Pse shqiptarët nuk duhet të ankohen së tepërmi ndaj Evropës refuzuese? Prej Evropës askush nuk duhet të presë dhurata, nëse paraprakisht nuk i kryen punët e shtëpisë – për këtë nuk duhet shikuar larg, mjafton shembulli i Kroacisë
Ne vitin 1963 mendimtari shqiptar Eqrem Bej Vlora në parathënien e kujtimeve të tij shkruante: “Miku i madh i Shqipërisë, senatori francez, i ndjeri D’Éstournelles de Constant, më tha një ditë: ‘Shpirti i shqiptarit është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie’”. Si rrallë ndonjë veprimtar politik shqiptar, Eqrem Bej Vlora ishte i larë e shpëlarë me ujërat e Lindjes dhe Perëndimit, me kulturën orientale dhe atë perëndimore, me mendësinë përparimtare dhe mentalitetin e avashllëkut. Duke i njohur shqiptarët mirë, ai nuk ngurronte t’i ballafaqonte ata me të metat e tyre. Një popull që përballet me të metat e tij, ka shpresa për përparim. Një populli që i pëlqen t’i ikë këtij ballafaqimi dhe fajin për çdo dështim e kërkon te të tjerët, te fqinjët, Fuqitë e Mëdha, te dreqi e i biri, ai popull zor se mund të gjejë rrugën drejt një ardhmërie relativisht të mirë.
Jetë qençe
Ku gjenden shqiptarët e Kosovës në vitin 2012? Ankesat e tyre janë fisnike. Jetojnë qençe, në kushte të mjerueshme, me rroga ndër më të ulëtat në Evropë, me asistencë sociale që nuk i mbulon as shpenzimet për higjienë personale dhe ushqim të rregullt, me sistem shëndetësor dhe arsimor të rrënuar; ekonomia e Kosovës s’e meriton as emrin e ekonomisë; mënyra se si janë privatizuar ndërmarrjet e ashtuquajtura shoqërore shpesh është kriminale; toka e bukës mbulohet me beton, prona publike kontrollohet kryesisht nga grupet mafioze. Për të gjitha këto të këqija pothuaj çdo ditë shprehen ankesa legjitime nga qytetarët e zakonshëm të Kosovës. Ata kanë të drejtë. Lirinë e Kosovës e kanë menduar ndryshe. E kanë menduar si mundësi për zhvillim dhe jo si qorrsokak. Nuk e kanë menduar lirinë si rrugë drejt izolimit, si rrugë të pritjes para ambasadave të vendeve perëndimore për një vizë.
E dëgjuam këto ditë kryeministrin e Kosovës të thoshte: “Është koha që Bashkimi Evropian t’i afrohet Kosovës me vepra dhe pa retorikë, sepse Kosova është Evropë, dhe se rruga e saj e vetme është integrimi në strukturat euroatlantike. Dhe unë besoj në këtë”. Të besosh në diçka domethënë të besosh në atë që dëshiron. Dihet se dëshirat kurrë nuk janë plotësuar me besime, por vetëm me punë e përkushtim. Tani për tani politika në Kosovë predikon vetëm besimin në premtimet e saj – të rrejshme. Më fillim të janarit kryeministri kishte paralajmëruar se ky do të jetë “vit i sukseseve historike për Kosovën”. Si prioritet e kishte shpallur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në fakt vazhdimin e kësaj lufte, e cila, sipas kësaj logjike, tashmë paskësh filluar, vetëm se opinioni nuk qenka informuar ende. Prandaj, tani s’mbetet gjë tjetër veçse shefi i Qeverisë t’i ankohet Evropës së verbër se nuk po i sheh sukseset dhe po vazhdon ta izolojë Kosovën. Në fakt, as politikanët, as shoqëria e Kosovës nuk do duhej shumë të ankoheshin ndaj Evropës refuzuese. Ajo do të mbetet e tillë përderisa politika në Kosovë është vetëm sinonim i plaçkitjes, i zhvatjes, i nepotizmit, i papërgjegjësisë, i rrenës, i shpifjeve, i manipulimeve, i fëlliqësive publike dhe nëntokësore.
Nota verbale
Si mendon kryeministri ta afrojë Kosovën me Bashkimin Evropian kur në parlament ka futur persona që herë akuzohen për vrasje, herë për keqpërdorime? A mendon kryeministri ta evropianizojë Kosovën me kryetarë komunash të akuzuar për krime monstruoze, reket, shantazh, kërcënime? A demokratizohet dhe a përparon Kosova me politikanë lokalë që synim të vetëm kanë mirëqenien personale përmes ryshfetmarrjes? U dëgjua këto ditë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke përshëndetur vendimin e deputetit Azem Syla për t’u larguar nga Zvicra. Çfarë i mbeti “komandantit të UÇK-së” përveç se të largohet? Ishte vendim i drejtësisë zvicerane dhe nuk kishte rrugëdalje tjetër. Askush nga radhët e PDK-së s’e tha një fjalë të vetme kritike për rrethanat që çuan në vendimin për dëbimin e Sylës nga Zvicra. Nuk u tha gjë as për dëmtimin masiv të imazhit të Kosovës si shtet dhe në veçanti të imazhit edhe ashtu të njollosur të rreth 200 mijë shqiptarëve në Konfederatën Helvetike nga ana e një politikani të PDK-së, i cili përshkruhet si keqpërdorues ordiner i sigurimeve invalidore dhe i lejeqëndrimit. Në vend se të merrej me temën, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike fliste banalitete poshtë e lart.
Kur banaliteti i së keqes shndërrohet në sistem qeverisës, atëherë ndodh edhe kjo: kryeministri deklaron për revistën amerikane TIME se “po kthehem (nga vizita në SHBA, v.j.) me bindje të plotë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën do të mbetet e paluhatshme”. Derisa Hashim Thaçi i thoshte këto fjalë, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, sipas tri burimeve të pavarura nga njëra-tjetra, kërkonte me ngulm që nga puna të përjashtohet ose pezullohet një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Pse? Sepse dyshohej se ishte zënë me pelë përdore duke lëshuar nota verbale në kundërshtim me rregullat. Nota verbale është një lloj garancie shtetërore për të marrë vizë hyrëse për një shtet, në këtë rast SHBA. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë këtë vendim: “Nga pozita e u.d. drejtorit të Departamentit për Çështje Konsullore është pezulluar z.Mehmet Morina, dhe si u.d i drejtorit të Departamentit për Çështje Konsullore është emëruar z.Korab Mushkolaj”.
Shihet se jo vetëm në këtë ministri nuk funksionin pothuaj asnjë mekanizëm kontrolli, me gjithë propagandën që mund të bëjnë disa pishpirikë bizarë. Nuk mund të integrohet asnjë vend në BE derisa është i zhytur në skandale dhe poshtërsi. Përballë kësaj situate vërtet është absurde të ankohesh se “Evropa plakë, kurvë, shtrigë” nuk po e përshpejton procesin e integrimit të Kosovës në BE. Pse duhet t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës Bashkimi Evropian, kur në shumë poste të ndjeshme janë vendosur falsifikatorë dokumentesh?
Shembulli i Kroacisë
Kjo Evropë ka qenë e ashpër dhe e pamëshirshme edhe ndaj Kroacisë, një vendi larg më të rregulluar dhe më të zhvilluar se Kosova. Në pesë vitet e fundit Kroacia u detyrua të ndërmarrë hapa seriozë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar para se t’i hapeshin portat për anëtarësim. U burgos ish-kryeministri Ivo Sanader dhe kundër tij po zhvillohen disa procese gjyqësore. U burgos ish-zëvendëskryeministri Damir Polançec nën dyshimin e korrupsionit. U burgosën disa zyrtarë të tjerë po ashtu nën akuzat e njëjta.
Në Kosovë, ndërkaq, ushqehen shpresa të kota se me këtë klasë politike recidiviste mund të ecet përpara. Jo! Kështu, me këtë mendësi, mund të shihen ëndrra në pikë të ditës për integrime evropiane. Mediet qeveritare mund të vazhdojnë propagandën e tyre, kryeministri mund të japë intervista për iftar e syfyr, pas xhumasë dhe meshës në kishë dhe me kaq mbaron muhabeti për anëtarësimin në BE. Raportet e progresit, të cilat Bashkimi Evropian i publikon për çdo vit, qeveritarët e Kosovës nuk i marrin aq seriozisht. Për këto raporte flitet pak ditë para dhe pas publikimit, me ç’rast krejt makineria propagandistike e pushtetit përqendrohet në kamuflim të kritikës që vjen nga Brukseli. Pastaj vazhdohet me të vjetrën dhe kur zbehen shpresat për ecje drejt Evropës, pasojnë ankesat. Duke iu referuar kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës, edhe sot vlen ajo thënia e mikut të tij francez për poshtërsinë dhe fisnikërinë. Qeveritarët e Kosovës ankesat si të tilla mund t’i kenë fisnike, por ato nuk kanë kuptim, kur janë të mbuluara me vepra poshtërsie.
