DOSSIER/ Aksidenti në të njëjtin vend para 23 vitesh mori 23 jetë njerëzish | Gazeta Tema
 

DOSSIER/ Aksidenti në të njëjtin vend para 23 vitesh mori 23 jetë njerëzish

Postuar në: Dossier,Kryesore |

Në fund të nëntorit 1989, një aksident i rëndë ndodhi në zonën ku ndodhi edhe aksidenti i sotëm. Edhe atëherë ishin studentë që po udhëtonin në autobus. Nga aksidenti pati dy të vdekur, por tragjedia u rëndua kur dy helikopterë që erdhën për të marrë të plagosurit u rrëzuan për shkak të motit të keq.

Një raport u përgatit nga Ministria e Brendshme. Raporti është publikuar së fundmi nga Panorama. Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej dhe nuk kishte pasur probleme. Por aksidenti erdhi si pasojë e një defekti në sistemin e frenimit. Ndërkohë në raport thuhet se shkak për rrëzimin e helikopterëve ishte moti i keq, mokoordinimi pasi zona e Himarës nuk ishte e mbuluar me radiondërlidhje dhe mostrajnimi i helikopterëve.

Më poshtë pjesë nga raporti:

 

“Në datën 22.11.1989 autobusi tip prodhim i Shkodrës i Institutit të Lartë Bujqësor, që drejtohej nga shoferi Ali Omuri, është nisur nga Himara në drejtim të qytetit të Sarandës rreth orës 13.00. Në autobus ndodheshin 3 pedagogë të asaj shkolle, 14 studentë të kursit të pemëtarisë, si dhe një ushtar pasagjer. Në orën 14:00 në afërsi të fshatit Kudhës, ku rruga është dishezë e theksuar, 100 metër para një kthese të fortë, shoferi ka bërtitur duke thënë: “U morëm në qafë”. Ndërkohë makina ka rritur së tepërmi shpejtësinë. Në kthesë shoferi nuk mundi të manovrojë, del jashtë rrugës duke bërë disa rrotullime. U shkaktua vdekja e vetë shoferit dhe e studentit Albert Smoka. Është shkaktuar dhe plagosja e personave të tjerë.

Fillimisht të dëmtuarve u është dhënë ndihmë prej një reparti ushtarak aty afër e fshatarët përreth dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Himarës. Prej aty është kërkuar ndihmë e specializuar mjekësore në rreth.

Për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve rëndë, nga Tirana janë dërguar dy helikopterë: MJ-6=44 i drejtuar nga komandanti Vangjel Postoli, piloti Tafil Agaj dhe teknik mekaniku, Pandeli Xhumba, dhe MJ-6-50 i drejtuar nga komandanti Agron Galanxhi, piloti Veledin Resuli dhe teknik mekaniku, Enver Haka. Në bordin e tyre kishin edhe ekipin e mjekëve të spitalit nr. 2 në Tiranë, të përbërë nga Agim Qarri, Kujtim Hysi, Dionis Makuçi, Zana Floqi si dhe ndihmësmjekja Dhurata Leka.

Në orën 16:00 kanë mbërritur në qytetin e Himarës ku janë pritur nga personeli i shërbimit shëndetësor të këtij qyteti, nga komandanti dhe komisari i brigadës së Himarës dhe komisari i brigadës së nëndetëseve. Ekipi mjekësor i Tiranës ka konkluduar që (për të plagosurit) të veçoheshin ata që ishin në gjendje shumë të rëndë dhe që u duhej dhënë ndihma mjekësore në Tiranë.

Fillimisht pilotët kanë diskutuar me njëri-tjetrin për vështirësitë e kthimit, pasi po errësohej dhe koha kishte mjegull të dendur, e cila ishte e rrezikshme për një udhëtim normal. Pasi kanë mësuar keqësimin e gjendjes së tre të plagosurve, kanë vendosur të fluturojnë për në Tiranë. Kanë hedhur në hartë rrugë-kalimin e kthimit, që do të bëhej gjatë bregut të detit për të dalë te ishulli i Sazanit e më tej në Tiranë. Pastaj dhanë urdhër që të tetë të plagosurit më rëndë të bëheshin gati për fluturim. Në helikopterin e parë me ekuipazh, të drejtuar nga oficeri Agron Galanxhi, kanë hipur të dëmtuarit Thoma Plasa, Ilirjana Brahimi, Taip Llaçi, Xhelal Ndreu të shoqëruar nga mjekët Agim Qarri dhe Dionis Makoçi. Në helikopterin e dytë të drejtuar nga oficeri Vangjel Postoli kanë hipur të dëmtuarit Misto Shumeli, Elida Hyseni, Donika Ferra, Zef Suli të shoqëruar nga personeli mjekësor me mjekët Kujtim Hysi, Zana Floqi, Dhurata Leka si dhe nga mjeku Nafail Metollari dhe ndihmësmjeku Piro Kuko të qytetit të Himarës.

Në orën 18:20 është nisur për fluturim helikopteri i drejtuar nga Agron Galanxhi, duke marrë drejtimin e bregut të detit. Pas tre minutash është ngritur për fluturim helikopteri i drejtuar nga Vangjel Postoli, i cili fillimisht mori drejtimin për nga Saranda, pastaj kthehet dhe merr drejtimin e fshatit Vuno, duke bërë një fluturim të çorientuar, ndryshe nga kursi i kthimit. Rreth orës 19:00 është përplasur me malin mbi Vuno, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ishin në të si dhe shkatërrimin e plotë të helikopterit. Po rreth kësaj ore, nga një repart ushtarak në afërsi të Llogarasë është dëgjuar një e përplasur e fortë në shpatin e malit, e shoqëruar me një flakë të madhe. Nga kërkimet e bëra pas 14 orëve, në datën 23.11.1989, në këtë vend u gjetën helikopteri i shkatërruar plotësisht dhe të gjithë personat që ishin në të, të vdekur.

Nga përplasja e tyre gjetën vdekjen 21 persona dhe u shkaktua një dëm material 11.267.120 lekë.” 

20 Pergjigje per DOSSIER/ Aksidenti në të njëjtin vend para 23 vitesh mori 23 jetë njerëzish

  1. Adrian  --  21 Maj, 2012 në 9:30 pm

    Nuk ka lidhje vendi i sotem me ate te ’89. Atehere rruga per ne Sarande nuk kalonte nga Porto Palermo por ngjitej lart, pothuaj afer Pilurit dhe vazhdonte mes malesh, afer fshatit Kudhes dhe dilte ne Qeparo. Mos ia futni kot.

    Përgjigjjuni

    • alban  --  21 Maj, 2012 në 10:12 pm

      ky aksident ka ndodhur ne te njejtin vend qe ndodhi ne 89, aty kane gabuar se autobuzi nuk u nis nga himara. rruga ne sarande gjithmone ka kaluar nga porto palermo.

      Përgjigjjuni

      • elio  --  22 Maj, 2012 në 9:29 am

        Nejse, mbetet ceshtje cilesia e rrugeve dhe rrezikshmeria…Ajo rriuge eshte bere si per te marre jete njerezish. Keta idiotet qe dalin e deklarojne (olldashi e co) duhet te kishin permiresuar cilesine dhe sigurine e rruges e jo te dilnin si tope per deklarata…Nje minister serioz do kishte lene mandatin ne duart e dhe prokuroria do kishte filluar hetimet , por kemi te bejme me shtet malokesh te papergjegjshem…

        Përgjigjjuni

      • Kristi  --  23 Maj, 2012 në 1:28 pm

        Sa per saktesim, nuk eshte e vertete qe te dy aksidentet ndodhen ne te njejtin vend.
        Ai i 1989 ndodhi ne rrugen Himare-Pilur, qe tani nuk eshte pjese e korridorit kryesor Vlore-Sarande. Edhe ne ate kohe, shoferi i autobusit, drejtimin e kish per te shkuar ne Sarande, dhe jo ne drejtimin e kundert. Dhe ne ate aksident, vdiqen vetem dy vete, shoferi dhe vetem nje student. Te tjeret vdiqen pasi u cuan ne spitalin e Himares dhe me pas me te demtuarit u kerkua qe te evakuoheshin per ne Tirane me dy helikoptere. Koha e keqe beri qe dy helikopteret te perplaseshin – nje ne Vuno dhe tjetri ne Llogara.

        Përgjigjjuni

  2. Zigur Qarri  --  21 Maj, 2012 në 9:37 pm

    Një raport u përgatit nga Ministria e Brendshme. Raporti është publikuar së fundmi nga Panorama. Në raport thuhet se autobusi kishte bërë kontrollet teknike përpara se të nisej
    ………………………………..dhe nuk kishte pasur probleme.
    Por aksidenti erdhi si pasojë e një
    ……………………………..defekti në sistemin e frenimit.

    Raport idjotesh.
    Shpresojm qe raportin e aksidentit qe ndodhi tani mos ta bejn te tille idjoter.

    Përgjigjjuni

    • alban  --  21 Maj, 2012 në 10:09 pm

      kur nuk i di gjerat mos fol kot se behesh ti idioti ne kete rast. autobuzi nuk kishte defekte nga kontrolli, por shoferi i autobuzit e kishte zbritur gjithe llogarane me frena (jo me marsh dhe fren motorri), frenat ishin nxehur dhe ishin prishur kur kishin arritur tek disheza e vunoit, shoferi me disa manovra beri te pamunduren qe te mos perfundonte ne hynere.

      Me vone elikopteret erdhen per te marre te plagosurit, por jane perplasur te dy nga moti i keq.

      Përgjigjjuni

      • Edi Detroit  --  21 Maj, 2012 në 10:44 pm

        Ti Alban e lexove raportin ( artikullin),apo jo,Ziguri ka te drejte,frenat hyne ne gjendjen teknike te mjetit,pra aksidenti ndodhi per shkaqe teknike,ata qe e kane bere kete raport ne ate kohe kane qene minimumi te afte.

        Përgjigjjuni

      • Zigur Qarri  --  22 Maj, 2012 në 12:51 pm

        alban,kush eshte difekt teknik per ty,moslarja automjetit?
        Flitet qe edhe kete here shkaku aksidentit ka qene deshtimi i frenave.
        Raporti i mesiperm eshte kontravers,kete doja te thoja.
        Sheti kerkonte te justifikohehej me raportin idjotesk.
        Nese aksidenti i fundit ka ndodhur vertet po nga i njejti shkak,atehere mund te thuhet,qe kontrolli teknik nuk eshte bere fare,ose profesionalizmi eshte ne minimum.

        Përgjigjjuni

  3. Engjelli  --  22 Maj, 2012 në 12:43 am

    Adrian ka te drejte Eshte e sakte vend ndodhja qe shkruan ai,ne vitin 1989 Edhe autobuzi i institutit bujqesor kishte sensin e udhetimit Nga Vlora ne drejtim te Sarandes por kishte kaluar Himaren dhe per shkak se kalimi nga Porto Palermo nuk lejohej sepse ishte baza ushtarake ne Porto Palermo , ne dalje ne jug te Himares ,rruga devijonte nga rruga e vjeter ne drejtimin per Sarande dhe kthehej ne drjtimin lindor duke ju ngjitur malit ku ndodhet Piluri dhe zbret ne drejtim te Kudhesit per tu bashkuar me rrugen e vjeter (te ndertuar ne vitet 1914- 1920 ) nga Italia, ne dalje te lugines se Kudhesit Nje gje eshte e vertete se te dy vendet ku jane shkaktuar tragjedite jane teper te ngjajshme me dallimin se zbritja e Kudhesit eshte me pak e pjerret por me e thelle se ajo e Vishes Eshte per t’u theksuar se Visha dihet si edhe Llogarai ae jane vende me rrezikshmeri te larte dhe ne kete vend jane evidentuar nder vite edhe aksidente te tjere qe banoret e Himares dhe te bregut ne teresi i dine mire dhe gjat udhetimit ne keto vende tregohen teper te kujdesshem .Tragjedia eshte rrenqethese ,teper e rende , veshtire edhe te gjesh fjalet e duhura ngushelluese per familjet .

    Përgjigjjuni

  4. Redis  --  22 Maj, 2012 në 1:11 am

    Se gjendja teknike e mjetit ka qene e mire sdo te thote qe smund te ndodhi difekti me cuna.Cdo gje mund te ndodhe…mund te cahet dhe nje tub alkoli e ske ci ben,nuk eshte faji i kontrollit.

    Përgjigjjuni

  5. Bekimi  --  22 Maj, 2012 në 6:16 am

    ….dhe me siguri do të ishte shmangur tragjedia sikur parapetet mbrojtëse, anës rrugës të mos ishin bërë me llamarinë konservash

    Përgjigjjuni

  6. nastradini  --  22 Maj, 2012 në 8:34 am

    TOTALISHT PA KONTROLL DHE PA FRENA.

    Autobuse pa kontroll dhe pa frena ne 1989-n ne Qafen e Vishes, autobus pa frena ne po ne kete Qafe Famekeqe 23 vjet me pas. Helikoptere pa kontrolle dhe pa frena per studentet shqiptare ne 1989, helikoptere pa kontroll dhe pa frena per Gramoz Pashkon dhe te birin e tij do vite me vone. Gerdec pa kontroll dhe pa frena per predha plot me barut, te gjitha keto ne nje SHTET pa kontroll dhe pa frena me nje Kryeminister totalisht PA FRENA dallkauk. Pse ne shqiptaret jemi keshtu:

    TOTALISHT PA KONTROLL DHE PA FRENA?

    Përgjigjjuni

    • suzana  --  22 Maj, 2012 në 10:51 am

      Ti je grek nuk je shqiptar kshq shko lyp me ndonje kazan plenash ne Athine se dhe Greqia pa frena asht tash po bje ne humnere!
      Ooor nastro!

      Përgjigjjuni

      • Ben Chicago  --  22 Maj, 2012 në 12:25 pm

        suzana
        ju kosovaret na lini ne fatkeqesine tone ne shqiptaret.
        vetem se tha qe berisha eshte pa frena na quan greke e te shkoje ne kazan plehrash

        Përgjigjjuni

  7. shpatar  --  22 Maj, 2012 në 9:49 am

    Ne traditen shqiptare, ne se egziston tani,njerezit ne raste tragjike shprehin ndenjat e ngushellimit per familjet e viktimave.Me shume kemi nevoje te respektojme se sa te merremi me politike.
    Keto lule qe u shkeputen nga jeta,si dhe shume te tjera, te na bejne me te ndjeshem, me te dashur per njeri tjetrin. Vdekja ka nje emer dhe askush nuk e kthen mbrapsh.Nuk mund te gjesh fjale ngushellimi per keto lule qe nuk arriten ne jete te japin bukurine dhe hovin e tyre rinor.Heshtje dhe vajtim ne respekt te viktimave.

    Përgjigjjuni

    • nastradini  --  22 Maj, 2012 në 4:05 pm

      PSE NUK FRENOI SHOFERI?

      Para se te ngushellohesh viktimat e radhes te shtetit pa FRENA, o shpatar, qe te eshte ndryshkur shpata, degjoje edhe ti nastradinin dhe mba vesh. Tradita shqiptare e shtyu Edi Ramen t’i rahe krahet Sali Mafiozit dhe t’i thote per Gerdecin: “U be c’u be te roni vete!” edhe para Gerdecit edhe pas tij te gjitha vrasjet justifikoheshin me traditen dallkauke shqiptare te ngushellimit. Dhe Saliu te vriste naten dhe te qante diten. Njesoj sic bente vite me radhe mesuesi i tij i Partise se Punes Enver Hoxha. Keshtu vrau ne 21 janar dhe fajin ja hodhi opozites. Keshtu eshte edhe me FRENAT e mjeteve ne qarkullim ne nje shtet pa FRENA fare. Po te vazhdojme te ngushellojme njeri-tjetrin sic kemi bere vite me radhe viktimat e mungeses se FRENAVE qeveritare do te behen shume. Aq shume sa edhe ngushellimet do te jene pa vlere. Prandaj edhe nastradini thote qe para se te ngushellojme te kerkojme fajtorin me pyetjen:

      PSE NUK FRENOI SHOFERI?

