Çelsi, Kampion i Europës

20 Maj 2012, 00:24Sport TEMA

Veteranët e Çelsit kanë përmbysur të gjitha parashikimet duke fituar Ligën e Kampioneve, për të bërë realitet një ëndërr disavjeçare të këtij klubi. Londinezët e kanë bërë një gjë të tillë duke merituar nofkën “surpriza e sezonit”, pasi në vitin e tyre më të dobët në kampionat, mes shumë problemesh, kanë arritur fillimisht të eliminojnë gjigandët e Barcelonës, e tani të mundin në fushën e tyre Bajern Mynih.

Në një finale me mjaft tension, ashtu siç pritej ka qenë Bajern që ka patur iniciativën që në minutat e para duke kërkuar më me ngulm golin, ndërsa Çelsi ka përdorur taktikën e saj mbrojtëse duke mos lënë shumë hapësira në prapavijë. Kur mbrojtja e improvizuar e londinezëve nuk funksionon, mendon Peter Çeh të ruajë portën e tij me ndërhyrje të sigurta, duke ndalur tentativat e Gomez, Roben, Myler apo Riberi.

Emocionet më të mëdha të sfidës janë në 10 minutat e fundit të kësaj ndeshje, ku fillimisht është Tomas Myler që në minutën e 83-të kalon në avantazh ekipin bavarez me një gjuajtje me kokë. Duket se Bajern ka vënë duart mbi trofeun, por ka ide të tjera Didier Drogba, i cili me rastin e parë të rrezikshëm që i shfaqet, pas një goditje nga këndi në minutën e 88-të, barazon rezultatin me një gjuajtje me kokë.

Ndeshja shkon në kohët shtesë, ndërsa Bajern ka mundësi përsëri të kalojë në avantazh me penallti, pasi Drogba shkakton faull në zonë ndaj Riberi. Por nga pika e bardhë gabon Arjen Roben, me portierin Çeh që ndalon gjuajtjen e tij dhe mban në lojë ekipin e Çelsit.

Pas 30 minutave të tensionuara për të dy palët, skuadrat shkojnë në gjuajtjet nga pika e bardhë. Dukej se Bajern do të merrte këtë trofe nga penalltitë, pasi që në gjuajtjen e parë është Mata që hipnotizohet nga Nojer. Por Çeh gjen krahun e goditjes së Oliç dhe vendos përsëri barazinë. Vendimtare bëhen gjuajtjet e fundit të serisë. Shvajnshtajger gabon duke goditur shtyllën, ndërsa Drogba dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë suksesin e parë evropian klubit të Çelsit.

Fitorja duket e pabesueshme edhe për faktin se vetëm 2 muaj më parë, kjo skuadër drejtohej nga një trajner tjetër, i cili ishte punësuar me qëllimin që të largonte të gjithë veteranët. Por pikërisht këta të fundit, tashmë nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Di Mateo, kanë përmbysur çdo parashikim të mundshëm duke fituar Ligën e Kampioneve, për t’i dhënë fund në mënyrë të shkëlqyer një cikli të filluar 8 vite më parë./lajmeshqip

11 komente në “Çelsi, Kampion i Europës”

  1. dua gol says:

    Ok,kupën e morri Çelësi,por besoj se fitues i madh i këtsaj FINALE është BAYERN MUNCHEN dhe kjo në mënyrë të padiskutueshme,me lojë dhe spektakël.Më vjen keq për ta dhe njëkohësisht uroj ÇELSIN.

    1. raimondi says:

      Je shume i sakte lol

    2. raimondi says:

      Po, po fituesi eshte Bayerni –Lere mos e pyet

      -Kur Drogba i Chelsit po shkonte te gjuante penalltine e fundit qe ishte vendimtare :
      ……….njeri nga komentatoret angleze tek tv Fox sport, tha me ze te shuar :
      ….It is written in the stars ( qe jane vargjet e nje kenge te bukur te Elton John dhe Le Ann Rimes , te kuptohemi eshte kenge dashnie domosdo –Duhet te kete qene dashni e fort ma mer mendja ) ………. dhe me termend ishte e shkruar tek yjet …. qe Chelsea do fitonte se ne fakt Chelsea nuk lozi gje , edhe Drgoba bithziu pastaj shenoi…

      Kush deshiron ta degjoje ne video kengen _Its written in the stars_ , e ka ketu – —-__IQ&feature=colikhttp://www.youtube.com/watch?v=A1Rwv4iAqe

      -Eshte video shume e bukur , muzika eshte great , po ashtu edhe poezia e kenges eshte e shkelqyer ajo flet for:…….. someone you have once loved , so longe ago, somewhere …….in Vlora _____Le Ann Rimes looks like my ex girlfriend in Vlora years ago…..

      Refreni kenges thote keshtu :
      Is it written in the stars
      Are we paying for some crime……….Ndaj Humbi Bayerni
      Is that all that we are good for
      Just a stretch of mortal time
      Is this God’s experiment
      In which we have no say
      In which we’re given paradise
      But only for a day

      Ne fakt anglezet e kane shprehje kete__ it is written in the stars , ashtu sic e kemi edhe ne kur themi :…eshte e shkruar –dmth Zoti e ka shrkuar ne qiell …..tek yjet

      by the way __Portieri i Chelsit ishte i shkelqyer

    3. arjani says:

      Bajern prodhoi volum loje por jo spektakel.Loja e tij qe e lexueshme dhe pa fantazi. Ryberi luajti nje futboll anakronik nga i cili u lodh vete dhe doli jashte.Roben dhe Lahm ne krah te djathte u perpoqen por ishin te lexueshem.Celsit i mungonin 3 pikat baze Tery ne mbrojtje, Essien ne mesfushe dhe Ramires ne sulm.Celsi tregoi se ishte nje skuader qe peshonte me teper se Bajerni dhe shume taktike. Nuk duhet harruar se ndeshja zhvillohej ne stadiumin e Bajernit dhe kjo nuk ishte pak.

    4. Miranda Gjermani says:

      Kush ban Lojen kush fiton Kjo eshte fatkeqesi Bajern Münschen luajti me mire dhe pati shume raste por ja qe ndonjehere fitojne te humburit si ky celsi fatale…kush gjuan dhe kush merr gjahun….!!!!!!!!!!!! Bote e padrejte…

  2. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    ” dua gol “, ju uroj gjithe te mirat ne jete.
    Njerezit dhe karakteret (temperamentet) si ju-qe vleresojne dhe urojne kundershtarin- jane te paket ne shoqerine tone.
    Ata (edhe ju ) jeni ajka e shoqerise.

    ju lumte dhe urime.

    1. sorge says:

      Ne Shqiperi kemi shume njerez te medhenj,qe e “VLERESOJNE” kundershtarin ,me shume se veten!!!
      Keshtu,Sali Berisha,e do aq shume OPOZITEN,sa….. E DO TE VDEKUR!!!!
      KUNDERSHTARET POLITIKE,BERISHA,I SHAN ME LIBER SHTEPIJE,ME KEQ SE RRUGACET E KALAMAJTE!!!
      Ky ZAGAR,merret me grate dhe motrat e deputeteve,bile edhe motelet ku ato ,shkokan!!!!
      a e gjen dot nje kryeminister te tille ne bote???
      ky duhet djegur me benzine!!!
      prandaj sghqiperia po ben hajer,se kemi ne krye nje bande kriminelesh!!!
      urime Celesit,qe mori kupen,ndersa Bajerni,kete radhe morii SHTUPEN!!!
      Bajerni do ta fitonte kupen,por per ate vendosen KOMPANITE E BASTEVE,qe e dinin se ne bote ishin futur miliarda dollare per fitoren e Bajernit,pra e nxorren barazim!!!
      Ne shtesat dhe penalltite,le ta fitonte kush te donte!!!
      KPMPANITE E BASTEVE KANE FITUAR MBREME SA PER 10 VJET!!!
      TE NA RROJE SPORETI,SE ESHTE BIZNESI ME MAFIOZ NE BOTE!!!
      KERKOJNE TRUKIMET ATA TE FIFA-s!!!Haaaaaaaa!!!!

  3. whatthehell says:

    edhe parajsa eshte blu :)) chelsea na ka bere te gezuar ne shqiptareve qe e ndjekim qe nga 93 qe jetojme ne ket lagje te londres.chelsea e meritoi titullin kampion se hoqi disa emra shume te medhenj ket vit.nuk u dorezua deri ne fund.respekt per bayernin ket gjigand evropian qe sulmoi 120minuta por ket her fati ishte me ne chelsea dhe fitum ne penallti,ashtu sikur para 4vjetesh JOHN TERRY na humbi titullin ne moske.nje finale e madhe .me ne fund edhe chelsea eshte ne eliten e klubeve te medha evropiane.ESHTE VETEM NJE EKIP NE LONDER AI ESHTE CHELSEA FC.johnterry army4ever.

  4. pride of london says:

    Urime ekipit te pare londinez qe merr champions. And juc
    tice for all . C’mon Chelsea

  5. Shkodrani says:

    Qysh prej 10 vjetesh,Celsea per here te pare,kete vit ka perfunduar jashte katershes ne premierlige,duke i lejuar Totenhamit pjesmarrjen ne Championslige.Fitorja e mbramshme ishte e dyfishte,sepse ata nxorren jasht edhe Totenhamin.Qysh me fitoren ndaj Barcelones,Celsea e ka meritu ate Kupe,perndryshe prap do e kish marre Barcelona.Drogba e Ceh,meritojne monument.

  6. Pavaresia says:

    Me erdhi keq qe nuk fituan Mynhenasit por Englezet e cels-it e merituan fitoren. Luajten pa komplekse, lirshem e te kujdesshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje