Gjithë “veprat patriotike” të Berishës, lidhen me shërbime ndaj Greqisë e Serbisë!

19 Maj 2012, 20:35Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Që prej ditës kur vetëshpalli “Vitin parapërgatitor të 100 vjetorit të Pavarësisë”, Sali Berisha po bën të gjitha përpjekjet private e zyrtare deri me pazare e lobime të fuqishme financiare, për të rifituar “titullin” e humbur si qytetar, shtetar e politikan “atdhetar patriot”. Shqiptarët e kanë etiketuar përfundimisht Sali Berishën si “anti-shqiptar”, për shkak se në këto 20 vite veprimtari politike e qeveriëse, ai ka projektuar, ka iniciuar, realizuar e “vulosur” një seri politikash e veprimesh anti-kombëtare, madje deri me akte copëtimesh territoriale të vendit. Duket qartë, që Sali Berisha po përpiqet të shfrytëzojë 100-vjetorin e krijimit të shtetit Shqiptar, si mundësinë e tij të fundit për heqjen e damkës “Anti-shqiptar”. Çdo përkujtim figurash të kombit, çdo përurim, koncert, ekspozitë, vizitë në diasporë e projekt përkujtimor, madje dhe koncerte fëmijësh me këngë patriotike, ai i “stampon” me logon  e tij publike: “Nën përkujdesjen e kryeministrit Sali Berisha”. Një nga këto përpjekje artificiale me pamje komike, ishte “gatimi” dhe prezantimi i “defter” Abetares Mbarëshqiptare, të cilën e çoi për “bekim” deri në Kosovë, atje ku Berisha ka lënë shumë “gjurmë” aktesh anti-kombëtare.

Ndërsa me qylaf “patriotik” në kokë e me Abetare në dorë, foli për “atdhetarizmin shqiptar” duke paralajmëruar serbët “të mos guxojnë të prekin Kosovën”, vetëm 24 orë më pas, iu zbulua një “gjurmë” shërbimi pro-serb brenda ministrisë së Arsimit, të qeverisë që drejton d.v. Sali Berisha. Sipas KLSH rezulton, se ashtu si rrugët, energjinë, TEC-et e turizmin dhe “dixhitalizmin e famshëm” të shkollave shqiptare, “patrioti” Sali Berisha ia paska besuar firmave serbe “MpSoft Group” e “CT Computers”. Nuk po flasim për korrupsionin dhe falsitetin e punimeve të këtij investimi gjigand, që është toleruar, miratuar e paguar si “frëngu pulën” prej taksave të shqiptarëve në favor të “damir fazlliçëve” serbë. Nuk po themi, as se përse Berisha nuk e çoi “Abetaren Mbarkombëtare Shqiptare” dhe trojet shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni e Greqi, sepse e dimë qartë “PSE”-në e kësaj “pengese” të “patriotit” Sali Berisha. Por po citojmë vetëm atë që tha Berisha në Kosovë: “Abetarja është “vepra më e madhe patriotike e qeverisë që drejtoj unë”! Përherë kështu ka thënë e thotë Sali Berisha, kur i duhet të paraqitet “patriot dhe atdhetar i shquar”. Por nuk jep asnjë shpjegim, se përse të gjithë “veprat e tij patriotike” lidhen me shërbime të pista e anti-kombëtare, në favor të interesave kombëtare të Greqisë e Serbisë! Dhe nuk janë pak. Po kujtojmë disa fakte e “vepra e akte patriotizmi” fals dhe anti-shqiptarizmi real, të cilat kanë nismën, përpjekjet, realizmin dhe “vulën” e Sali Berishës.

 

– “VEPRA E PARË PATRIOTIKE”: Në vitin 1992, me fuqinë e pushtetit absolut si president i Republikës, Sali Berisha duke zbatuar në mënyrë anti-Kushtetuese ligjin komunist 7501, u dha në pronësi minoritarëve grekë truallin shqiptar në Jug të Shqipërisë, nën emërtimin “Ndarje dhe pronësim toke bujqësore” e cila tashmë zyrtarisht quhet “tokë greke”.

