Merr fund odiseja, miratohet projektligji për Gjykatën Administrative | Gazeta Tema
 

Merr fund odiseja, miratohet projektligji për Gjykatën Administrative

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi ligjin për Gjykatën Administrative. Ligji u miratua me konsensus duke marrë parasysh të gjitha amendimet e Partisë Socialiste. Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të Gjykatave të Apelit. Sipas ligjit të miratuar, veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj, ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson aksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale.

Gjithashtu Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas ligjit të miratuar Gjykatat Administrative të Apelit organizohen së paku në Tiranë.

Gjithashtu kriteret e emërimit dhe të karrierës së gjyqtarëve, statusi i tyre, përgjegjësia për shkeljet disiplinore, procedimi disiplinor, administrimi i shërbimeve në gjykatë, si dhe organizimi gjyqësor rregullohen sipas dispozitave të ligjit nr. 9877, date 18.02.2008 “për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me përjashtim të rastit kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.

Ligji pritet të kalojë në votim në seancën plenare të javës që vjen ndërsa me miratimin e tij  do kërkohet edhe ngritja e strukturave të kësaj gjykate.

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme, deputetët e të dyja palëve në komision diskutuan dhe miratuan të gjitha çështjet e mbetura pezull në këtë ligj, përfshirë dhe propozimet e partisë Socialiste. Madje, gjatë punimeve të këtij komisioni, kryetari i tij, Ilir Rusmali vlerësoi punën e bërë nga relatori, Armando Subashi. Në këtë mënyrë debati mbi këtë ligj mori fund, duke i hapur rrugë tashmë miratimit të tij në seancën parlamentare.

Gjykata Administrative pritet të çlirojë një herë e përgjithmonë biznesin dhe qytetarët nga procedurat e tejzgjatura për zgjidhjen në marrëdhënien me shtetin.

Duke folur për gazetarët, relatori Armando Subashi tha se “projektligji që miratuam sot ka ndryshime të ndjeshme me atë të parin”. Subashi deklaroi se deputetët kanë bërë më të mirën e mundshme. “Projektligji do jetë gati për të kaluar javën që vjen në Kuvend. Kriteri bazë do jetë testimi i kandidatëve. Shprehim kënaqësinë për bashkëpunimin me kolegët për këtë projektligj,” tha Subashi.

2 Pergjigje per Merr fund odiseja, miratohet projektligji për Gjykatën Administrative

  1. T.Kajo  --  26 Prill, 2012 në 4:04 pm

    S’ka shteg tjeter vec atij drejt BE-pian,tjeter pune vonesave qe deshmojne prpambetjen apo dredhite qe luhen ala si mbeturina nga metodat e diktatures.
    Jane keto vonesa qe do ndryshojne edhe kutite ku do votojne shqiptaret e sterlodhur, neser ne votimet.

    Përgjigjjuni

  2. H.Sejfullai  --  27 Prill, 2012 në 12:45 am

    z.Rusmali eshte presdenti i ardheshem qe e meriton.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>