Materaci: Murinjo është Numri 1

19 Maj 2012, 19:17Sport TEMA

Marko Materaci, ish-futbollisti i Interit, është i bindur se Murinjo do ta ngrejë Realin e Madridit në të njëjtat nivele siç bëri me zikaltërit. Ish-mbrojtësi tregon se portugezi përmirësohet çdo vit dhe për këtë arsye është i sigurt se në sezonin e ardhshëm, Real Madrid do të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Është e vërtetë që ai është i veçantë. Kur një person është i vërtetë, atëherë lojtarët për të japin 100%, për të mos thënë 110%. Kjo është arsyeja pse është special edhe për faktin se është i drejtë, një trajner fantastik. Nëse do të qëndronte të Inter, do të kishim fituar më shumë trofe”.

“E dija që do largohej që ditën para finales së Ligës së Kampioneve, por ishte një vendim që e kishte marrë me kohë. Nëse do të qëndronte, do të kishim fituar tituj e Superkupa. Por ai zgjodhi Madridin. Vitin e parë fitoi diçka, vitin e dytë më shumë dhe mund të kishte shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve, ndaj jam i sigurt se në vitin e ardhshëm do ta arrijë këtë objektiv”.

Futbollisti ironizon me të gjithë ata që mendojnë se skuadrat e Murinjos nuk prodhojnë futboll. “Po, është e vërtetë. Nuk luan futboll, por ka bërë 100 pikë e 120 gola, apo jo? Jo! Ka bërë 121! Të jemi seriozë, një ekip që luan keq nuk bën 100 pikë, bën 40-50 dhe nuk shënon 120 gola. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan por Murinjo është numri një”, tha ae.

Në fund dy batuta edhe për duelin Kristiano Ronaldo-Mesi që ka përfshirë të gjithë tifozët. “Tani e mira është që për “Topin e Artë” nuk votojnë vetëm gazetarët, pasi me raste nuk e merrte ai që e meritonte. Në vitin 2010 e meritonte Shnajder, një lojtar që fitoi gjithçka me klubin, bëri 5 gola si mesfushor në Botëror, ku shkoi në finale. Kristiano apo Mesi? Mendoj se këtë vit e merr Kristiano, por varet nga Kampionati Evropian. Nëse bën një turne të mirë dhe shënon 5-6 gola, mendoje se e fiton ai këtë vit. Por Mesi mund të fitojë 10 të tillë, pasi është nga një planet tjetër, ashtu si Kristiano”, ishin fjalët e Materacit./lajmeshqip

1 komente në “Materaci: Murinjo është Numri 1”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje