Dje në televizionin UTV, Çim Peka intervistoi për një orë Blendi Klosin, Sekretarin Organizativ të PS-së. Gjysma e intervistës u përqendrua rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Pekës, i cili njihet për aksesin që ka tek njerëzit më të afërt të Berishës, mazhoranca ka 70 vota për një kandidaturë të PD-së, por deputetët e LSI-së nuk pranojnë të votojnë për një kandidaturë të tillë. Në kushtet kur asnjë kandidaturë nuk merr dot 71 vota në pesë raundet e votimit për Presidentin e Republikës, zhvillohen automatikisht zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve nga raundi i fundit i votimit. Peka e pyeti dje vazhdimisht Klosin se përse PS-ja do t’i shmanget zgjedhjeve të parakohshme dhe Klosi vazhdimisht iu përgjigj se PS-ja i mirëpret zgjedhjet e parakohshme, por, duke cituar Stefan Fule-n, ai theksoi se duhet përfunduar së pari reforma zgjedhore.
Para disa ditësh, Mero Baze, në një editorial të tij në gazetën “Tema” (http://www.gazetatema.net/web/2012/05/04/reforma-zgjedhore-peng-per-zgjedhjet-e-parakohshme/ ), e lidhte bllokimin e papritur të reformës zgjedhore me një shantazh të Berishës që ka në bazë “gogolin” e zgjedhjeve të parakohshme me Kod Zgjedhor të pandryshuar. Shkruan Baze: “Duket se Berisha po mendon ta përdorë reformën zgjedhore si një siguresë për të kërcënuar palët për zgjedhje të jashtëzakonshme me kuadrin e vjetër ligjor. Në thelb ai nuk kërkon zgjedhje të parakohshme dhe do të bëjë ç’është e mundur t’i shmangë ato, por në opinion ai do të bëjë një beteje false për to. Ai kërkon të trembë çdo të lëkundur brenda shumicës së tij, se nëse nuk i qëndron besnik, do të futen në zgjedhje të menjëhershme parlamentare për 45 ditë, me kuadrin e vjetër ligjor dhe natyrisht me konsekuenca të mëdha personale për ata individë që do të tentojnë t’i prishin shumicën. Duke bllokuar reformën zgjedhore, duke prekur pikërisht tema të ndjeshme për socialistët siç është hapja apo mos-hapja e kutive të materialeve të votimit, të cilat herën e shkuar ishin arkivoli i krimit elektoral, ai tenton të ngjallë dëshpërim dhe frikë për zgjedhje të parakohshme, me qëllim që nën frikën e tyre të votohet kandidati i tij për president. Kërcënimi i tij bëhet i besueshëm dhe kur bëhen llogaritë me partinë e re të zotit Topi, e cila mund të mos ketë mundësinë dhe kohën për tu bërë gati për zgjedhje të menjëhershme në rast krize, kur Topi është ende president në detyrë.”
Mënyra se si Peka e torturoi Klosin me pyetjen se përse PS-ja do t’i shmanget zgjedhjeve të parakohshme, të krijon përshtypjen se, ashtu siç analizon Baze, kërcënimi me zgjedhjet e parakohshme është një blof i Berishës. Por ata që njohin lojën e pokerit, dinë të bëjnë edhe kundër-blof.
Një aleancë e gjerë anti-Berishë në zgjedhje të parakohshme mund t’ia ngecë Berishë blofin në dorë, edhe me Kod Zgjedhor të pandryshuar…
E.Zaloshnja
http://www.respublica.al/artikuj/2012/5/8/blofi-i-zgjedhjeve-te-parakoheshme
le te pranojne zgjedhje te parakohshme por ,,,,,,me nje qeveri teknike.
ne asnje menyre berisha nuk duhet te zhvilloje me zgjedhje, qofte edhe duke u ndryshuar kodi elektoral.
berisha do te arije nepermjet ristaneve e sashenkave perseri ti vjedhi hapur.
ai do te hakmeret ndaj ketij populli qe nuk i jep voten,,dhe do te hapi lufte.
Me kod apo pa kod,per ate qe kupton ecjen e gjerave Saliu ka ka zgjedhur daljen me turp nga politika.Dmth perpjekjet e tij per te shpetuar diçka nga nderi i tij i humbur do ta zhysin me thelle ne detin e turpit.
loja e berishës është e thjeshtë për mendimin tim!ai përpiqet të prezantojë një pres të tijin thjeshtë për ta vënë në ballafaqim me nanon!kuptohet një njeri që dhe vetë demokratiksve të tijë të mos u pëlqejë!xhozefinin!PSja nuk ka për ta pranuar asnjëherë!një pjesë e PDsë,jo!kështu që do të mbetet nano si strumbullari i “dyluftimit”!
berisha do ti krijojë alibinë ramës për të votuar të “keqen më të vogël”!fatos nanon!rama ka gjithashtu dhe një përfitim të madh,tregon “kompaktësinë e grupit të tij parlamentar”!
gjëja që ja nxjerr bythëjashtë “kompaktësinë e grupit të tij parlamentar” është propozimi i një presidenti të PSsë!në luftën për president ndërmjet nano,xhozi,PS kandidat dhe dikujt tjetër mund të shohim se sa kompakt do të jetë grupi i ramës!ai mund të jetë “grupi parlamentar i PS minus 15-17 nanoistët”!që nuk është një shumë e vogël!kështu që edit ti rrojë PSja lajle lule kurse neve të na rrojë presidenti pijaneco bixhozxhi!
mbi të gjitha të na rrojë fashizmi berishjan!
ps:të më falë ndonjë optimist për pesimizmin e kometeve të mia!nuk mund të flas për plazh kur bie breshër!
qy cim peka nga c’katund ka ardhe ne allbanistan?
Ka katunet e Kukesit,pri anej eshte fytyr-majmuni Peka.
Ka katunet e Kukesit,pri anej eshte fytyr-majmuni Peka.
Si mor e kapet komentin te perseritur;une hala se kam derguar?!?!?!
Pa uleni pak ritmin-vjen komanda-kur une sapo kam nisur te shkruaj!!!!!!
Eshte problem teknik.
ju votoni saliu numuron