Flet Donika Gërvalla: E vërteta e vrasjes së tim eti

Postuar në: Rajoni |

Nuk ka asnjë dyshim se urdhrin për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, në janar të vitit 1982, e ka dhënë sigurimi shtetëror jugosllav, por vrasja ka mbetur pa u sqaruar ende plotësisht, ndërsa pretendimet e fundit për autorët e vrasjes së trefishtë shihen me dyshime të mëdha nga familjarët e Jusuf Gërvallës. E bija e tij, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga njëri prej themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ibrahim Kelmendi, i cili përmes një libri dhe disa intervistave ka ngritur gishtin e akuzës për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës drejt një tjetër aktivisti të asaj kohe në diasporë, Riza Salihut.

Në një intervistë me kryeredaktorin e Kohës Ditore, Agron Bajramin, për emisionin “Press-ing”, që transmetohet të premten prej orës 20:00, në KTV, Donika Gërvalla ka rrëfyer për ato që i di dhe ato që nuk i di në lidhje me vrasjen e 17 janarit 1982, në Untergruppenbach të Gjermanisë, ndërsa ka dhënë edhe vlerësimin e saj për emrat që përmenden, përfshirë Ibrahim Kelmendin dhe Riza Salihun.

“Unë, si vajza e tij (Jusuf Gërvallës), jam shumë e interesuar të di se cilët persona në Beograd, në cilën zyrë, kë porositën që ta kryej këtë atentat”, ka thënë Donika Gërcalla, e cila është personi mbase i vetëm, përveç hetuesve gjermanë, që ka pasur rastin të shohë dosjen e plotë të hetimeve të deritanishme për vrasjen e Gërvallajve dhe Kadri Zekës.

Ajo ka folur po ashtu edhe për procesin e hetimeve të udhëhequra me vite nga prokurorët gjermanë, arsyet pse hetimet kurrë nuk rezultuan me një proces gjyqësor për vrasjen, dhe pritjet që rasti të zbardhet, me gjithë faktin se nga dita e vrasjes kanë kaluar më shumë se 30 vjet.

Në intervistë, Donika Gërvalla rrëfen edhe për jetën e familjes së saj pas vrasjes së babait, shkuarjen në Shqipëri, takimet me Nexhmije Hoxhen dhe Enver Hoxhën, dhe zhgënjimin me shtetin shqiptar.

Si zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla flet edhe për punën gjatë viteve ’90-të në diasporë, konfliktet që ekzistonin mes LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye dhe Qeverisë në ekzil të Bujar Bukoshit, ndërsa një vlerësim të veçantë e jep edhe për Kosovën, ashtu si e sheh ajo sot.

“Republika e Kosovës për të cilën ai (Jusuf Gërvalla) në fund sakrifikoi jetën është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar”, thotë Gërvalla, duke elaboruar në detaje pse mendon kështu./KD

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

51 Pergjigje per Flet Donika Gërvalla: E vërteta e vrasjes së tim eti

  1. Bekimi  --  17 Maj, 2012 në 5:34 pm

    Isufit të ndjerë do t’i vinte turp për një bijë heroi si ty.
    Zhgënjime nga shteti shqiptar?
    Po pse, ça mutin kërkoje ti, fëlliqësirë?
    Enveri ju lidhi pension të posaçëm ty dhe Suzanës. Rast i vetëm, i paprecedentë në shtetin shqiptar. Enveri të ka sjellë dhurata për ditëlindje, (flautën) surratit tënd. Jot ëmë u ngrit në forume të larta të Rinisë, me një shqipe analfabetësh.
    Kurse surrati jot hyn edhe në grevë urije për të hequr emrin e Enverit nga Universiteti që po të shkollonte, strehonte e ushqente falas. Fëlliqësirë muti! Mosmirënjohëse!

    Përgjigjjuni

    • elio  --  17 Maj, 2012 në 5:57 pm

      Bukeshkale kjo cupe…

      Përgjigjjuni

    • Dede Kola, Nju Jork  --  17 Maj, 2012 në 7:09 pm

      Ky e din ma mer at pun :p
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/nuk-kane-fund-kinezerite-e.html

      Përgjigjjuni

    • Axhimi  --  17 Maj, 2012 në 10:31 pm

      E VËRTETA MUND TE THUHET EDHE PA KËTO FJALE TE ULTA. mMANDEJ SMUND TE ARSYETOHET FJALA FYESE PËR FAILJET DHE ANTARET E FAMILJEVE QË JANË FLIJUE PËR LIRINË E TOKAVE SHQIPTARE SHOQ KUSH JE TI.ATO MUN EDHE TE GABOJNE POR FLIJEMIET E KËTYRE FAMILJEVE MBULOJNE QDO GABIM NJERËZOR . VETEM , QOFT LARG KUR BIJNE NË POZICION TRADHETIE MUND TE PERLIGJEN FYERJET, POR ASESI NË NJE CONTEST TJETËR.VEPRIMTARIA E FAMILJEVE DHE DESHMOREVE TE CAKTUAR DUHET TE NA JAP PAK DINJITET QË MOS T’I FYEJM SEPSE ME KETE FYEJM VETEN DHE DINJITETTIN KOMBETAR TONIN.

      Përgjigjjuni

    • nga Marsi  --  19 Maj, 2012 në 8:41 am

      Ai qe shkruan dhe perdor shprehje idiote kunder bijes se herojit Kombetar Jusuf Gervalles, eshte nji mut i shkaut,eshte nje srpska govna,ndoshta edhe bashkpuntor apo vrases i Jusufit.
      ky Bekim qe shkruen per Doniken eshte mut dhe shkavell i keq….

      Përgjigjjuni

  2. shpati  --  17 Maj, 2012 në 5:50 pm

    Cfare ZHGENJIMESH PASKE,TI MOJ BIJA E HEROIT KOSOVAR ,JUSUF GERVALLES,per SHTETIN E ENVER HOXHES???
    NUK PASKE QENE E LENAQUR SE TE PRITEN E TE MBAJTEN SI PRINCESHE!!!
    TURP TE KESH!!!
    Kishje dashur te ishte Sali Berisha,ne krye te shetit atehere, qe te ZHDUKTE ME GJITHE RRENJE!!!

    Përgjigjjuni

    • Enough is Enough  --  17 Maj, 2012 në 10:05 pm

      pa shiko pak me rastine ngjashem te REMZI HOXHES dhe pastaj fol.

      Përgjigjjuni

  3. dritani  --  17 Maj, 2012 në 6:04 pm

    Zhgenjim per Shtetin Shqiptar?!

    Nuk di kontekstin dhe nuk di se c’priste kjo nga shteti me i varfer ne Europe por nga femijeria ime kujtoj se kjo familje trajtohej si askush tjeter dhe kjo ne fund te fundit me parate e te gjithe ne fukarenjve.

    Boll ai flauti qe kujton “Bekimi”. Ne Shtepine e Pionierit tek nje flaut vendoste buzet e gjithe lagjia jone.

    Duhet pare konteksti por gjithsesi neve qe paguanim per te mbajtur familjen e saj duhet te na kerkoje falje per kete thenie. Nuk besoj se i kishim ndonje detyrim atehere dhe i kemi ndonje borxh sot. Madje e kunderta….

    Përgjigjjuni

    • Sem Luma  --  17 Maj, 2012 në 6:16 pm

      @ E ka fjalen per zhgenjimin qe erdhi si pasoje e prekjes dhe perjeteses fizike te Shqiperise nga Donika. Pra, vizita e saj dhe ne Shqiperine faktike, reale (ashtu siq ishte per shqiptaret e ngujuar atje) dhe qe ishte krejt ndryshe nga Shqiperia e TVSH-se dhe e Radio Tiranes se para vitit 1990-te.

      Përgjigjjuni

    • fatosi  --  19 Maj, 2012 në 6:01 am

      Per borgj e keni gabim zoteri. Kosova neper te gjitha proceset e shtetberjes se Shqiperise ka dhene kontribut te jashtezakonshem. Borgjin e kemi te ndersjellet. Sa per komentet e saj edhe mund te kesh te drejt, por shqiperia ka pas obligim ndaj familjes Gervalla

      Përgjigjjuni

  4. Sem Luma  --  17 Maj, 2012 në 6:09 pm

    Eshte mekat qe Donika lihet anash dhe nuk ftohet qe te aktivizohet ne jeten politike dhe shteterore te Kosoves. Disa here e kam degjuar Doniken ne intervista te ndryshme televizive, me ka lene pershtypje teper te pozitive – si intelektuale dhe patriote e sinqerte. Aktiviteti i saj informues gjate Luftes se Kosoves (1999) ne mediat gjermane ka ndihmuar shume ne te kuptuarit e vuajteve te Kosoves nga publiku gjerman.
    Sa i perket fjalise se fundit, kur Donika thote qe: “Republika e Kosovës për të cilën ai (Jusuf Gërvalla) në fund sakrifikoi jetën është një shtet i cili identifikohet kryesisht me korrupsion dhe krim të organizuar” Kjo fjali fatkeqesisht eshte e vertete. Publiku gjermanofoles qe ka ndihmuar shume shqiptaret dhe Kosoven (jo vetem gjate Luftes se 99-tes) ka nje perceptim negativ per shtetin e Kosoves dhe politikanet e tij… Pak rendesi ka nese akuzat e shumta per korrupsion dhe kriminalitet jane te bazura te gjitha ne fakte, ndjenja e pergjithshme eshte vendimtare (per publikun e gjere gjermanofon). Dhe ky fakt eshte teper i hidhur dhe mua me dhemb teper shume.

    Përgjigjjuni

  5. Arti  --  17 Maj, 2012 në 6:17 pm

    OOO njerez,Donika flet per zhgenjimin e saj,per gjendjen ku e kishte katandisur Enver Hoxha Shqiperine.

    Përgjigjjuni

    • sorge  --  17 Maj, 2012 në 6:46 pm

      Pse cfare te keqe pati kjo vajza e JUSUFIT nga Shqiperia e Enverit???
      Ka jetuar,strehuar dhe perkrahur sikur te ishinbijte e nje heroi te Shqiperise!!!
      Eshte njelloj sic mund te ankoheshin kosovaret tani,per gjendjen e Shqiperise atehere kur ja MBATHEN NGA SYTE KEMBET SE PO I THERTE SERBI!!!
      A mund te thonin kosovaret,se Shqiperia ishte ne gjendje te keqe???

      KURRE!!! KUR SHKON NE SHTEPINE E VELLAIT TEND FUKARA,POR MIKPRITES,VETEM BUKESHKALURIT MUND TE THONE SE,”SA KEQ JETONTE VELLAI”!!!
      PO PSE MORE QENER CETNIKE,SHQIPERIA JU PRITI KRAHEHAPUR DHE JU SHPETOI NGA GJAKDERDHJA,NDERSA JU E MOHONI???
      TURP PER TE BIJEN E JUSUFIT,SE ESHTE PRITUR E NDIHMUAR SI MBRETERESHE!!!
      EDHE BUKE E KRYPE TE TE SHTROJE I ZOTI I SHTEPISE,NUK DUHET TA PERFLASESH,SE BEHESH BUKESHKALE!!!
      TE ZENTE BUKA E ENVERIT NE FYT,MOJ BIJA E FELLIQUR E JUSUF TRIMIT!!!

      Përgjigjjuni

      • daku  --  17 Maj, 2012 në 7:39 pm

        o sorge,dhe ca te tjere ktu.Mjaft me histori enveriane,se kur ju me spiunlleqet e juja,hanit mire,95 PERQIND, nuk kishin buke.Tashi hani noi cape buke dhe sikterr nga kompjuteri,o pjella te kuqe.

        Përgjigjjuni

        • adi_bonn  --  17 Maj, 2012 në 10:02 pm

          O daku shko dil ne parade se te iken shoqet or pall komunist,se ju qe boni gam gam jeni kamunista me te keqij si Sal Vucidoli

          Përgjigjjuni

        • PPSH  --  17 Maj, 2012 në 10:22 pm

          DUHET TE KENI VUAJT SHUME NGA TE KUQTE JU KANE PERSEKUTU OSE INTERNU SIDO QE TE KET QEN NGA TE KUQT BRENDA E KENI PAS DAKU AQ SHUME SA SPO E NXIRNI DOTE AKOMA. IK KOMENTO NE VEND TJETER DEBIL.

          Përgjigjjuni

  6. dritani  --  17 Maj, 2012 në 6:39 pm

    Ndoshta por shprehja ne artikull eshte:
    “zhgënjimin me shtetin shqiptar”
    dhe jo me Shqiperine. Kete e kuptoj.

    Shteti shqiptar mire keq ka qene i yni dhe vuajtes ishim vecse ne.
    Kjo, familja e saj dhe shume te tjere p.sh. nga Kongo qe erdhen u strehuan ne Shqiperi, Shteti Shqiptar i ka trajtuar me mire se shtetasit e saj.
    Mendoj se ne kemi ofruar sic dime te ofrojme ne Shqiptaret, pa kerkuar gje mbrapsht.

    Gjithsesi duhet konteksti per te arritur nje konkluzion por sic thuhet ne artikull me ben te ndjehem keq….

    Përgjigjjuni

    • Edi Detroit  --  17 Maj, 2012 në 7:14 pm

      Shume mire e ke shprehur me Donika,shteti i kriminelelit Hoxha nuk ishte vetem per ju zhgenjim,por edhe per ne,per te gjithe shqiptaret,edhe per Shqiperine qe e katandisi si mos me keq ,dhe shqiptaret i ktheu ne kavie.Mos degjo keta nostalgjiket pleq te komunizmit,

      Përgjigjjuni

      • dritani  --  17 Maj, 2012 në 8:51 pm

        E shoh qe e ke bezdi ta lexosh nje koment nga fillimi ne fund. Kur nuk e kupton nje gje mund ta lexosh edhe 2 here!
        Se ku e sheh nostalgjine ti e di.

        Kam pershtypjen se nuk e di historine e Donikes, as moshen se kur erdhi ne Tirane, as faktin se mbante mbiemer tjeter per arsye sigurie dhe qe ruhej nga Sigurimi i Shtetit as trajtimin qe merrte financiarisht dhe materialisht por edhe shpirterisht nga shume qytetare te Tiranes.

        Gjithsesi e perseris se nuk di kontekstin dhe duhet me shume informacion lidhur me c’ka e ka zhgenjyer nga shteti shqiptar.

        Keto historite me “komunista” dhe “antikomunista” tregojani produktit te komunizmit, Saliut, se ai i ka qejf edhe sot qe kane kaluar 20 vjet nga dorezimi i teseres se Partise. (nese e ka dorezuar).

        Përgjigjjuni

        • Gjilani  --  18 Janar, 2014 në 9:14 am

          Athua valle duhet te gjitha keto fyerje te i behen ?

          Përgjigjjuni

  7. mergimtari  --  17 Maj, 2012 në 7:13 pm

    Kjo ka drejte se E.Hoxha ua plotesoi me mire se shtetasve te tij kushtet e jeteses por ne fund edhjeu se nuk i la te benin siç ishin mesuan ne jugosllavine e TITOS, e jema e kesajbuçe si buçia e madhe e familjes me burre te vrare e keto na dilnin me minifunde,kjo beri qe Enveri nuk i rrasi brenda por pagoi parate dhe i la te iknin ku te donin. keto si familje ne ate periudhe binin ne sy te gjithe TIRANES per ekstravagancen qe luftohesh ne ate kohe,shqip kjo moster meriton shprehjen Bukeshkale.Paris

    Përgjigjjuni

  8. fkpartizoni  --  17 Maj, 2012 në 7:38 pm

    i mjeri Jusuf Gervalla cilet la pas…

    Përgjigjjuni

    • Violeta  --  18 Maj, 2012 në 1:56 am

      i lum ai – ka lane kater BURRA pas!

      Përgjigjjuni

  9. Lipe Shtogu  --  17 Maj, 2012 në 7:54 pm

    Bobobooooo !!!!
    Sa nostalgjike te krimeve te Enverit,ka ketu, ne keto komente ? Po a kuptoni ju, se Donika u shfrytezua nga propaganda tradhetare dhe antikosovare e kriminelit Hoxha ? Se ajo dhe e ema vinin nga nje shtet i lire si Gjermania, drejt e ne ferrin komunist shqiptar? Dhe sigurisht qe do shgenjehej. Edhe Jusuf Gervalla vete, po te vinte e te shihte terrorin shqiptar, do te kish hequr dore nga idete e tij enveriste dhe do te behej patjeter antienverist. Te ngjethet mishi,kur sheh qe ende ka nostalgjike te krimeve te Enverit !

    Përgjigjjuni

    • Shoku Mè (Me Ben Dem)  --  17 Maj, 2012 në 10:09 pm

      SHAJE SA TE DUASH ATE RREGJIM SE KE QENE GJITHENJE I TALLUR NEPER ESTRADA, POR JO AJO QE KA QENE E PERKEDHELUR.

      Përgjigjjuni

    • sali bucpapa  --  17 Maj, 2012 në 10:46 pm

      lipe shtogu!
      po kujt i thua dhe ti! enveri e shkaterroi kete vend! zogu na e la Shqipnine tone lule,me rruge,me hekurudha,me vapora,me qiejgervishtes e shkolla ne te kater anet e vendit! kush ja kerkonte,i ulte vete dhe ja jepte,nuk e zgjaste me shume.Kurse Enveri nuk ishte per neve,jo.Ai i harxhoi te tana leket per armatim.Cfare na duhet nave lufta?! grate e motrat tuaja nuk u ndodh gja,mjafton nje te lame e nje te thame,ene cdo gja vihet ne vend te vet.Enveri u tall me neve,donte me zar me na ba burra! me thuej ti a bahet stan me lepuj?! ka qene humbje kohe or tej! per ne e randesishme a me mbush barkun ene me i fut nji aheng! nuk kam ma kohe me shkrujt ketu se duhet me rujt dhite,mos i harro ne ti tujat,hajt tung e me bereqet!

      Përgjigjjuni

  10. Tropojani  --  17 Maj, 2012 në 8:43 pm

    Injoranca te falet, moj Donike, se jo te gjithe mund te jene te zgjuar, por mosmirenjohja nuk te falet kurre. Turp!
    Do te kishe bere mire te mos flisje, se na dole vertet maskareshe! Edhe nje here: te zençin syte te mirat qe t’u falen!

    Përgjigjjuni

  11. mergimtari  --  17 Maj, 2012 në 9:19 pm

    Lipe Shtogu gjynahet e Enverit nuk kane te numeruara se akoma sot vazhdojme i paguajme dhe pasoja e tij misherohet me se mi tek biri i tij shpirteror Berisha, por a e mendon dot ti se çfare mund te kishte bere me karakterin e tij super tip Mehmet Shehu ky S.Berisha ne periudhen e izoluar te asaj kohe ?ky do na kishte shkuar te gjithe ne hell kush ishte kunder tij,ai sot po shkaterron te tere kombin per karriken e tij dhe bastardeve te familjes se tij.Ky pseudo patriot me bemat e tij ja ka kaluar te gjitheve atyre qe ne njohim per tradhetare si E.Toptani ,A.Zogu,E.Hoxha sepse derisot nuk figuron firma e tyre e hedhur ne ndonje dokument bindes zyrtar nga asnje vend i botes,jane vetem dy raste ne historine shqiptare 1- ne v.1939 kur Italia pushtoi vendin tone pas largimit te Zogut pleherat qe kishte ne oborr firmosen per kalimin e kurores mbreterore shqiptare asaj te V.Emanuelit te trete te Italise _Dhe rasti i -2- firmosja nga Basha,Berisha dhe mender kuvendi te aktit te turpshem te dhurimit te detit Jon grekeve me 2008. Te pershendes dhe mirekuptoj per shqetesimin qe shpreh. Paris

    Përgjigjjuni

  12. Kapaku  --  17 Maj, 2012 në 11:19 pm

    Enver Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit komunist, ne bashkepunim me agjenturen jugosllave, urdheruan dhe ekzekutuan tri shqiptaret idealiste nga Kosova.
    Marrja ne “mbrojtje” e familjes Gervalla ishte thjeshte nje perpjekje per te mbuluar gjurmet e krimit!
    Me mire per te gjithe kete histori, mund te rrefeje ish-trupi diplomatik shqiptar (anetar te klanit te Hysni Kapos) ne Vjene.

    Përgjigjjuni

  13. Andrea  --  17 Maj, 2012 në 11:43 pm

    Mlidhni mendien o njeres,shikoni ku jemi katandisur dhe ku po shkojme.Sot eshte ne mode qe xhdo zagar rrugesh mund te jape mendimin e tij dhe te beje komente por te pakten le te quaj te bardhen te bardhe dhe te zezen te zeze.Ishte si ishte ajo periudhe kishim dinjitet dhe patriotizmi zjente ne dejt e cdo shqiptari per liri dhe bashkimin e trojeve tona.I tille ishte edhe JUSUF GERVALLA ky hero i popullit te kosoves.Lufta e tij per te shpetuar kosoven nga kthetrat e serbit eshte nje veper heroike qe e realizoi U.C.K.ja por qe fatkeqesisht kjo fitore po shkaterohet e keqperdoret nga qeverite e dy shteteve qe me shume jane ne sherbim te serbit sesa te popujve te tyre.Lexoni artikujt e asaj periudhe 1981-1982 qe te renqethin trupin dhe lexoni fjalimet e ketyre dordoleceve qe kemi sot.Berisha nuk eshte pjelle e Enverit se AI zagare si Berisha ju jepte koqen e plumbit,pra keta jane ai kontigjent qe i shpetuan atij prandaj nuk lene gje pa shkateruar dhe pa permbysur se vepra e tij ju kall daten dhe i le pa gjume.Jne keta gjalperinj qe penetruan dhe me fjalimet e veprat e tij ne dore bene kataklizmen mbas viteve 1980.Historia do beje te sajen dhe do trgoje realitetin,prandaj o njeres te trullosur kthjellohuni dhe shikoni te verteten ne sy pasi te pakten ne kohen e Enverit kishim ndonje pale breke,kure tashti keta te pa fytyre qe kemi na i kane vene breket ne koke.Hajt pra tju rroje demokracia me shkerdhaten SALI FAZLLICI.

