VIDEO: Atë që nuk bëjnë gazetarët në Lazarat, e bëjnë dy të rinj holandezë | Gazeta Tema
 

VIDEO: Atë që nuk bëjnë gazetarët në Lazarat, e bëjnë dy të rinj holandezë

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Dy të rinj holandezë nga Amsterdami sfidojnë policinë, hyjnë në Lazarat dhe sjellin nga atje pamje dhe dëshmi të rralla mbi jetesën e banorëve të komunës që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend.

Një fshat ku kanabisi lulëzon dhe banorët jetojnë mes bimëve narkotike, si të ishin mes bahçeve me trëndafila. Aq sa fëmijët për të shkuar nga shkolla në shtëpi kalojnë mes përmes parcelave, shtyjnë me krahë, bimët e kanabisit që arrijnë lartësinë 3 metër; dhe kur vjen koha e kultivimit angazhohen me gjithë familjen për ta korrur.

Një jetesë e tillë nuk është normale as për dy djem që vijnë nga Holanda ku është legalizuar përdorimi i kanabisit. Daan Vonk & Theo Roelofs janë dy djelmosha nga Amsterdami të cilët verën e kaluar ndërmorën një udhëtim turistik drejt Shqipërisë. Të gjithë aventurën djemtë e regjistrojnë në një film 52. 13 minutash të cilin e quajnë “Udhëtimi me motoçikletë nëpër Shqipëri” dhe e publikojnë në YouTube më datën 24 janar 2012, por kjo video ka mbajtur larg interesit të mediave, por dhe të autoriteteve policore shqiptare./shqiptarja.com

22 Pergjigje per VIDEO: Atë që nuk bëjnë gazetarët në Lazarat, e bëjnë dy të rinj holandezë

  1. luis  --  21 Maj, 2012 në 10:21 am

    o mero po nxirr vetem ate pjesen e lazaratit se skemi kohe me epa 52 minuta te lutem . jemi ne pun dhe sna le kush te rrime njeore ne p.c per aresye personale . flm

    Përgjigjjuni

    • aldo  --  21 Maj, 2012 në 10:35 am

      ja tek e ke vetem pjesen e Lazaratit.

      Përgjigjjuni

      • armand  --  21 Maj, 2012 në 2:51 pm

        Gazeta TEMA keto pamje duhet tja beni dhurate trupit diplomatik ne Shqiperi.
        Eh bace Saliu na e solle Afganistanin ne shtepi.Prisni kur te na vine per trajnim narkos nga Meksika dhe Kolombia.Kane shume per te mesuar nga Pablo Salibar Albanezi.

        Përgjigjjuni

    • Sal B  --  21 Maj, 2012 në 12:03 pm

      Loke mia che roba!

      Përgjigjjuni

  2. ismet  --  21 Maj, 2012 në 10:40 am

    o shtet shkerdhat

    Përgjigjjuni

  3. elio  --  21 Maj, 2012 në 10:41 am

    Pastaj Shoku Sali mbush gojen me lufte kunder droges, e me kontrolle pa fund ne kufi, mundesisht edhe tek tubat ujit te makinave, me moratoriume kunder skafeve duke mbyllur vende te ndershme pune. Ptuuu qelbesire..
    Me siguri edhe ketyre halabakeve nga lazarati u merr ndonje perqindje…

    Përgjigjjuni

    • juliano  --  21 Maj, 2012 në 2:23 pm

      sigurisht qe u mer perqindje di nje rast kur dikush nga keta nuk donte te paguante derguan njerz qe i pren rrenjet e hashashit

      Përgjigjjuni

  4. ganjaman  --  21 Maj, 2012 në 10:54 am

    Une mbolla tek shtepia ne papafingo vitin qe shkoi dhe kam akoma.

    Ganja

    Tirane

    Përgjigjjuni

  5. V.F.L.P  --  21 Maj, 2012 në 11:10 am

    Ku eshte e keqja ktu?! Pushtetaret vjedhin Shqipetaret barbarisht, trafikojne Heroine me makinat e policise, atehere pse te mos pihet Marujana qe s’eshte e demshme per shendetin, perkundrazi. S’eshte e shtrenjte te qetson shpirtin je paqifik jo agresiv etj etj.. do keshilloja politikane tane para se te shkojne ne zyrat e tyre te ndyra dhe korruptive te ndezin nji Joint, se mendojne me pozitivisht per njerezit qe i kane zgjedhur, eshte mekat qe marujana te quhet droge pavarsisht se ne video eshte e ekzagjeruar dhe se duhet te shitet legalisht… Paqe

    Përgjigjjuni

  6. beso  --  21 Maj, 2012 në 11:33 am

    Nje te njohurin tim e kapen me ca droge dhe e futen brenda per 6 vjet.Ky nuk pagoi,se nuk kishte leke,dhe i mbeten gjashte vjet.Ata kryesoret,qe trafikonin marijuanen dolen shpejt,dhe fjala ishte per ndonje kile.Ketu eshte fshati i tere qe ka mbjelle”arroret” e saliut dhe shikoni sa i gjelberuar eshte.Nuk them se duhet dale mbi ligjin,por ketu ligji s’eshte i barabarte per te gjithe.

    Përgjigjjuni

  7. deshnica  --  21 Maj, 2012 në 11:34 am

    holandezet vdesin per pak spinoq lazarati..

    Përgjigjjuni

  8. Neorealizmi  --  21 Maj, 2012 në 11:45 am

    Kjo shpjegon turistet e gezuar dhe bazagaz. Sa te kene mall te paster kualiteti do tu duken shkaterrimet dhe plehrat si kopsht me lule dhe ndertimet pa kuptim si arkitekture moderne. Kam nje dyshim nese pushtetaret tane zbatojne te njejten praktike ne mbylljen e syve para realitetit….

    Përgjigjjuni

  9. Agim  --  21 Maj, 2012 në 12:11 pm

    Qeveria dhe politika jone popullin po e shkatrrojne fare ne nuk kemi besim te asnje politik shqiptare.Ne duam vende pune te punojme. Politikanet tane jane te shitur familjarisht te ambasadat dhe agjenturat e huaja jane servila te perulur pa as nje pretendim,mjafton te mbajne karriken e turpit.

    Përgjigjjuni

  10. Filip  --  21 Maj, 2012 në 12:16 pm

    ja paskan fut. dy motorra piaxho per 600 mije lek te vjetra. weeeeeeeeeee… paska qene dita me fat e atyre shitesave! :P

    Përgjigjjuni

    • ardi  --  21 Maj, 2012 në 3:53 pm

      Shume produktiv cunat, blen nje piaxho 600.000 lek, dhe e shiten 300.000 lek,nuk ka qene keq per dy djemte!

      Përgjigjjuni

  11. hasani  --  21 Maj, 2012 në 12:28 pm

    Shyqyr qe ka akoma palla si keta holandezet qe te beje populli ndonje lek. Pastaj bari ne Hollande eshte i ligjshem, pse ankohen keta pallat???

    Përgjigjjuni

  12. paraziti  --  21 Maj, 2012 në 1:17 pm

    dhe thojn qe bucesia ka ngel mbrapa, ketu ta bejn emisionin ” natyr e blert”. me kaq prodhim e mbyllim borxhin qe kemi per 3 vjet. mashalla!

    Përgjigjjuni

  13. BJORN  --  21 Maj, 2012 në 1:32 pm

    Shife si e ke katandisur vendin o Sali Rumpalla tani e ke me vidio,besoj qe nuk eshte fallso si e Ilirit???
    Mosha internetit me karoce me kale,edukate seksuale kur nuk dime me kalu te vijat e bardha,diploma universiteti kur nuk ke mbaru filloren,jemi te paret

    Përgjigjjuni

    • gjethi  --  21 Maj, 2012 në 2:22 pm

      E ke gabim more Bjorn vendi nuk eshte katandisur perkundrazi kjo eshte deshmi e zhvillimit te bujqesise shqiptare. tashme fshatari yne nga kooperativist eshte shnderruar ne fermer. Sipas mesimeve te ndritura te zotit Sale ai po mbjell arrore, dru frutore, ullinj etj duke siguruar te ardhura te larta per fermeret, qe i kultivojne. Keto bimet jeshile te videos jane pikerisht arroret,pwer te cilet flet zoti Sali.Shqiptare nese doni t’i thoni varferise lamtumire kultivoni nga keto arroret e videos dhe do tja shihni hajrin.

      Përgjigjjuni

  14. juliano  --  21 Maj, 2012 në 2:31 pm

    Pershendes Dasho Alikon kryetarin e komunes lazarat qe para 1muaji doli ne televizion dhe deklaroi qe lazaratasit nuk mbjellin me hashash,tani le te hapin syte dhe nese ka shtet le ti hedhin prangat ketij kryekomunarit,a nuk ishte kshu ligji qe ju vendoset PD-ja e nderuar???????

    Përgjigjjuni

  15. Albann  --  21 Maj, 2012 në 2:47 pm

    Kjo duhet te jete rruga kryesore e Shqiperise e bere me ….gure…..

    Hahahaha…..Po si thone nxenesit “cajne me not” mes hashashit per te vajtur ne shkolle…Vetem nga era trullosen besoj lol…

    Përgjigjjuni

  16. tourkofagos  --  21 Maj, 2012 në 4:28 pm

    pune korrakesh….c’ndryshim ka Lazarat nga nje fshat i Afghanistan-it,nothing!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>