Lëvizja Mjaft padit Kuvendin për mosdhënie informacioni për dokumentet zyrtarë

11 Maj 2012, 19:10Politika TEMA

Të rinjtë kërkuan informacion për buxhetin e Kuvendit dhe për tenderin për rikonstruksionin e sallës plenare

 

Lëvizja Mjaft! ka vendosur t’i drejtohet gjykatës duke akuzuar Kuvendin e Shqipërisë se nuk u ka ofruar informacion zyrtar.

“Ky veprim pason mungesën e përgjigjes nga ana e Kuvendit ndaj gjashtë kërkesave për informacion zyrtar që Lëvizja ka depozituar pranë këtij institucioni bazuar në ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Kërkesat për informacion vijnë në kuadër të nismës për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore përkundrejt qytetarëve, iniciative kjo e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros,” thuhet në njoftimin e Mjaft.

Të rinjtë e kësaj organizate kanë kërkur informacion për buxhetin e institucionit, për auditin e brendshëm dhe për tenderin për rikonstruksionin e sallës plenare.

“Më 5 dhjetor 2011, Lëvizja Mjaft i ka dërguar 6 kërkesa zyrtare Kuvendit të Shqipërisë me objekt marrje informacioni për buxhetin faktik dhe atë të detajuar të institucionit për vitin 2009 dhe 2010, për auditin e brendshëm si edhe për tenderin publik për mobilimin dhe rikonstruksionin e sallës së seancës plenare. Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare, përtej afatit 40 ditor që përcakton Ligji për të Drejtën e Informimit, u vijua me procedurat e ankimit administrativ. Këto shkresa i janë dërguar Kuvendit të Shqipërisë më datë 10 shkurt 2012 dhe megjithëse ka kaluar afati 30 ditor për ankimet administrative, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë,” thuhet në njoftim.

“Pas ezaurimit tërësor të të gjitha hallkave administrative, Mjaft! ka zgjedhur rrugën gjyqësore, me besimin në funksionimin e një sistemi shtetëror operativ, i cili garanton respektimin e ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, si në këtë rast, ku kërkohet respektimi i së drejtës kushtetuese për informimin publik, parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe rregulluar me një ligj të posaçëm. E konsiderojmë të rëndësishëm këtë hap pasi kërkojmë të sensibilizojmë të gjitha institucionet publike mbi lidhjen e pandashme që qëndron mes mirëqeverisjes demokratike dhe informimit publik mbi veprimtaritë institucionale.” 

5 komente në “Lëvizja Mjaft padit Kuvendin për mosdhënie informacioni për dokumentet zyrtarë”

  1. elinor says:

    Ne keto momente te veshtira, e gjithe Shqiperia i ka kthyer syte nga Mjaft!!!

    1. E din Doktori sa kushtojn kto gjona ca miliona ma pak a ma shume su bo qameti per financat e majme t’shtetit plus qi e merito per lodhjen ne strsin qi po i shkaktoni

  2. haskoduka says:

    Me respekt per Ju te Levizjes MJAFT, por Josepina nuk ka kohe te jap pergjigje se ndodhet shpesh here me sherbim jashte shtetit.

  3. jevi says:

    Jozefina nuk ka kohe te jap te dhena pasi po punon fort qe te behet presidente.Eshte e zene me punedhe s’mund te merret me vogelsira.Shteti Shqiptar eshte nje pamje e shemtuar ne te gjitha drejtimet.Bastardet qe kane 22 vjet qe drejtojne kane dy qellime. 1-Vjedhja e gjithe vendit. 2-Lartesimi i vepres se diktatorit.Populli le te vazhdoj te flere ne gjumin e rende letargjik.

  4. mali says:

    Shume mire ka bere Mjaft por me mire do ishte te ishte kujtuar me pare dhe jo vetem per institucionin e Kuvendit. Dihet se opingen e Sheros kane per te marre, asnje informacion, por e rendesishme eshte qe keta horra duhet ta marrin vesh se populli po zgjohet dhe se nje dite do te japin llogari. (Jo si Nexhmija)

    ps ne keto dite te veshtira gjithe komentuesit vemendjen e kane te elinori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje