Kryeministri thotë se buxheti do rishihet për të shtuar disa projekte për Shqipërinë dixhitale, por në fakt janë vështirësitë ekonomike që po imponojnë këto ndryshime
Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ndryshimin e buxhetit në qershor të këtij viti. Ai e bëri të ditur lajmin gjatë një takimi me drejtues të qeverisë dhe të agjencive të ndryshme. Berisha në fakt tha se ndryshimi do bëhet për të shtuar disa investime që kanë të bëjnë me teknologjinë dixhitale. Kryeministri deklaroi se për këtë 100 vjetor të Pavarësisë do u dhurojë shqiptarëve një Shqipëri dixhitale.
“Këto projekte janë të një rëndësie kapitale. 58 projektet e viti 2013 do të avancohen në vitin 2012. Këtë vit nuk kishim ndërmend të shqyrtonim buxhetin, por nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tij në qershor, duke pasur një nga shtysat e rëndësishme, gjithashtu, përparësimin nga juaj të këtyre projekteve. Unë ju autorizoj të merrni nga çdo lloj zëri tjetër për financimin e këtyre projekteve. Shqyrtoni buxhetin dhe në rast se buxheti kalon në qershor, ato të jenë gati në rirregullimin që do t’i bëhet buxhetit, për të financuar me përparësi absolute, projektet e dixhitalizimit,” tha Berisha.
Por është e qartë se është situata e vështirë ekonomike që do imponojë ndryshimin e buxhetit. Tre muajt e parë të këtij viti kanë qenë një katastrofë e vërtetë. Qeveria, në vështirësi të mëdha, kreu një manovër para pak ditësh duke detyruar Ujësjellësin e Tiranës të blejë një hidrocentral, për të futur pak para në arkën e saj.
Ndërkohë vetë qeveria ka nisur të pranojë nën zë se situata është e vështirë. Vetë Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur nga Uashingtoni, tha se ritja ekonomike është ngadalësuar.
Ndërkohë deputeti i PD, Selami Xhepa e pati paralajmëruar nevojën e ndryshimeve në buxhet para disa ditësh.
“Të dhënat paraprake të hershme dëshmojnë se ka një vështirësi në zhvillimin e sipërmarrjes qoftë nga treguesit dhe të ardhurat e buxhetit, por edhe treguesit e tjerë të tërthortë që lidhen me shitjet dhe kështu me radhë, tregojnë se ka një lloj tkurrjeje dhe frenimi që do të thotë se, ashtu edhe siç mund të pritej, viti 2012 do të jetë një vit relativisht më i vështirë, krahasuar me periudhat e kaluara. Fakti që deri tani ka patur një performancë nën nivelin e parashikuar, padyshim që mendojmë se në gjysmën e vitit do të ketë një rishikim, sërish të buxhetit. Sidoqoftë kjo mbetet për t’u parë se si do jetë evoluimi i gjendjes së financave publike në tremujorin e dytë, në mënyrë që të krijohet një pamje më e drejtë për nevojën dhe emergjencën, për rishikimin në buxhet,” tha Xhepa.
Ky eshte viti i tret rradhazi qe po e rishikon buxhetin,mor BARBARA,e megjithate vaxhdon t’i genjesh shqiptret per ”rritje ekonomike”,o KAFSHE MALESH.
Ky eshte per ta shtruar ne psikjatri
E ka fajin KURVA LSI qe te mban ty ne pushtet o KRIMINEL