Reklamat e shumëdebatueshme të qeverisë maqedonase: Ja si nuk duhet të silleni me turistët (VIDEO)

Qeveria maqedonase është vendosur në qendër të kritikave pasi ka përgatitur një fushatë spotesh ndërgjegjësimi për të mësuar qytetarët se si nuk duhet të sillen me turistët. Në total qeveria ka përgatitur shtatë videoklipe nga rreth një minutë, të cilat janë kthyer në hit në YouTube. “Nuk duhet të lejojmë që kjo të jetë panorama e Maqedonisë,” thuhet në klipe. Në spote maqedonasit përshkruhen si të pasjellshëm, të pandershëm, agresivë dhe dembelë.

Sipas Balkan Insight, Ministri i Ekonomisë, Valjon Saraçini ka thënë se ndoshta jo të gjithë qytetarët sillen kështu, por ai shtoi se reklamat nuk janë ofenduese dhe mund të ndihmojnë të përmirësohen të ardhurat që vijnë nga turizmi.

Opozita thotë se janë shpenzuar 550 mijë euro për disa videoklipe që vetëm sa frikësojnë turistët.

Më poshtë linku i 7 videove dhe njëra prej tyre:

http://www.youtube.com/channel/UCcL_CXbuzV33lOP2shhC7cQ

 

7 komente në “Reklamat e shumëdebatueshme të qeverisë maqedonase: Ja si nuk duhet të silleni me turistët (VIDEO)”

  1. elio thotë:

    Gjithmone e me shume po bindem se keta maqedonet jane kokrra e idiotit me komplekse pa fund

  2. Enzo thotë:

    elio, nuk jane idjota por eshte me e thelle reklama. Duhet te mbarosh studimet per marketing per ta kuptuar. Spoti eshte politik dhe aktual.

    1. Beni Tr thotë:

      Enzo,”the golden rule of marketing”: Reklama nuk behet per marketeret, por per masen e gjere te konsumatorit.
      Ne, si konsumatore qe do shkojme ne maqedoni si turiste, nuk e kuptuam “thellesine” e mesazhit te spotit.

    2. elio thotë:

      Mire me Enzo, shifeni ju te marketingut, se ne popullit nuk na pelqeu…

  3. burgaxhiu UK thotë:

    “Sergeant Hartman’s motivational speech” ne version sllavo-mongol, te lindur me ADN-ne e bastardit qe i vene kamen ne fyt te tane, si ato “vllaznit e netit me mjekrra e flamuj arabesh

  4. hasani thotë:

    Ha, Ha,Ha, para nje jave isha ne Maqedoni, oficeri i kufirit u soll pothuaj ne menyre te tille kur me ktheu dokumentat, dhe kur i thashe qe po shkoj ne Oher per dreke dhe do kthehem po sot-me pa me dyshim bile me armiqesi, ne fakt sjellja e oficerit shqiptar te kufirit ishte absolutisht shume e ndryshme dhe shume profesionale, u ndjeva mire….

  5. fshatari thotë:

    Me duhet te konstatoj se sjellja e oficereve te kufirit shqiptar te Republikes se Shqiperise eshte nder me te kulturuarat ne Evrope se me e mire se e shteteve ballkanike po se po.Ka nje rritje te larte te nivelit te kultures ne kufinjte e Shqiperise.Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Array
(
    [0] => WP_Term Object
        (
            [term_id] => 13
            [name] => Rajoni
            [slug] => rajoni
            [term_group] => 0
            [term_taxonomy_id] => 13
            [taxonomy] => category
            [description] => 
            [parent] => 0
            [count] => 7780
            [filter] => raw
            [object_id] => 91998
            [cat_ID] => 13
            [category_count] => 7780
            [category_description] => 
            [cat_name] => Rajoni
            [category_nicename] => rajoni
            [category_parent] => 0
        )

)
Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.