      Qe te gjendet fajtori dhe te ndeshkohet sipas ligjit. Qe te mos vazhdoje dhe perseritet vaji i qyqeve me ngushellime alla albaneze.

      Përgjigjjuni

  8. nafie  --  22 Maj, 2012 në 10:11 am

    zona eshte e tille dhe relievi i shqiperiae eshte ky,
    problemi qendrone se ndodhin aksidente te tilla nga shofera te huaj qe nuk dine rrugen dhe nuk bejne rrug te veshtira shpeshe.

    zoti shofer nuk ka ecur me frene motorri ne disheze te forte , jane nxehur tamburet dhe eshte normale qe frenat nuk funksionoin me , kete rezultat besoj se e kane arritur te gjithe kamionistet , dhe jo vetem un qe jam kamioniste grua.

    nafie

    Përgjigjjuni

  9. diamant  --  23 Maj, 2012 në 7:21 am

    …ngushellimet e mia te afermeve me te afert te vajzave si dhe te dashurve te tyre !se jam i sigurt se ato vajza ose disa prej tyre ishin te dashuruara dhe se donin te jetonin dhe jo te beheshin viktima te nivelit tone ekonomik e kulturor shoqeror !?,Te afermit e tyre patjeter ,por se te dashurit e tyre jane ata qe do te vuajne per vite e vite te tera ate mungese e cila per ate qe dashuron per here te pare dhe vihet ne te tilla pozita nuk ja ploteson dot mungesen e dashurise asnje sistem asnje premtim pompoz politik dhe as sheshimi dhe berja fushe e gjithe Llogarase ne fjale apo edhe ne vepra apo kontrollet teknike te njerezve …apo dhete mjeteve,ashtu sikunder nuk mund te me ktheje dot mbrapa te mua ate ndjenje qe humba perpara shume vjetesh ne te njejtin vend dhe qe me kushtoi shume shtrenjte gjate gjith ketyre viteve por qe asnjehere nuk i ve faj …malit!…ai duhet te jete shume i bukur …une fatkeqesisht nuk kam per te kaluar ndonjehere asaj rruge ,vetem po qe se behet ndonje tunel !.

    Përgjigjjuni

  10. Gjergji  --  26 Maj, 2012 në 1:16 pm

    nga sa thuhet nga vete himariotet flitet se aksidenti i ndodhur ne vitin 1989 ka ndodhur ne qafen e vishes.ashtu si edhe nje aksident tjeter me nje kamion tip SAURER ngarkuar me gelqere ku dhe aty pati viktima.rruga deri ne fillimet e viteve 1990 nuk ka kaluar nga portopalermo pasi ka qene zone ushtarake e rendesise te vecante pasi ka qene tuneli i nendetseve..rruga kalonte ne dalje te himares dhe fillonte kalonte ne pilur, kudhes dhe dilte ne borsh.ne qafe te vishes eshte edhe emri i shoferit dhe studentit ne nje pllake perkujtimore.ndersa prane pikes ushtarake ne llogara vendi ku u rrezua helikopteri eshte pllaka perkujtimore me emrat e viktimave te helikopterit.ne emrat e piloteve te helikopterit dicka nuk shkon pasi piloti kishte nje emer tjeter dhe ate dite kishte dale ne pension,u thirr per kete rast urgjent.ishte fluturimi i fundit per te qe nuk e ktheu me ne shtepi.shkak ishte ngarkesa e madhe qe kishte ne bord dhe njekohesisht koha shume e keqe.

    Përgjigjjuni

    • nofka  --  30 Maj, 2012 në 10:05 am

      Te zbresesh llogarane eshte nje tmerr i vertete ,pse more kryeminister nuk hap tunele dhe ti besh rruget drejte por rrezikon jete njerezish,apo mendon vetem per vete se sa eshte fitimi i nje rruge

      Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>