Një restorant kinez në Britani i gjobit me 20 sterlina klientët në rast se ata e lënë ushqimin në pjatë.
Menaxherët e restorantit Kylin Buffet kanë vendosur një lajmërim, ku u bëjnë thirrje klientëve të konsumojnë të gjithë ushqimin, ose përballen me gjobë.
Një politikë e tillë ka zemëruar një nënë, e cila u detyrua të paguajë 20 sterlina pse djali i saj la pak tost e nja dy copa qepë në pjatë.
Ajo thotë se stafi vinte vazhdimisht tek tavolina e tyre për të kontrolluar nëse e kishin ngrenë ushqimin.
Sam Fung, menaxher i restorantit, thotë se ata nuk duhej të kishin shkuar më shumë se njëherë tek tavolina e tyre.
“Megjithatë ata lanë shumë ushqim në pjatë dhe ne duhet t’i gjobisim për shpërdorim ushqimi. Ne i qëndrojmë politikës sonë,” tha ai.