Porti i Shëngjinit, premtim i harruar

Postuar në: Aktualitet,Kryesore |

Zyrtarët e lartë të Shqipërisë vazhdojnë të heshtin lidhur me atë, nëse Porti i Shëngjinit do t’u jepet së shpejti në shfrytëzim autoriteteve të Kosovës. Disa zyrtarë të rangut “të ulët” thonë se nuk ka ndonjë pengesë që kjo të realizohet, “transferimi” i menaxhimit të Portit,  as probleme pronësie. Madje, thonë se për “hatër” të Kosovës, BE-ja e ka financuar me afro 3.6 milionë euro Portin e Shëngjinit.

Ministri i Transporteve i Shqipërisë, Sokol Olldashi, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me këtë çështje, pas kërkesës së drejtuar nëpërmjet celularit. Ndërsa specialisti  i Drejtorisë së Politikave të Transportit Detar në Ministrinë e Transporteve, Elson Thana, nuk jep ndonjë përgjigje të prerë lidhur me dhënien ose jo të Portit të Shëngjinit për Kosovën. Megjithatë, e pranon se në Portin e Shëngjinit nuk ka ndonjë problem me pronarët.

“Nuk kemi ndonjë problem me pronarët në Portin e Shëngjinit. Aty puna vazhdon normalisht, madje po investohet në thellimin e kalatës së Portit me fondet e Bashkimit Evropian”, shprehet specialisti Thana. /KD

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

13 Pergjigje per Porti i Shëngjinit, premtim i harruar

  1. Kritiku  --  26 Maj, 2012 në 10:55 am

    Ata qe kane vendosur qe ky port tu kaloje ne administrim “Qeverise” se Kosoves, te kujt e kane kete port, te nenes apo te babes se tyre?! Perse duhet te jepet dicka nje shteti tjeter? Akoma vazhdoni me shitje pronash tek te huajt? Apo me kete “marreveshje” mbulohet dicka tjeter?! Mos mbulohet gje qe nen emrin e “Qeverise se Kosoves” fshihen serbet qe e kane enderr qe ta kene daljen ne Adriatik pikerisht nga toka shqiptare?! Sepse edhe “Rruga e Kombit” qe eshte kthyer ne “Varrezen e Kombit” u be vetem per te realizuar enderren e Serbise!!!!
    Ne jug u falet deti grekeve, ne veriperendim u falet toka kosovareve(serbeve). Deri kur do te rrine shqiptaret duarkryq dhe te perjetojne shkaterrimin si dhe zhdukjen e tyre dalengadale? Kaq poshte ka rene shqiptari sa qe nuk ka me fuqi te reagoje.

    Përgjigjjuni

    • LORA  --  26 Maj, 2012 në 11:27 am

      Cfaredo qe te mbulohet e zbulohet,porti i Shengjinit eshte prone shqiptaresh e territor i patjetersueshem Shqiperie.
      Kosova le te marre,kundrejt pagesave perkatese,sherbime portuale
      legale;asgje me shume.TUNG!

      Përgjigjjuni

  2. Bato  --  26 Maj, 2012 në 11:17 am

    Nuk po i falet kosovareve serbeve o zotni ska lidhje fare serbia ketu po flitet per kosoven , me mendimin tim jam dakord tija japin kosoves me koncesion per 10 vjet apo 20 vjet ti vej nje tip takse ,kjo eshte gje shume e mire per shqiperine dhe per kosoven nese kosova e merr portin do ndryshojne shume gjera per kosoven dhe per shqiperine duhet te bejne me shume bashkepunim duhet te afrohen sa me shume per te forcuar te dy ekonomite e kosoves dhe shqiperise nese dicka arritet dal nga dal ka me u bashku kosova me shqiperine jo zyrtarisht sna lejojne ama ne bashkepunim per ekonomine dhe ska per te na interesuar europa as ballkani do jemi fuqi ne vete ky eshte mendimi im dhe qeveria duhet ta japi me koncesion kosoves portin mos e mbaj kot atje !

    Përgjigjjuni

    • Kritiku  --  26 Maj, 2012 në 11:41 am

      Perpara se te japesh komentin mundohu te llogjikosh drejte. Per cfare i duhet Kosoves nje Port? Ka pervoje Kosova me drejtim te puneve ne Porte? Ka det Kosova qe te kete pervoje? Ka anije Kosova qe te kerkoje dhe Port? Ka administrate portuale apo njerez te shkolluar per kete pune? Apo te kthehet porti i Shengjinit ne nje pike trafiku per kontrabanda te llojeve te ndryshme? Kosovaret jane mire atje ku jane ne shtetin e tyre dhe te na tregojne nje here qe dine te ngrejne ekonomine e tyre pastaj te kene kerkesa per te tjera gjera.
      Sa per ate qe thua qe cfare hyj Serbia ketu, te them qe mendohu edhe nje here mire se kush qendron prapa “firmave te medha” kosovare. Jane vete kosovaret apo mafia serbe? Ta merr mendja ty qe Saliu po i ben nje leshim Kosoves duke lene menjane interesat serbe? Fakte ke te shumta!
      Portet jane pikat me te rendesishme te nje shteti dhe ato nuk jepen nga dora asnjehere sado fitimprurese te duken marreveshjet. Mund te jepen magazina apo sheshe me qera brenda portit por jo i gjithe porti. Nuk ke asnje shembull ne bote qe te kete ndodhur qe nje shtet ti japi shtetit tjeter te drejta te drejtoje nje port qe i perket shtetit te pare.

      Përgjigjjuni

  3. Gazi  --  26 Maj, 2012 në 12:00 pm

    Bravo Kritiku, ke shume te drejt! Jam me mendimin tend.

    Përgjigjjuni

  4. Aleksandër Matrënga  --  26 Maj, 2012 në 12:51 pm

    Vetëm naivët dhe të përzierët në afera korruptive nuk e kuptojnë ose ashtu u intereson të shikojnë me dashamirësi këtë premtim.Që serbia apo Fazlliçi është pas saj kjo dihet.Serbia ka patur ëndër daljen në Adriatik e këtë e ka parashtruar që me marrveshjen që bëri me Zogun kur e solli atë në pushtet me dhunë dhe përmbysi qeverin e parë demokratike të drejtuar nga i madhi dhe i Madhërishmi TH.S.Noli.
    Kujtoi se Serbia nuk e njeh KOsovën si shtet të pavarur por pjesë të shtetit Sërb.
    Kosova le ta çfrytëzoj portin si çdo shtet me gjithë beneficet që ofrojnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare portuale,midis Shqipërisë dhe Kosovës ka probleme të tjera për tu zgjidhur.Mori vërtet Anglia për 99 vjet me konçsion nga Kina qytetin e Hong Kongu-t,apo Amerika ,në mos gaboi mori Singaporin që është një nga mrekullit ekonomike botërore,por Kosova nuk është me ato kapacitete ekonomike për të bërë mrekullira.Madje shqiptarët nuk bëjnë dot mrekullira.

    Përgjigjjuni

  5. balzac  --  26 Maj, 2012 në 1:15 pm

    Kosova nuk eshte kuader ta menaxhoje Portin e Shen Gjinit.

    Përgjigjjuni

  6. Cur  --  26 Maj, 2012 në 1:33 pm

    Historia e portit eshte si ajo “komisari ishte loja”!
    Porti mund te jepet me koncesion nje kompanie por jo ne ate forme siç eshte deklaruar.
    Biznesi kosovar eshte per ti qare hallin e s’eshte ne gjendje per kapacitete te tilla as sa te justifikoi mbajtjen e nje porti te tille me aktivitetin e vet dhe nga ana tjeter ata bejne biznesin tradicional me Serbine.
    Do ishte mire kosovaret te blenin nga nje cope toke ne plazhet e Shengjinit apo te Tales , te ndertonin ndonje vile per vehte dhe farefisin dhe kaq.

    Përgjigjjuni

  7. vlora 1  --  26 Maj, 2012 në 1:41 pm

    Hajt se e rregullon Faslliu kete pune

    Përgjigjjuni

  8. burreli  --  26 Maj, 2012 në 2:04 pm

    Porti i shengjinit nuk duhet te ju jepet kosovareve as me konsesion as me qera apo si te duash me ja ven emrin.Jam dakort me sherbimet portuale siç ben italia per zviceren apo bruxeli per luxemburgun.Te japesh me qera portin kosovareve eshte nje banditizem i shtetit.Tani e njohim mire kte race qe veç dine te shkaterrojne. Shembullin e shikojme kur ju japim dhoma ne plazhet e shqiperise qe i gjejme te shkaterruara.kjo lloje rrace duhet te mbahet larg …..larg….Kosovaret duhet te ndertojne shtetin e tyre te mos fusin hundet ne punet e te tjereve dhe sa te afte te jene per te respektuar aq do te respektohen nga ana jone.

    Përgjigjjuni

  9. Kosovari  --  26 Maj, 2012 në 2:50 pm

    O Vellezer Shqiptar nje po e them Shqiperia nuk eshte vetem e shqiptareve qe jetojn ne shqiperi por eshte e gjithe Shqiptarve ju ja kini fal GREKIT disa kilometra deti e kush nuk e komenton pse? e kur bahet fjala per Kosoven xhelozoni edhe nje dine qe Kosova eshte e Shqiptarve e jo e serbeve edhe tek e fundit juve kush nuk eshte ka juv pyt sen kur dihet mire se qfare mardhenje ka Kosova me Ameriken Shqiperija thot amin edhe tjetra edhe Shqiptaret e Kosoves kan luftu per shqiprin sikur Shqiptaret e Shqiperise per Kosoves mos u bani njerz naiv hapni syt jemi nje popull mos ja knaqni zmeren Serbit E Grekit me kto komente .ShQIPERI ETNIKE.

    Përgjigjjuni

  10. skenderi  --  26 Maj, 2012 në 4:15 pm

    sa per dinjeni porti i shengjinit ka pronar dhe procedurat kane shkuar ne gjykaten e strazburgut,nuk jemi ne komunizem por ne kapitalizem te tallim b..then me pronen e tjetrit,prandaj porti i shengjinit s’ka gjasa ta vjedhe tjeter kush.hajt tung

    Përgjigjjuni

  11. skenderi  --  26 Maj, 2012 në 5:06 pm

    na e cate b…then me kto komente

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>