Taksat & tarifat – Sa paguajmë në shtet? | Gazeta Tema
 

Taksat & tarifat – Sa paguajmë në shtet?

Postuar në: Kryesore |

Më shumë se njëqind lloje taksash e tarifash kombëtare e vendore rëndojnë individin e sipërmarrjen. Nga tarifa e vulosjes së mishit të bagëtive deri te tarifa e mbjelljes së ullinjve (!), mijëra lekë për shtetin që rëndojnë kuletën tonë. A e dimë ndonjëherë ku shkojnë!

 

Nga Bardhi Sejdarasi

Revista JAVA

 

Shqiptarët zgjohen në mëngjes e flenë në darkë duke dëgjuar gjithë ditën diskutimet e zhurmshme të politikës për taksat: Taksa të larta apo të ulta; taksë e “sheshtë” apo progresive, taksë direkte, apo indirekte e kështu me radhë. Aq e vërtetë është kjo sa ndonjëherë sherri për taksat përfundon edhe me trauma.

 

Por…

Por po t’i pyesësh shqiptarët se sa tarifa e taksa paguajnë në shtet, nuk e dinë asnjëherë ta llogarisin këtë gjë. Jo sepse nuk janë të vëmendshëm për paratë që nxjerrin nga xhepi i tyre, por sepse gama e taksave e tarifave është aq e gjerë, sa është e pamundur të llogariten.

Nuk po përmend këtu tarifa të tilla si ato të pastrimit apo të gjelbërimit që i lexon në faturën e dritave, as taksën e TVSH-së që e gjen tek të gjitha shërbimet e produktet që të ofrohen, (sigurisht nëse kërkon kuponin tatimor apo biletën e kasës fiskale), as tatimin mbi pagën dhe as taksën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilën punonjësit e dinë si emërtim, por asnjëherë nuk e dinë si vlerë dhe se si llogaritet. Ajo që të bën përshtypje dhe që rrallë herë përmendet janë një duzinë taksash dhe një dyfish duzine tarifash lokale e qendrore që paguhen rregullisht nga shtetasit në çdo stinë të vitit…

Shqiptarët nuk e dinë tamam se sikundër paguajnë taksën e ndërtesës të ndërtuar para apo pas vitit 1993, paguajnë rreth 13 tarifa të tjera pastrimi, jo drejtpërdrejt, por sigurisht nëpërmjet çmimeve të rritura që iu vijnë nga ky detyrim ligjor. Ka tarifë pastrimi për njësitë e shërbimit dhe njësitë e prodhimit, ka tarifë pastrimi edhe për bibliotekat e shërbimet e lira, ka tarifë pastrimi edhe për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale.

Por nuk është se mbaron këtu! Përveç tarifës së pastrimit ka një tjetër tarifë, që tani quhet taksë dhe ajo është taksa e gjelbër. Edhe kjo “taksa e gjelbër” është dhjetë llojëshe! Ka taksë të gjelbër për familjarët, ashtu sikundër ka një të tillë për bizneset, profesionet e lira, shitësit ambulantë, por edhe për shoqatat e fondacionet që nuk është pak, por 5.000 lekë.

Ja ta zëmë se i ke paguar edhe këto. Por ke nevojë (dhëntë Zoti Jo!) të ndahesh nga gruaja, përshembull, ose më thjesht akoma, të regjistrohesh në bibliotekën e njësisë administrative, ose akoma të marrësh një vërtetim në lagje për kompensimin ushqimor, ose tjetra, të shkosh të shikosh një shfaqje baleti apo cirku? Po, pra, për të gjitha këto duhet të paguash ca tarifa që janë ndonjëherë edhe “të kripura” dhe që nuk të duken drejtpërdrejt, por i gjen të përfshira në çmimet e këtyre shërbimeve.

 

Ka edhe çudi të tjera me taksat e tarifat!

Mund të të ketë shkrepur të mbjellësh pemë, se dëshiron që gjelbërimi të të shoqërojë kudo, ose e ke hobi, ose sepse ke paguar edhe tarifën e gjelbërimit dhe thua se dua të mbjell një pemë. Mirë, por duhet të paguash! Sa? Po ja, po të duash të mbjellësh një ulli do të paguash 7.000 lekë, nëse “do të rrisësh nivelin”, pra të mbjellësh një pemë të një lloji tjetër, do të paguash më shumë, dmth 10.000 lekë! E kështu me radhë!

Ti thua se paguan vetëm taksën e karbonit apo taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit të makinës tënde kur e furnizon atë me karburant në një pikë karburanti. Sigurisht pasi ke paguar më parë edhe akcizën e karburantit dhe TVSH-në e tij. Por jo! Nuk është kaq. Ti paguan indirekt edhe tarifën e autorizimit të pikës së karburantit, por edhe tarifën e tabelës identifikuese të pikës së karburantit, por edhe tarifën e gjelbërimit të pikës  së karburantit, por edhe tarifën e pastrimit të pikës së karburantit! Eh, sa paska patur ky karburanti!? Nuk ka mbaruar jo, se ka edhe një tarifë tjetër që e paguan, po ti, por indirekt dhe kjo është tarifa për lejën e shërbimit “non stop” 24 orë të karburantit! Nuk po hyj te tarifat portuale etj etj…

 

A ka më taksa e tarifa?

Sa të duash. A do të shkosh të blesh mish, sallam, peshk etj? Doemos! Por në çmimin e tyre ti do të gjesh edhe tarifën e lejes për shërbim ambulator tregtar, tarifën për shërbim tej kohës normale të punës të shitësit, tarifën e kontrollit të produktit, tarifën e lejimit të konsumit, tarifën e vulosjes së mishit, tarifën e… A doni më për…!?

Po tani ti nuk je thjesht një qytetar, sepse të ka rënë në kokë të merresh edhe me ndonjë biznes të vogël, ambulator apo jo. Edhe këtu ka tarifa e taksa sa të duash. Ke taksën vendore për shitje me shumicë e pakicë, ke taksën e gjelbër, ke taksën për zënien e hapësirës publike, ke taksën për ndikimin në infrastrukturë (kur ke bërë ndonjë shtesë ndërtimi te dyqani yt i thjeshtë), ke taksën… Tarifat? Po ke edhe tarifa të tjera si psh tarifa për shërbimin në tregjet publikë, tarifa e pastrimit, ajo e tavolinës, tarifa e shërbimit në drejtorinë e taksave, tarifa e autorizimit për lëvizje brenda unazës etj, etj.

Nuk i numëron dot si tarifa e taksa, jo më të dish sa paguan!

Qeveria thotë se shqiptarët po paguajnë gjithnjë e më pak nga të ardhurat e tyre në formën e tarifave dhe taksave. Qeveria thotë gjithashtu se shqiptarët kanë tarifat dhe taksat më të ultat në botë. Thonë se “qeveria e zë lepurin me qerre”. Kështu është edhe kjo puna e shifrave të qeverisë! Por ca të tjerë thonë se tarifat e taksat janë aq të larta sa e rendisin Shqipërinë si një vend me taksa të larta. Banka Botërore thotë, për shembull, se në 100 lekë të fituara me djersë nga shqiptarët,  në 2012 qeveria ua merr me tarifa e taksa jo pak, por 38.5 lekë. Dhe kjo është shifra më e lartë në rajon e më gjerë.

Ka edhe shifra të tjera që na i shtojnë më shumë tarifat e taksat. Në mars 2012 është botuar një studim në Dublin, nga një ekspert i njohur, Peter Sanfey, i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky studim thotë se Shqipëria është e fundit për rritjen ekonomike për frymë krahasuar me Bosnjën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë. Po lere më, BE-në!

Nga ana tjetër mund t’i paguash bukur taksat e tarifat nëse ke punë, nëse prodhon e shet, nëse qeveria mbledh më shumë të ardhura dhe investon më shumë për të rritur ekonominë e për të hapur vende të reja punë, duke ndikuar edhe në rritjen e pagave apo të fitimeve të bizneseve. Por edhe këtu eksperti i BERZH tregon me gisht Shqipërinë, lidhur me borxhin e përgjithshëm të qeverisë, e cila nuk ka para, se nuk mund të mbledhë më shumë se kaq nga biznesi, i cili nuk prodhon e nuk shet shumë, pra nuk mund të investojë dhe as të ndikojë në rritjen e investimeve private apo publike. E njëjta mesele është edhe lidhur me investimet e huaja, që janë frenuar, me rritjen e pagave që është frenuar, me kreditimin e ekonomisë dhe të individëve, që është bllokuar e me rradhë. Në fund të ditës, mbetet të paguajmë taksat e tarifat e shumta, që siç tha Bashkia e Tiranës në fundjavë (dhe që ka të bëjë me mbledhjen e tarifës së pastrimit): “Nga mënyra e re e mbledhjes së tarifës së pastrimit nga familjarët, të ardhurat e arkëtuara për tremujorin e parë të vitit 2012 arrijnë shumën prej 101 milionë lekësh ose 204% e arkëtimeve të vitit 2011”. Hallall!

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

11 Pergjigje per Taksat & tarifat – Sa paguajmë në shtet?

  1. lulzim  --  8 Maj, 2012 në 10:52 am

    te gjitha jane shume te verteta. Ne jemi vendi me taksat me te larta ne rajon. Abandonojni keta mashtrues profesionist

    Përgjigjjuni

    • Argita_B  --  8 Maj, 2012 në 7:19 pm

      Ky Bardhi Sejdarasi ka bere nje artikull per te na thene se ne Shqiperi ka taksa!!
      Nuk kuptova ne asnje moment qellimin e ketij artikulli!
      Ne cilin vend nuk ka taksa, me cilat para paguhet pastrimi i rrugeve, mbledhja e pleherave, gjelberimi, ndertimi i rrugeve, subvencionimi i energjise elektrike, me cilat para paguhen pensionet…pra eshte mese normale qe paguajme taksa, pasi e gjithe administrata ka nje kosto.
      Ne shtepine e tij si e mbush frigoriferin Sejdarasi, pa paguar ?!

      Përgjigjjuni

  2. Vlora  --  8 Maj, 2012 në 11:05 am

    eshte e tmershme ,,,e shofim fukarallakun qe na ka pllakosur,qe edhe pse bejme sikur punojme prap nuk arin te shtyhet muaji.

    krahet tane shkojne te gjtha per nje grusht njerezish te familjes.

    Përgjigjjuni

  3. Shqiptari  --  8 Maj, 2012 në 11:27 am

    Eshte shume e vertete dhe kjo ka filluar te ndihet ndjeshem. Besoj se nuk e ka te gjate kjo Qeveri

    Përgjigjjuni

    • turku  --  8 Maj, 2012 në 4:01 pm

      Bravo “shqiptari”, e gjete!
      A ka hajdut qe te pendohet dhe te dorezoje ne polici placken e vjedhur?
      Po kriminel qe tregon krimet e tij dhe qe futet vullnetarisht ne burg?
      Prit gomar, te mbije bar!

      turku

      Përgjigjjuni

  4. plaku  --  8 Maj, 2012 në 11:42 am

    Djema, me vjen keq por ne si shtet per sa i perket taksimit nuk jemi keq dhe konkretisht, sipas botimit te fundit te FMN del se :

    - presionin fiskal (të ardhurat tatimore minus kontributet për pensione e sigurim shëndetësor, pjesëtuar për GDP-në)jane :
    Gjermania 40,6 %
    Italia 42,6 %
    Greqia 33,5 %
    Rumania 28,1 %
    Shqiperia 19,21 %

    - Tatimi i fitimit per sipermarjet eshte :
    Gjermania 30 %
    Italia 31,4 %
    Greqia 25 %
    Shqiperia 10 %

    - TVSh jane :
    Gjermania 19 %
    Franca 21.2 %
    Italia 23 %
    Greqia 23 %
    Shqiperia 20 %

    - Tatimi per te ardhurat personale :
    Gjermania eshte takse progresive nga zero deri ne 45 %
    Franca eshte takse progresive nga zero deri ne 40%
    Italia eshte takse progresive nga zero deri ne 43 %
    Greqia eshte takse progresive nga zero deri ne 45 %
    Shqiperia eshte takse e sheshte e barabarte per te gjithe dhe 10%.

    Përgjigjjuni

    • Shqiptari  --  8 Maj, 2012 në 1:27 pm

      Po more plak po. Por ka nje problem, si me sigurimet ashtu edhe me tatimet, me poshte po te sqaroj (jo ty se ti je i Sales por te tjeret qe nuk jane te zanatit).
      Me 19.1% kosto sigurimesh, a mendon se merr perpjestimisht edhe sherbimet?

      Une them jo, pasi spitalet tona jane si morgje. Edhe shiringat duhet ti blesh vete, edhe operacionin duhet ta paguash vete (nga roja i deres, pastruesja e deri tek kirurgu, anestezisti e me radhe).

      Ne klinikat tona shteterore (qe paguhen nga pjesa e 19.1% ti je viktime sa here qe shkon, duke dhene para nen dore e duke marre barnat qe te jep mjeku sipas perfitimeve personale nga kompanite farmaceutike.

      Pesa i takon tatimit mbi te ardhurat edhe ketu viktima jane te varferit. Cdo njeri me te ardhura me te vogla se 140’000 leke te reja eshte i grabitur me 10% e sheshte.

      Per TVSH, e verteta nuk eshte e plote, pasi ato vendet qe ti permend, kane nivel te ndryshem TVSH tek ushqimet, barnat, librat, shkollat e te tjere. Dhe perseri 20% eshte shume dhe nuk duhet krahasuar me vende qe i kane te ardhurat disa here me te larta dhe ofrojne nje sherbim publik te pakrahasueshem me kete Shqiperine tone.

      Te na rroje Sala deri ne vere.

