Promovohet abetarja Shqipëri- Kosovë. Berisha paralajmëron fqinjët: Gaboheni nëse bëni akte shqiptarofobie

17 Maj 2012, 11:04Politika TEMA
Promovohet abetarja Shqipëri- Kosovë. Berisha paralajmëron

Në një qendër sportive në Prizren është promovuar abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë, ku të pranishëm ishin kryeministri Sali Berisha, presidentja kosovare, Atifete Jahjaga dhe kryeministri kosovar, Hashim Thaçi.

Salla e mbushur me fëmijë të klasave të para ka oshëtirë gjatë gjithë kohës, ndërsa liderët e dy vendeve mbanin fjalime me tone nacionaliste.

“Sot është një arritje historike. Ne po prezantojmë abetaren e përbashkët të kombit tonë. Jo rastësisht jemi mbledhur në Prizren ku çdo shqiptar do të donte të ishte. Por çdo shqiptar sot është me zemër në Prizren ku po promovojmë abetaren e përbashkët. Jemi mbledhur në qytetin historik, dhe qytetin mes kryeqyteteve, Tiranës dhe Prishtinës”, ka theksuar Thaçi.

“Sot në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë po promovohet abetarja e përbashkët. Kjo është fitore e kombit shqiptar, është fitore e shteteve tona. Abetarja e përbashkët është shprehje e shkallës së lirisë dhe demokracisë. Kjo abetare është shprehje e ndërgjegjes dhe emancipimit të kombit tonë. Është abetare e lirisë, është abetare e Kosovës dhe Shqipërisë europiane”, vijoi Thaçi.

Në fund, mesazhi i kryeministrit ishte: “Shqiptarët do kenë abetaren e përbashkët, një flamur, gjuhë e kulturë unike.”

Lajmërimi se fjalën do e marrë kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione të gjata.

“Abetarja vjen në këtë qytet si një bukuri e rrallë e shqiptarëve që ka rendur në shekuj. Një falënderim për ministrat për vendosmërinë për realizimin e abetares së parë, këtij libri të të gjitha librave. Ju falënderoj që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror, kryeqytetin e idealit kombëtar për promovimin e abetares,” tha Berisha.

Më pas ai iu drejtua fëmijëve.

“Të dashur fëmijë, libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo së bashku me germat dhe figurat e mrekullueshme, ajo mbart ëndrrën e dhjetëra qindra gjeneratave shqiptare, të cilët donin të kishim një abetare të përbashkët. Ajo mbart sakrificat e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut deri në luftërat në Kosovë e Maqedoni. Ajo bart idealin e lirisë së shqiptarëve, idealin e bashkimit të tyre si idealin e përjetësisë kombëtare.  Abetarja juaj shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin dhe kultivimin e kulturës së tyre,” tha Berisha.

Kryeministri e quajti atë një abetare gjaku. “Të dashur fëmijë, nuk duhet të harroni kurrë se kjo abetare ka me qindra jetë të flijuara.”

“Kombi shqiptar në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar dhe më i sigurt. Abetarja është margaritari i kurorës së 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur. U bëj thirrje nënave të mrekullueshme shqiptare kudo që janë, nga Alaska në Afrikën e Jugut të mos harrojnë abetaren shqipe pranë fëmijëve të tyre.”

Në fund Berisha lëshoi edhe një mesazh për fqinjët e shqiptarëve. “Nga Prizreni u them fqinjëve tanë, çlirohuni nga shqiptarofobia. Gaboheni rëndë nëse vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë me akte si ato të Preshevës që faktojnë se jeni akoma në stade primitive.”

18 komente në “Promovohet abetarja Shqipëri- Kosovë. Berisha paralajmëron fqinjët: Gaboheni nëse bëni akte shqiptarofobie”

  1. ILIRI,KAÇANIK says:

    Është dashur shumë më herët të ndodhë një gjë e tillë,por,këtu është bërë edhe një gabim i madh që nuk janë përfshirë edhe shqiptarët e Maqedonisë.Nuk duhet të ndalemi,duhet të vazhdojmë….Së pari me Abetaren,së dyti duhet të jetë unik planprogrami mësimor,bashkëpunimi ekonomik dhe kulturorë të rritet,të bëhet unifikimi i ligjeve që mos të ketë bariera ligjore në aspektin ekonomik.E kësaj i thonë drejtë Bashkimit Kombëtarë,nëse kryhen të gjitha këto detyra atëherë bashkimi vjen vetvetiu.

    1. Ben Chicago says:

      mos i besoni burit te shkines
      ja u ka me te pa bese o kosovare

    2. elio says:

      Ore po nuk ishte korca djepi i abetares apo nashi na doli edhe prizreni. Une di qe ata sot e kesaj dite shume ne prizren, vazhdojne e flasin turqisht..nejse…

    3. Sal Palla says:

      Cfare gjuhe eshte abetarja? I futi turinjte e tij te qelbur edhe atje baca Salih?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

  2. salistalin says:

    Ide dhe ngjarje e shkelqyer trumpetuar nga njerez te gabuar qe sduan tia dine as per vend, nder e komb.

  3. koli says:

    mori urdher nga serbia ky maloku qe te bej gam gam.

  4. ajdin says:

    Shikoj dy fetyra antishqiptare dy hajdut te dy pro serbe.

  5. fane mirdite says:

    zoti i bekofte shqiptare kudo qe jane zoti bekofte prizrenin .

  6. POPULLI says:

    Neqoftese kjo abetare ka simbole,emra,fotografi apo thenie tradhetaresh si Saliu,Zogji et; duhet zhdukur nga qarkullimi.

  7. Adriatik says:

    Tani ky qelbac na ben “patriotin” Pasi e shtrydhen si lecke, tani na ben dhe patriotin, oooo te qifsha cdo pore te lekures me gjilpera te helmatisura. Kur do te beje Enverin dhe kjo bagjovine teveqele, mos mbete ne bote as nje uturak pa u dhjere.

  8. Paul Tedeschini says:

    Bashkimi i shqiptareve dhe gjuha shqipe e bashkuar.
    ABE-tare me fjale turçe. Femijve u mesohen qyshe ne klasen e pare fillore fjalet e vllezerve turq, si psh fjala “hesape”. Ha,ha,ha.

    http://arberiaonline.com/viewtopic.php?f=42&t=3288&view=next

    Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
    Jam fisnike e kam zemren gure,
    si Shqiponja ne flamure.
    Mburrem dhe jam krenare,
    qe kam lindur Shqiptare.
    Nga do qe te jem me ndjek fati,
    se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

    1. elio says:

      E mora vesh qe je nga jugu(sic jam edhe une) por jo cdo fjale mbaron me “e”, flamur-e, Gur-e, qysh-e, Vellezer….

  9. bujar says:

    Meqense me ktheve pergjigje qe te ul ritmin e shkrimeve dhe komenteve…per cfare per ate qe ju nuk keni botuar asnje shkrim timin…shkruaj tek ju me bndergjegje te plote qe ju jeni e vetmaja gazete e vertete opozitare ne Shqiperi…por duhet te jesh me duket njeri publik …i njohur apo vip qe te shkruah tek gazeta juaj…mqns ju kam merzitur nuk ju shkruaj me…pershendetja te sinqerta per gazeten tuaj

    1. Korabi says:

      Bujar, ajo pergjigja ule ritmin eshte automatike, eshte scripti qe e jep ate pergjigje, ndoshta e kane keqkonfiguruar, me ndodh dhe mua shpesh, keshtuqe detyrohem te kthehem “back” dhe ta ripostoj. Nuk eshte moderatori qe te bllokon se me sa kam vene re nuk crnsurohet asnje postim. Gjithsesi webmasteri duhet ta shohi kete pune se ndodh komplet pa lidhje qe te te refuzohet postimi.

      1. bujar says:

        Kam shkruajtur shume artikuj per gazeten Tema por asnjehere nuk me eshte botuar…megjithese une kam shkruajtur pothuajse ne te te gjitha gazetat kryesore opozitare ne vend..te cilat mi kane botuar…pa hezitim…jam nje shpirt rebel…atdhetar dhe patriot…kunder padrejetesise dhe ndjenja per emrin dhe atdheun tim nuk ka per te me ndryshuar asnjehere…por me vjen keq qe gazeta juaj asnjehere nuk me eshte pergjigjur…ndoshta edhe me ndonje mesazh qe shkrimet e mija nuk mi boton dot…nqs me thote se mos shkruaj une nuk shkruaj tek ju…por megjithate gazeta juaj eshte gazeta me e preferuara per te lexuar dhe kuptuar se cila eshte gjendja reale ne Shqiperi….nqs me pergjigjeni …pergjigjjen dergojeni tek e-mail im personal…

  10. tironci i keq says:

    Nuk ke pse i drejtohesh fqinjeve o Sali legeni antishqiptarizmin po e ben ti ne rradhe te pare me gjithe klysht qe te vijn prapa ti e ke shit ket komb sa ke serbi e sa ke greku e tani po na mban fjalim per shqiptarizem na u shporr nga syte mer ndyresire

  11. Kritiku says:

    Sali shpellari i tmerroi femijet e mbledhur me zor ne ate salle, duke u cjerre si zakonisht, si nje histerik kampion. Bertiste e cirreshe duke kujtuar se ishte para malokeve te vet qe u shkojne pas.
    Ketu duket ana injorante e ketij shpellari qe di te dalloje se si duhet te sillet dhe te flase para njerezve te grupeve te ndryshme te moshave.
    Nuk u tha se ne cfare baze gjuhesore u be kjo abetare…

  12. anonime kakavije says:

    MIRE SE VINI
    http://www.mapo.al/2012/05/17/bashkimi-shqiptaret-lidhin-serish-bese-ne-prizren-per-nje-abetare-te-njehesuar/

    Ketu do te gjeni foton zyrtare te promovimit te abetares se perbashket te unifikuar.

    Me sa di une fjala miresevini shkruhet bashke! Se di?! Po dyshoj se me VKM do kete ndryshuar edhe drejteshkrimi i gjuhes shqipe mbase eshte miratuar hyrja ne gjuhen shqipe te drejteshkrimit te krahines se madhe Shqiptare Viçidolase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje