Samir Nasri mendon se Anglia është favorite për të fituar Grupin D në Euro 2012 dhe mund të jetë një forcë e rëndësishme e këtij turneu. Mesfushori francez do të ndeshet me kombëtaren e Roi Hodgson në ndeshjen e hapjes së grupit të tyre që dy skuadrat do të luajnë me 11 qershor.
Ai mendon se pezullimi i Runit për dy ndeshjet e para është e vetmja gjë që i jep më shumë shpresë dy skuadrave të tjera të grupit, Suedisë dhe Ukrainës.
“Anglezët janë favoritë të grupit, ne nuk jemi të tillë. Anglezët kanë lojtarë të rinj si Deni Uellbek, por edhe lojtarë si Uejn Runi, i cili do të mungojë në dy ndeshjet e para. Kjo është diçka që na ndihmon”.
Futbollisti i Mançester Sitit, beson se përbërja e re e kombëtares aktuale të Francës i lë derën hapur skuadrave të tjera si Suedia dhe Ukraina që të kërkojnë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.
Lojtarë si mbrojtësi i Arsenalit, Loren Koshielni, kapiteni i Montpelje, Mapu Janga-Mbiua dhe dyshja e Njukasëllit, Johan Kabaje e Hatem Ben Arfa, janë të gjithë të përfshirë në listën e Loren Blank, por asnjë prej tyre nuk ka eksperiencë të mëparshme në një turne të tillë ndërkombëtar.
“Ne jemi një skuadër shumë e re që i mungon eksperienca në një turne të tillë. Kjo është arsyeja pse e cilësoj këtë një grup të hapur për të gjitha skuadrat”, ishte parashikimi i Nasri.
Per mendimin tim favorit jane;Spanja dhe Gjermania,si tifoz Hollandez qe jam po shtoj edhe Hollanden te 3,por Anglia????.Te me fal Tironci,por Anglia nuk ka gje,mgjse eshte edhe fat ndonjehere.Hollanda dhe Gjermania kane grup sh. te veshtire.
Edo
Ndoshta Spanja.Ndersa Gjermania me skuadren qe ka une mendoj qe jo.Do duhen shume vite qe Gjermanet te rikthehen tek fitorja edhe pse gjithmone fati ka qene ne anen e tyre.Gjithsesi Hollandes i uroj fat
pershedetje