    Përgjigjjuni

  14. Rrapi i Celos  --  18 Maj, 2012 në 12:16 am

    Une kam ngrene buke 2 a tri here me te ndjerin JUSUF GERVALLA ,EDHE PSE ISHJA IRI NE ATE KOHE AI KISHTE NJE ARESYETIM TE JASHTEZAKONESHEM ,POR E BIJA NUK PASKA TRASHEGUAR ASGJE NGA I JATI . NUK BEN MIRE QE HA BUKEN DHE PERMBYS KUPEN .

    Përgjigjjuni

  15. Zana  --  18 Maj, 2012 në 1:25 am

    Donike, te don Prishtina!!!

    Përgjigjjuni

  16. Zana  --  18 Maj, 2012 në 1:48 am

    t’jane ture dy “drzava” Donike :-)

    Përgjigjjuni

  17. Erindi  --  18 Maj, 2012 në 9:05 am

    Po si te ndodhe ndryshe. Ksovaret ne vitet para 90-tes, degjonin se shqiperia eshte si kopesh me lule…. etj perralla si keto. E kur balafaqoheshin me realitetin, tmerroheshin. Beni krahasimin e dy vendeve ne ate kohe Shqiperise dhe Kosoves. Te dy vendet ish komuniste. Kosova me rruge, me prona secili te veten, me adresa te sakta, etj. E shqiperia pa asnjeren nga keto, pra pa identitet.Sa prapa kemi qene dhe jemi. Edhe sot Kosova eshte me afer Europes, jo me biseda por me fakte. Kane pronat e tyre, pagesat i bejne ne EUORO, etj etj, qe Shqiperia kur ti kete si dihet.

    Përgjigjjuni

  18. Kape për zhelesh  --  18 Maj, 2012 në 10:55 am

    Donika është e bija e heroit komunist Jusuf Gërvalla por mos harroni se është dhe e bija e Suzanës me origjinë sllave.Privilegjet e familjes Gërvalla në Shqipëri ishin dhe më të mira se të vetë personaliteteve shtetërore. Kujdesi i Enver Hoxhës dhe i Nexhmijes për këtë familje ishte i tepruar. Gruaja e Jusufit erdhi në Shqipëri vetëm me 4 klasë fillore. Shteti shqiptar e diplomoi shumë shpejt me diplomë universitare. Fëmijët u shkolluan në shkollat më të zgjedhura të asaj kohe. Megjithëse në atë periudhë Suzana takohej vazhdimisht me autoritetet jugosllave asaj dhe familjes nuk i hyri gjemb në këmbë për shkak të konsideratës që shteti shqiptar kishte për veprën e Jusuf Gërvallës. Suzana dhe fëmijët e saj e turpëruan për së vdekuri Jusufin dhe të gjithë aktivitetin e tij patriotik. Sido që kjo familje të mbështetet tek biografia e burrit dhe e babait të tyre , ato e kanë të pamundur ta shlyejnë këtë turp. Sendi më i pamoralshëm tek njerëzit është tradhëtia, por më e pamoralshme se tradhëtia është mosmirënjohja! Fatkeqësisht familja e Jusuf Gërvallës është mosmirënjohëse, e cila shkeli me këmbë kujdesin dhe trajtimin e shtetit të Enver Hoxhës. Ata tani po shkelin dhe mbi gjakun e Jusufit dhe të veprës së tij!

    Përgjigjjuni

  19. Tiransi  --  18 Maj, 2012 në 11:00 am

    Ik more miop! Shqipëria ka qenë dhe është 100 vjet
    para Kosovës!

    Përgjigjjuni

  20. Damir Fazllic  --  18 Maj, 2012 në 11:09 am

    Zana Gërvalla( Gerdalla) sepse nuk e meriton mbiemrin e parë, gëzonte statusin më të lartë të minoritares nga shteti shqiptar i atëhershëm. Status të cilin do ta kishin zili dhe pakicat më të priveligjuara kombëtare në Evropën demokratike.

    Përgjigjjuni

  21. nje krimbeshe1,50 e gjate nuk matet dot me 'Zeusin' Enver Hoxha  --  18 Maj, 2012 në 6:52 pm

    Shikoni kete pjese filmi, sidomos ne min 00:53 ku ‘zojusha’ Gervalla-Schwarz (nga burri i saj i dyte) u perzjodh ne sa e sa femije shqipetare per te nderuar udheheqjen e atehershme ne tribunen e 1 Majit dhe mbi te gjitha direkt tek Enver Hoxha. Merreni me mend se cfare nderi i behej te bijes se Jusuf Gervalles por qe njekohesisht edhe e bija e spiunes serbe suzanes (ndoshta e biaj duhet ta kerkoje vrasesin tek e jema e saj) si dhe njekohesisht pasuese e flakte e Ibrahim Rugoves, ketij nipi te kolaboracionistit nazist, kriminelit famekeq Xhaferr Deva.
    Shikoni shporten me karafila te kuq, qe Enver Hoxha i lumnturuar ja u hidhte njerezeve qe parakalonin, ishin bozhuret e kuq derguar nga vellezerit kosovar (tani nga komentet ketu, u morr vesh se ishin derguar nga Adem Jashari me shoke)

    http://www.youtube.com/watch?v=_BdwyUzHQkg

    Pergjigje per Erindin:
    ke te drejte, Kosova shume e perparuar por ne cfare: popullsine e ka pa shkolle. Se vajzave te gjithave ju duken ‘mercedeskat’ (minitangat nga pantallonat e minifundet) por ckane ardhur ketu ne zvicer 15 vjece i kane futur ne klase te pare. Dhe nese dine te thone ditet e javes apo muajt e viti, vetem ne gjermanisht se ne shqip nuk i dine.

    Përgjigjjuni

  22. Enveristet  --  18 Maj, 2012 në 9:50 pm

    O po ku qenkan mbledhur te gjithe enveristet ne kete faqe. Kam patur pershtypje tjeter per gazeten Tema, por te lejohet ne vitin 2012 shfryrja e epsheve enveriste ne nje gazete te ketij rangu, kete nuk e kisha besuar. Legenet e diktatures qenkan akoma gjalle. Ose me mire te them bijte e bijat e legeneve. Paskemi ende shume pune per te bere. T’i perveshim menget!

    Përgjigjjuni

  23. Dema  --  18 Maj, 2012 në 10:17 pm

    Donika e percolla me vemendje intervisten ne KTV u fascionova me zgjuarsin tende dhe perceptimet tua rreth ngjarjeve qe e percollen Kosoven ne dy dekadat e fundit mos rri e heshtur se populli shqipetar i Kosoves ka nevoj per ty dhe njerez si ti qe ta nxjerrin popullin e Kosoves nga kjo katrahur qe e kan futur keta qeveritar.I lexova disa komente nga kujdestaret antikombetar qe ne vazhdimesi kan tentu me i perllos figurat kombetare por sja kan arrit mos u deshpero si Konica se ka ardh koha jote te uroj shendet dhe jet te dhat.

    Përgjigjjuni

  24. Qerim Kelmendi,Peje  --  19 Maj, 2012 në 2:54 am

    Donika,fole ashtu siq nuk do donte babai juaj,Jusufi i madhe.
    Fole siq u`a ka endja Titisteve,ish sherbetoreve te OZNA-s,UDB-s,KOS-it,BIA-s dhe siq kane deshire iash antaret shqiptare te UDB-se,si dhe ish deertoret e shumte te Kosoves dhe perkrahsit e politikes pacifiste-poshtruese te Kosoves.
    Fole ti dhe shyqyr qe ne nuk te identifikojme me Jusufin. Biologjikishte mbetesh vajza e Jusufit te madhe,ndersa moralishte e ke privuar veten nga kjo e drejte,sikurse nje gje te tille e kane bere edhe dy vllezerit e Jusufit.
    Nuk di deri ku ke sharruar dhe sa je leshuar tek strukturat shqiptare qe komandohen nga UDB-ja,ama sinqerishte je per keqardhje,vetem pse je vajza e te madhit Jusuf Gevalla,sepse ne te kunderten,do te kishim menduar,si nje me shume,ne ate rrjeshtin e gjate te atyre pacovave shqiptare.

    Përgjigjjuni

    • bravo donika  --  13 Gusht, 2013 në 9:33 am

      mor copë idioti,mor debil. Paska folur ne emër te udb-ës,bia-s etj. U bo gjithfarë surrati te merret me politik. Separi nuk di te shkruash shqip,pastaj me siguri edhe flet gjuhen shqipe si e quajti njeri ketu “shqipeanalfabetqe”. Donika preku pakëz te verteten dhe shijoi reaksionet shqiptare e kosovare me nje apetit primitiv e barbar. E vërteta është se enveri solli shqipërinë para humnere.por e vërteta poashtu eshte se kosova eshte shtet mafioz e kriminel,le ta dij pra gjithë bota.

      Përgjigjjuni

  25. rifati  --  19 Maj, 2012 në 7:15 am

    pershendetje per gjith lexuesit, pershendetje dhe rrespekt per femijen e jusuf gervalles.
    ne si bashkeveprimtare te asaje kohe… dhe ju qe tani shkruani ne kete kohe, kan dallime te medha te kuptimeve dhe veprimeve te asaj prej kesai kohe. jan shum reale kur shum komente jipen, kuptohet per kohen qe ateher jetohej…, ku familja gervalla ishte shum e priviligjuar ne te gjitha aspektet, qofte nga pushteti i atehershem… qofte edhe nga shoqerija qe i rrethonte. mendoj qe mos-mirenjoheja e pasardhesve te jusufit per ofrimin qe asai kohe i dha pushteti shqiptar… eshte ne nderin e tyre… dhe as pak nuk e perule veprimtarine dhe perkushtimet e jusufi qe ai dha dhe beri per kombin shqiptar. do perpiqem shum shkurt te jape qendrimet qe ne kishim per kosoven… qe ne, ne at kohe perpiqeshim dhe punonim se si duhej kosova te jete… -ne at kohe punonim qe shqiptarte e ekupuar nga pushteti titisto-jogosllav qe me qdo kusht te mos tjetersohen… perpiqeshim qe tokat e ekupuara nga shteti jugosllav te clirohen dhe ti bashkangjteshin shtetit ame. veprimtarija e jusuf gervalles dhe bashkeveprimtareve te tije nuk ishin dhe ne as nji aspekt nuk perngjajne ne veprimtarine e sotshme qe disa parti qe jan ne pushtet… qofte ne shqiperi… qofgte ne shqiperine e tjetersuar (kosove) nga vet politika e mallkuar legale aktuale nder shqiptare. kjo qe tani po ngjane… nuk ishin ne agjenden e veprimtarise se asai kohe qe ne vepronim… shpresoi qe shqiptarije do e braktise ket politike te kesai kohe… qe tentohet qe gjysma e shqiperise te tjetersohet… me nji fjale, qe gjysma e kombit te vete-vritet. jam shum optimist… qe e nesermja do e denon ket politike te sotshme… populli shqiptar do ja arrite qe shqiperija te jete ajo qe duhet te jete… qe shqiptart te mos tjetersohen… por te jetojne ne nji shqiperi “natyrale” qe edhe zoti na krijoj. nderimet e mija per gjith juve te nderuar lexues. rifat mulaj. shqiperi.

    Përgjigjjuni

  26. Joni  --  19 Maj, 2012 në 8:44 am

    Zonja Donike Gervalla

    Ju lumte, me erdhi mire qe Jusuf Gervalla ka nje vajze kaq te menqur. Mos heshtni, por jepne kontributin tuaj per Kosove. Mendoj se ti duhesh te jesh kryeministre ose presidente e ardheshme e kosoves

    Përgjigjjuni

  27. Apostol Duka  --  19 Maj, 2012 në 9:04 am

    Une mendoj se asnje shqiptar nuk e ka te drejten morale te beje edhe hetuesin, edhe prokurorin, edhe gjykatesin e, me ne fund, edhe persekutorin kunder vajzes se njerit prej heronjve me te medhenj te Kosoves dhe te mbare kombit shqiptar, sikunder ishte Jusuf Gervalla. Ajo thote ate qe ndjen dhe ate qe di. Ne vitin 1982, shteti shqiptar beri aq sa mund te bente per te zbuluar vrasesit e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes, duke iu afruar shume te vertetes. Nga ana tjeter, ai i ofroi bashkeshortes dhe te bijes se Jusufit strehim politik ne Shqiperi, nderkohe qe ato ishin ne Gjermanine Perendimore me dokumente te rregullta dhe mund te jetonin shume me mire se ne Shqiperi. Bashkeshortja, Suzana, mund te gjente nje pune, e bija, Donika, mund te shkollohej edhe me mire etj. Por, ne ate kohe, edhe nga shteti ame, edhe nga bashkeshortja dhe e bija e Jusuf Gervalles vendimet jane marre ne nxitim e siper. Ato te dyja, ishin nen peshen e madhe te dhimbjes dhe doren e zgjatur te shtetit shqiptar e pane si nje spirance shpetimi, ndersa nga ana tjeter, shteti shqiptar tregoi nje kujdes te vecante per to jo thjesht per meshire e keqardhje, por edhe per dicka tjeter me te madhe, qe lidhej me imazhin e tij. Per hir te se vertetes, ky imazh ne ate kohe ishte paksa tragjik, sepse edhe ngjarjet qe kishin ndodhur e pritej te ndhodhnin ishin po kaq tragjike. Ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte vrare veten, ishin arrestuar dy ish-minitra te Brendshem, Kadri Hazbiu e Fecorr Shehu dhe nje grup i tere “armiqesor” pas tyre, ekonomia shqiptare ishte ne nje renie drastike dhe, per me teper, shendeti mendor e fizik i Enver Hoxhes kishte pesuar goditje te pariparueshme. Vendi yne, ne ate kohe, drejtohej realisht nga Ramiz Alia dhe ne jemi deshmitare se sa hipokrite ishte “dashuria” e tij per udheheqesin, duke e vene ate ne nje pozite jo te kendshme ne mbledhjet e Byrose Politike e te plenumeve te KQ te PPSH, ne ato pak vizita qe mund te bente ai, i kontrolluar e vigjiluar perhere nga Ramizi etj. E thene me shkurt e me hapur, pavaresisht nga ato qe ka thene e shkruar Ramizi, ai ishte njeriu te cilit i interesonte me shume vdekja e Enver Hoxhes, per te marre ne duart e tij edhe postin e sekretarit te pare te PPSH, domethene gjithe frenat e shtetit shqiptar. Ne keto kushte, ishte e natyrshme qe edhe familja e Jusuf Gervalles te zhgenjehej, sepse tjeter gje kishte degjuar prej tij dhe tjeter realitet gjeti ne Shqiperi. Te thuash te kunderten, do te thote ta mbulosh diellin me shoshe, prandaj fyerjet kunder Donika Gervalles jane pa vend, jane joetike dhe amorale, per te mos thene me shume. Por, ne, shqiptaret, keshtu e kemi, heronjte i veme ne altarin e lavdise, ndersa bijte dhe bijat e tyre i shajme e i denigrojme me te gjitha menyrat. Keshtu ka ndodhur me te birin e Abdyl Frasherit, me femijet dhe femijet e femijeve te Ismail Qemalit, me te afermit e Qemal Stafes, me djalin e Asim Alikos, me djemte e Mehmet Shehut etj. dhe nuk mund te mos ndodhte keshtu edhe me familjaret e Jusuf Gervalles. C’kerkojme ne, qe Donika dhe e jema e saj Suzana te mendonin si ne, qe te jetonin ne nje rrethim te shumefishte absurd imperialistorevizionist, qe te zinin radhe te merrnin ushqime me tallon?!… Kjo ishte e pamundur. Ato e kishin pare me syte e tyre se Perendimi nuk ishte ashtu sic thuhej ne Shqiperine tone te izoluar, se djalli nuk ishte aq i zi sa thuhej. Megjithate, ato jane treguar shume te permbajtura deri me sot dhe kane bere zgjidhjet e tyre. Mire apo keq, kjo eshte nje ceshtje tjeter, por, i vetmi qe mund te kishte te drejte t’iu thoshte balleperballe se jane plangprishese, do te ishte Enver Hoxha. Ai dhe vete ai, askush tjeter. Por ai nuk mund te ngrihet me nga varri. Atehere, ne te tjeret duhet te heshtim dhe t’i leme njerezit ne punet dhe hallet e tyre. Cilido qe ben sot si te ishte vete Enveri dhe perdor nje fjalor te padenje rruge kunder njerezve te afet dhe amaneteve te fundit te tyre, nuk eshte gje tjeter, vecse nje mjeran i pavlere. Cdo gje qe lidhet me me ata heronj te pavdekshem, eshte edhe sot e shenjte dhe e paprekshme per mbare kombin shqiptar. Sot e ne jete te jeteve. Lavdi heronjve e deshmoreve te kombit tone! Respekt e mirenjohje per bijte dhe bijat e tyre, qe u privuan nga dashuria prinderore ne nje moshe shume te njome, atehere kur kishin aq shume nevoje per te!…

    Përgjigjjuni

  28. Driton Xhemajli  --  19 Maj, 2012 në 12:46 pm

    Nuk është mirë të shahet dhe të fyhet askush me gjuhë denigruese, z.Gërvalla po shihet se është mosmirënjohse për të gjitha ato që bëri shteti shqiptar dikur për të dhe familjen e saj…Dikush nga komentuesit pyet pse z.Gërvalla nuk angazhohet në politikë, kjo mund të angazhohet në politikë por, jo në hapsirat shqiptare por Gjermane kjo ka heq dorë nga vetvetja nga shqiptaria është e martuar me një të huaj, rrit fëmijtë e një të huaji, flet gjuhën e huaj, ka shtetësi të huaj dhe nuk do ishte mirë të angazohej në politikë vetëm pse është bija e heroit Jusuf Gërvalla…Nëse kjo e paska parë dosjen pse nuk del me fakte konkrete por e mbanë pezull këtë ngjarje makabre!?….

    Përgjigjjuni

  29. dani  --  21 Maj, 2012 në 11:43 am

    per enverista rrnoft sali berisha bashk me blendi fevzijun qe pojav qi familjen ne pidh sikur dikur jfk kumunistav ne amerikan se enveristat veq dhunene e njofin te flliqt sikur kta qe po lajmrohen me kto komente ju o everista as pasqyr me pa veten si dukeni skeni pasur ne at koh te lavdishme ju skeni pas munsi ta dini si duket ftyra juaj a dukeni komunista te qelbur a majmuna… kosova nje shekull ka mbijetuar pa juve edhe sod po mbijeton pa asnje problem ju sedin fare se qka jeni a jeni grek a jeni fara e perzier e turkut ka mundsi jeni italian te qelbur si dihet gjenezes juaj si keni ardhur me turp ne ket bot sepse po ju duket puna po tregon fakti me ju ska integrim me ju éshté rruga néga kina rusija ju jeni kthimi ne koh mbrapa jeni po aq primitiv sa ata te shpellav te talibanve dhe atyre priftrinjve te vatikanit manjaket pedofil ju jeni fara e flliqur e njerzimit ne ballkan….

    Përgjigjjuni

  30. Ushtari i UCK-së  --  22 Maj, 2012 në 8:14 am

    Dan!
    Me siguri ti je njeri prej atyre që kur binin bombat e serbeve në pragun e shtëpisë tënde, ti bashkë me pjestarët e familjes tënde , vëllezër, motra nënë , babë shikonit programet erotike në kanalin satelitor “Babilon Blu”. Ik këput qafën! Shkërdhatë! Primitivët e Evropës të cilët ende hani me duar pa lugë dhe pirun!

    Përgjigjjuni

  31. popull primitiv  --  15 Gusht, 2013 në 2:15 pm

    Donika perjetoj shkurt kosoven,pastaj gjermanine,pastaj shqiperine,pastaj perseri gjermanine dhe luften se bashku. I trumbetoi e shkreta gjithe botës për vrasjet ne kosove,dhunimet,e te gjitha te tjerat,ktheu vëmendjen e gjithe botës kah kosova dhe me ne fund edhe erdhën gjithe bota ne kosove dhe cfare përshtypje fituan ne kosove??? E ka sqaruar donika ne nje emision:-. :” po te kthehej kjo pune edhe njehere nga fillimi – kurre nuk do ta pranonin kosovën si shtet (fjalën e kishte për gjermanine).

    Përgjigjjuni

  32. Labinot  --  17 Janar, 2014 në 8:19 pm

    Kosoven nuk e kane njofte hatri i ndonje individi, po shkaku se asaj i takon pavaresia. Atyre qe iu dhemb nga fjalet e Donikes e kann mizen mbas veshi. Servilet e partive politike do te falimentojne. Merrni shembull (idol) Zogun, Enverin, Rugoven, Nanon, Meten, Salihun,.. haha… nese nuk ndermarrin dicka te rendesishme do te falimentojne shume me shpejt edhe Thaqi e Rama (dhe me keq se keta te paret).

    Përgjigjjuni

  33. ismajlhajdari  --  18 Janar, 2014 në 2:26 pm

    po kesi fakte duhet te kemi e te i qesim ne drit te kaluaren ton, shqiptare

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>