Me thenien ‘Shpirti i shqiptarit është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie’”
Dhe me shkrimin” Një popull që përballet me të metat e tij, ka shpresa për përparim. Një populli që i pëlqen t’i ikë këtij ballafaqimi dhe fajin për çdo dështim e kërkon te të tjerët, te fqinjët, Fuqitë e Mëdha, te dreqi e i biri, ai popull zor se mund të gjejë rrugën drejt një ardhmërie relativisht të mirë.”
Jane theniet me te gjetura per Shqipetaret.
Enver Robelli
ka tregu me shkrimet e tij se asht nji shqiptar i ndershem,pra i rrezikshem.Ai nuk po len rast pa thumbu udheheqjen islame shqipfolese ketej e anej kufinit.Ai me shkrimet e tij synon te prishe maredheniet tona shume te mira qe kena me turqit,serbet e greket,vellaznit tane te perjetshem.
pa pjesemarrjen ne qeveri te hajnave,te paditunve,nuk ka as te ardhme te ndritun osmane!
Senatori frances nuk mund te quhet mik i madh , sepse ate perkufizim qe ai ka bere per shqiptaret duke e quajtur shpirtin e shqiptarit :” …..Shpirti i shqiptarit është një përzierje poshtërsie dhe fisnikërie’”…… tregon vetem ligesi te senatorit francez dhe azgje tjeter
Pse ?
Sipas Bibles ne shpirtin e njeriut edhe edhe Engjelli edhe Djalli —sipas shkencave humane tek shpirti injeriut gjendet e Mira dhe e Keqja
Dhe shkencat filozofike ndaj edhe e perkufizojne Shpirtin si :”…vater e mendimeve dhe e ndjenjave ….”
Ndaj ne shpirtin e njeriut gjendet edhe Djalli edhe Engjelli —
Pastaj me kalimin e kohes mbi bazen e jetes qe ben njeriu tirumfon ne shpirtin e tij here ….Djalli ( kjo ndodh kur gjendet ne pozicion te veshtire per ekzistenen e jetes se tij, aty njeriu behet i rezikeshem )
dhe here …Engjelli (kjo ndodh kur njeriu ben nje jete te rehateshme por edhe me edukim moral dhe shkencor)
__Atehere nisur nga historia qe ka kaluar populli yne , qe ka qene nje histori lufterash te panderprera kunder pushtuesve te huaj , del se prape se prape njeriu shqiptar megjithse ne jeten e tij ka pasur veshtiresi pa fund per te mbrojtur existencen e tij , ai asnjehere nuke ka lene te kqen te triumfoje ne shpirtin e tij , me te vertete fisnik
Dhe ku duket kjo ?
Ne luften e dyte boterore –shqiptaret dolen ABSOLUTISHT Kombi me fisnik i botes , kur i mbrojten edhe me jeten e tyre cifutet , nderkaq qe kombe shume here me te civilizuara dhe me te moralizuar nga feja u trerguan Bastarde te vertete , me nje shpirt pafundesisht kriminal , tamam Kombe qe mund te percaktohen pa asnje dyshim me epeitetin vlonjat : “Fytyre e poshtet”—
Ne gjithe Europen keto kobe qe hiqen sot si moderne dhe fisnike u treguan kombe Ndyresisht te poshter, kur dorezonin per tu djegur ne krematorium me mijera cifute , te cilet ishin te pafajshem , I vetmi faj i tyre , ishte kombesia e tyre
Dhe meqense senatori ishte francez , Franca ka dorezuar tek gjemranet me qindra mijera cifute dhe kishte edhe 2 milione ushtare naziste franceze
Ne nje kohe qe kombi shqiptar i zhytur ne mjerim te pafund ne ato vite , e ndante ate buken e thate te misrit edhe me cifutet dhe nuk dorezoi ASNJE
—Kjo eshte nje veper monumentale qe e fisnikeron shqiptarin mbi cdo komb tjeter
Po ashtu ne luftne e dyte boterore , populli shqiptar strehoi ne shtepite e tij ushtaret pushtues italiane ,qe iswhin reth 70,000 veta
Keta ushtare kishin vrare njerez kur erdhen ne Shqiperi , dhe megjithate ne shpirtin e shqiptarit kishte vetem Finikeri pa fund kur i fali ata ushtare kriminele te cilet kishn bere krime , dhe i mbrojti me jeten e femijeve tij qe t emos binin ne duart e e nazisteve
Dhe nuk ishin 10 apo 100, apo 1000 ushtare italiane …Ishin 70,000 ushtare itialiane rober qe u strehuan nga populli varfer shqiptar
Tjter akt heroik i fisnikerise shqiptare , ishte gjate kohes se Skenderbeut ,Kur te gjithe shtet ortodkse te Ballkanit benin krushqi me Sulltanet dhe e prnaonin si sundimtar , Shqiptaret per 500 vjet luftonin nga jugu ne veri ,ne ,lufte te papajtueshme kunder turqeve
Skenderbu prishi paqen 10 vjecare me turqit , meqense i tha Papa te fillonte nje lufte kunder turqeve ku do e ndihmonte edhe Papa me ushtaret e Europes perendimore…..dhe ata perseri u treguan te Pabese e, lane Skenderbeun te vemtuar perpballe furise se turkut —Saqe edhe Karl Marks e permend dinakirine e papaes, perballe Krye-heroit shqiptar duke mos e ndihmuar kryetrimin tone
Edhe ne kohen e komunizmit Shqiperia ishte dinjitoze –Kur u pushtua Cekosllvakia nga tanket ruse , askush ne Europe nuk foli nje fjale te vetme ne mbrojtje te Cekosllavakise qe po mbytej nga ruset –Nuk foli as Franca e atij senatorit, as Anglia …biles as USA nuk tha gjysem fjale ,
por Shqiperia foli fuqishem me zerin e Enver Hoxhes , ne OKB dhe ne gazeta
Ndaj Vacisllav Havel kur erdhi ne Tirane tha fjalet me prekese qe e ngrene popullin tone mbi kedo komb tjeter.
Haveli tha :
“…..Ne kurre s’do harrojme Shqiperine , qe e vetme u ngrit ne mbrojtje te Cekosllavakise kur pushtohej nga tanket sovjetike…”
__Shqiptari duke pasur kodin moral te Beses qe nga lashtesia beri qe ne shpirtin e tij ne momentet me kritike te historise se njerezimit , te triumfonte gjithmone Miresia, Fisnikeria, Dashuria dhe vetmohimi per njerezit ne nevoje…..
Ne fund do thosha kete –Para se te fillonte lufta e dyte boterore , shkencetari cifut Einstein jeonte ne Gjermani dhe donte te largohej qe andej per te ardhur ne USA
Ai vajti u kekroi shumices se shteteve perendimore te Europes qe ti jepnin nje vize per tu larguar nga Gjermania –Por asnje shtet europian nuk i dha vize, se kishin hall se zemeronin gjermanine naziste
Atehere ,Eisntein kekroi vize ne ambasadone shqiptare –dhe ambasada jone i dha vize
Ai erdhi ne Shqiperi , dhe mori pshaporte shqiptare–Me ate pashaporte ju mudnesua qe te shkonte ne USA …..
E pra, fizikantin me brilant te kohes sone e shpetoi nga vdekja Shpirti fisnik i shqiptareve…..
P.S. Une jam qytetar vlonjat dhe e kam lexuar Eqerem bej Vloren -Sipas meje Eqerem bej Vlora ishte nje njeri me mentalitet turkoshaku , ai nuk e njifte aspak se c’eshte demokracia
Ata e kishin mendjen vetem per tu mburur dhe per te share popullin e tyre
Mentalitet tipik i atyre qe vuajne nga mungesa e konceptit shtetformues
Eshte mekat qe sot ne kete demokraci moderne , te diskutohet ne frymen e mentalitetit turkoshak te Eqerem bej Vlores
Natyrisht ky mentalitet turkoshak nuk ka azgje te perbashket me Turqine e sotme qe eshte nje shtet modern dhe me koncepte te fuqishme per fuqizimin e shtetit dhe demokracise
Porse ne vazhdojme te ngelemi peng i atij mentaliteti te para 200 vjeteve te disa bejlereve , qe na la mbrapa ne formimin e shtetit tone
Te meta kane te gjithe kombet , por intelektuali kur diskuton duhet ti kritikoje te metat ne fryme konstruktive ,ne menyre qe edhe te metat te goditen ,
por edhe personaliteti dhe dinjiteti i kombit te mos cenohet
Dhe nga ana tjeter ne kohen e veshtire ne te cilen jetojme ne shqiptaret duhet qe intelektualet te fokusohen tek cilesite pozitive –Sa ta veme ne vije shtetin (per Kosoven e kam fjalen ) pastaj me formimin e shtetit totalisht te pavarur edhe kritika ritet