– “VEPRA E DYTË PATRIOTIKE”: Në vitin 1992, me fuqinë e pushtetit absolut si president i Republikës. Sali Berisha pas pazareve anti-shqiptare me Greqinë solli, pranoi dhe ligjëroi vendosjen e klerikut shovinist grek, anti-shqiptarin Janullatos në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.

– “VEPRA E TRETË PATRIOTIKE”: Në 15 shtator të vitit 1993, me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, Sali Berisha nënshkroi marrëveshjen kriminale me Milosheviçin, për furnizimin e Serbisë me karburante e armë, ndërkohë që Serbia kishte nisur dhe po vazhdonte përgjakshëm gjenocidin spastrues etnik të shqiptarëve në Kosovë, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA dhe ndërkombëtarët.

– “VEPRA E KATËRT PATRIOTIKE”: Me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, Sali Berisha zbatoi urdhrin e Milosheviçit për të zbuluar, kapur e asgjësuar drejtuesit e UÇK që kryenin veprimtari nga Shqipëria, duke e realizuar këtë “akt patriotik” nëpërmjet SHIK-ut.

– “VEPRA E PESTË PATRIOTIKE”: Sali Berisha pranoi dhe realizoi takimin me kryemafiozin kryeterrorist serb anti-shqiptarin Arkan dhe presidentin serb Slobodan Milosheviç, për të ndërtuar politika e veprimtari të përbashkëta unike, kundër pavarësisë së Kosovës dhe sabotimin e luftës çlirimtare të UÇK.

– “VEPRA E GJASHTË PATRIOTIKE”: I vetshpalluri “patriot” Sali  Berisha, doli hapur publikisht kundër marrëveshjes së “Rambujesë” duke bërë deklarata në favor të genocidit, interesave e politikave anti-shqiptare serbe, ndërkohë që Kosovën e mbështetën gjithë aleatët ndërkombëtarë.

– “VEPRA E SHTATË PATRIOTIKE”: Kryeministri Sali Berisha, në emër të “patriotizmit” e “atdhetarizmit”, ia ka dhënë firmave serbe gjithë tenderat e blerjes, shitjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.

– “VEPRA E TETË PATRIOTIKE”: Kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha, ka marrë vendim që gjithë sistemin e ndërtimit të TEC-ve, t’ia jap serbit anti-shqiptar Damir Fazlliç, duke nxjerr jashtë loje kompanitë investuese e ndërtuese shqiptare.

– “VEPRA E NËNTË PATRIOTIKE”: Me pushtetin e tij absolut si kryeministër, “patrioti” e “atdhetari” Sali Berisha emëroi serbin anti-shqiptar Damir Fazlliç, si anëtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, me të drejtë të plotë për të marrë e kontrolluar çdo informacion mbi zhvillimet apo sekretet që lidhen me sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

– “VEPRA E DHJETË PATRIOTIKE”: Ende pa u kthyer në pushtet në vitin 2005, Sali Berisha me porosinë e shërbimeve sekrete serbe, futi në PD, në politikën shqiptare dhe në kupolën e qeverisë, eksponentin pro-serb Lulëzim Basha, i cili në bashkëveprim me shërbimet sekrete serbe, ka përgatitur sipas platformës serbe dosjet hetimore për arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesve e luftëtarëve të UÇK.

– “VEPRA E NJËMBËDHJETË PATRIOTIKE”: Më fuqinë e pushtetit absolut si kryeministër, “patrioti” dhe “atdhetari” Sali Berisha, ka 7 vjet që pengon futjen e prodhimeve kosovare në Shqipëri e ato shqiptare në Kosovë, ndërkohë që ka lënë të lirë tregun shqiptar për prodhimet serbe.

– “VEPRA E DYMBËDHJETË PATRIOTIKE”: Kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha urdhëroi në 26 nëntor 2011, firmosjen e marrëveshjes me Rusinë, sipas të cilës Shqipëria përfshihet në “grupin” ruso-ballkanik të drejtuar nga Serbia, me objeksion kontrollin e zhvillimeve pavarësore në Kosovë, maskuar ky kontroll bllokues mbi Kosovën, nën dekorin fals të gjoja ”luftës rajonale kundër drogës”.

– “VEPRA E PESËMBËDHJETË PATRIOTIKE”:  Me misionin për t’i shërbyer Greqisë, kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha inskenoi fshehtas shqiptarëve dhe bëri ligj paktin anti-kombëtar, për t’u falur grekëve ujërat territoriale detare shqiptare.

– “VEPRA E GJASHTËDHJETË PATRIOTIKE”: Me misionin anti-shqiptar për të ç’kombëtarizuar shqiptarët, kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha inskenoi fshehtas shqiptarëve dhe bëri ligj regjistrimin e popullsisë shqiptare sipas kombësisë e fesë, për të legalizuar  botërisht e kushtetueshmërisht shtimin fiktiv të popullsive të minoritetit grek, serb, maqedonas, rumunë, bullgarë, malazezë etj, etj, në Shqipëri, me objeksion kthimin e Shqipërisë në shtet multi-etnik.

– “VEPRA E SHTATËMBËDHJETË PATRIOTIKE”: Me misionin anti-shqiptar për të shkatërruar vendin, kryeministri “patriot” e “atdhetar” Sali Berisha, në bashkëveprim me mafien italo-serbe, inskenoi dhe miratoi ligjin për kthimin e Shqipërisë në depozitë dhe superfabrikë përpunuese të plehrave të botës, duke bashkëpunar me gruet mafioze rajonale “CAMORRA” dhe NDRAGHETA” .

– “VEPRA E TETËMBËDHJETË PATRIOTIKE”: Kryeministri Sali Berisha, në emër të “atdhetarizmit” e “patriotizmit” ndaj Shqipërisë e Kosovës, bllokoi projektin për ndërtimin e linjës 400-kilovoltëshe të interkonjeksionit energjitik Kosovë-Shqipëri, duke i dhënë Serbisë monopolin e tregut të energjisë në Kosovë e në rajon.

– “VEPRA E NËNTËMBËDHJETË PATRIOTIKE”: Kryeministri Sali Berisha, në emër të “atdhetarizmit e “patriotizmit” si shqiptar, u shiti ortakëve, miqve të tij që e mbajnë në pushtet dhe grupeve të huaja mafioze pasuritë kombëtare, nën politikën plaçkitëse “Shqipëria 1 euro”, duke i dhënë këto në formë koncensionesh e privatizimesh kriminale.

– “VEPRA E NJËZETË PATRIOTIKE”: Politikani e krye-qeveritari “patriot” e “atdhetar” shqiptar Sali Berisha, po vazhdon të zbatoj platformë qeverisëse dhe politika ekstra regresive, duke bllokuar dy herë Statusin e Shqipërisë si vend kandidat në BE, ndërkohë që shprehu kënaqësi të madhe dhe përshëndeti marrjen e këtij statusi prej Serbisë.

22 komente në “Gjithë “veprat patriotike” të Berishës, lidhen me shërbime ndaj Greqisë e Serbisë!”

  1. aqif pallaska says:

    Ke harruar “vepren” me te madhe futjen ne me nder konferencen islamike e cila automatikisht hyrjen ne BE

    1. Marin says:

      Ne origjine eshte kthyer.

    2. Si munet me e besue un si denmokrati i flakt qi Doktori i ka ba tana kto , ma thoni ju?

    3. feniks says:

      -“VEPRA E NJEZETE E NJE PATRIOTIKE”:Ka percare popullin shqiptar deri ne ate shkalle sa duam ta hame njeri tjetrin me dhembe!!!
      – “VEPRA E NJEZET E DY PATRIOTIKE”:KA PERDHOSUR LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL CLIRIMTASRE DUKE E QUAJTUR ATE LUFTE CIVILE”
      – “VEPRA E NJEZET E TRE PATRIOTIKE”: Ka shkelur Kushtetuten e Shqiperise rreth 30 here dhe nuk ka zbatuar vendimet e Gjykates Kushtetuese ne 10 raste!!!
      -VEPRA E …..NJEQINTE PATRIOTIKE”: Ka VRARE NJEZER TE PAFAJSHEM NE GERDEC E NE PROTESTA NE BULEVARD DHE VRASESIT I KA BERE MINISTRA!!!KA VJEDHUR PASURITE E SHQIPTAREVE,KA SHKATERRUAR PASURITE E POPULLIT,GJOJA NE EMER TE ZHDUKJES SE GJURMEVE TE KOMUNIZMIT!!!
      – “VEPRA E …DYQINTE PATRIOTIKE”:Ka vjedhur votat ne zgjedhje duke vjedhur edhe pusht-etin!!!etj,etj!
      – KA SHUME “VEPRA” “PATRIOTIKE” ky BANDIT,ndaj po te kishte OPOZITE TE SAKTE,AI DUHEJ TE ISHTE VARUR NE MES TE TIRANES!!!

  2. mergimtari says:

    Kush ka sy te shikoje ,kush ka vesh te degjoje , kush ka mend te mendoje , ky surrat e ka mbushur kupen me kohe dhe tani pi zbrazet , por ishalla nuk ben ndonje marrezi si e 97-es .Paris

  3. tomori i beratit says:

    VETEM PUSHKA e qerron kete bandit nga pushteti .E ka thene i MADHI Namik Hoti.

    1. Kete nuk e ka thene vetem Namik Hoti (pamvarsisht se ishte i pari qe e ka thene kete fjali vertete Historike, pasi maloku e njeh shume mire malokun), por edhe disa te huaj (rastesi apo jo qe te gjithe Perendimore, qe flasin jo pak kundra ketij Diktatori dhe bandes se tij) qe hyjne e dalin dhe punojne ne Shqiperi prej shume vitesh, sepse ne qytetaret gabuam si dhe heren e pare ne Dhjetor 1991 qe i besuam kesaj kafshe prehistorike, perverse e monster, ketij komunisti provincial totalisht te pandryshueshem, qe nuk eshte me pak kriminel se Enver Hoxha ne te gjitha drejtimet. Ne 1997 o Shqipetare qytetare gabuam qe u mjaftuam vetem me dorheqjen me gjak te tij dhe shpurres se tij, dhe nuk i denuam maksimalisht sic ben Amerika akoma dhe sot, e sot do ishim vertete ndryshe ne cdo drejtim. Sigurisht bashke me te do duhej te ikte ne te semes edhe ai qe e mbajti Berishen gjalle ne jete biologjike e politike, pianeci+bixhozciu Fatos Nano dhe klyshet e tij me te rinje Majko, Meta e Rama.

  4. Liberal says:

    e mor e, po pse e mbeshtet gjysma e popullit,atehere i bie qe gjysma e popullit qenka tradhetare,ne mos gjysma 30% ,prape shume tradhetare dalin,keshtu sipas teje nje pjese e mire e popullit ka ne gen tradhetine dhe ky nuk eshte faji i udheheqsit por i genit,pra ti del te fjala e atij italjanit qe tha se shqipria eshte vend i bukur por pa shqiptaret.kjo mua me duket lufte e paskrupullt ndermjet egersirave,sa me ndyrras ta sulmoni ju saliun ashtu do ja u kthej dhe ai kur te jete ne opozite apo i haruat ulerimat e saliut per “klanin e zemunit”,popull i ushqyer vetem me urrejtje,qe nuk degjohet nje fjale e mire per asnje dhe per asnjegje hehe pune geni.

    1. AHA says:

      Z.Liberal qe vetem si i tille nuk po flet ,mos po vjen nga nje planet tjeter e “cuditesh”se si mund te urrehet nje politikan i zgjedhur ne menyre demokratike kaq fort?Atehere ta shpjegoj une .Ne tokesoret inatosemi shume kur na tallin sy me sy ,si per shembull te na lene te votojme e pastaj te na thone qe ,jo ju per mua votuat ,te na ndryshojne rregullat e votimit mbasi jane mbushur kutite,te na qellojne me plumb kur qellojme me gura ,te na vrasin kur i shajme ,te na shesin teresine teritoriale si te ishte bacja e gjyshit,etj,etj(lexo artikullin,me duket se shkruan komentin tend pa e lexuar artikullin)Sa per urrejtjen ,te siguroj une qe ky person e dora e tij ,jo vetem familja ,kane mbledhur rreth vetes me shume urrejtje se shume DIKTATORE te marre se bashku, e nuk mund te thote asnje njeri me bindje se sa perqind e popullsise mbeshtet nje kryeminister qe i ka vjedhur votat dy here ne vazhdim aq sa njerezit e thjeshte e te papushtet aresyetojne :A KA ME VLERE VOTA NE SHQIPERI?

    2. homeri says:

      E keqja jemi ne vete –komb debil, i peshtir ,teveqel . Popull koti, m…. Por me m… jeni ju verioret qe e votoni me shume kete tradhetar te kombit–

  5. albani says:

    Per Z. Mergimtari! Zoteri, kur ju thoni … ishallah nuk benndonje marrezi si e 97, pikerisht kete ka ne mendje ky njeri. E vetmja gje qe e shpeton nga fati i Gadafit, eshte te fuse popullin nje lufte, madje ne lufte civile. Prandaj i duhet edhe presidenti. Po te qe njeri me qellime te mira, ia linte presidentin opozites, por jo, presidenti i duhet, ne kohen me te keqe te tij, kur populli te jete ngritur kunder regjimit te tij diktatorial, te shpalle shtetrrethimin, te fale (amnistoje) vrasesit, terroristet dhe shqiperipushtuesit serbo-tropojane. Prandaj, ke thenenje te cvertete te hidhur, por qe eshte shume e cvertete. Nese nuk shporret me 2013, ne Shqiperi do te fillojne protestat dhe trazirat, pikerisht si me 1997. Zoti e ruajte Shqiperine nga kyt njer!

  6. HAKMARRJA PANSHQIPTARE says:

    Vendimi unanim: ME VDEKJE SI FAMILJE!

  7. Ben Chicago says:

    buri i serbes si i thone kosovaret buri i shkines
    njeriu i serbeve dhe grekerve

  8. trust_no1 says:

    Ke harruar presionin e bere per mosfirmosjen e marreveshjes se Rambujese. Megjithate me pelqen dicka te Berisha. Na e fut ne se na ka zene deren dhe vazhdojne injorantet e i japin vota, por me shume ja fut vllaznve qe vdesin per te.

  9. ALBAN DEGA says:

    SIRENA ALARMI PER MBARE SHQIPTARET

    – Urgjenca e ngritjes se nje komisioni hetimor per Sali Berishen

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Akuza pas akuzash

    1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.
    2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!

    Kryesorja e kryesoreve

    3- Kryesorja e kryesoreve… Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ka deklaruar hapur ne nje seance degjimore te Kuevndit te Repuubliks se Shqieprise se ” politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”. Nje sirene jo dosido!
    Behet fjale per shefin e organit shteteror ligjor qe ka si detyre thelbesore ligjore mbrojtjen e sigurise kombetare nga agjenturat e huaja.
    Behet fjale per shefin e sherbimit te zbulimit dhe kunderzbulimit te shtetit shqiptar qe pervec informacioneve te tij bashkepunon edhe me agjencite speciale strategjike te aleateve tane strategjike perendimore si CIA amerikane , M-16 dhe Intelligence Service britanik, BDI gjerman, etj.
    4- Deklaratat bombastike te kreut te SHISH Z. Bahri Shaqiri ne vend te vinin ne alarm e levizje Prokurorine e Pergjithshme te Shqiperise si organin kryesor te mbrojtjes se ligjit ne Shqiperi shkaktuan regaimin brutal te Sali Berishes, te qeverise, te deputeteve te PD-se dhe krejt klanit te tij mafioz per shkarkimin e Bahri Shaqirit.
    5- Pse!? Ai kishte shkuar shume larg… Ai kishte prekur folene e grenzave te agjenturave sllavo- grko- ruse ne krye te Shqiperise… Ai kishte denoncuar kolonen e peste ruso- sllave-greke ne krye te Shqiperise.
    Vetem nderhyrja e fuqishme perendimore, kryesisht amerikane, parandaloi lincimin e pse jo edhe ndonje aksident fatkeq, vrasje ne gjueti ose helmim te tij.

    Genje e genje se dicka do te mbetet !

    6- Ate qe nuk arriten ta bente me plumba e mjete agjenturore “Mafia qeveriatre shqiptare e dale krejt jashte kontrollit” sipas “The New York Times” nuk do ta kursente ta bente me plumbat e fjaleve para e sidomos mbas ekzekutimeve nazi- komuniste te 4 deshmoreve te 21 janarit 2011, pas plagosjes se dhjetra e pas torurimit te qindra protestuesve paqesore… Secili prej ketyre akteve perfaqeson krime kunder njerezimit.
    7- Ne nje fushate tipike ala Gebelsiane ” Genje e genje se dicka do te mbetet” si kryeministri edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise akuzuan SHISH-n dhe Prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise si bashkautore te “grushtit te shtetit” te organizuar nga opozita dhe deri edhe kreu i shtetit kunder shtetit te vet.
    Absurditet me i ndyre nuk mund te sajohej as nga vete BIA ( bija e UDB-se) serbe dhe as nga Asfalia greke. Zedhenesit dhe sherbetoret e tyre vecsa i lexuan para publikut shqiptar!

    Pohime… me shpatulla pas murit

    8- Ka fakte te shumta, qe i ka pohuar edhe vete kryeminsitri Berisha per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995. Ishte nje pohim pasi deklaratat e Beogradit dhe Podgorices e vune me shpatulla pas murit me faktet e tyre.
    9- Keto fakte i ka rikonfirmuar edhe ish Kryeministri i ish- Jugosllavise ne nje interviste per shtypin serb… Perballe fakteve te tij, vete Berisha u detyrua te pranoje nje fakt te tille, duke u justifikuar se kete kontrabande nafte ai e kishte lejuar dhe urdheruar per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur Ibrahim Rugova dhe shqiptaret e jo Sllobodan Milloshevici e serbet benin ligjin ne Kosove.
    10- Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.

    “Tokat e helmuara” dhe atdheshitja flagrante e Otrantos …

    11- Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
    12 – Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe.
    Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqieprise!!!

    Urgjence …. Vigjilence !

    Ka edhe shume fakte te tjera qe e bejne te domosdoshem thirrjen nga opozita te nje seance te posacme degjimore ne Kuvendin e Shqiperise si hap i pare dhe fill pas saj krijimin e nje Komisioni Hetimor te Kuvendit te Shqiperise lidhur me keto akuza te renda publike kunder Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha,
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor nga Kuvendi i Shqiperise eshte ceshtja me urgjente . Pse !?
    Kete ceshtje e ben edhe me urgjente fakti qe deri sot Kryeministri ne detyre Sali Berisha nuk i ka mohuar akuzat e shumta kunder tij. Perkundrazi ai ka pohuar me gojen e vet shkeljen e embargos se naftes ndaj Serbise dhe Milloshevicit.
    Kjo shkelje perben nje shkelje te rende jo vetem te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise por edhe te ligjeve e se drejtes nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se, qe eshte nenshkruar dhe pranuar nga Shqiperia.
    Cfare fshihet pas ketyre fakteve dhe akuzave teper te renda!?
    Politika e Sali Berishes eshte politika e konfliktit. Politika perca e sundo! Politike tipike agjenturash dhe pushtuesish.
    Sirene alarmi per mbare shqiptaret: Urgjence…. Vigjilence !

    Sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia … !

    Nuk behet fjale per ngjarje e masakra te para 65 vjeteve si ajo e Tivarit as te kohes se Baba Qemos, nga te cilat nuk u vjen asnje rrezik e asnje pasoje shqiptareve dhe Shqiperise sot.
    Nuk behet fjale per nje hafije lagje apo kaskete 80 lekeshe qe spiunonte per partine apo frontin e saj.
    Nuk behet fjale per nje diversant apo spiun te zakonshem.
    Behet fjale per kryeministrin e Shqiperise qe ka ne dore fatet, te sotmen dhe te ardhmen e vendit qe po e rrenon perdite e me shume.
    ” Eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kishte inat popullit te vet” thoshte nena ime duke e mallkuar me shami ne dore, shkalla me larte e mallkimit. ish diktatorin Enver Hoxha ne vitet 70-te.
    Eshte ka e drejton vendin sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia. KGB-ja apo .. dreqi e i biri, thone sot shume shqiptare!

    As Hamza Kastriot … as Sinan Hasan !?

    Behet fjale per ceshtje jetike te qeverisjes dhe politikberjes ne Shqiperi, qe ndodhen nen akuza teper te renda dhe perfaqesojne nje rrezik serioz per te sotmen dhe ta ardhmen e Shqiperise.
    Ngritja e ketij Komisioni Hetimor eshte hapi i pare i Kuvendit Popullor te Shqiperise pas transparences se votave te 28 qershorit te vitit 2009. Eshte ceshtje teper urgjente qe ka te beje me fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Shqiperise i duhen lidere te te gjithe shqiptareve. Shqiperise i duhet me shume se kurre burra shteti, qe nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” ne duart e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para se te vdiste ne Lezhen e Kuvendit te burrave jane harruar nga politika driteshkurter shqiptare e sotme.
    Askush nuk pret, nuk kerkon as pretendon qe Sali Berisha te jete ose te behet nje Skenderbe… Mision i pamundur per nje zjarrvenes te Shqiperise.
    Te gjithe urojme qe ai te mos na dale nje Hamza Kastriot, as nje Esat Pashe Toptan, as nje Ahmet Zog, as nje Rrahman Morine apo Sinan Hasan …!
    Sot ! Neser eshte e do te jete teper vone…. Eshte nje ceshtje urgjente qe nuk duron me. … Nuk ka me prite !

    SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 28 SHTATOR 2010. ASNJE VEPRIM , ASNJE PERGENJESHTRIM. ASNJE PIPETIME TASH E GATI 1. 5 VJET …. RIBOTOHET DUKE E PERDITESUAR ME FAKTE TE REJA …. AUTORI

  10. karaduz shpellar says:

    vepra 22,,eshte sikur cdo shqiptar tjeter,te shet per para dhe vran mbas shpine

  11. Grigor says:

    Autori dhe kometuesit e kane teresisht gabim. Prisni sa te kometoje Kelmendasi apo ndonje “ekspert” Kosove qe e njeh nga afer “Skenderbeun e dyte” nga Vucidoli qe t’u japim fakte te pamohueshme qe Salen e kemi patriot. Pastaj ju do dilni nepermjet fakteve “te pakundershtueshme” te tyre te gjithe si komuniste, moniste, puciste, agjente dhe poliagjente serbe dhe greke. Asnje nuk e do Shqiperine vec Sales dhe zhurmuesve te tij. Ata e kane monopolizuar dhe patriotizmin dhe demokracine. Te jesh patriot dhe te duash sistemin demokratik duhet te “certifikohesh” nga keta “eksperte”. Keshtu derisa nuk e keni marre “certifikaten” e patriotit ju jeni antishqiptare qe flisni nga marazi per sukseset historike te Sali Sulltan Salepit!

  12. Arbër Shqiptari says:

    Dua ta filloj këtë koment me një përshëndetje të madhe për stafin e gazetës TEMA. Nuk është e lehtë të përballesh me një regjim diktatorial mafioz, ku nuk e di nga të vjen e keqja. Ju jeni LUFTËTARËT E SË VËRTETËS, ju jeni heronj. Janë të vërteta dhe shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët faktet e përmendura në artikull (jam dakord me Feniksin – mos ia hani hakun Saliut, janë më shumë “patriotizma” jo vetëm 20) Nuk dua të zgjatem shumë për të thënë se faji është i opozitës së përçarë, apo edhe faji jonë si votues(kjo është pjesë e së vërtetës). Dua të them që nderkombëtarët, SHBA dhe Evropa, pa mohuar ndihmën e dhënë, kanë luajtur nje rol negativ duke inkurajuar regjimin e Saliut. Ata kujtonin se vetëm ky e kishte çelësin magjik të demokracisë. Por fajin më të madh për të gjitha këto e kanë vetë anëtarët e PD. Ata duhet ta dinë se para se të jenë anëtarë të një partie, janë shqiptarë. Ata vetë duhet të kishin patur guximin ta kishin larguar atë nga kreu i PD.

  13. Leze Mrika says:

    Cfar duhet te bej me shum ky njeri kundra ketij vendi.Ky anti shqiptar i tmerrshem.Cfar njerezish jane ata qe i shkojne ketij njeriu nga mbrapa.Zgjohu shqiptar nga gjumi se koha nuk pret me.Shqiperia u shit nuk ka ngelur asnje gje.Ti lej perrallet me mbret ky anti shqiptar se nuk e beson me njeri.

  14. Pavaresia says:

    Z. Halili! Deri te ,,njezeta” i ke regjistruar ,,veprat patriotike” te Saliut. Deri ne 2044-en, ne 100 vjetorin e tij, lista e veprave ,,patriotike” te tij do te kapi shifren e pesedhjete, kur Shqiperise te mos i kete mbetur me asgje ne trupin e saj. A do te vazhdojne shqipetaret ta lejojne ende kete njeri te eci ne rrugen e armiqesise me ‘ta? Sa i perket hallit qe e ka zane Lymin ,,demokrat” se si mund ti besoje keto qe po thuhen per ,,doktorrin” e tij, mund te lutemi: Zoti i kthjellofte mendjen,syte e veshet….,,Lym ,,demokratit” dhe ushtareve te tjere besnike te Saliut…!

  15. xhemali says:

    Lym demokrati te shkoje ne “shkollen”private te se bijes se Sales te mesoj te shkruaj dhe pastaj te shkruaj ketu.

  16. xhemal says:

    situata eshte komplekse sigurisht saliu eshte pergjegjesi kryesor por edhe iliri ,edhe fatosi ,edhe ram oportunisti edhe vete menura e jeteses qe ne kemi vendosur te jetojme ne mes te m,,,,,,,,,, ne nje shoqeri hibrite qe nuk prodhon asgje te mire ,ne betejat per drejtesi paqe e zhvillim i leme ne mes terhiqemi e kthehemi ne varferi shpirterore morale ,ekonomike ,politike kulturore ,se nuk dime te zgjedhim udheheqesit tane , e nga bataku ku jemi zhyrur presim te na nxjerrin te tjeret ,kemi humbur besimin ne veten tone ,sigurisht nje ndihme duhet por ajo eshte sekondare.po te jemi te bashkuar kunder te keqes fitojme clirohemi le ta duam me shume vendin tone te mesojme te zgjedhim drejtuesit e shtetit te punojme me shume e sigurisht edhe pak sakrific nga secili per te miren e te gjithe shqipetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje