FOTOT: Tragjedia e Himarës bën xhiron e botës. 6 mijë viktima nga aksidentet në 20 vite | Gazeta Tema
 

FOTOT: Tragjedia e Himarës bën xhiron e botës. 6 mijë viktima nga aksidentet në 20 vite

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Mediat më të mëdha në botë kanë raportuar për ngjarjen e rëndë në Himarë, ku humbën jetën së paku 12 persona në një aksident rrugor. CNN, BBC, Washington Post dhe me qindra media të tjera kanë raportuar për këtë tragjedia. Fotot e Shqipërisë sërish bëjnë xhiron e botës, sërish për një tragjedi të rëndë.

 

Precedentët më të rëndë në vite

Aksidenti i ndodhur mesditën e 21 majit është i treti me përmasa kaq të rënda i ndodhur përgjatë viteve të fundit në Shqipëri. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në 14 tetor 2004 në aksin Pukë – Fushe Arrëz ku humbën jetën 14 studentë nga Kosova. Asokohë autobusi me 50 studentë po udhëtonte drejt Kosovës dhe shkak për aksidentin u bë përplasja me një mjet tjetër. Në atë kohë dita e zisë u shpall njëkohësisht si në Shqipëri edhe në Kosovë. Ndërsa Fatos Nano, atëherë kryeministër i vendit, premtoi rikonstruksion të këtij aksi për të shmangur tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Ndërsa në 17 korrik të vitit 2010 një tjetër tragjedi është shënuar në fshatin Dom të komunës Gjegjan. Autobusi ku ndodheshin mbi 20 pasagjerë humbi kontrollin e përfundoi në greminë me thellësi mbi 400 metër, duke rënë mbi lumin Fan. 14 udhëtarë humbën jetën e shumë të tjerë mbeten të plagosur. Viti 2010 u mbyll me një tjetër tragjedi në 9 nëntor, kur humbën jetën 9 udhëtarë, mes të cilëve edhe disa fëmijë, në afërsi të fshatit Ziaj përgjatë rrugës nacionale Fier-Tepelenë. Autobusi i kompanisë Albtrans ishte nisur nga Tirana për në Greqi. Por mjeti me të cilin udhëtonin 49 persona që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj, doli nga rruga dhe pas batimit, përfundoi në një humnerë 100 metra më poshtë. Shirat e dendur të atyre ditëve vështirësuan edhe më shumë punën për nxjerrjen e viktimave dhe të lënduarve.

 

Aksidentet, bilanc lufte

Në 20 vitet e fundit në rrugët e vendit kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente me të paktën 6 mijë viktima, raporton Vizion Plus. Por përveç tyre numërohen edhe 7 mijë persona të tjerë të lënduar që mund të kenë mbetur të paralizuar apo invalidizuar për gjithë jetën. Shqipëria ka të paktën tre herë më shumë aksidente për numër popullsie se gjithë vendet e rajonit. 40% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit me stazh te ri deri ne pesë vjet ne timon. Peshën kryesore e mbajnë meshkujt nga 18 deri ne 30 vjeç, që zëne edhe 80% të viktimave të trafikut rrugor. Por alarmante janë shifrat e këmbësorëve që përfshihen në aksidente duke zënë 40% të numrit të viktimave. Në një llogaritje statistikore, në 250 aksidente- 50 shkaktohen nga kalimtarë të rastit. Përplasjet rrugore janë kthyer në shkakun kryesor të humbjes së jetës për grupmoshat 5-45 vjeçare.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

30 Pergjigje per FOTOT: Tragjedia e Himarës bën xhiron e botës. 6 mijë viktima nga aksidentet në 20 vite

  1. Albana Mustafaraj  --  21 Maj, 2012 në 9:10 pm

    Kush e ka kaluar ate rruge e di sa i frikshem eshte!!!

    Përgjigjjuni

    • pranvera  --  23 Maj, 2012 në 3:28 am

      Cfar te thuash, eshte vertet nje tragjedi……mjer populli.Qeveria nuk mendon te zgjeroje rruget dhe ti siguroje ato .ata e kan mendjen si te mbushin xhepat e tyre.me vjen keq per te gjithe ata qe humben jeten .Ngushellime per familjet e tyre. Ngushellim eshte nje fjale goje sepse te gjithe e dime se cfar fatkeqesie eshte, se sa shum dhembje po kalojne familjet e viktimave te pafajeshme.Per mua personalisht fajtore eshte qeveria.Ajo duhet te gjykohet e pergjigjet per kete.Mjere populli shqipetar ne duart e kujt eshte.Qytetare kujdes , kujdesuni ju per veten tuaj se dhe zoti duket se e ka harruar shqiperine .kujdes ruani njeri tjetrin. me vjen me te vertet shum keq, por ………………..skam cfar ti beje Sales qe bertet e gerthet per perparimin e shqiperis me rruge dhie per te ngare makinat.

      Përgjigjjuni

  2. lec li  --  21 Maj, 2012 në 9:16 pm

    rruget e shtruara po te futet lopa tabela thote 9okm ne ore kush ka faje lopa une apo qeveria

    Përgjigjjuni

  3. frediel  --  21 Maj, 2012 në 9:18 pm

    per sa koh i kemi rruget si rrug bagtish dhe ku asnjeri nuk respekton asgje ne lidhje me qarkullimin dhe se si lejohen lloj lloj mjeti per transport keto gjera do na shoqerojn dhe per sh koh

    Përgjigjjuni

  4. i pa kenaqur keto 20 vjet  --  21 Maj, 2012 në 9:30 pm

    mjer keto familje(NGUSHLLIME)eshte mire te mos lexosh gazeta mos te degjosh televizor e radio se vetem lajme qe te hapin barkun degjone o ZOTE c po na sheh syri o zote c po degjojme

    Përgjigjjuni

  5. amerikani  --  21 Maj, 2012 në 9:47 pm

    per mendimin tim fajin per aksidentet ne shqiperi e kane policat e qarkullimit rrugor qe rrine fshehur mbrapa ferrave per te kapur ndonje makine me shpejtesi,dhe pasi te bejne presionet e rastit per gjobe te madhe dhe heqje patente kenaqen me nje 10 mij lekeshe…nuk e di se si mund te parandalojne aksidentet duke u fshehur mbrapa ferrave ne vend qe te duken nga shoferet dhe keshtu nuk do ecet me shpejtesi te madhe…nji polic qe kam ne lagje me thoshte se periudha e arte qe bejne me shume leke eshte pranvera kur fillon te celi gjethi i ferrave dhe kane shume vende per tu fshehur…made in albania

    Përgjigjjuni

    • ARJOLA  --  22 Maj, 2012 në 4:52 pm

      Kur sheh kto pamje edhe dora te dridhet sepse jane te tmerrshme.Shkaku: pak a shume dihet; rruge te keqija, rregulla qe nuk respektohen, shtet ku vlen liggi i te fortit.JAM SHUME DAKORD ME NJE KOLEG QE ME SIPER SHKRUAN…POLICA (QE GJYNAF TI QUASH TE KETILLE)QE NE VEND TE VIGILOJNE MBI RESPEKTIMIN E RREGULLORES RRUGORE, E KANE MENDJEN TE FSHIHEN PER TE NZJERRE RRYSHFETIN E DITES DUKE TE KERCENUAR ME DENIMIN ME TE RENDE…QE NE REALITET ATE LIGJ… QE AI TE INTIMIDON NUK PARASHIKOHET. E CTE THEMI ME NJE SHTET FELLIQESIRE KU CDO DITE AI QE PAGUAN ESHTE QUTETARI I SHKRETE. NGUSHELLIME TE PERZEMERTA PER TE GJITHE FALILIARET…ZOTI IDHEN FUQI TE PERBALLOJNE KETE MOMENT TE TMERRSHEM………………………………………….

      Përgjigjjuni

  6. Kleart Myrtaj  --  21 Maj, 2012 në 10:41 pm

    NGUSHELLIMET E MIA ME TE SINQERTA TE GJITHA FAMILJEVE TE PREKURA NGE KJO TRAGJEDI ME KEQARDHJEN ME TE MADHE FJALET XHIROJNE POR MJERE FAMILJET QE DE VUAJNE PER JETE DHE NJEHERE ME SHUM KEQEARDHJE NGUSHELLIMET E MIA ME TE SINQERTA…

    Përgjigjjuni

  7. ajdin  --  21 Maj, 2012 në 10:52 pm

    Shikoj fotet e tmerrshme,pyse;Pse nuk u vendosin qafore qe te shterngohet qafa?Pse nuk lithen me rrupa trupi?Pse nuk u vihet SORUMET menjehere?
    Kam pare nje aksident ku per 8 minuta erdhi ambulanca,ashtu sikur ishte e shtrir i vendosen qaforen ne qafe pastaj e ngriten e vendosin ne barrel,pasi e lithen me rrupa i vendosen sorumin .Me beri shume pershtypje se levizjet ishin shum te lehta,kur i pyta me thane;Te aksidentuarin nuk duhet ta levizni se pastaj jeni ju qe e mbusni.Ne Shqipri e kundrta ata skan asgje porveq nje batani.

    Përgjigjjuni

  8. T.Ylli  --  21 Maj, 2012 në 11:19 pm

    6 mije viktima ne 20 vite.
    Ndertoni parlamentin luksos me supershpenzime dhe anashkaloni plaget e shqiptareve,se godina e parlamentit na i ka fajet qe ngelim ne klase nga tre here,c’jane keto idiotizma more kunguj pa fara qe drejtoni 2.7 milion shqiptare si te ishin pula ne shi.

    Përgjigjjuni

  9. Prenjo Imeraj  --  21 Maj, 2012 në 11:40 pm

    Tragjedi e tmerrëshmme… Eshte e pa falëshme per strukturat e shtetit qe merren me dhenien e patentave, lejet e profesionit si shofer autobuzi personave pa eksperience, mungesa e kontrollit rrugor efikas per shoqerimin e autobuzeve urbane dhe vrojtimin per kujdes te akseve rrugore delikate. Te mos dale nga pergjegjesia edhe mungesa e ndihmes se shpejte dhe te kualifikur, qe eshte e pa faleshem per nje vend demokratik, si pretendon te jete shqiperia. 20.000 shqiptare ne 20 vjete vetem nga aksidentet rrugore. Per te vene duart ne koke dhe tia marresh ulurimës. Kaqe shqiptare nuk u vrane as ne Luften e Dyte boterore. Nga thellesia e shpirtit tim, ngushellimet me te thella e te sinqerta familieve te viktimave te pafajshme dhe te aksidentuarve qe me shpresen te Zotit, te rikthehen ne jaten normale,ku edhe u nderpre nga ai aksident tragjik.

    Përgjigjjuni

    • Ermir  --  22 Maj, 2012 në 1:47 am

      Ermiri nga elbasani!!!Se ne kemi shtet te degjeneriar!!!qe nuk vendosin mbrojtse rruges ngushellime famiglieve te viktimave!!!! O shtet Shqiptar i degjeneruar !!

      Përgjigjjuni

  10. roni arsen  --  22 Maj, 2012 në 12:18 am

    Fajin e Ka SHTETI LEGEN qe nuk merr masa te vendosi Polici Rrugore ne ato akse ku jane Dishezat e Forta Te Patrullohen kto akse, PoR KY SHTET LEGEN E SHTET HAJDUT Nuk i intereson A ka Rob te gjall ne ket vend, Policat Ton jan Te Korruptum max, me 10 mij lek genjehen. E kur bohet nje Tragjedi mblidhen me Vrap Si Legena Kto Te Pa Ftyr!

    Përgjigjjuni

  11. kurjani  --  22 Maj, 2012 në 12:20 am

    A ka Perendi apo jo

    Përgjigjjuni

  12. Hazbi Shehu  --  22 Maj, 2012 në 2:39 am

    Marrim pjese ne hidherimin qe i ka ndodhur ketyre familjeve. Nje tragjedi qe tronditi jo vetem Shqiperine por dhe gjithe boten. Me te drejte te gjithe parafolesit bejne fajtore policin e shtetit qe nuk vendosin rregulla te rregullta per nje qarkullim normal te automjeteve. Shteti mbetet fajtor per mos rregullimin e rrugeve sidomos te Shqiperise se mesme dhe jugore.Tjeter faktor eshte dhenia e patentave per njerezit e paafte.

    Përgjigjjuni

  13. teuta  --  22 Maj, 2012 në 8:28 am

    Nuk ka fjale qe e shpreh ngushellimin,por te pakten te mos rrime duke bere sehir.Fajin e kemi te gjithe ne qe nuk protestojme per keto rruge pa mure,per keto autobuse te vjeter ne qarkullim,per keta njerez te semure ne drejtim ter nje mjeti……….Te mjeret ne………………

    Përgjigjjuni

  14. Gjergji  --  22 Maj, 2012 në 8:43 am

    Shkaqet perse behen aksidentet:

    Patentat merren me leke dhe ato qe nuk e marrin me leke i kane standarded shume te uleta. Nje shembull: Nusja ime e mori patenten ne shqiperi pa leke (me tha qe nga 8 kursante 6 paguan leke) dhe nuk dinte ti jepte fare. E detyrova qe te ribente patenten edhe njehere ne Gjermani. Iu desh te perseriste 3 here provimin e praktikes deri kur e mori patenten. Ky ishte thjesht nje shembull per te krahasuar cilesine e patentave ne shqiperi

    Kolaudimi i makinave eshte inekzistent dhe kjo ne nje vend ku kemi sistemin me te keq rrugor. Komshiu im ne tirane qe u be drejtor i kolaudimit ishte nje militant ordiner dhe njeri i felliqur mbi te gjitha qe i fitonte leket me taksi. Mbas rrokades se pushtetit brenda muajit bleu nje benz S500 dhe i Djali nje Ml 350 dhe nderruan edhe shtepi. Kaq mjafton per te shpjeguar kontrollin teknik te 10 mije lekesh!

    Rruget e shqiperise jane rruget e korrupsionit ngaqe me shume se gjysma e fondeve vidhen dhe si pasoje nuk kane rrethim, mbikalim, dalje dhe hyrje me standard!

    Dmth vdekjet kane vetem nje emer ngado qe ta kthesh. Korrupsion!!!!!!

    Pa u vrare politikanet tane per korrupsionin, vjedhjet dhe vrasjet Albanistani keshtu do vazhdoje!!!

    Përgjigjjuni

  15. arbresh  --  22 Maj, 2012 në 1:29 pm

    mvjen keq per viktimat e personat e lenduar uroj sherim te shpejt shpresoj qe te sherohen shum,shpejt dhe ngushllimet e mia per personat(e vdekur)

    Përgjigjjuni

  16. arbresh  --  22 Maj, 2012 në 1:33 pm

    qfar rrug jan kto nushllimet e mija per personat e plagosur sherim te shpejt shpresoj qe te sherohen personat e plagosur dhe ngushllimet e mia per familjet e personave te (vdekur)

    Përgjigjjuni

  17. TIFI  --  22 Maj, 2012 në 2:09 pm

    I SHPRHE NGUSHULLIMET FAMILJAVE TE VIKTIMAVE QE TA KALOJNE ME SA DO PAK DHIMBJE KTE TRAGJEDI ,,

    Përgjigjjuni

  18. TIFI  --  22 Maj, 2012 në 2:17 pm

    NGUSHULLIME FAMILJARVE .,

    Përgjigjjuni

  19. nela  --  22 Maj, 2012 në 3:17 pm

    ngushellime te perzemerta zoti ju a letesofte dhimbjen familjeve qe u perfshine ne kete tragjedi

    Përgjigjjuni

  20. nela  --  22 Maj, 2012 në 3:19 pm

    Ngushellime te perzemerta zoti ju a letesofte dhembjen familjeve te prekura nga kjo tragjedi

    Përgjigjjuni

  21. zenel  --  22 Maj, 2012 në 3:24 pm

    se pari iu shpreh ngushllime familjareve,zoti ua lehtesoft dhembjet dhe se dyti sherim dhe lehtesim te dhembjev per te lenduarat nga aksidenti tragjik mbar shqiptar e kosovar .

    Përgjigjjuni

    • JUVE4-EVER  --  23 Maj, 2014 në 6:43 pm

      ju shpreh ngushellime te perzemerta famijareve qe humben femijet e tyre ne moshen me te mir dhe sherim te shpejt te mbijetuarave

      Përgjigjjuni

    • JUVE4-EVER  --  23 Maj, 2014 në 6:47 pm

      ju shpreh ngushellime te perzemerta famijareve qe humben femijet e tyre ne moshen me te mir dhe sherim te shpejt te mbijetuarave qe jan ne gjendje shum te keqe

      Përgjigjjuni

  22. vivi  --  22 Maj, 2012 në 3:57 pm

    Ngushellimet e mia per familjet qe humben femijet….

    Përgjigjjuni

  23. bajram kalaja  --  22 Maj, 2012 në 4:40 pm

    Ngusgllime familjarve per kto viktima qe kan dodhur ne ket tragjedi jav letsoft allhu dhimbjen familarve kurse te plagosurve ju deshiroj sherim te shpejt allhu ju ndihmoft te gjithve te plagosurve

    Përgjigjjuni

  24. Eduard  --  23 Maj, 2012 në 1:27 am

    Ngushellimet me te ngrohta dalin nga zemra per te gjith familjet e atyre engjujve te pafajshem.
    Te plagosurve ju uroj me gjithe shpirt sherim sa me te shpejt.

    Nuk dua qe ta them kete por, me vjen shume keq qe nje vend kaq i bukur si Shqiperia po perjeton tragjedi si ne kohen e luftes si vrasje, aksidente dhe papunesi.
    Nuk e di se kur do arrim nje dite qe te shikojme nje Shqiperine te lumtur……
    Nje vend kaq i bukur po shkaterrohet dita dites nga nje qeveri qe e ka lene popullin ne vuajtje duke u dhene priorited krimineleve.
    Kjo eshte rruga e krimit ne Shqiperi qe po merr jete njerezish te pafajshem.

    Nga Londra

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>