Damir Fazlliç- Meyer Lansky i Ballkanit

19 Maj 2012, 19:29Politika TEMA

Ky shkrim është botuar më 16 shkurt 2009 në revistën kroate Index. Flet për skandalin e kompjuterëve të Fazlliç dhe për lidhjet e tij me familjen e Berishës. Ai krahasohet me Meyer Lensky, një nga mafiozët më të mëdhenj në botë, me origjinë ruse, por që e ka ngritur perandorinë e krimit në SHBA

 

Nga Jovan Dragishiç

 

Në fund të janarit, autoritetet doganore italiane ndaluan një dërgesë me kompjutera. Anija me të cilën udhëtonin kishte flamur panamez dhe destinacioni i tyre ishte porti i Vlorës në Shqipëri. Dyshohet se janë pjesë e një projekti të qeverisë shqiptare për furnizimin me rreth 10 mijë kompjutera të 700 shkollave në vend. Sipas mediave shqiptare, tenderin për të furnizuar shkollat e ka fituar një konsorcium serbo- shqiptar, në të cilin merr pjesë edhe Damir Fazlliç, “sipërmarrësi” nga Bosnja, një mik i kriminelëve dhe politikanëve, dhe në përgjithësi një nga lojtarët më interesantë në Ballkan. Kompjuterët janë sekuestruar nga italianët, pasi ato ishin kinezë dhe me etiketa të falsifikuara.

Tenderin e ka fituar një konsorcium “MP Soft Group- CT Computers”. Mbetet e paqartë se sa është shuma e parave në lojë. Sipas disa informacioneve, bëhet fjalë për 3.8 milion dollarë, një shifër tjetër është edhe 10 milion dollarë. MP Soft është me seli në Beograd, Pragë, dhe Qipro, ku është dega e Fazlliç.

Mediat shqiptare shkruajnë se Fazlliç ka bërë përpjekje aktive për të fituar këtë garë dhe mesa duket, pasi qeveria shqiptare ia dha tenderin MP Soft dhe CT Computers, një ambasadë perëndimore në Tiranë u ankua, pasi vendi i saj dyshon për favorizime në tender. Ministria e Arsimit ka deklaruar se dërgesa e kapur në Itali nuk ka të bëjë me projektin e kompjuterizimit të shkollave dhe se projekti po shkon sipas planit. Është interesant se mediat italiane dhe ato shqiptare shkruajnë se kompjuterat janë sekuestruar më 29 janar, ndërsa në faqen e MP Soft thuhet në të njëjtën datë se projekti është realizuar.

 

Aventura shqiptare e Fazlliç

Për t’i vendosur të gjithë gjërat në kontekstin e duhur, duhet të njihni se kush është Damir Fazlliç. I lindur në Vishegrad, të Republika Srpska, ai është nipi i Jovica Stanishiç, drejtorit të tmerrshëm të sigurimit të shtetit në kohën e Sllobodan Millosheviç. Për 10 vjet është lidhur jo vetëm me kriminelët më famëkeq të Ballkanit, por edhe me disa nga politikanët më të lartë në rajon.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi vitin e shkuar në parlament se Fazlliçin e ka mik. Kjo ndodhi gjatë një skandali që tronditi Shqipërinë pasi Fazlliç u arrestua në Sarajevë së bashku me famëkeqin Naser Oriç. Ndërkohë në Shqipëri ishin ngritur dyshime për aktivitetin e dyshimtë të Fazlliç dhe lidhjet e tij me familjen e Berishës. Prokuroria kishte nisur hetimet në fund të vitit 2008 ndaj Fazlliç për mospagim detyrimesh doganore, regjistrim kompanish fiktive dhe blerje të dyshimta të tokës në bregdet.

Media shqiptare ndërkohë shkruante se Fazlliç ka ndihmuar Berishën gjatë fushatës zgjedhore (ai ka qenë këshilltar i Berishës që nga viti 2005). Ai ka hektarë të tërë në pronësi në zona ku parashikohet të ndërtohen vepra energjetike dhe parqe industriale, vendpushime dhe apartamente. Fazlliç është pronar i një numri të madh kompanish të regjistruara në Shqipëri me ndihmën ligjore të studios Malltezi, të cilën e zotëron vajza e kryeministrit Sali Beriha. Si përkthyes në kompani ka punësuar Enkelejda Isufin, kushërirën e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës, ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme. Përveç kësaj, mbesa e Berishës ka punuar në një nga kompanitë shqiptare të Fazlliç.

Korrelacioni mes Fazlliçit dhe ministrit Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit gjatë ndërtimit të autostradës që lidh bregdetin shqiptar me Kosovën. Sipas akuzave, puna për ndërtimin e autostradës do të kushtonte 600 milion. Ajo iu akordua firmës amerikano- turke, Bechtel- Enka, edhe pse nuk ishte ofertuesi më i mirë.

15 komente në “Damir Fazlliç- Meyer Lansky i Ballkanit”

  1. Ben Chicago says:

    damir fazllic mik shtepie i burit te shkines saliut

    1. Propozoj qi Doktori zotnise se nerum Fazlliq ti japin teseren e Partise tone per mshtetje te shkelqyme te denmokracise shqiptare vetem per inot te ju kamunistave.

      1. Dean says:

        Shum bukur ka dal ne foto,zotnia i nderum Damir Fazllic.
        Ka dale ne Profil dhe shume Sportiv.Ene me shnet,mire qeka.

    2. ermal says:

      Mafian kerkojeni brenda njerezve te PNUD-it ne Tirane dhe ne Kosove, te cilet krijuan projektin ne fjale (http://www.undp.org.al/index.php?page=projects/project&id=92) jane keta qe dhe krijuan njesine e projektit prane ministrise ne tiran – – dhe me pas krijuan sistemin e prokurimit qe futi ne valle “shitesa” ose sic i thone kompetentat e PNUD-it (vendors) nga rajoni. Vetem athere u arrit qe firma nga Serbia, Koracia dhe Bosnia te futeshin ne tender, pamvaresisht se nuk i shin lokale dhe nuk do te mund te benin asnji lloj mirembajtje te kompjuterave ne fjale.
      Ne Tirane brenda ne PNUD, ishte nji person i huj i cili e drejtonte projektin dhe qe lejoi qe kto firma te futeshin pa asnji lloj referencash si dhe pa prova ne qofte se kishin shitur me pare ndonjiher kesilloj teknollogjish.

  2. tironsi says:

    Shqiperia e Saliut,1 Euro m katror.Kjo nenkuptonte Damir Fazllic dhe asnje investitor tjeter.Shqiperia ne moshen e internetit ,plan gjigand per kompjuterizimin e shkollave me Damir Fazllic ndermjetes ,mikun e deklaruar te Berishes.Mbledhje e Komisjonit te Politikave te Sigurimit ne Min.e Mbrojtjes,Damir Fazllic ne krye te tryezes .Nuk e kam idene se ku nuk ka hyre kjo figure e lidhur me krimin dhe mafjen boterore ne Shqiperine dhe qeverine e Saliut.Shqiperia po ndryshon.Kini kujdes Shqipetare se ky eshte vetem fillimi i ketij grupi mafjozesh, spiunesh dhe kriminelesh.97 po afron ,mundohuni ta shmangni ,mos lejoni me shkaterimin ,grabitjen ,vjedhjen ,fukarallekun dhe vdekjen te mbuloje ate vend me shume se e ka mbuluar.

  3. hajriu says:

    Jo mos eshte Lucky Luciano , ky eshte veçse nje zvarranik . Meyer Lensky nuk eshte me origjine Ruse por eshte Hebre , i vetmi qe vdiq ne pleqeri dhe pa bere nje dite burg.

  4. katunari says:

    Sa te trashe jeni o Albanistanas?Por nuk e kuptoni qe Sala eshte koke e kembe spiun i Serbise,qe e ka dosjen sa nje mal ne Beograd?E keni tek surrati,dhe s’doni ta kuptoni.O milet daja Damir Fazllicit ka qene shefi Udb-se ne kohe te Milloshevicit.O njerez!

  5. BARO CORROGJAFI says:

    ESHTE TEPER E VESHTIRE TE NJOHESH VEPRIMTARINE MAFIOZE TE NJE SEKSERI TE RREZIKSHEM QE ESHTE I LIDHUR BYTHE E BREKE ME KRYEMINISTRIN SALI BERISHA DHE FAMILJARET E TIJ. A KA ME TURP KUR VETE SALI BERISHA DEKLAROI PUBLIKISHT NE PARLAMENT SE DAMIR FAZLLICI ESHTE MIKU I TIJ !!! KETO LIDHJE JANE ZBULUAR: JO VETEM PAZARET ME RRUGEN E KOMBIT ,KU U VODHEN MILIONA EURO, AS ME KOMPIUTERAT PER PAJISJEN E SHKOLLAVE ME ‘TA, AS ME LINJEN E INTERKONJUKSIONITT , AS ME ….. EH SA KANE KETO LIDHJE! A NUK ISHTE ABSURDE QE KUR ISHTE MINISTER I MBROJTJES FATMIR MEDIU,DAMIR FALLICI ,ME BLLOK NE DORE, MERRTE PJESE NE MBLEDHJET NE MINISTRINE E MBROJTJES ,PA ASNJESTATUS !!! pOR PROKURORIA JONE ESHTE GJUMIN E RENDE LETARGJIK.

  6. Kris says:

    Saliu po pergatit heqjen e disa ministrave,prandaj po ushtron kontrolle.Eshte teper vone Sali i serbit.

  7. beso says:

    Nuk besoj qe Tom Ridge te marre nje Fazllic nga rruga dhe ta fuse ne takimet e rendesishme per sigurine e Shqiperise,me ministra shqiptare.Kaq gje e ka mesuar Tom Ridge nga bota,se ka qene zyrtar i larte,qe para se te takoje dhe shoqerohet me Fazllicin e di mire dhe me imtesi dosjen e tij.T’a do mendja qe Fazllic eshte xhol ne shume duar,por patjeter i rekrutuar nga sherbimi amerikan me tre germa,po i njejti sherbim qe i ka dhene bashes pasaporten amerikane.Pra,basha dhe Fazllici kane nje pronar te perbashket dhe japin informacione tek i njejti padron.Kjo ben muuuuuuuuuuuuuuuuu,por”demokratet”e kane per nder te jene spiune te sherbimit me tre germa,biles shikoni sesa te suksesshem jane.Jane”yje ne ngjitje”.Ptu!Rrnfote shteti i palacove!

  8. Dan Cepani says:

    Saliun nuk e rrezojne as shkrimet as lutjet por opozita e forte dhe denoncuese dhe jo ata qe dalin e flasin si pederasta dhe ai ngerdheshet pafund se e shikon qe si kanoset asnje rrezik, dhe Meten katundarin-injorant qe te pakten mund te rrihte e ka me vehte !

  9. Pavaresia says:

    Bravo ,,LYM demokrati”! Keshtu te do Partia dhe Salia. Por Salicin dhe Fazllicin duhet ti duesh jo me inate se ajo nuk asht dashni. Po permende ,,kamunistat”, do ta zemrosh shume Salen. Prandaj, matu i cike kur fol, bre ,,LYM”! (keq ardhje! Hapi syte ti qe monitoron, ose programo me mire ,,rrobotin”! Nuk eshte koment i perseritur. Mos e merzit ,,Pavaresine”!

  10. tristjani says:

    Te gjitha gjasat flasin per nje 97 te temerrshme,ju pergjerohem o shqiptare qe doni me te vertete vendin tone kombin tone,fjalen e kam per intelektualet dhe atyre qe u ze fjala vend ne kuvendet e shqiperise te mos lejoni perseri 97 se Saliu kete po pregatit me mafjozitetin me te madh.Po ja arriti qellimit nuk do kete me shqiperi dhe komb shqiptar se ai nuk te le ,se do perdore metodat qe ka perdorur Zerva kunder çameve ,kete e tregon dyndja e madhe e perkraheseve te tije ne Tirane dhe ne gjithe shqiperine,perkrahes qe nuk u funksionon llogjika por thika dhe plumbi,amani se kasqj ja kam friken me ato qe degjoj dhe lexoj çdo dite neper gazeta dhe emisjone.Ju bejme thirrje te gjithe bashkekombesave tane qe me mundesite e tyre te pengojne nje 97 ne shqiperi me çdo mjete dhe menyre qe kane ne dispozicion.

  11. Labi Vlore says:

    Eshte e kote perfundimisht.Te ndodhi hataja ne ate vend,njerezit nuk duan t’ja dine.Ata qe votonin per Saliun do vazhdojne ta votojne.Ata qe se votojne,do te ju ofrohet para per voten e tyre,ose vende pune per femijet edhe te afermit.Nqs nuk arrihet kjo,atehere hyn ne loje Ristani.Ai vend eshte gjunjezuar perfundimisht.Eshte ne gjumin letargjik qe dalengadale po e con drejt vdekjes.Une personalisht nuk e kuptoj se c’ka tjeter duhet te ndodhe ne ate vend,qe populli te ndergjegjesohet.Nuk e di,sinqerisht.Meroja shkruan c’do dite per skandale te tmerrshme,dhe asgje nuk ndodh.Shkrimtari i njohur Italian Roberto Saviano para disa kohesh deklaroi se:Ne c’do vend te botes ka mafje,kurse ne Shqiperi mafja ka shtet.Eshte cudi e madhe,qe te shikosh kaq hapur,ne drite te djellit mafjen.Te shesesh gjirin e Kakomese,me ligj,hapur fare dhe pa asgje te keqe.Te shesesh me letra,pa asnje problem,me dokumenta Porto Romanon Fazllicit.Kryeministri deklaron se e ka mik familjar,nderkohe qe mediat Kroate e te Ballkanit ne pergjithesi e deklarojne ate si nje mafjoz te Ballkanit.Te shesesh Kakomene nje Bullgari,qe dihet qe eshte mafjoz,edhe nga kabllogramet e Wikileaks.Te vrasesh 4 persona te pafajshem,te derdhesh gjak Shqiptari ne mes te kryeqytetit dhe asgje mos te ndodhe.Por,te vazhdoje jeta normale deri sa te harrohen,a thua ishin zogj qielli.Te shesesh pjese te konsiderueshme te atdheut,si u shit deti Greqise,ne kundershtim te hapur me kushtetuten e vendit,dhe a thua ka ndodhur nje incident i vogel,sikur te mos ishte asgje.Te vjedhesh votat ne mes te dites,e asgje nuk ndodh.Rregjistrohet me ze e me figure zv.Kryeministri vendit,duke bere pazare te felliqura korruptive dhe gjykata deklaron se eshte e montuar,ne kundershtim te plote me shkencen e sakte.Mohojne Matematiken.Te thone qe 1 edhe 1 bejne 3,nuk bejne 2.Se e thone ata,dhe bezaj po deshe.Shko protesto po ta mbjati,se te qellon Jozefina me ndonje plumb ballit.Une personalisht jam ne nje situate shume te keqe.Ose te dal e te protestoj,atje ne mes te sheshit ne Tirane,qofte edhe i vetem,ose te mbyll syte e ta harroj qe ne harten e botes ekziston nje vend me emrin Shqiperi.Ndihem sikur dikush me ka qepur gojen dhe po me ndrrydh ndjenjat.Ndihem si ne ato situata qe dua te uleras,por nuk mundem.Dua te leviz,por ndihem i lidhur me zinxhire.Nuk di si ta pershkruaj ndryshe.Me duket vetja nje tenxhere me presion,qe me kane mbyllur vrimen nga ku shfryn ajri.E presioni brendshem rritet e rritet,por avullin nuk e nxjerr dot.Ndihem i vrare shpirterisht ne masen me kritike te mundshme.Ne disa momente,kur shikoj e lexoj se c’po ndodh,as vete se di,se si ka shpetuar kompiuteri pa u demtuar.Dua te nxjerr revolten e brendshme e ta zbraz diku.Po me grumbullohet perbrenda e po me bjerr dita dites,shpirtin dhe mendjen.Nuk e di sa te tjere ndihen si une.Shpresoj asnje njeri tjeter,sepse me te vertete eshte nje gjendje shpirterore shume e zymte.Ndonjehre me ngaterrohet gjendja shpirterore midis urrejtjes dhe revoltes.Ndonjehre as vete se kuptoj,a kam urrejtje per kete klase politike qe na drejton,apo kam revolte.Ndoshta kufiri ndares midis te dyjave eshte shume i brishte dhe i holle.

    1. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

      MJAFTE ME FJALE.
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE
      DUHET TE VEPROJME PARA SE TE JETE VONE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje