Për katër muajt e parë të këtij viti, 84 policë janë duke u hetuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Ata dyshohen për vepra të ndryshme si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje. Në një rast, ky mekanizëm i brendshëm i policisë ka arrestuar një polic si të dyshuar për trafikim njerëzish dhe prostitucion.
Një polic i Kosovës në Ferizaj është arrestuar si i dyshuar për trafikim njerëzish dhe mundësi prostitucioni.
Ky arrestim u mundësua nga Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit të Policisë, në bashkëpunim me Policinë dhe me autorizim të prokurorit.
Arrestimi u bë ndërmjet periudhës janar-prill të këtij viti.
Për këta katër muaj, Departamenti i Hetimeve në Inspektorat ka pezulluar po ashtu edhe shtatë zyrtarë policorë.
Në një raport të Inspektoratit për katër muajt e parë të vitit, mësohet se Departamenti ka pranuar 84 raste për hetim nën dyshimin se zyrtarët policorë kanë kryer vepra penale.
Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Inspektorat, Jetullah Aliu tregon për Express se nga 84 rastet e pranuara, për 27 raste, pas hetimit janë ngritur kallëzime penale në prokuroritë kompetente./EXPRESS
Nuk e kuptoj perse ankohen keta te Kosoves. Per 84 police. Ne ketu ne Shqiperi i kemi te gjithe policet gangstere, jo vetem vjedhes, por edhe vrases. Shikoni policet e trafikut, dalin nga zyra me bllokun e gjobave ne duar, dhe jo per te vene rregull, por per te vjedhur popullin me ane te “gjobave”. Tere jeten rrine duke u fshehur mbas makinave apo mbas pemeve, si kacake. Por keta nuk janegje perpara politikaneve, duke filluar me gangsterin kryeminister, per te tjeret nuk e vlen te flitet fare.
50.ooo mua apo 500.000 Sali berishes,zgjithe e merre si te duashe.Ato qe nuk me japin mua denohen deri 20 here pa e ditur ai vete.Shkon menjeher paguan per Salen.Pse pak e kane ngrene kosovaret kur vijne ne shqipri;