Lul Basha është vënë në vështirësi nga Eqrem Huri dhe Komuniteti Mysliman me paradën e Gay-ve. I pari, Eqrem Huri, ka bërë një deklaratë publike ku kërkon të zbohet nga Shqipëria ambasadori holandez. Ky i fundit është ankuar në Bruksel dhe Brukseli është ankuar tek Berisha përmes ministrit të danez për çështjet europiane, që ka kryesinë e radhës së BE.
I shqetësuar nga kjo situatë, Luli mori Doktorin në telefon.
-Dua të distancohem nga Eqrem Huri, i tha. Kjo deklarata kundër ambasadorit holandez na prish shumë punë. Ti e di që gruaja ime dhe dy vajzat janë qytetare holandeze dhe kjo i bie që tre të katërtat e familjes sime të jetë në rrezik në Shqipëri.
-Luli, shiko. Ne do bëjmë një deklaratë dhe do distancohemi. Do themi që është deklaratë personale…
-Po ai është zëvendësministër Doktor. Ata duan të dinë pse e mbajmë ne në qeveri.
-Luli, tani shiko. Ta them unë ty, dakord, mirë, shiko, ke të drejtë, por tani ashtu siç është personale puna e shijeve seksuale, ashtu është personale dhe puna e kundërshijeve. Shiko, Eqremi e ka pak problem atë punë. Të jem i sinqertë me ty…
-Po diçka duhet të bëjmë Doktor. Të paktën ta shpall unë “a non grata” në Tiranë. Le të shkojë të bëj regjistrimin në Paskuqan ca kohë. Mua më është tmerruar familja. Më tha dhe guraja. Si mund të jemi ne të sigurt në këtë vend nëse na ikën ambasadori jonë? I thashë që rendi dhe siguria tek ne është në kulm, por ti e kupton ajo është qytetare holandeze, ka parametra të tjera.
-Luli, shiko, mirë, dakord, erdhi dhe ai danezi sot, i thashë dhe atij që e dënojmë deklaratën, por ti e kupton, nuk është se na prish punë si deklaratë, se ti e kupton, një farë elektorati na intereson.
-Po kanë dalë dhe myslimanët Doktor, po ata ç’duan?
-Shiko, fola me Zenin, janë kot, janë këta të Rrugës Kavajës, janë pak më konservatorë se të jesh i bindur ti që fjalën dylber myslimanët e kanë nxjerrë, nuk e kemi nxjerrë ne, por tani ka dhe myslimanë fanatikë, s’ke ç’i bën. Unë them të mos ngatërrohemi me ta. Distancohemi dhe kaq.
-Doktor, unë e kam shumë problem. Nuk shkoj dot në shtëpi. Më thotë gruaja, vajza, ça u bë me atë që do të vrasë ambasadorin tonë. Pastaj kam dhe një problem tjetër.
-Çfarë problemi?
-Ky Eqrem Huri e ka shtëpinë në fund të bulevardit tek treni. Parada do nisë nga aty dhe kam frikë se mos kujtohet dikush dhe sulmon shtëpinë. Ose dhe më keq, mos dikush nga shtëpia sulmon ata në bulevard. Si t’ia bëjmë ta ruajmë shpinë e Eqremit, ta mbajmë të izoluar.
-Ky qenka problem serioz, por kush ia ka dhëne lejen atij aty për të ndërtuar?
-E ka bë pa leje, po ia ka legalizu Rama atëherë kur votonin legalistët pro Nanos. Problemi është si t’ia bëjmë tani se mund të kthehet në pikë rreziku ajo?
-Shiko, ne e kena dënu deklaratën. Dakord jam, dhe shtëpia duhet ruajtur. Po shiko, ky ambasadori holandez nuk ka pse shqetësohet. Ai ka mbështetjen tonë, nuk e prek njeri. Por po do të ikë, le të ikë, le të vijë një tjetër, ndoshta është më i mirë se ky.
-Po jo Doktor se na prish shumë punë. Ai ka simpati dhe për mua.
-Tani o zotëri që për ty ka simpati, këtë nuk e vë në diskutim, dhe që është me ngjyrat e ylberit të Edi Ramës, këtë nuk e vë në diskutim, por që po të ndërrohej do ishte më mirë, këtë as që nuk e vë fare në dyshim. Tani Eqremi e paska shtëpinë në vend të keq, dakord, ta ruajmë, por kaq.
-Po si t’ia bëjmë Doktor, ata duan një përgjigje. Unë së paku duhet të distancohem nga Eqrem Huri.
-Tani o zotëri, votat e Eqremit të duheshin për kryetar, duro dhe Eqremin. Tani më mirë t’i dëgjojmë të na shajnë për Eqrem Hurin se sa për presidentin apo reformën zgjedhore. Ja foli dhe ky i BE pas atij danezit. Ti e kupton tani. Lëri të merren me Eqremin më mirë sa të mbarojmë këto punë.
Lojrat e Saliut!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ku-ka-ze-nuk-eshte-pa-gje.html
Humor i holl….e meriton ky bastardh,hajdut,kriminel vegel e Saliut……
Eqrem Huri eshte nje nga fisheket-shashke te sali-serbit per te larguar vemendjen nga katrahura qe eshte ne Shqiperi
Po po ashtu eshte se Lulka diten i thote Sales se si do bejme me Ekerem hurin dhe mbas dite vete ja ferkon hurin Ekeremkes per te bere vertikalen jane gjera te fsheta qe vetem keta te tre i dine
Kenaqem kur lexoj komentet,por ju o njerez harroni se sa me shume urrejtje te kesh me te forte e beni kundershtarin, gezoj te shani gjithe jeten.
sna behet vone me ambasadorin hollandes,po deshi ti marre te gjithe
ambasadori hollandes eshte si ato kesulat blu ne boshnje qe dorezuan
te gjihe boshnjaket ke forcat serbe