Bujar Leskaj e merr seriozisht punën, zbulon se korrupsioni është ... zhdukur

10 Maj 2012, 10:22Politika TEMA

Si një drejtues i një OJQ-je, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj na është shfaqur çdo ditë në ekran duke lidhur marrëveshje me organizata e institucione për të bashkëpunuar në luftën kundër korrupsionit. Që kur “burri i shtetit” e votoi në atë detyrë, Bujar Leskaj është zotuar se do bëjë namin në administratë. Përveç faktit se do hapë sërish dosjet e kontrollit për Bashkinë e drejtuar nga Edi Rama.

Por raporti i parë që ka përgatitur ai tregon se korrupsioni në administratë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Vetëm 2.2 milion dollarë abuzime ka zbuluar ai për tremujorin e parë të këtij viti, një shifër shumë më e vogël krahasuar me raportet e mëparshme të KLSH.

Një nga arsyetimet duket se është ai se tani ka më pak lekë në administratë dhe nuk ka se çfarë të vjedhësh. Duket i besueshëm si argument. Por po ta kombinosh edhe me faktin se Leskaj ka vullnet të hekurt për të hetuar skandalet e “burrit të shtetit”, atëherë shumë shpejt korrupsioni do shkojë drejt zeros.

21 komente në “Bujar Leskaj e merr seriozisht punën, zbulon se korrupsioni është … zhdukur”

  1. victory says:

    Duhej dhe ky hu gardhi. Nastradini ne pushtet i ka nevoje.Medet!

    1. Ket gja u fakto ne Lymi qi xero korrupsion kena ba ket vit se Doktori ka than me u pergatit ma mire per vitin e ardhshem kur t’ket zgjedhje. Veq jan duke na konkurue fort keta kamunisto-integrusat e LSI-se.

    2. elio says:

      Ketu korrupsioni po ben MUUUUUU, ky toci na del e na thote qe nuk ka. Dy jane gjerat, o nuk di te punoje o eshte i korruptuar…si te doje, une do preferoja kete te dyten..

      1. Filipi says:

        O Elio! Po ai nuk po thote qe nuk ka korupsion, perkundrazi ai po tregon qe ka dhe dhe po jep dhe ato qe ka. Ku e sheh ti kete medyshjen tende. Di te punoj, mos ja qaj hallin dhe i korruptura vete nuk eshte, keshtu qe ne rregull je me te dyja!

  2. 100 vjet shtet says:

    E turperove Vloren o Bujar LECKA. Nuk ke bith te luftosh korrupsion Ti, po ta gezosh ate rroge te shtetit dhe shif e ba naj gja per vete….se vetem me rrogen nuk shtyhet….

  3. BJORN says:

    Po kujton vitet kur ishe doganier 10 per lalen e nje per Salen,
    o lamash

  4. Çelo Çomakja says:

    Po të vihn në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit ata që duhet të kontrollohen të parët (nga siguria se derri i dhjamosur i të pasurit është mbuluar me kashtën e të varfërit), është e sigurtë që s’ka korrupsion asgjëkund (oh, jo asgjëkund, me siguri do gjendet korrupsion në vrimat e kundërshtarit politik). Tani na vjen të pyesim, për cilat vlera e zgjodhi Topi këtë tap-topi? Kur themi tap-topi nuk e themi në kuptimin që s’është shumë i ditur për të mos e zbuluar korrupsionin atje ku është me të vërtetë. Po gjene mirë, të paktën na ngre moralin duke na bërë të mendojmë se këtu tek ne, edhe pse po bëjmë poshtë e më poshtë, punët po ecin si mos më mirë. Hallall atij që e zgjodhi, hallall atij që u zgjodh!Fundja koha e këtyre është.

  5. BARO CORROGJAFI says:

    BRAVO,XHAXHI BUJARI ! NA KE DHENE LAJM TE MREKULLUESHEM ! ATE NA E KISHTE DHENE XHAXHI SALI BERISHA,PO TI NA E KONFIRMOVE ZYRTARISHT .TI ,XHXAXHI BUJARI QENKERKE ADAP PER KETE PUNE !TI E NDEROVE VLOREN,PASTAJ EDHE GJITHE SHQIPERINE . NE SHQIPERI NUK KA KORRUPSION,KA VETEM TE KORRUPTUAR DHE ATA NUK I SHEH NJERI,SEPSE ATA JANE BRENDA KUPOLES SE PUSHTETIT.

  6. VLORA says:

    HAJDUTI E NJEH HAJDUTIN! GOOD LUCK BUJAR HAJDUTI!

  7. Anti talebani says:

    Kete e kemi dhurate nga Presidenti yne i dashur dhe Sala qe smund ta linte pa e votuar.

    Po Bamiri qe pret te behet nje kryetar partie duke dekretuar keshtu plerash, do marri kete timin vota si parti e re me fryme te re. Me kete dekretim tregoi qe eshte nje fryme e kalbur qe te mbyt.

  8. sindikalisti says:

    Po ky labi i qelbur (se ka edhe ndonje te tille ne vlore )do te na mbushe mendjen se ne administrate nuk ka korrupsion? pse ore Lecka ke bythe ti te kontrollish ata qe te vune ne ate post… ne jemi vete ne administrate dhe e shikojme se sa vidhet e shperdorohet s’ka nevoje te na thuash ka rene korupsioni .

  9. askushi says:

    Nuk na ka treguar si doli me doganieret,e mbaroi trasparencen!!!

  10. hidrauliku says:

    Amon mer ku i mledh ky sala gjithe keta palla, fillo me dash peqinsin,vazhdo me ket trapin e Vlones apo ma ate patozin qe e ka mjekrren si shpatat e turqve ne kohe te Skenderbeut e do bojn shtet keto karabusha bashke me nji dore karaputankash qe kane bo zap burrat e vet ne shpi e tallen me gjithe ket popull dele.

  11. vlora 1 says:

    O Bujar e c`tu desh politika o lumadh na turperove plazhin dhe kanalet e ujrave te zeza.Ti je hajdut Jaro dhe nuk mund ta ruash shtetin nga vjedhjet se te ka plasur cipa

    1. Vlonjati says:

      O vlora, po ti vetem nga Vlora nuk je dhe nuk i njeh fare vlonjatet, se ata te flasin per Bujar Leskajn. Ai eshte i vetmi politikan dhe vlonjat qe mund te eci kokelart ne Vlore se e respektojne te gjithe po juve ju ve Merua te shkruani dhe nuk keni c’beni.

  12. Fatmir Libohova says:

    Nuk mendoj se me te shara arrijme te kuptojme punen e nje institucioni shteteror. Kemi 20 vite qe shahemi me rrenje e me dege dhe cfare kemi arritur?
    Institucioni ku drejton zoti Leskaj ka disa standarde te punes dhe keto kane te bejne me standarde nderkombetare te fushes. Keto standarde te ndalojne te deklarosh vjedhje apo abuzime hipotetike, sikurse beheshin rendom ne vitet e meparshme nga KLSH.
    Ndersa, nga ana tjeter, te ndihmojne te qemtosh abuzimin dhe korrupsionin ne menyre profesionale. Vjet KLSH kishte bere vetem 6 kallzime dhe denoncuar 15 persona. Ne tre muajt e pare te ketij viti, ka bere 5 kallzime dhe denoncuar 27 vete. Shifrat flasin vete.
    Sa per te share titullaret, le t’ia kepusim e te shkarkojme mllefet tona, por nuk permiresojme gje keshtu.

  13. Indridi says:

    Nuk e kuptoj pse ky mllef, pse ky inat, duke lejuar dhe ate fjalor qe ndoshta nuk do ishte i desherueshem per ne shtyp…Lereni tjetrin te bej punen e vet, pastaj gjykojeni per aq sa mendoni.

  14. Taulandi says:

    Une e kuptoj artikullin dhe shqetesimin e tij, por nuk arrij te kuptoj se si menjehere (E kam per disa nga komentet e mesiperme) kalohet ne sharje personale per nje person, ku thuhen gjhera qe ndoshta nuk kane lidhje fare me ate qe shkruhet apo me shqetesimin e pergjithshem per korrupsinon duke kaluar ne sharje dhe ofendime. Sa per faktin se si duhet luftuar korupsioni me mire te japim ndonje mendim per te sa te merremi me shfryrje personale te disa personave me pseudonime te bukura, qe ju dha rasti te shajne nje njeri, pavaresisht sa e njhohin ate per ato qe shkruajne

  15. Mentori says:

    Banoj dhe punoj ne Vlore( jo ne shtet, por ne punen time),nuk kam njohje personale me zotin Leskaj, por si nje djale i nje familje me disa te pushkatuar nge regjimi me ra para ca kohesh ne dore libri i tij, me anazilat e disa librave dhe autoreve qe flasin per kete periudhe. Nuk e gjykoj per detyren e tij dhe per aq sa shkruhet ne artikull, por me keqardhje me bejne pershtypje disa nga komente e mesiperme. Une per vete ruaj nje respekt nga larg dhe kam bindjen se nje njeri i tille qe shkruan me aq dashuri per dramat e te tjereve do te dije te beje mire dhe punene e tij atje ku eshte.

  16. Petriti says:

    Jam vete nga Vlora, student , por e ndjej veten keq, kur me pseudonimin Vlora apo vlonjati, shahet dhe ofendohet nje njeri, i vetmi nga qyteti yne qe perfaqson nje post te larte. Nuk marr persiper te gjykoj punen e tij ,per sa shkruhet ne artikull, sepse nuk jam ne gjendje te baj kete, pavaresisht qe po te me pyesesh mua, korupsioni nuk luftohet duke share ne menyre arrogante,ate qe sapo eshte vene ne krye te atij Institucioni, qe pritet te luftoj korrupsionin. Kete e kam nga ana parimore. Ndersa personalisht, nga prinderit e mi, vlonjate te vjeter dhe te vertete, flasin me shume respekt per Bujar Leskaj, jo vetem si intelektual qe ka bere dhe po ben shume per Vloren, por dhe per nje njeri qe do librin, pikturen dhe qytetin e vet.

  17. Edmondi says:

    Jam nga Vlora, jap mesim ne nje shkolle private dhe njekohesisht jam shume i lidhur me artin ne qytetin tim. Kjo me ka bere qe ta njoh dhe personalisht zotin Leskaj ne disa nga ato veprimtari te shumta qe ai ka bere dhe ben ne qytetin tone. Nuk komentoj artikullin dhe rolin e tij ne luften per korupsion, por si intelektual e shoh te nevoshme te theksoj dhe ate qe shume bashkqytetare te mi e njohin zotin Leskaj per ato qe ai ben per qytetin tone ne pergjithesi, por dhe per artin ne vecanti. Nuk arrij te kuptoj perse shahet nje njeri me vlera, apo ky eshte qellimi, qe pikerishtht te sulmohet atje ku ka nje vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje