Fiks Fare: Drejtoresha, para nën dorë për të firmosur KEMP-in | Gazeta Tema
 

Fiks Fare: Drejtoresha, para nën dorë për të firmosur KEMP-in

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

25 mijë lekë kushton sot një fletë drejtimi për në KEMP, edhe pse je i sëmurë apo ke një të afërm të sëmurë. Nëse nuk paguan, komisioni i drejtimit për në KEMP me mjekët neurologë në qytetin e Vlorës nuk firmosin pa marrë pagesën nën dorë.

Fiks fare denoncoi të enjten abuzimet e mjekëve të spitalit psikiatrik të Vlorës, e pikërisht të anëtareve të komisionit të vlerësimit për KEMP.

Fiks fare tregoi rrugëtimin e mundimshëm të një prindi, i cili përplasej nëpër dyert e institucioneve për të marrë atë që djalit të tij të sëmurë i takon që nga dita kur ka lindur, duke dhënë ryshfete.

 

Nikollaq Deliu nga fshati Marinzë e Fierit është babai i një djali 25 vjeçar, i cili që kur ka lindur ka pasur probleme mendore dhe deformim të skeletit. Ai iu drejtua Fiks Fare për të denoncuar abuzimet që mjekët e komisionit bëjnë me lëshimin e këtyre raporteve. Ai KEMP-in e djalit të tij e ka marrë që nga viti 1991. Pagesa që familjarët e tij marrin për djalin e tyre të sëmurë si ndihmë nga shteti është vetëm nëntëmijë lekë në muaj. Në vitin 2012 prindërve iu kërkua që dokumentacioni për të përfituar këtë ndihmë ekonomike duhej të bëhet nga e para, pasi kishte kaluar shumë kohë dhe vulat e vendosura në dokumente tashmë ishin të fshira.

Pas kësaj kërkese, babai i djalit të sëmurë i drejtohet komisionit të KEMP-it në Fier për të rregulluar dokumentacioni për të birin, por aty nuk gjen zgjidhje sepse komisioni i kërkon që të shkojë në Vlorë, në spitalin psikiatrik, për ta vërtetuar paaftësinë e të birit.

Në Vlorë, sipas vetë babit të djalit të sëmurë, njëra prej doktoreshave, anëtare e komisionit të vlerësimit për në KEMP, znj. Diana Brahimuço, kërkon një “kafe”. Kafja nuk është e vogël, por 25.000 lekë të reja për të marrë fletën e drejtimit për në KEMP me tre firmat e mjekëve dhe vulat e tyre.

Vetë qytetari ka filmuar momentin e dorëzimit të shumës prej 25 mijë lekësh tek doktoresha Brahimuço, e cila, pasi merr pagesën, i rinovon dokumentet.

Doktoresha Diana Brahimuço pa hezituar i thotë babait të të sëmurit për të cilin do firmosë dokumentet se: “Unë tani po ta kishe atë kafen (lekët), do ta kishe gati” duke nënkuptuar plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMP-it.

Më pas, pasi ajo merr “kafen” nga babai i pacientit, doktoresha i telefonon drejtoreshës të po këtij spitali, njëkohësisht dhe Kryetare e Komisionit, doktoreshës Antonela Agaj.

Kur babai i pacientit i kërkon të dijë diagnozën që kanë vendosur për të birin dhe në cilin grup të KEMP-it e kanë futur, doktoresha me arrogancë i përgjigjet: “Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë”

Më pas kjo doktoreshë, pasi fut paratë në xhep, del jashtë institucionit dhe në rrugë gjen brenda automjetit të saj privat kryetaren e komisionit, doktoreshën Agaj. Edhe asaj i merr firmën. Kryetarja e komisionit të drejtimit për në KEMP, zonja Agaj firmos brenda në makinën e saj. Me këto firma, qytetari shkon në sekretarinë e spitalit dhe merr vulat që i duhen për dokumentin.

Pas këtij kalvari të gjatë sorollatjesh më në fund Nikollaq Deliu mori dokumentin për djalin e tij të sëmurë.

 

Qytetari shkon në degën e sigurimeve shoqërore në Fier

Punonjësi i sigurimeve shoqërore – A….Deliu? Kush është?

Prindi i fëmijës – Po.

Punonjësi i sigurimeve shoqërore – Ik tek drejtoresha, atje!

Doktoresha – E ka për fletën e drejtimit ky.

Drejtoresha – Mos e sill më çunin këtu. Merr fletën e drejtimit, sillja doktoreshës në zyrë. Të hënë, të martë fletën e drejtimit, e të mërkurën eja të marrësh KEMP-in.

 

Qytetari shkon në Spitalin Psikiatrikë të Vlorës

Takimi me anëtaren komisionit, doktoreshën Diana Brahimmuço

 

Doktoresha – Hë mo, erdhe ti?

Babai i fëmijës – 11–të (ora) deri në 12-të (ora), siç më the.

Doktoresha – Pse sot e lamë ne?

Babai i fëmijës – Sot pra, se dje isha në Tiranë unë.

Doktoresha – Unë i kam bërë. Kërkon firmën.

Babai i fëmijës – Cilën firmë?

Drejtoresha – Firmën e drejtoreshës, firmën e… E di si i kërkoni ju gjërat ë…

Babai i fëmijës – Po çfarë të bëjmë …siç më the ti.

Doktoresha – Me shumë, shumë urgjencë. Unë tani po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati (plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMPit).

Babai i fëmijës – Si?

Doktoresha – Po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati. Unë e kam bërë… Deliu (emri i çunit).

Babai i fëmijës – Deliu.

Doktoresha – Urdhëro! Do firmat vetëm!

Babai i fëmijës – Si t’ia bëjmë? Se unë isha i pa përgatitur pardje. Prandaj..dhe unë se mora me mend se… Këtë fletën e do?

Doktoresha – Po. Nuk do jetë drejtoresha.

Babai i fëmijës – Drejtoresha atje lart, tek zyra lart?

Doktoresha – Po.

Babai i fëmijës – Unë përse ta thashë, ne njihemi bashkë. Nuk e mendova një gjë të tillë.

Doktoresha ndërkohë merr në tel drejtoreshën, i thotë: – Drejtoresha jeni në zyrë se kam diçka për të firmosur, një tjetër? Mirë, mirë, rrofsh zemër.

Babai i fëmijës – Në grup të katërt e le apo…?

Doktoresha – Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë. E biseduam një herë atë muhabet.

Babai i fëmijës – Jo, unë të pyeta për merak. Po asnjë firmë s’ke marrë?

Doktoresha – Çfarë? Ku të merrja firmat, po… Ti e di shumë mirë. Ti ke ndihmuar të tjerët me këto gjera, s’po orientohesh për veten tënde. Apo s’ke ardhur se…

Babai i fëmijës – Aman kush vjen përsëri, këtë qaj. Tani aq do ta lesh apo do ta ulësh pak, se…

Doktoresha – Pse nga mua varet?! Mos bëj këto muhabete këtu, se njëherë diskutohen.

Babai i fëmijës – Kam marrë, i kam marrë borxh.

Doktoresha – Tani nuk varet nga mua. N.q.s do dokumentin..

Babai i fëmijës – Dyqind e pesëdhjetë do ta lesh?

Doktoresha – Pusho ore! Le tani çfarë diskuton kështu si… Unë di që të bëra nder tani.

Babai i fëmijës – Po pra.

Doktoresha – Nderin s’ta bëra vetëm unë e bëmë të tëra bashkarisht.

Babai i fëmijës – Po mirë pra mirë, çfarë të them unë! (ia jep lekët) Numëroi se do të thuash s’mi dha tamam. M’i ka dhënë mbesa se …mua më morën për gjyq në apel. Se nuk kam…

Fiksi – Unë ia dhashë se është…

Doktoresha – Dëgjo se dal unë në këtë mes pastaj. T’i kam shpjeguar njëqind herë. I do dokumentet na mbaji, na merri ik falas. Ik merru firmat vetë!

Babai i fëmijës – Ku t’i marr firmat?

Doktoresha – Ku të duash ti. Se dal unë si…dal unë në këtë mes se m’i bën mua tëra këto biseda ti. Më vjen keq tani! Këtu janë shumë veta. Përse më drejtohesh mua?

Babai i fëmijës – Po ku di unë i ziu?

Doktoresha – Po kur s’di gjë, pse s’dëgjon këto që them unë?

Babai i fëmijës – Po mirë pastaj mbaje (fletën e KEMP-it). Mbaje, merri. Kur të vij unë pastaj? Ajo (doktoresha e lagjes) më tha të hënën të ma sjellësh këtu. Kur të vij?

Doktoresha – Tani, të hënën nuk e meriton (të marrësh fletën e KEMP-it te vulosur) ti, sa për dijeni.

Babai i fëmijës – Si e kam njëzet vjet…fëmijë..

Doktoresha – Nuk e meritonte djali jot, e kishte gradë te lehtë të prapambetjes mendore. Të kemi ndihmuar që të ashtu..

Babai i fëmijës – Ai ka një trup të deformuar, të kokës.. Pse duhet të vinte në psikiatri ai?

Doktoresha – Do me lesh të mbaroj atë punë? Se edhe drejtoresha kastile për mua po e bën.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

46 Pergjigje per Fiks Fare: Drejtoresha, para nën dorë për të firmosur KEMP-in

  1. Daut Skela, Vlore  --  24 Maj, 2012 në 9:09 pm

    Shteti i dhjere (por krenar) i Saliut!

    Përgjigjjuni

    • Fjoralba Demiri (Dr.USA)  --  25 Maj, 2012 në 3:12 pm

      Per dicka shume here me te vogel (ankese pacienti), ne USA te hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit!

      Përgjigjjuni

    • antonio  --  25 Maj, 2012 në 4:38 pm

      Shendetesia shqiptare eshte e KRIMINALIZUAR deri ne palce!!!
      Ja nje e VERTETE E KETYRE DITEVE NE SPITALIN ONKOLOGJIK NE Tirane:
      Nje shoku im do operonte motren nga gjoksi ne Tirane!Bisedoi me mjeket dhe caktuan daten e operimit!!
      CDO GJE DESHTOI PER …30 SEKONDA,KUR ANESTEZISTI I SPITALIT U THA SE,VETEM AI KERKONTE ……….500 EURO NE XHEP!!!!!!!!!!!!!!
      Keta jane KANIBALET E SOTEM TE MJEKESISE BERISHIANE,QE KERKOJNE RRITJE RROGE CDO MUAJ!!!
      KJO ESHTE SHENDETESIA SHQIPTARE E BERISHES,QE EDHE TE SIGURUARIT I FUT NE VARR PA VDEKUR!!!

      Përgjigjjuni

  2. tourkofagos  --  24 Maj, 2012 në 9:09 pm

    do te jet montim se, nuk ka mundesi te ndodhe nje gje e tille!!

    Përgjigjjuni

  3. sofra  --  24 Maj, 2012 në 9:18 pm

    montazh i paster…e pate drejtorshen qe firmosi direkt e nga brenda benxit personal…makina ishte e palare, ngaqe s’ka leke as per lavazh…

    Përgjigjjuni

  4. burgaxhiu UK  --  24 Maj, 2012 në 9:19 pm

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!ca bahet ne ate vend mor zot ene kemi ftyre me sha serbet ne, kto duhen vra me buke ne goje nuk e mertojne jeten, te vjedhesh me fatkeqesine e te nje semuri mendor asht Kulmi weeeeeeeee ca njerez barbare paskemi qene

    Përgjigjjuni

  5. ndergjegjja  --  24 Maj, 2012 në 9:25 pm

    Po a kane ndergjegje keto mjeke ,a kane femije keto doktoresh,po mos e zgjasni futini ne burge keto mostra qe te rjepin dhe lekuren.
    Sali dje qave per ato gocat e shkreta qe iken ne kulmin e rinise ,jua preve endrat ne mese brezit te ri,po sot more zagar e ke me fakte pse nuk i fute ne burge keto kucedra,ato leke qe kane marre ju befshin ilace te familet e tyre.

    Përgjigjjuni

  6. geno  --  24 Maj, 2012 në 9:30 pm

    Kjo hajdute duhet arrestuar urgjent, ka pire gjakun, e kuptoni apo jo: ka pire gjakun e nje familjeje ne hall, e ka detyruar te shkoj e te kredhoset 250 mije leke borxh per te marre 90 mije leke te vjetra ilace e buke per femijen e semure mendor 25 vjecar. O pushtet kriminelesh, duhet te coheni ne litar o gjakpires te ndyre, sidomos ministri qe na can bythen dite e nate per jumanizmin e bluzave te bardha, por qe jane vecse bluza te zeza krimi e vampirizmi

    Përgjigjjuni

  7. albaniafirst  --  24 Maj, 2012 në 9:38 pm

    Kjo s’ndodh vetem ne Vlore, por ne gjithe vendin. Edhe nje te afermit tim i kerkuan para megjithese eshte invalid prej 30 vjetesh. Jo eshte parajsa demokratike qe ka krijuar pirati komuist i devotshem Sali Berisha

    Përgjigjjuni

  8. ben  --  24 Maj, 2012 në 9:40 pm

    Gjithandej keshtu eshte.Se si do shkoj ky muhabet ne kete vend per keto pune,nje zot e di?Po na rrjepin gjithandej.

    Përgjigjjuni

  9. ylli  --  24 Maj, 2012 në 9:44 pm

    Po behet nami ke Ministria ekonomis ke sheshi skenderbej, me kontrolle dhe audite neper kemb, kercet leku ashiqare sdo me dit njeri, krom, baker, naft, hece, ca te dush hudhi leket. Ju cuditeni per nje cop spital ne periferi te vlores!

    Përgjigjjuni

  10. Tirona  --  24 Maj, 2012 në 9:45 pm

    O ju te Fiksit mos u merrni me drejtoreshat, por merruni me deputete, a keni b….. te filmoni deputetet se si blihen per te votuar pro kesaj qeverie te korruptuar, po afron dita per te votuar per presidentin dhe flitet se po bohen pazare per te blere deputetet. Mos u merrni me bishtat,ata e kane per buken e gojesh ate ryshfet qe i japin se nuk i del ajo rroge qe i jep shteti, por merruni me kokat, qe per nje vote pro kesaj mazorance te deshtuar dhe te korruptuar marrin miliona DOLLAAAR . Pershendetje FIKSIT qe e ka zone frika ose edhe keta marrin mijra dollar nen dore per te mos perderorur kameren e fshehte tek deputetet.

    Përgjigjjuni

  11. ndergjegja  --  24 Maj, 2012 në 9:58 pm

    Kam nje replike me para folsin,mire e ke duhet bere pa tjeter dhe per deputet ,por nuk jam dakorte me ate qe thoni per buken e gojes e bejne keto kurva,jo mo zotni se ajo shetit me bence kurse babai i femijes ka vajte dhe i ka marre leket borxhe .
    Nuk duhet kursyer asnje kur do permbyset ky sitem iqelbur qe dhe vete qelbesires i vjene ndote prej saj.

    Përgjigjjuni

  12. adi78  --  24 Maj, 2012 në 10:03 pm

    motoja e PD dhe e malokut .duart e pastra .

    Përgjigjjuni

    • burgaxhiu UK  --  24 Maj, 2012 në 10:45 pm

      o karabush jane nga Vlora kto bushtrat, kerko biografine se mos jane nga veriu……..koqe kanari, faqja e zeze e turpi eshte per te gjithe shqiptaret ktu jo per maloket e as lalucet

      Përgjigjjuni

    • Adi leshi 78  --  25 Maj, 2012 në 6:00 am

      Po kjo kurva e Vlores, maloke eshte edhe kjo?….
      Karabush!….

      Përgjigjjuni

    • Dr. Zibushi .gr  --  25 Maj, 2012 në 6:43 am

      @adi79 ! Pikerisht per kete na duhen disa para .Blejme sapun te mire per t’i lare duart sic duhet .Sa u denua komisioni i Gramshit per nje veprim te tille?

      Përgjigjjuni

  13. shqiptar  --  24 Maj, 2012 në 10:24 pm

    O FIKSI; DILNI DHE KERKONI AMOSS GJENI NDONJE ZYRE SHTETI QE NUK PAGUHET LEK PER TE MBARUAR NDONJE PUNE

    Përgjigjjuni

  14. TOTILA  --  25 Maj, 2012 në 1:44 am

    Antoneta AGAJ E….. E bija e gjoja te persekutuarit politik ,por i JATI BASHKE ME DISA XHAXHALLARE TE SAJ KANE QENE NGA SPIUNET ME TE DEVOTSHEM TE SIGURIMIT FAMEKEQ. KJO DREJTORESHA E PSIKIATRIKUT NE VLORE TURP TE KETE QE HA NGA TE VDEKURIT,PO TE JESH TRIME HA NGA TE GJALLET .T’U BEFSHIN HELM TE GJITHA CKE MARRE . ZOTI TE VRAFTE !!!

