Skandali i kapjes së 2 ton droge në Kakome, ndalohen gjithë rojet e fshatit turistik, kishin minuar territorin

26 Prill 2012, 21:05Politika TEMA
Skandali i kapjes së 2 ton droge në Kakome, ndalohen gjithë rojet

Kantier i fshatit turistik Kakome

Rreth 10 roje të kompanisë që po ndërton fshatin turistik të Kakomesë janë ndaluar nga policia, pasi një ditë më parë u gjend brenda territorit të tyre një furgon me targa të Vlorës me 2 ton drogë, e destinuar për në Greqi. Aksioni i policisë, i cili drejtohej nga Drejtori i Policisë në Qark, për pak ka dështuar nga kundërshtimi i rojeve gjatë natës, që ata të hynin brenda territorit, ku kishin informacion se po ngarkohej drogë në një skaf të afruar në gjirin e Kakomesë. Policia ka mundur të hyjë brenda rrethimit vetëm në mëngjes, ku ka gjetur një furgon me targa të Vlorës në anën e majtë të faqes së zhveshur të fshatit turistik. Për të nxjerrë furgonin nga vendi ku kishte mbetur, ata morën një banor të fshatit me një mjet të tonazhit të rëndë. Në këtë kohë policia konstatoi një skandal tjetër. Rojet e  fshatit turistik kishin minuar një pjesë të territorit për të mos hyrë brenda. Policia dyshon se minimi është bërë për të penguar hyrjen e policisë brenda territorit, ndërsa banorë të fshatit Kakome thonë se është bërë kundër tyre, që pretendojnë pronësinë mbi fshatin.

Policia ka ndaluar të gjithë rojet që ka mundur të gjejë në objekt, ndërkohë që ka urdhëruar çminimin e territorit dhe kalimin në ndjekje penale të autorëve të kësaj vepre, që mund të shkaktojë viktima tek qytetarët.

Gjiri i Kakomesë edhe herë të tjera është bërë objekt i transportit të drogës. Pak më shumë se një vit më parë, autoritetet italiane ndoqën një skaf, i cili u zhduk prej tyre duke zbarkuar në Gjirin e Kakomesë.

Prej tri vitesh një kompani ka rrethuar territorin, me pretendimin që po ndërton një fshat turistik. Projekti nisi fillimisht në vitin 2005 si një koncesion që qeveria shqiptare do t’ia jepte kompanisë franceze “Club Med”, por më pas situata degradoi për shkak të konfliktit të pronësisë dhe tashmë koncesionin e qeverisë për kompaninë franceze po e shfrytëzojnë disa biznesmenë shqiptarë, të cilët i kanë çuar në ekstrem konfliktin me banorët e zonës. Rrethimi i territorit me roje të armatosur dhe pengimi i lëvizjes duket se e ka kthyer Gjirin e Kakomesë në një oaz për trafikun e drogës.

3 komente në “Skandali i kapjes së 2 ton droge në Kakome, ndalohen gjithë rojet e fshatit turistik, kishin minuar territorin”

  1. Cakalli7 says:

    JA sali berisha ndan toka ne bregdetin vlore-sarande sikur tje kete lene babai, ne fillim marrin peshkaqenet e emiratit te tiranes pastaj do vine ata qe e bejne shtepine me dy hyn (pi ka je ti or tej) edhe ne fund cironkat e dardanistanit me buke me vete te bejne plazh patriotik

  2. anastasia laluci says:

    u cfare skandali , e pa besueshme , deri ketu harin ai krimineli Dritan Cela ,i Rivieres , po po po , une jam shokuar deri tek minimi i territorit ,po ai e ka edhe per fshat turistik . Po leje per minimin e territorit ku ka marr ne komune ,ne qark apo ne KRRTRSH.

    u cfare plerash mban ky dhe , vetem territori ne kufi me kosoven ka qene i minuar te pakten keto 50 vjetet e fundit ,

    “lum si ne” qe do bejme “fshatra turistk ” me mina ,lu si ” turistet tane ” qe do vijne ne shqiperi.

    “lum si ne ” per dritan celen dhe rivieren turistike

  3. spiro says:

    SHPEJT SHPEJ DO TI QIHET MOTRA TRITAN CELES BASHKE ME ATE MALOQEN ESHTE SHERMERIA E KAKOMES ATY.MINIMIN QE VUNE PER NEVE NE KAKOME DO TU KTHEHET NE KOKE . PO PO IKU BERISHA NGADO SHIKOSH KU DO VEJ FSHATI TURISTIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje