  26 Prill, 2012 në 8:55 pm

    EULEX, kujdes kur ta terhiqni rrjeten se mos ju hikin peshqit e medhenj ne dy krahet e kufirit. EULEX, meqe vendoset ti hyni kesaj pune, çojeni deri ne fund qe te dy popujt vellezer te jetojne ne demokraci te vertete.
    Ne qofte se doni ju do te gjinden te gjithe shqiptaret e (humbur).

    Përgjigjjuni

  5. Tani  --  26 Prill, 2012 në 9:33 pm

    ça kidnapuari thu mer te kidnapshin trute!

    Përgjigjjuni

  6. LABI  --  27 Prill, 2012 në 12:13 am

    trillim serb,pune kosovaresh gjell qensh(per keta tipa jo per gjith kosovaret)do ndonje vize per amerik miku e ja fut kot.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>