    Përgjigjjuni

    • Timi  --  31 Maj, 2012 në 5:37 pm

      Ti qe perpiqesh te njollosesh nje familje te ndershme dhe te vuajtur si ajo e Agajve nuk ma ha mendja te jesh asgje tjeter pervec se nje Jago, Hera e pare qe degjoj termin spiun per ate familje, kane jetuar ne internim gjithe jeten me nje ndershmeri te pashoq, Kushdo mund te shkoj ne Kote te Vlores dhe te pyes per ta.” Gjoja i persekutuar” si guxon qe ve ne dyshim vuajtjet e tyre. Rritur jetim, internimeve fshat me fshat neper kasolle, pa buke. Ky qerrata internet eshte shume i dobishem sidomos per kelyshet e komunistave qe jane mesuar me letra anonime. Edhe drejtoresha eshte nje njeri i shkelqyer qe ka nderruar faqen e spitalit psikiatrik ne Vlore. Te gjithe e duan dhe e respektojne pervec ju anonimave ketu. Ju keshilloj ta shikoni me kujdes videon edhe njehere ju lutem. Doktoresha i le leket ne zyre nuk ja jep drejtoreshes. Edhe nje keshille te fundit shkoni dhe ja thoni ne sy cfare mendoni dhe mos derdellisni prapa kraheve kot, se nuk u beson njeri brockullave tuaja.

      Përgjigjjuni

    • Jazo  --  1 Qershor, 2012 në 5:53 am

      Nuk e di si e ke hallin ti Totila qe genjen ne menyre kaq te pa turpshme. Une i njoh personalisht Agajt qe kane jetuar ne Kote dhe kam nje respekt te madhe per te tere dhe vecanerisht per babain e drejtoreshes bashke me vellezerit e tij. Kane jetuar ne internim deri ne 90 dhe asnje ne Kote dhe Vlore i akuzon per spiun. Se di me te vertet po me cudit. Njerez te ndershem qe kane pare gjithmon punen e tyre, sjane ngaterruar me njeri. Cfar do te te kete bere kjo drejtoresha ty eshte shume e ulet qe mundohesh ti ulesh prindrit e saj kur e di shume mire qe kane jetuar gjithe kohen me djersen e ballit. Fukarenj kane qene dhe jane. Pse genjen ore njeri. Nuk eshte e drejt kjo qe ke shkruar dhe jo e vertet. Edhe femijet te mbare, te edukuar i kane pasur dhe gjithe vlora mire flet per ta.

      Përgjigjjuni

    • elmira  --  1 Qershor, 2012 në 10:48 pm

      Ja paske futur kot ti Totila. Njerez me te mire dhe me te ndershem se ata tre vllezer ska. Ose nuk i njeh ose je i lig. Pale i beke dhe spiuna. Genjeshter me bisht. Ne jemi rritur me femijet e tyre, te tere te perkryer pa huqe pa vese pa probleme. Sa here kemi pasur halle Antonela na ka ndimuar. Kurre ska kerkuar leke nga asnje.

      Përgjigjjuni

    • Ilir  --  1 Qershor, 2012 në 10:58 pm

      shume keq me vjen qe degjoj fjale si keto per ate familje. Totila qenke genjeshtar po nga ata me te ultit. skane qene spiuna ata si familje. njerez me te mire ska si behet

      Përgjigjjuni

  15. a  --  25 Maj, 2012 në 1:52 am

    Ore ju qe na cate tr… dje me komente per Salen qe qante ne Elbasan, ku e keni sot? Te mos na perlotet atje ku ka kamera por te qaje per keta te gjallet. Apo harrova, ai eshte artist. Qan vetem kur eshte live ne TV.

    Përgjigjjuni

  16. sillo  --  25 Maj, 2012 në 2:57 am

    Vetem Fikesi nuk blihet me para se eshte Filipi se per tre tjeret nuk e besoj,Filipit i afruan qindra miljona lek per koke madhin dhe nuk u thye,Bravo i qofte se eshte trim.

    Përgjigjjuni

  17. Anonim  --  25 Maj, 2012 në 3:26 am

    Turp per kete grua, turperoi gjithe familjen dhe fisin e saj.

    Antonela Agaj eshte nga nje familje e vjeter nga Smokthina, nga fisi i Ago Agajt qe ka shkruar “Lufta e Vlores”. Jane familje e vjeter dhe e ndershme, por ja qe del nje plehre dhe njollos gjithe familjen. Nuk di cdo ta kene kete, nuse, vajze?

    Përgjigjjuni

    • Lina  --  31 Maj, 2012 në 7:02 pm

      Turp te kesh ti Anonim, se ja njeh familjen dhe hedh balt mbi te njesoj si gazeta. Plasi syte dhe shikoje vidjon mire drejtoresh ska asnje lidhje me gjithe ate mesele. Turp turp turp qe inatet personale u verbojne dhe shpifni mbi njerezit e pafajshem. Duket maskaralleku yt qe kur nuk guxon dhe vendos emrin tend. Pleh eshte pak per ty dhe njerez te kalibrit tuaj. Jeni shushunja qe kenaqeni vetem kur thithni gjakun e te drejtve sic kini bere keto 70 vjetet e fundit. Agajt dhe vajzen e tyre se gjunjezuat dot as athere dhe as tani. Prapa diellit vafshi

      Përgjigjjuni

  18. Ori  --  25 Maj, 2012 në 3:35 am

    Pikesepari moderoni termat:”shihni nenat tuaja”…spo e zgjat me ne kete drejtim…Videoja eshte e montuar dhe zoteria eshte i infiltuar s’eshte aq hallexhi …ky teater eshte bere per qellime jo te pastra fshihet dicka pas ketij teatri sepse ne realitet ngjarja s’eshte aspak keshtu…kujdesni me ato termat e felliqura tuajat dhe mos paragjykoni kot…

    Përgjigjjuni

    • Vlora  --  25 Maj, 2012 në 12:40 pm

      Ori,

      domethene po te mos jete hallexhi atehere lejohet korrupsioni. Keshtu thua ti?

      Përgjigjjuni

  19. pisha flamur  --  25 Maj, 2012 në 5:16 am

    Vetëm me revolucion popullor mirë të organizuar përmbysen regjimet anti popullore dhe ndërtohet demokracitë reale. Të tjerat bien poshtë. Sot nuk ka më moral përderisa nga regjimet anti njeri predikohet nga medjat dhe qeveritarët homoseksualiteti, mbasi kurvëris këta kërma i kaqnë dhënë statusin e qytetarit kozmopolit. Tmerr sa po shtypemi si popull. Sa frikacqak dhe të pa formuar jemi. Vetëm një popull i pa qytetëruar munt të nënë shtrohet si një kone.

    Përgjigjjuni

  20. Ilir  --  25 Maj, 2012 në 8:31 am

    U jap nje shembull te pare me syte e mi. U ndodha rastesisht ne Librazhd per te vizituar nje mikun tim, cfare s’me pane syte te gjithe mjeket te lidhur me nje farmaci ne dere te spitalit u thoshin pacienteve shko meri shpejt ketu afer dhe mi sill ti shoh a ti ka dhene ne rregull. Me pas me nje leter ne dore mjeket pasi shenonin recetetat e leshuara shkonin dhe mernin pjesen e tyre prane saj. ose kalonin tek lokali dhe dendeshin duke pire raki e birra. Por nuk mbaron ketu me e tmershmja eshte se ne farmaci nuk sherbente farmacist i diplomuar por nje person qe s’ka as shkolle te mesme dhe s’ka asnje organ shteteror ta kontrolloje per te vene dore. ju drejtova drejtorit te spitalit te vene nga LSi-ja neurolog dhe ishte identik ne menyren e veprimit si rasti i mesiperm.Me nje ndjenje qytetare ju drejtova disa organeve ligj zbatuese por cfare ndodhi, nje vere ne uje?!

    Përgjigjjuni

  21. Kulmi  --  25 Maj, 2012 në 8:33 am

    Mua halà s’me kane dhene pensionin,ndonse mosha me ka kaluar…Burgun e kane pak keta barbara te shtetit barbar…

    Përgjigjjuni

  22. Nadia Shabani  --  25 Maj, 2012 në 8:40 am

    Mos u cuditni te gjithe ata qe marrin kemp kane paguar edhe doktoret qe i kane nxjerre ne kemp edhe drejtoret, le te dale ndonje dhe te thote qe nuk i kane marre me leke. Le te jene te semure po nuk u pagua doktori dhe drejtori nuk merre kemp. Kjo ka qene qe ne kohen e Enverit por atehere dilnin ne kemp vetem ata njerez qe ishin shume rende dhe nuk ja mbante njeriu te merrte leke se xhaxhi te conte ne Spac 300 m nen toke, te mos shihje diell me sy dhe mire e kishte kurse sot une njoh njerez qe jane ne emigracion, nuk kane asgje jetojne dhe punojne jashte dhe marrin kemp ne Shqiperi, se kane paguar doktorin dhe drejtorin, kurse ata qe jane te semure vertet ata e kane me keq per ta marre kempin se jane te pamundur dhe nuk kane ku ti gjejne leket. Kjo eshte mode tani ne Shqiperi po nuk pagove nuk merr kemp se nuk do t’ja dije njeri je apo nuk je semure.Keto ndodhin ne Shqiperi ne nje vend te korruptuar kur ne vend te atyre qe jane te semure me shume perfitojne te koruptuarit dhe mafiozet e qeverise dhe jo populli i thjeshte qe eshte me te vertete i semure. Mos kerkoni drejtesi ne Shqiperi se nuk keni per ta gjetur, mjer ai popull me ata politikan qe ka dhe qe vet nuk eshte ne gjendje te organizohet kunder qeverise se Berishes qe po i merr frymen.

    Përgjigjjuni

  23. Anti talebani  --  25 Maj, 2012 në 8:49 am

    Enverin dhe sistemin e kaluar, sduhet ta lavderojme, po ama ca gjera i kishte tamam. Ne si popull e meritojme te na trajtojne keshtu sic na trajtojne, sepse ne jemi kalbur si njerez. Shiko se cbejne. Deri ne hallkat me te vogla te shtetit ka hyre korupsioni. Ky eshte kulmi.

    Ca njerez duhet te provojne hurin ne bythe qe te fillojne te drejtohen, se jane bere si zvarranike.

    Te shikojme nese do shkarkohen nga puna keto plera.

    Përgjigjjuni

  24. ismeti  --  25 Maj, 2012 në 9:15 am

    po te hapej nji konkurs per zyren qe nuk merr lek zor se do fitonte ndonji ,te gjith aparati shtetror i korruptuar i stermbushur me malok te shkolles se henri qilit i cili krekoset si don zhuan pa pik turpi fare

    Përgjigjjuni

  25. Popullit  --  25 Maj, 2012 në 9:45 am

    E verteta,ashtu eshte,se krijuesit,nxitesit dhe stimuluesit e krimit te vjedhjesne te holla dhe te trojeve jane politikanet ne krye te qeverive e shtetit shqipetar;si ketu dhe ne Kosove.Ne asnje vend te botes nuk kane ndodhur si te neve.Por,per derisaata jane ne krye dhe kane edhe ligjin ,edhe policin padite duhet te behen dhe sipas ketij rasti.Pas politikaneve me Saliun,Ilir Meta,Fatos Nano e kompani duhet te futen ne burg mjeket.Keta jane spekulatoret me te zinj qe mbi fatkeqesite e njerzvz ngrihen si perbindesha dhe i shfrytezojne keto per t’u pasuruar.Nese doni te ardhme me te mire,dilni ne rruge dhe protestoni,por jo me çeçenet e Saliut si ky Spahia,(ish bythelepiresi e avokati personal i Sali Berisha).Hajdeni,ne rruge te gjithe se po na pine gjakun morrat e shkrepave.

    Përgjigjjuni

  26. beni  --  25 Maj, 2012 në 12:55 pm

    Akoma nuk e keni kuptuar qe ne kete administrate shteterore vetem ne kete menyre veprohet,kjo eshte minimumi qe mund te beje nje drejtoreshe ne ndihme te njerezve te varfer, kjo eshte minimumi qe mund te beje pushteti yne i drejtuar nga sali berisha, nese i kujtohet ndokujt ne kete derexhe arriti dhe pushteti i fatos nanos para se te linte pushtetin por ai e kuptoi dhe iku vete po me kete cdo te behet?

    Përgjigjjuni

  27. altini  --  25 Maj, 2012 në 1:30 pm

    plasni te gjith sa jeni, keni inat qe sbeni dot korrupsion, mbetet tere jeten me nga nje shtepi, marshallah doktoresha vile dhe 4 apartamente kishte

    Përgjigjjuni

  28. blerta  --  25 Maj, 2012 në 2:34 pm

    O njerz t paeduate…po ju skeni edukat x veten tuaj q perdorni nga keto fjale per nje grua e cila ishte vegel e nj presioni t vazhdueshem e sitms mjaftonte kjo esh viktim e nj montazhi t qelbur..i bni e llogari pasuite ju i lumt esh e zonja dhe si k vn me korrupaion se si intereson njeriu x lekt e ca matrapazeve te peshtir q ngjallin neveritje

    Përgjigjjuni

  29. lugat  --  25 Maj, 2012 në 3:50 pm

    ky eshte linku i facebook-ut te drejtoreshes kurve se ate brahimucon nuk e gjeta dot. degjenerojeni sa mundeni o njerez se eshte me e pakta qe mund te beni.

    Përgjigjjuni

    • labi  --  31 Maj, 2012 në 5:24 am

      ore idiot cfare bere me likun e drejtoreshes ??????? e degjenerove gje apo jo??????. turp te kesh. ku e pe ti qe mori lek drejtoresha. firmen hodhi vetem cfare do ti mos tu besoj edhe doktoreshave qe punojne ne spital ????
      sa per ate fjalen kurve kujdes ste vjen turp. po mos ki merak se ashtu i quani ju shqiptaret grate e botes dhe te jesh i sigurt qe ashtu i quajne edhe motrat, nenen, vajzen dhe gruan tende. kulturen dhe edukaten cdo njeri e ka per veten e vet dhe ti po tregon tenden, nuk e kapi kamera drejtoreshen ne ndonje skandal seksual po ato gjera sju bejne pershtypje ju se burrave shqiptar u duken trimeri imoraliteti. turp edhe njehere

      Përgjigjjuni

    • ali  --  8 Qershor, 2012 në 6:42 am

      mund tu ktheja pergjigje shume komentusve por nuk kontrolloj dot maskarenjte dhe maskaralleqet qe mban mbi toke shqiperia. te drejtohem ty LUGAT qe je treguar aq i gatshem per te degjeneruar drejtoreshen. po ta mbajti shkruaj dicka ne fb asaj ti dhe kush do tjeter. po jeni me burra akoma i dilni perpara se e shikoni se ku perfundoni. nuk i kam shume qef kercenimet sidomos kur nuk e kam tjetrin perballe po nje fije floku ti preket asaj drejtoreshes une fund te botes te gjej ty MORR. ti nuk e ke idene kush eshte kjo drejtoresha qe derdellis keshtu se po ta dije edhe keto rreshta nuk i shkruaje. megjithate nuk e di po merr vesh nga kompjuterat po mos e quaj te pamundur te me kesh ndonje dite perballe dhe e bisedojme kete te degjeneruaren qe do ti besh drejtoreshes. vetem kaq te them guxo po ta mbajti ti apo ndonje tjeter.

      Përgjigjjuni

  30. agroni  --  25 Maj, 2012 në 4:13 pm

    Te vjen nje femer e tille ne shtepi dhe te turperon gjithe fisin.

    Jazek i qofte kesaj dhie qe nuk la gje pa vjedhur. I jane hapur syte sepse e kane bere drejtoreshe te cmendines po ajo duhet te veje vete ne cmendine.

    Përgjigjjuni

    • astrit  --  31 Maj, 2012 në 3:54 am

      ne shtepin e kujt ka ardhur drejtoresha more zotri dhe ke ka turperuar se nuk e kuptoj une. nuk e di po kemi pare te njejten video se une nuk pashe qe drejtoresha te merrte lek, doktoresha po. pse nuk merresh me hallet e tua me mire dhe leri te botes.

      Përgjigjjuni

    • valbona  --  7 Qershor, 2012 në 8:28 pm

      Shoku Agron nje hall te madh duhet te kesh ti qe e shan kete vajzen pa patur faj. se nuk ma ha mendja se kjo drejtoresha do bej korrupsion me nje doktoresh qe ka qene me perpara drejtore spitali ne kohen e ps dhe eshte dhe sot ne kryesin e ps se vlores. ti e di mire kete gje. Jazek te qofte ty qe shkruan te tilla gjera. xhelozia dhe cmira te kane verbuar syte. e keqja eshte qe ti nuk di as te fshihesh bukur se ste le trashesia jote dhe fjalori jot eshte aq i varfer sa te njejten shprehje perdor edhe me njerezit lart e poshte edhe ketu. trashesia ska brira ketu duket.

      Përgjigjjuni

  31. shpend vila  --  17 Gusht, 2013 në 8:38 am

    Sa erdha nga Italia mu prish makina ke porti kam nje Ford fokus te 2010 dhe me thane me shku ne tiran ke koncensionari fordit se ato jan ne grade ta rregullojn makinen shkova ke fordi dhe me than qe difekti ben 60 mij lek dhe si perfundim me thot nje punonjes qe makina ka nevoje per 3000euro pjes kembimi dhe me thane paguaj 40mij lek vetem per biseden si perfundim makina ime nuk ka asnje gje ishte bdhokuar Marmora.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>