Fëmija autik 6-vjeçar që po mahnit botën me piano (VIDEO) | Gazeta Tema
 

Fëmija autik 6-vjeçar që po mahnit botën me piano (VIDEO)

Postuar në: Lifestyle |

Ethan Walmark, fëmija 6-vjeçar është kthyer në një sensacion në Youtube, për shkak të talentit të tij në piano.
Fëmijët e tjerë të moshës së tij normalisht mundohen të bëjnë ‘zhurmë’ me disa shkopinj, por Ethan, i cili është një fëmijë autik, është ndryshe.
Ai është aq i vogël sa nuk arrin as pedalin e pianos, por ia del të na dhurojë disa momente tejet të bukura.
Ethan ka hedhur deri tani 20 video në Youtube, ku ka performuar ‘Take on Me’ nga A-Ha dhe ‘Mockinbird’ nga James Taylor.
Prindërit e tij thanë se u habitën kur në moshën 4-vjeçare, Ethan ishte në gjendje të luante në piano ‘I Will’ të Beatles.lajmifundit

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

4 Pergjigje per Fëmija autik 6-vjeçar që po mahnit botën me piano (VIDEO)

  1. aqifi  --  29 Prill, 2012 në 3:13 pm

    Bravo! Ne Shqiperi ne i quajme “budallenj” dhe mallkojme Liri Berishen (qe vlen te mallkohet per shume gjera te tjera por vetem per kete jo) se nderton qendren me te mire ne Ballkan per trajtimin e ketyre femijeve dhe per te ndihmuar prinderit te gjejne pasionet e fshehura te tyre…

    Përgjigjjuni

    • trust_no1  --  29 Prill, 2012 në 8:26 pm

      Qife kam nje mikun tim qe fatkeqesisht ka nje femije te tille. E ka cuar edhe ne qendrat e teta Lilit dhe nuk ka mundur ta perballoje ekonomikisht. Se te teta Lili cmimet jane super te larta. Per kete e mallkojne Aqif, se ne parim shoqata e saj eshte bamirese dhe mbledh fonde per kete pune.

      Përgjigjjuni

  2. Asgard  --  30 Prill, 2012 në 1:02 am

    Aqif edhe bota i quan budallenj, por keta jane gjeni. Po eksperimentohet mbi keta njerez ne menyre te pameshirshme. Gjymah, se ky femija qe per bukuri.

    Përgjigjjuni

  3. behar  --  12 Tetor, 2012 në 12:31 pm

    ore dakord qe thoni tek qendra e Liri Berishes por ne qe skemi mundesi ekonomike si tja bejme , por i thone mjere atij qe i bie nje femije i tille dhe ketu ne shqiperi nuk ke ku ta perplasesh koken te pakten per te nxjerre ne dukje ato mundesi ose “talente” qe kane keta femije autik… une jam njeri prej atyre shume prinderve qe kam nje djale autik ne moshe 7 vjec dhe sdi ku ta dergoj te pakten te humbase nje pjese te dites….

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>