      Përgjigjjuni

      • plaku  --  8 Maj, 2012 në 4:10 pm

        Shqiptari,
        Lexova me kujdes shkrimin tend dhe desha te them :
        - Une kam pothuaj dy vjet ketu ne forum dhe disa here kam thene se jam i majte dhe jo njeri i Sales sic me akuzon ti.
        - More mik, materjali im eshte i marre nga nje shkrim ketu ne forum. Shkrimi eshte shkruar nga Arben Dema me titull
        “Mbi sistemet fiskale të vendeve të Evropës dhe debatin aktual”
        dhe i perket dates 5 maj 2012.
        Ky njeri me dijeni shume dinjitoze nuk eshte si ty dhe shkruesi i artikullit te mesiperm qe beni vetem bla bla bla dhe flisni pa shifra.
        Ky njeri, pas nje studimi dinjitoz, ka shkruar nje seri prej tre artikujsh ekonomike qe, te na sqaroje neve se, si qendrojne disa gjera me ekonomine ne pergjithesi dhe sidomos ne lidhje me ekonomine shqiptare ne vecanti. Po pate kohe kerkoi ne arkiven e Rubrikes Opinion te ketij forumi.
        - Ti thua : “Me 19.1% kosto sigurimesh,…”
        Keto 19,1% nuk jane kosto sigurimesh por, sic te kam thene me larte, jane : “presionin fiskal (të ardhurat tatimore minus kontributet për pensione e sigurim shëndetësor, pjesëtuar për GDP-në).
        - Me vjen keq por kam idene se ti flet si e ema e Zeqos na maje te thanes, vetem bla bla bla pa shifra dhe asgje tjeter, shqiptar hesapi.Sic thote Denisi : “A mbushet kullesa e makaronave me uje?”

        Përgjigjjuni

  5. ilir  --  8 Maj, 2012 në 1:32 pm

    Dhe nje gje tjeter Bardhi, Peter Safney thote qe Shqipëria është e fundit për “pasurine për frymë” krahasuar me Bosnjën, Maqedoninë, etj (shih: http://www.youtube.com/watch?v=ATvi00cBaAM , min: 03:00), dhe jo per “rritjen ekonomike”.

    Per rritjen 2010, 2011, 2012 ai jep shifra te aferta me ato te bankes boterore etj (Shqiperia nuk ka me te ultat ne rajon, shih min: 04:25).

    Ne vazhdojme te jemi vendi me i varfer ne rajon! prandaj eshte shume e rendesishme qe rritja jone te jete me e larte se 1-2% qe parashikohet.

    Ideja e artikullit tend me pelqen, megjithate kujdes per te mos thene gjera te pasakta (boll thone ata qe jane ne qeveri!)

    Përgjigjjuni

  6. djali  --  8 Maj, 2012 në 2:56 pm

    Si shpjegohet mor “plak” qe gjithe vendet e europes paguajne takse progresive per te ardhurat dhe ne e kemi te sheshte?
    Mos valle Gjermania, etj. jane ne komunizem dhe Saliu (komunist qysh ne gen) na ka dale me katolik se papa?
    Me siguri qe ti je ndonje nga kodoshet e tij qe lepin ndonje kocke qe mbetet nga vjedhjet e pushtet-tareve.
    Tung!

    Përgjigjjuni

  7. plaku  --  8 Maj, 2012 në 5:00 pm

    djali,
    Per sa i perket takses se sheshte ke shume te drejte. Asnje vend i madh perendimor nuk e perdor kete. Keto vende perdorin ate qe, Sala quan takse marksiste, pra taksen progresive. Ne tabellen siper qe kam dhene une kjo gje konfirmohet. Konkretisht siper thuhet :

    “- Tatimi per te ardhurat personale :
    Gjermania eshte takse progresive nga zero deri ne 45 %
    Franca eshte takse progresive nga zero deri ne 40%
    Italia eshte takse progresive nga zero deri ne 43 %
    Greqia eshte takse progresive nga zero deri ne 45 %
    Shqiperia eshte takse e sheshte e barabarte per te gjithe dhe 10%.”

    Pra ne Gjermani, France, Itali, Grqi per te ardhurat personale paguhen taksa progresive nga zero deri ne 4o deri 45 %. Pra njerezit shume te varfer nuk paguajne taksa dhe sa me shume te ardhura te kete nje familje aq me shume taksa paguhen, gje qe kuptohet eshte shume e drejte.
    Djali, sapo lexova nje gazete zvicerjane, sipas te ciles, duke u nisur nga fakti se, Hollande ne France para zgjedhjeve ka deklaruar so do risi taksat per te pasurit deri ne 75% ( tani i ka max. 40% ) shume franceze te pasur kane filluar qysh sot te vine te jetojne ne Zvicer per tju shmangur kesaj takse. Keta njerez jane doktore, profesore, bankjere etj. Kuptohet se, Zvicra gezohet qe vine keta njerez per shkollimin e te cileve ka paguar vetem shteti Francez dhe jo ai zvicerjan.
    Pershendetje.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>