Edi Rama, ky i keqkuptuar i madh

19 Maj 2012, 19:37Politika TEMA

Si po përgatitet Edi Rama që të marrë pushtetin në Shqipëri, çka ka kuptuar ai për Kosovën dhe çka e lidh atë me Hashim Thaçin?

 

Nga Adriatik Kelmendi

 

EDI RAMA DHE HASHIM THAÇI janë shumë të ndryshëm si personalitete. Por kanë edhe shumë pika të përbashkëta. Për shembull, që të dy janë ndër politikanët më të gjatë ndër shqiptarë. Të dy veshin rroba të qepura me porosi, të cilëve u kushtojnë kujdes të veçantë. Dhe… dhe s’po di çfarë t’u gjej tjetër të përbashkët. Mirëpo, ajo që më shtyri t’i krahasoj është qasja kohëve të fundit e Edi Ramës, e cila m’i ngjan bukur shumë Hashim Thaçit, para ardhjes së këtij të fundit në pushtet. Atëbotë, në periudhën e viteve ’06-’07, opozitari i vështirë Thaçi kishte vendosur ta ndryshonte thuaja krejtësisht pllakën, të bënte gjërat ndoshta fare të paparamenduara për të më herët, në mënyrë që të krijonte momentumin që do t’ia mundësonte përfundimisht uljen në karrigen e kryeministrit.

Lëvizje të ngjashme mund të vërehen këto ditë te kryetari i Partisë Socialiste. I mposhtur nga Partia Demokratike si në garën për të udhëhequr Qeverinë ashtu edhe Tiranën, Rama s’ka më çfarë të humbë. Dhe ka vendosur të bëjë çdo gjë, që të fitojë. Thaçit i kishte shkuar për dore që përfundimisht ta mundte LDK-në. Fare lehtë mund t’i shkojë për dore edhe Ramës.

EDI RAMA, NDONËSE një nga intelektualët më të mëdhenj ndër shqiptarët përgjithësisht, çuditërisht shumë vonë e kishte kuptuar edhe një gjë me rëndësi, që s’ia kishte vënë veshin më herët. Është Kosova. Ai e filloi mirë ndërrimin e përshtypjes së qytetarëve të shtetit të ri me vizitën që bëri në fund të vitit të kaluar dhe me promovimin e librit të tij autobiografik.

Thjesht, nuk besoj të ketë edhe ndonjë politikan tjetër më të keqkuptuar dhe më të paragjykuar nga kosovarët seç ka qenë Rama. Përgjithësisht, të prirë nga analiza sipërfaqësore dhe emocionale mbi skenën politike në Shqipëri, kosovarët kishin ndërtuar perceptimin e gabuar dhe stereotipik mbi Ramën në mënyrën që të fitohet një përshtypje për dikë vetëm duke shikuar imazhe të shfaqura nëpër fotografi. Kështu, në fotografitë e kosovarëve Rama shihet në një plazh nudo; në një tjetër – i veshur me ngjyra fluroscente, si jotipike nga arketipi për politikanët tradicionalë hijerëndë shqiptarë; në tjetrën duke bërtitur me një altoparlant dhe në “më të rëndën” – duke ia dhënë çelësin e qytetit të Tiranës një këngëtari serb, Goran Bregoviq. Kaq kishte mjaftuar, që bashkë me propagandën armiqësore të kundërshtarëve, Rama të ngulitej në mendjen e një pjese bukur të madhe të kosovarëve si një sharlatan joserioz.

Fatkeqësisht, kujtesa e kosovarëve për politikën në Shqipëri është tmerrësisht afatshkurtër. Kështu, në Kosovë masa sigurisht ka harruar se ka qenë pikërisht Qeveria ku Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës ajo që i ka pritur ata si refugjatë gjatë kohës së luftës. E po ashtu, kanë harruar se ka qenë pikërisht ky Edi Rama ai që kishte ndryshuar rrënjësisht pamjen e çoroditur të Tiranës së atyre viteve, me rrënimin e ndërtimeve pa leje, gjë që i solli atij çmime e mirënjohje nga Kofi Annan dhe revista prestigjioze “Time”. Paradoksalisht, më shumë çojnë peshë fotografitë nudo dhe ato me Bregoviqin.

Mirëpo, ç’të thuhet më tepër për këtë, kur të njëjtit këta kosovarë kishin harruar shpejt edhe ndoshta mëkatin më të madh që ka bërë ndaj Kosovës Shqipëria paskomuniste, por që ishte bërë në pjesën e parë të viteve ’90, kur në pushtet ishin demokratët e Sali Berishës. Në këtë kohë Shqipëria ishte vendi i vetëm i rajonit që thyente embargon e OKB-së ndaj Serbisë, për shkak të luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, dhe e furnizonte me derivate të naftës. Me të njëjtën naftë që Beogradi e përdorte edhe për të mbajtur pushtetin policor për të shtypur shqiptarët në Kosovë.

Këta shembuj të shpejtë gjithsesi flasin shumë për faktin se sa i çuditshëm dhe i pakuptueshëm është vlerësimi i kosovarëve për politikën në Shqipëri.

 

PO THEM, RAMA e ka vendosur që të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Dhe po bën gjithçka që të krijojë mendësinë e fituesit të pashmangshëm. Ka filluar t’u kushtojë vëmendje të veçantë Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, që së paku mos të shihet si një – i huaj, i panjohur, ose i çuditshëm, shumë ndryshe. Ka filluar të bëjë paqe me ish-miqtë që kohëve të fundit i ka shpërfillur, nënçmuar ose fyer. Ka vendosur të gëlltisë edhe ato që ka pështyrë, si në rastin e takimit me Ilir Metën. Ka riafruar një ndër mendjet më reformatore në PS, siç është rasti me Ben Blushin. Ka filluar t’u japë fund armiqësive edhe me televizionet e para si armike. E të gjitha këto, si lëvizje anësore teksa përpilon plane e strategji për reforma të përgjithshme në sektorë të ndryshëm shoqërorë, politikë e ekonomikë në Shqipëri. Si dhe – ashtu siç kishte bërë Thaçi në Kosovë – të mos ua prishë qejfin ambasadave të shteteve të fuqishme.

Në Kosovë kjo qasje kishte dhënë rezultatet e veta dhe Thaçi ia kishte dalë ta mundte LDK-në në zgjedhje, pas 16 vjetësh të kësaj në pushtet.

A do t’ia dalë edhe Edi Rama? Fundi i fundit, s’ka çfarë të humbë. Përveçse ndoshta postit të kryetarit të PS-së.

62 komente në “Edi Rama, ky i keqkuptuar i madh”

  1. Ben Chicago says:

    thaqi krahesohet me saliun

    1. Vlora says:

      e kujt i plasi se ca mendojne kosovaret per ramen…..

      kosovaret le ti falen berishes qe po ju ben nenen qe nga thyerja e embargos se serbise edhe deri sot me linjat e interkonjuksionit qe po ja jep perseri serbise.

      le ta mbajne dhe ta gezojne kosovaret edhe berishen edhe thacin.
      aq shofin dhe aq kerkojne.

      1. juliano says:

        he mo te lumte goja

      2. BeCKy says:

        Po shqiprija ka filluar te ngihet me buke kur kosovaret filluan me vizituar shqiprin…..! nje fjal e nje mikut tuaj… shqiprija eshte vend i mire sikur mos te jetonte asnje shqiptar….! te till jeni….

    2. Ramy says:

      O Adriatik, i ke harruarê dy tipare qê i kanê tê pêrbashkêta kêta karafilat. 1. Pamja e tyre e jashtême prej evgjiti. 2. Mos aftêsia e tyre Qverisêse

      1. bobi says:

        E ke fjalen per harapin Sali!

  2. hasan says:

    Kosovaret nuk duhet te shqetesohen nga nje çeles qe i jepet nje kengetari si misionar kulture e afrimi(ose çelesi i kashtes),por te shqetesohen nga çelesat e thesarit qe i jane dorezuar mafjes ekonomike serbe nga i adhuruari i tyre Sali rrumpallshkaterrusi.Kane filluar kosovaret ti çelin syte me ne fund.

  3. Gani Guri says:

    Te lexosh nje artikull te tille te vjen te fillosh te perfytyrosh vetem nje, ku mbaron bytha e Rames dhe ku fillon gjuha e ketij lepiresi profesionist por te dobet profesionalisht. Nuk e kuptoj se ku e gjen guximin te thote qe Rama eshte nje nga intelektualet me te medhenj shqiptare, jo per gje se duke qene shqiptar une ofendohem me kete thenie, sepse ka burra shume me te mencur se Rama qe nuk e kane perfituar dot ate epitet. Rama eshte politikani me me i keq dhe kryetari me i dobet qe ka pasur ndonjehere PS. Me ate ne krye kjo parti do te kaloje nga humbja ne humbje pa asnje lloj veshtiresie. Sinqerisht une jam demokrat dhe pro rrokades sepse kjo e fundit kuhet bere cdo 8 vjet mendoj une, por me kete palo kryetar ne krye edhe kete radhe e shof shume te veshtire.
    Gjths, te lumtur ata qe duan te besojne te kunderten.

    1. Dean says:

      ”… Rama eshte… kryetari me i dobet qe ka pasur ndonjehere PS…”

      Sa krietare paska pas kjo PS-ja,mo te kripsha trute,o Gari Guni??????
      20 krietar,30,17,24,12………,SA??????????????????
      Edhe te lexosh komentin tat, te vjen te fillosh te perfytyrosh vetem nje, ku mbaron bytha e Berishes dhe ku fillon gjuha e 1 lepiresi profesionist si puna jote.

    2. ilirh: says:

      Gani guri nuk ke pse ofendohesh nga nje e verte qe edi rama eshte intelektual I madhe per ty me mire ishte te ofendohesh per faktin qe saliberishen e consideron si fitus qe ne te vertet eshte nje hajdut nje tradhtar nje antishqipetar nje flliqesire e pafund e Kombit ton Shqipetar

      1. paradox says:

        edhe ti ilirhhh nuk ke pse ofendohesh pse ta shane rame skizofrenin,je edhe ti

        edhe ti ilirh nuk ke pse ofendohesh pse ta shau guri rame skizofrenin nqse nuk je skizofren edhe ti;-o xhakete e vjeter…

        nuk

    3. eli-Tiv says:

      ..ju dhemb shume kur vleresojne ramen…nuk ju takon salistave te gjykojne ramen…saliu nuk ishte as mjek i nivelit mesatar (profesinalisht) pa le intelktual…Pra e keni te veshtire te vleresoni ramen e cdo intelektual tjeter…Si nuk u lodhet duke degjuar idiotesite e tij cdo dite??? Patjeter jeni nga ata hujdute te rendomte qe vidhni cdo dite shqiptaret ne emer e mbeshtetjen e saliut..
      Sot…kush mbeshtetet Saliun e konfiguar veten ..si mini-sali…miu-sali..

    4. ANTI-GANIU says:

      O Gano Guri, ja ke fut krejt kot.Sic pase vene nofken ashtu qenke, nje bythlepires i Sali Trapit. Po si mund te krahasosh Edi Ramen me Sali Berishen qe ka vrare ne 22 vjet mbi 3 mije shqiptare more Gani Ziu? Po lere ore djalin nga Kosova te shkruaje cte doje se nuk do vije te te zere vendin ty ne administraten e Sali Mutit ? E kupton qe je komplet idiot me ato qe shkruan ? Po pse mo Edi Rama pak te duket ty , Ai te pakten e ka mare nje cmim nderkombetar si Kryebashkiaku i Botes ndersa Ai Saliu yt ka vetem nje Titull shkencor : Komunisti i fundit i Europes. Gano mos na shkruaj me pash zotin se me vjen per te vjelle.

    5. homeri says:

      RAMA eshte qytetar dhe
      intelektual i shquar shqiptar . Te perbashketat me THACIN jane fillimet e tyre ne politik– THACI si udheheqes politik i UCK ,–RAMA , pa qene ne politik , si minister kulture e trasformoi ate ne nje ministri me personalitet dhe.me von pa qene ne parti si kryetar i bashkis se tiranes e trasformoi ate duke marre titulin kryebashkiaku me i mire ne bote. Me vlerat qe paraqiti si intelektual i shkelqyer partia socialiste e zgjodhi kryetar dhe ai sot e ka bere ps. partin me progresiste ne vend
      —Ne ndryshim nga SALI BERISHA – qe pushtetin ja dha RAMIZ ALIA dhe NANO –Thaci dhe Rama jane ne poilitik me aftesit e tyre .–Un uroj dhe shpresoj qe kur RAMA te vij ne pushtet te mos trasformohet si Thaci

  4. elinor says:

    Kosovaret nuk jane te keqinj ne thelb por jane pak si…te trashe!!

    1. Shqiptari says:

      Te lumte ne shqipot e Kosoves qe ku kemi Juve te holleve o injorant!

    2. Doni ALBO says:

      Shyqyr qe ju kemi juve, po nuk pe dim pse ende nuk dini te ndertoni demokraci edhe qe keni 100 vjet shtet.

  5. Denis says:

    “EDI RAMA, NDONËSE një nga intelektualët më të mëdhenj ndër shqiptarët përgjithësisht”?????????????????????? A seriozisht e ke kete bre?!?!?!?! Sa te ka paguar Rama per t’i stukuar imazhin publik deri ne ate pike sa te behesh i peshtire per lexuesin? Servil!

    Rama mua me kujton Berishen ne 1992 dhe po njesoj eshte. Ketu do te jemi dhe koha do ta vertetoje se psikopati nuk behet dot njeri normal!

    1. Dean says:

      Denis?!,une kam pershtypjen se ti ke dicka krejt personale me Ramen,por edhe sikur te kesh te drejt,pash ate ZOT,a nuk do ishte me e drejte te Largonim ate BARBAR qe kemi mbi krye,me pare se te ”eksplorojme” Ligesit e Edi Rames??????Nuk eshte aspak serioze,sidomos kur mendime te tilla dalin nga truni i 1 njeriu me formimin tat(nese je ai qe mendoj).
      Boll mo plako,se ka lind 1-shi ne fillim,dhe pastaj 2-shi.

    2. getozoari says:

      Po per Ramen e ka. E ke parasysh intelektual, qe do te thote i lexuar, i artikuluar, i informuar mbi ate qe ndodh ne bote. Ndryshe nga ti qe te paska mbet ora tek Berisha i 1992. Megjithate kjo Shqiperia jone ka plot vend per ata si ty, mjafton te shkosh ne Kamzen blu, dhe aty mund te gjesh mzinjt sheshit. Nuk thone kot, budallenjte shoke duan!

  6. elinor says:

    Edhe dicka tjeter se harrova: Rama do te fitoje vetem kur t’ma heqe mua emrin nga lista e te censuruarve tek faqja e tij…haa haa!
    Ma bej hallall Mero se e di qe shume shpesh jam duke i postu komentet…dy here ne dite ?

  7. nd-ih-ma says:

    I nderuar artikullshkrues keni shume te drejte por nuk na shpiegon thelbin e punes qe ben Edi me Shqiptaret e kosoves.Nese se keni kuptuar Ju besoj ta kene kuptuar vete kosovaret.Mjaft me vota per serbet ne dem te shqiptareve e Shqipetarise.Edi Rama eshte Shqiptar dhe shprese e Shqipetareve ardte dita kur dhe kosovaret te votojne bashke me shqiptaret,por jo dhe ne kosove dhe te votoje serbin Sali .Zoti i falte dhe ju ndriqofte mendjen kosovareve te mashtruar prej emrit dhe prejarhjes se Sales,asgje tjeter nuk ka Shqiptare ne qenien e veprimet e tije armiku i Shqipetarise Sali Rama.

  8. Miloti,Gjilan says:

    Shpresoj qe te fitoj si Hashim Thaqi dikur ndaj Ldk-së,por qe kur te vij ne pushtet te mos punoj si Hashim Thaqi sot.
    Edhe un kam patur mendim te gabuar per Edin,sepse me mjaftonin deklaratat e Doktorit per ta ndertuar pamjen time mbi Edi Ramen.
    Sot gjykoj vet,tashme jam qliruar nga pushtimi Berishist i ideve te mia.
    Tashme eshte e kunderta,e shoh Salihun si krimbin qe po e han dhe po e kalbë Shqiperin nga brenda,e shoh ate si nje tradhtar,si nje hajn,si nje kriminel,si nje Fazlliq,si nje njeri qe vjen ne Kosov dhe derdh lot Krokodilli per ne.
    Shpresoj shum qe Edi Rama te punoj fuqishem per bashkimin ne Kombit Shqiptar dhe qe te mos flas kot e te derdh lot Krokodilli si Salihu.

  9. KAMPACURETA says:

    Qenke i “mirinformuar” po te jetosh ne hane, e kishe njohur me mire situaten,sigurisht qe je me larg ose ne ndonje meteor. Mua nuk me intereson asnje parti dhe asnje person privat qe don te behet kryeminister pasi nuk kam votuar dhe nuk kam ndermend te votoj ndonjeher , por qe te zesh nje karrige me vjedhje ndryshon shume nga nje karrige me vota .Kush nuk e ka kuptuar kete………AUGURI

  10. Terminator says:

    Rama eshte i pjerdh edhe i permjer i gjithi o artikushkrues. Rama eshte nje nga figurat me te dobeta politike qe ka pasur Shqiperia. Megjithate ti vazhdo lepije neveritshem. Ka gjasa qe nga 2021-shi te vije Rama ne pushtet.

  11. avatariiiii says:

    O Gani ti ja futke pordhes kot bashke me salen tend. .nqs bashkohen te gjthe te majtet atehere beji llogarite sa i dobet eshte rama dhe sa i forte eshte sala

  12. Koli says:

    Kisha kohe pa lexuzr nje shkrim kaq te dobet, siperfaqesir dhe me krahasime infantile vetem per hir te kutadi une cfare shkendie i la lindur autorit. Ka dashur te behet ventilator me rrotullim i varfri.
    Rama dhe thaci vijne ne politike ne stil, tradite dhe histori krejt te kundert. Te thuash se RAma qenka nder intelektualet me te medhenj ndër shqiptarët, patjeter qe duhet te jesh ca i manget.
    Ej, o Adriatik Kelmendi. po metrin ja ke vu kush e ka me te gjate…Rama apo Thac(Q)i?

  13. geni kosovar says:

    Me kujtohen njeher kur disa burra te kosoves me ne krye hashim thaqin kur hashimi i pat then RAMES mirupafshim kryminister i ardhshem. Ne televizon ka qen.E tash sa ka te perbashket ta shofim.

  14. elinor says:

    Jeni ngrite pak si ne gome te mbrapme duke e akuzu autorin si mendere-lepires i Rames dhe duke e hedhur poshte shkrimin e tij si i pavlere! Me ate qe po lexoj une tek ky artikull, shoh qe ai thjeshte po jep opinionin e tij ne lidhje me rrugen politike qe ka ndjekur Rama deri me sot. Nuk shoh asgje qe tregon servilizem dhe ngritje ne qiell te vlerave te Rames si person dhe si politikan.
    Eshte krejtesisht e vertete qe kosovaret ne pergjithesi e kane keqkuptuar tej mase Ramen dhe jane marre me idiotlleqe te tipit “lakuriqi ne plazh me gjethe fiku” dhe “qelesi i atij bregut t’viqit”(vini re c-ne e zevendesuar me q)!! E gjitha kjo ka qene propagande e saliqit dhe topalliqit qe nuk kane pertuar t’i permendin nja dy-tri here ne parlament keto ceshtje idiote me djallezi te plote.
    Sa per shkrimin, mund te mos jete nje kryeveper letersie por edhe i rendomte nuk eshte. Kujdesuni me mire per komentet tuaja pa pike yndyre dhe te mbushura me gjithefarelloj gabimesh drejtshkrimore dhe gramatikore. Njerez me komplekse!!

  15. ujk marsi says:

    bre bre, qfare milet i trash jan k’ta kosovaret!

    1. E more UJK MARSI ,,ne nuk jemi te Trash si thua ti po nje e dime shume mire qe ju Shqiptaret e Shqipris me shum e doni SERBIN se sa KOSOVARET po thet nje fjale Popullore (nejse),ne jemi ata Kosovare qe me ndihmen Krye trimit dhe trimave te tjere si ISA BOLETINI ju arrit ta shpallni Pamvarsin ne vitin 1912,por mos ta zgjati shume me histori po prap se prap ne e dojme NENEN SHQIPERI dhe prap do ta dojme pa marr parasysh se kush do ta ket PUSHTETIN e djathta apo e majta,
      Me Respekt Kosovari

    2. Doni ALBO says:

      Kurse ti si injorant shume i mencur, hallall shaj kosovaret more shkretan se jevgut grek kembet ja puthni. E pame cfare njerze ishit kur per 300 euro krejt familjen e beni greke tregon cfare populli i “holle” jeni ju.

  16. fane mirdite says:

    ooooooooo vlora do isha shum kurjoz te di qa moshe ke un jam 40 .po bisedoja sot me nje nga elbasani rreth te gjashtedhjetave me thoshte po e din qfar i ka ba sala shqipris e ka shkaterru o vlla po ky tjetri qfar do bej ,do e rregulloj me tha ,i thash per tu habit sa thjesht qe eshte dmth hiqja lense dhe venje prens i thomi ne nga fani ,po keto jan barcaleta kalamajsh ,ketu nuk eshte qerdhe THASH dhe ti vuti nje te gjat andej nga skela bej argatin atje te qamet se ata jan mir per ty lere ti kosoven se edhe ate qe ke ti atje keshtu thoshte per kosoven ne ate kohe .pra eshte mir ate bust ta marresh e ta qosh ne shtepi se aty e ka vendin

  17. Pena says:

    Ju lutem te mos me keqkuptoni per dicka qe tregohet gojarisht ne popull: Thuhet qe kur ujku e sulmon gomarin per ta mbytur e ngrene,gomari mbrohet me te gjitha forcat qe ka.Mbas kesaj,ujku dinak,hiqet si i lodhur e i “deshtuar”,niset te largohet,por gomari “fitimtar” vazhdon ta ndjeke pas deri ne perrua ku ra ne kurth.
    Kosovaret tashme kujtojne se shpetuan nga serbet,ne nje kohe qe jo vetem po zghatin lengaten e tyre,por po rrezikojne edhe trungun,vete Shqiperine.Nuk duhen shume mend per te kuptuar se Saliu sot,eshte si Jakomoni qe vuri zevendes dikur Viktor Emanueli.

  18. Landi says:

    O Gani guri
    Nje pyetje per ty si komik qe dukesh. Nga dallohen intelektualet?
    Per Edi Ramen nuk e thote vetem artikullshkruesi qe eshte nder te paktet intelektuale, por vete intelektualet mbareshqiptare.
    Intelektual eshte titull i madh dhe jo cdo kush e merito or carar .

  19. besniku says:

    Z. Kelmendi, sa te jete gjalle Sali Berisha, Edi Rama, jo vetem qe nuk merr pushtet, por as qe i afrohet. Mbas vdekjes se tij, ka gjasa.

    1. Toni.I. says:

      Ke tè drejtè niku do barazojmè xhaxhin edhe 18 vjet janè ,gjatè kèsaj
      kohe qè mbetet pèr barazim duhet tè paktèn tè kemi ujè,drita(24).
      Tè na rrojè Demokracia me papunsi,pa ekonomi,pa infrastrukturè,pa arsim,
      turizèm etj,tè na rrojè Demokracija pa ushtri,marinè,polici ,tè na
      rrojè Demokracia pa mjete lundrimi detare(FLOTA.D),pa mjete fluturimi
      avjonè,helikopterè,tè na rrojè shteti dhe qeverija pèr krimin e
      organizuar qè drejtojnè nè ç’do sektor institucjunal.
      Po e mbyll pèr sot . ciao.

  20. Taulant says:

    Per hir te se vertetes ,artikulli me duket realist.Edi Rama ka bere pak qofte per tu “njohur”si duhet me Kosoven,qofte dhe per te njohur veten me nderkombetaret.

  21. Curi says:

    Ky shkrim me duket se eshte frymezuar dhe terezitur gjate nje udhetimi me gomar ne fshat last time.

  22. rexi says:

    me vin shum shum keq per z.Kelmendin se krahasimet i ben ne menyr figurative, turp qe botohet ne kete gazet, por gazeta esh e till, por pse nuk e cek, qe Hashim Thaqi erdhi ne pushtet si pasoj e vdekjes te Ibrahim Rugoves, se deri sa ishte mir me shendet Rugova, Thaqi sun e kalonte 25% te votave, i bie qe ti krahsosh keta te dy, duhet te vdesi Berisha, me vin shummm shumm keq per lexuesin te majt edhe te djath qe humbin koh e lexojn kete shkrim (per ndyryshe, sa per mua qe neser le te vi ne pushtet Rama))

  23. Halo says:

    O kelyshet e saliut ,kur kosovaret ju sollen vota ishin te mire,tani qe po hapin syte e shohin te verteten qenkan te trash.

  24. fredi says:

    me vjen keq po me ikeqkuptuari je ti e. rama intelektali ‘imadh’ shqiptar!!?? me fal po mbase … nejse ti qofsh

  25. arjani says:

    Dalja e Edi Rames per kosovaret si politikan eshte njesoj si cfaqja per here te pare e MAKINES neper zonat e prapambetura te Shqiperise te asaj kohe. Nje pjese njerezish kur e pane u frikesuan dhe u fshehen. Nje pjese si me “trimat” filluan qe nga siper xhadese ta gjuajne me gure kete qenie te cuditeshme dhe te frikshme qe ecte shpejt mbasi per ata vetem GOMARI qe i dashur dhe i rendesishem.Kur nga makina doli shoferi dhe ftonte njerezit mos e urrenin makinen dhe mos trembeshin disa qe u afruan kishin sjelle bar per tja hedhur qe makina ta hante. Keshtu po ndodh me kosovaret per Edi Ramen.

  26. Nadia Shabani says:

    Qellimi i artikullit eshte te beje te hapin syte kosovaret te shohin se kush eshte Berisha por shume pak e ka gerricur plagen si duket nuk ka pasur shume guxim gazetari qe te perballet me faktet e shumta qe e komprometojne Berishen kunder interesave te Kosoves por me mire pak se asgje. Edi Rama eshte nje intelektual i mirefillte shqiptar dhe shume i pregatitur doni apo nuk doni ju kjo eshte e verteta por Edi Rama nuk ka djallezine e Berishes ne bark sado qe te mundohet nuk bie dot ne nivelin e ulet te Berishes. Berisha eshte nje mafioz dhe vegel i Serbise kurse Rama nuk eshte i tille. Rama eshte punetor i madh por duhet te jete nje hap para Berishes dhe te dyshoje tek Berisha edhe atehere kur Berisha bie dakord me Edi Raman se gjithmone Berisha mban nje plan rezerve nje as nen menge dhe Edi Rama kete nuk e ben se nuk ja merr mendja qe mendja e njeriut kryeminister i ben keto por Saliu i ben te gjitha se eshte mafioz, eshte nje uzurpator i shqiptareve dhe po i demton te dy vendet tona edhe Shqiperine edhe Kosoven por kosovaret mjaftohen qe ai ke emrin mysliman Sali dhe qe u con nje abetare pacavure, ve nje qylafe te bardhe ne koke te ngjaje me Mic Sokolin dhe Isa Boletinin por qe varret e tyre i ka lene ne meshire te fatit dhe ata e quajne “baba” i kombit kurse une do ta quaja nje “bandit” qe po shkel mbi kufomat e shqiptareve per tu pasuruar familja e tij.Do ta quaja Sali Berishen nje krimb te Serbeve se po i heq miliardat shqiptareve po ja jep Serbise sic thoshte Mero Baze dhe kosoves po i jep nje abetare qe ata e kene pasur dhe nuk kane nevoje per abetaren e miqve te Saliut qe i shesin te nxjerrin sa me shume para.Kurse krahasimin qe i ben gazetari Edi Rames me Hashim Thacin nuk shkon, Hashim Thaci mbase nuk ka bere ato qe ben Saliu por ama ka ndihmuar ne paragjykimin e Edi Rames nga kosovaret dhe nuk ka luftuar kunder Berishes kur po e shikon shume mire se cfar po i ben Berisha Kosoves dhe ai sillet si nje cirak i bindur ndaj tij sikur eshte Berisha ai qe e ka zgjedhur Thacin dhe jo populli i Kosoves keshtu qe Hashim Thacin krahasojeni me Saliun por kurrsesi me Edi Ramen.

  27. Un do thosha se si politikan Rama duhet te terhiqet ,madje do ruante nderin e tij prej qytetari . Ne kte cmenduri njerezore ku gjithcka civilizuse eshte e huaj Rama stonon ………

    Me qesharkja ktu eshte kur liria e marrezise ka kaluar permasat e lejuara ………… E zot i madhe po kur ngelen ufot nga kosova te te tregojne si behet politika e kush eshte Edi Rama ….duket sikur apokalipsi ne ate pjes te globit qe mban emrin shqiperi paska arritur me kohe .
    Nji vend ku gjithcka rrotullohet mbas injorances e trurit te fundit te botes .
    Dhe ajo qe eshte me idioteja eshte se dhe mediet jane ato qe e mbeshtesisn aq fort kte cmenduri. (ne djall)

  28. Landi- Sverige says:

    Kosova eshte nje vend qe ka diferenca te medha botekuptimi me Shqiperine. Kjo per vet faktin se ajo ka qene e shkeputur nga Shqiperia gjat gjith historise 100 vjecare te shtetit te pavarur te shqiptareve. Megjithese te dy vendet mbas Luftes II Boterore jetuan te njejten ideologji politike praktikisht ato ishin shume te ndryshme midis tyre. Shqiperia vazhdoj rrugen e nje diktature te ashper komuniste, e izoluar totalisht ndaj botes jo vetem asaj perendimore, por edhe asaj lindore. Megjithese te izoluar shqiptaret morren nje kulture perendimore dhe mbi te gjitha u shkeputen nga mentaliteti turkoshak. Nje rendesi te vecante ju dha brezit te ri, shkollimit dhe mbi te gjitha perdorimit te sakte te gjuhes shqipe. Kosova nuk mundi te bente te njejten gje pervet faktin se ishte nje krahine e Serbise ne ish-Jugosllavine e Titos e me pas te Miloshevicit. Mentaliteti i saj ngeli po ai i sundimit otoman duke rruajtur besimin mysliman si faktor te rendesishem te egzistences se tyre per te mos u asimiluar nga popujt sllave. Gjuha shqipe ishte mbas besimit fetar dhe megjithe perpjekjet e medha te shume intelektualeve ajo ngeli nje dialekt i veshtire dhe e mbushur me shume fjale te gjuheve sllave e turke. Mbas rrezimit te diktatures komuniste shqiptaret e varfer ju bashkuan shume shpejte perendimit si ne jete ashtu dhe ne pikpamjet e tyre politike duke u ndare ne dy grupe politike, ne ate te konservatoreve te djathte dhe ne ate te social-demokrateve te majte. Kosova e viteve 1990 e shtypur nga politika e nacionalist-shovinistit socialist Miloshevic kerkonte shkeputjen e saj duke e arritur kete objektiv me ndihmen e komunitetit nderkombetar. Kjo eshte dhe arsyeja e pare qe kosovaret i krahasojne socialistat shqiptare me ata serb. Arsyeja e dyte eshte ai krahinor ku udheheqesi i perjetshem demokrat Berisha ka origjine kosovare. E treta eshte mentaliteti fetar ku shikojne besimet jo-myslimane si armiq te tyre. E katerta eshte niveli i ulet kulturor dhe mentaliteti fshataresk ne Kosove. E pesta eshte bombardimi me propaganden e perditshme te shtypit dhe televizionit pro-qeveritar dhe te njeanshem shqiptar qe nuk i lejon te kuptojne edhe rastet kur idhulli i tyre ndihmonte makinen ushtarake serbe me karburante, edhe kur ai shkaterroj Shqiperine dhe u perpoq ta fuste ne nje lufte civile, edhe kur ai vriste qytetare shqiptare ne rruget e Tiranes ne nje proteste paqesore, edhe kur vjedh me paturpesi votat e lira, edhe kur korupsioni i tij familjar e shteteror ka arritur kulmin, edhe kur gjykatat e prokuroria nuk mund te veprojne te pavarura, edhe kur ai shkel kushtetuten ne cdo rast qe i nevojitet.
    Jan keto disa nga arsyet pse kosovaret nuk mund te kuptojne shumicen e shqiptareve dhe ne vecanti qytetarin, intelektualin dhe politikanin Edi Rama qe ka fituar gjithmon ndaj Berishes dhe kukllave te tij. Ai dhe qytetaret qe e mbeshtesin jan e kunderta e erresires berishiane, jan e ardhmja e Shqiperise europiane.

  29. anonimi says:

    Nuk eshte e vertete qe ne Kosove adhurohet Berisha nga qe eshte verior sepse ata kane adhuruar edhe Enverin por kjo ndodh nga qe ata jane akoma si dhe nje pjese e shqiptareve ne Shqiuperi, ne mentalitetin e burave te “forte” dhe fatkeqesisht tek ne te tille rezultojne ata qe vrasin, ata qe shajne me liber shtepie, ata qe te vjedhin me ligj e pa ligj, shkurt ata qe sillen si bandite ndaj qytetarise. Dhe ne se ka probleme kaq te medha ne Kosove e ne Shqiperi kjo eshte aresyeja kryesore. Eshte shume ironike e shume vajtuese qe ne na pelqen e qeshim kur na dhunojne ne emer te “burit te forte” mjafton qe te mburemi se jemi me keta lloj burash.

  30. kirurg says:

    Artikullshkruesi eshte shume hileqar dhe dashakeqes i Rames, jo servil i tij, se nuk ka cfare te presi personalisht prej tij. E kishte mire nje komentues me lart, Thacin duhet ta krahasoje me Berishen, se do gjeje shume me shume te perbashketa dhe jo per menyren si kane ardhur ne pushtet (kjo eshte rruga e gjithkujt qe do te vije ne pushtet ne Shqiperi dhe Kosove: te kete vizion dhe mbeshtetje mbareshqiptare, te degjoje nderkombetaret dhe te beje sa me pak armiq brenda dhe jashte radheve te partise se vet).Cfare ‘zbuloi’ ky fare analisti qe s’e kishte dite kush para tij?! Dy politikane qe duan te vijne ne pushtet krahasohen nga ajo qe kane bere pasi kane ardhur ne pushtet ose nga provat qe kane dhene se dine te administrojne e qeverisin sa me mire jeten dhe ekonomine, pasurine dhe kulturen e vendit te vet. Sidomos nga DINJITETI SI SHTETAR (p.sh, korrupsioni dhe gjunjezimi ndaj interesave te te huajve) si dhe raporti demokratik me PUSHTETIN qe u ka besuar populli, dmth, me qytetaret e vet (te mos i vrase ne bulevard se protestojne kunder keqqeverisjes, si Berisha me 21 janar dhe Thaci me aktivistet e Vetvendosjes). Hileja qendron pikerisht ketu: “analisti” i famshem i anashkalon gjithe keto te perbashketa Thaci-Berisha dhe nderton krahasimin ndermjet si erdhi Thaci ne pushtet (dhe me prova si qeverises i keq pasi e mori pushtetin) dhe Rama ne rrugen per ne pushtet (duke mos permendur ama provat se rama ka hene prova se di te jete qeverises i mire, per aq sa pushtet kishte si kryetar bashkie me sabotues qeverine qendrore ne cdo hap). Nenteksti eshte demedek se: meqë te dy po “ngjakan” nga rruga per te ardhur ne pushtet, do jene po njesoj skandaloze dhe te paafte sa ç’eshte Hashimi ne Kosove. Kjo eshte me e poshter si taktike destruktive sesa po te dilte hapur e te thoshte qe shqiptaret nga te dyja anet nuk duhet ta duan Ramen,por jo nga fotografite, jo! Nuk duhet ta duan se do te jete po aq kot si kryeminister sa dhe Thaci!!
    Kam vetem nje pyetje: Po Berisha, si hypi perseri ne karriken e kryeministrit ne 2005? Nuk erdhi pikerisht me kete rruge? Apo me arkivolin e Azem Hajdarit ne krahe duke goditur me jeniçeret e tij deren e kryeministrise?! Artikullshkruesi ngjan aq i pabese ne shkrimin e tij gjoja “pozitiv”, sa do ta kishin zili klasiket e pabesise dhe genjeshtaret me te medhenj te botes, greket dhe serbet.

  31. Pavaresia says:

    Lexova artikullin e djalosh A. Kelmendit. Pavaresisht perpjekjeve te tij per te thene dicka, nuk ia ka arrit qellimit. Shkrimi yt, z. Kelmendi, eshte pa ,,koke” pa ,,trup” e pa ,,kembe”. Shpresojme, here te tjera,do ta ,,mprehish” ma mire ,,shpaten”…. Sa i perket pohimit te nje ,,komentuesi” i ,,quajtur” Besnik, se Edi Rama nuk merr pushtet sa te jete gjalle Sali Berisha, dua ta besoj si te vertete. Sali Berisha, me ushtare besnike si ky ,,besniku” ketu lart, nuk e dorezon kurre pusht-shtetin! A thua e ke ,,pri men” keto qe thua, bre ,,Besnik”?!

  32. Che'G says:

    Kosovaret skane per te ndryshuar ndonjehere…

    1. vjollca says:

      Ne KOSOVARET as qe kemi nevoje te ndryshojme ndonjehere…e dini PSE?- Sepse jemi me te miret! Me vjen per te vjelle nga komentet qe beni JU o shqipetare dhe njekohesisht me dhimbseni shume per urrejtjen qe keni ndaj nesh. Do ishte mire sikur te tregonit ‘pak’ kulture ne te shkruarit e juaj kritik ndaj ‘vellezerve’ KOSOVARE. Ju se pari, do duhej te respektonit sadopak “Gazeten Tema”… por nuk me habit edhe shume kjo pasi qe JU nuk e respektoni veten tuaj. Kjo eshte vertete deshperuese!!!

  33. tomorri 5 says:

    Une mendoj ndryshje:Me marrjen e pushtetit nga Edi Rama ne Tirane dhe kudo maloket do marrin dhene se edhe ata e dine qe jane ne toka te tjeter kujte dhe nuk u takon shpirterishte dhe ligjerishte.Por ka nje gje te mire ketu dhe per kete duhet shpresuare mire se Edi Rama ka mençuri dhe zotesi qe edhe atje nga kane ardhur keta maloke do tjua beje jeten shume me te mire se sa tani ne Tirane qe kane ardhur prapa Salise per ti dhene vota dhe injorance. Te kuptohemi me kete qe po them e kam fjalen vetem per ata qe pa nje klase shkolle dhe pa nje fije kulture sote kane bere vetem zaptime pasurishe dhe tokash,nje politike e drejte dhe qeveri per popullin mund ti vere gjerat ne vendin e duhur,ne se me kuptoni drejte zotrinj te nderuare.Ne se Edi Rama shkel ne derrase te kalbur dhe ngjason me Ashim THaçin atehere vafte ne hesfelte te gomarve ai she shqiperia.
    POSHTE SALI BARISHA KY KREMINEL DHE GJAK PIRES I SHQIPTARVE TE VARFER:

  34. valter says:

    e lexova artikullin tend i nderuari kelmend por mund tju them me plot bindje qe ju beni pjese ne ate gazetare ose i ndershem dhe injorant ose servil dhe i lig ose antishqiptare dhe anti sociale. Por per mua jeni tek e dyta se fal zotit sot ka plot informacion dhe sbesoj se ske ardhur ndonjeher ne tiranen tone te bukur post-edi. Po si ste vjen turp qe mi thua ketij sharlatani dhe skizofreni intelektual i madhe, po kur thua qe tirana ndryshoi qe sa erdhi ai. Une ketu po permend vetem nje thenje te te zotit te shtepise Mero Bazes, qe e ka shprehur ne nje nga televezionet “Mire qoskave te saliut qe i hoqem e ju be dermani por ketu qoskave 12 kateshe te ketij edivinit çfare tu bejme?”. Pra nese do te dish per tiranen apo qeverisjen e ketij psikopati mjafton te pyetesh qytetaret e tiranes qe rine neper pallate e ku pensionistet e shkret jane ber me arreste shtepie dhe kur njerzit jane ber te gjithe alergjik dhe te semur nga mushkrite. Saliut dhe edi apo edhe ata qe kane pereth nuk ndryshojne shume me njeri tjetrin vetem se sipas territorit qe kane pasur nen kontroll ka ber deme te pariparueshme edhe per breza me radhe, i pari ne rang kombetare dhe i dyti ne rangun e kryeqytetit qe eshte sa gjysme e shqipersie per nga popullesia. Pra ata jane shume te perafert me njeri tjetrin persa i perket qeverisjese dhe menyres se te menduarit. Me vjen keq qe edhe ju andej nga kosova kontriboni te na shtoni hallet tona. Ne vend qe te thoni te verteten dhe ti shani kete klase politike qe na ka shkaterruar si populle, si kombe, na ka degjeneruar ne te gjitha anet (shendetesi, arsim, mbrojtje, shkence) ashtu siç bejne edhe disa koleget tuaj (Mero BAze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, etj.) perforconi tiranine dhe shkaterrimin e kombit shqiptare, turp te te vij!

  35. Me kete shkrim ky zotriu e ka nencmuar popullin e Kosoves dhe u ka dhene te drejte gjithe ketyre idioteve te cilet thone se Kosovaret jane te trashe.Kjo puna e keqkuptimit te Rames e ka nje histori,dhe historia fillon me parardhesit e Edi Rames.1.Fatos Nano eshte shprehur keshtu:Kryeqytet i Kosoves eshte Beogradi.2.Rexhep Mejdani ka thene ne kohen kur ishte kryetar shteti:E keqja me e vogel per ballkanin eshte Miloshevici.Dhe ne fund vet Edi Rama ia dha celsin e Tiranes nje kengetari serb merita e vetme e te cilit ishte antishqiptarizmi,bile ne koncertin e mbajtut ne Tirane nga Bregovici, harliseshin e gjithe kryesia e PS se me kenget qe madheronin nacionalizmin serb dhe koha kur kjo ndodhi ishte dy apo tre vjet pas luftes.Pra kuptojeni vet se sa i ndjeshem per kosovaret ishte Edi Rama.Prandaj mos u habitni per disponimin e derivonshem pro Berishes sepse Berisha asnjehere publikisht nuk ka dhene deklarata publike te ketij lloji edhe pse ne prapaskene mund te kete bere edhe tradheti per te cilat opinioni ne Kosove mund te mos kete qene i informuar.Pastaj, Edi Rama nder intelektualet me te medhenj shqiptar,se di se ku u bazua ky gazetar.Cilat jane veprat e tij intelektuale?Une per vete nuk e di.Edi Rama ka probleme edhe me personalitetin e tij per te cilin edhe eshte perfolur shume.Gazetari i ben komplimente Rames per intresimin per Luginen e Presheves,uroj qe ky interesim te jete i sinqerte,por une se besoj,dhe kete e bazoj ne deklaraten e fundit te PS se per arrestimet e fundit te shqiptareve nga policia serbe e cila ishte shume e zbehte.Ndoshta per nje gje ka te drejte gazetari, kur thot se Rama do te vije ne pushtet ,vetem nese eshte me bashkepunues se Berisha me nderkombetaret.Sa i perket qeshtjes shqiptare e gjithe klasa politike shqiptare e deritashme, gjithemone ka qene ne bisht te ngjarjeve dmth ka qene nje hap prapa bashkesise nderkombetare.Prandaj per mua ky shkrim ose eshte i porositur ose gazetari e ka nuhatur se Rama se shpejti do te vije ne pushtet dhe po i ben lajka Rames.

    1. Doni ALBO says:

      Bravo SHPORRU JANULLAQE NGA FRONTI I KISHES kjo eshte shume e vertet KURRE PS nuk ka qene per Pavaresine e Kosoves ata kane ndenja ma te forta per serbine e Greqine sesa per Kosove e Shqiptare ne pergjithesi, Kjo parti ka qene dhe definitivisht eshte Anti-shqiptare, Parti post-komuniste, parti filo-greke ku te gjithe ne krye kane qene dhe jane ortodokse kur dihet ndjenja e tyre per shqiptare jashte shqiperise. keshtu kjo i mbledh pse kosovaret jane me shume per PD-ne sesa per PS-ne edhe pse saliu eshte nje tradhtare persa i perket ujerave dhe regjistrimin e popullsise me greqine.

  36. Shigjetari says:

    Te nderuar bashkeatdhetare,

    Duke lexuar komentet tuaja konstatoj qe ka shqiptare te mencur dhe me shqiptari por ka edhe shqiptare te pa informuar sic ka edhe nga ata qe kontribuojne per komshinjte.

    Se cfare kane bere Saliu, Fatosi, Iliri e te tjere mjafton te gjykoni me gjakftohtesi dhe pa verberi se cfare kane bere keta ne vite per Shqiperine dhe kujt u kane sherbyer. Nese vazhdojme te komentojme si nje pjese e komentuesve atehere e meritojme vendin e fundit. Fajin e kemi ne. Ata gjejne shesh dhe bejne pershesh. Uroj qe te kthjelltesoni shikimin dhe gjykimin per te miren e ketij vendi vazhdimisht te tradhetuar.

  37. Adriatik says:

    Eskili, ky humbes i madh!

  38. salvator says:

    adriatiku eshte nga gazetaret me te holle e te pa anshem qe njoh une ne kosove.duhet thene se fajin se ka asnjeher lajmesi e ne kete rast ai vetem jep mendimin re tije.kush provon te kunderten e asaj qe thot ai, askush ketu.pra do te thosha mos u merni me lajmesin po me ato qe prodhon ai dhe ai thot qe baraspeshimi i ketyre dy burrave shteti eshte ajo qe mendon.
    kur ne shqiptaret ketej dhe andej te heqim dore nga sharjet dhe jo argumentet do te ecim pak perpara.

  39. SkyWalker says:

    … asgje nga artikulli, asgje nga komentuesit, asgje nga tema si gjithnje.

  40. Dritan says:

    Edhe ti Adriatik tregon qe ke nje kuptim shume te kufizuar dhe siperfaqesor te asaj cfare ndodh ne Shqiperi dhe raportet me Kosoven. Eshte mekat i madh qe ne si shqiptare nga te dy anet e malit kemi kaq pak njohuri per njeri-tjetrin

  41. anticensurë says:

    o adriatik kelmendi,ke bërë një fotografi të bukur!
    sa për “artikullin” nuk e di se si ka përfunduar në një gazetë si tema??e çuditëshme!?niveli i artikullit tënd mund të vlersohet me një nivel të një njeriu me një IQ poshtë 90ës!
    nuk e di ndoshta ka filluar sabotimi dhe në tema!shkrime kaq të trasha nuk sheh as nga komsntuesit më të këqinjë si te tema dhe shekulli!tek blogu i lavdërimeve të edi ramës,aty po,ke sa të duash!
    njëherë e një kohë kravata tregonte se mbajtësi i saj ishte një intelektual!sot me çmimet e ulta dhe me llastikun që i është vënë,në vënd të lidhjes tradicionale,mund ta vërë në qafë çdo lloj trapi!
    pasojat e industrializimit të arsimit shqiptar!prodimi në linjë i fordit nuk hyri në industrinë shqiptare,hyri në arsim!fatkeqsi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje