Francë-Angli, mendimet e ekspertëve | Gazeta Tema
 

Francë-Angli, mendimet e ekspertëve

Postuar në: Sport |

Ekspertët e basteve sportive të “William Hill” i japin një avantazh minimal Francës në ndeshjen përballë Anglisë, por si asnjëherë më parë në këtë turne, skuadrat shihen shumë pranë njëra-tjetrës.

Fitorja e Francës kuotohet 2.5 përballë asaj 3.2 të Anglisë, koeficiente të cilët zakonisht tregojnë barazpeshë dhe diferencë shumë të vogël mes dy ekipeve.

Sipas koeficienteve më të ulët të vendosur, rezultati më i mundshëm është fitorja 1-0 e Francës, që kuotohet 6, e ndjekur nga dy barazimet 0-0 dhe 1-1 që kuotohen 6.5 nga kjo kompani e famshme ndërkombëtare. Fitorja minimale e Anglisë 1-0 kuotohet 7, ndërsa çdo rezultat tjetër mes këtyre dy skuadrave mban koeficientin 11 apo më lart, duke treguar se do të jetë e vështirë që në këtë sfidë të ketë më shumë se tre gola.

Përsa i përket shënuesve, basti më i sigurt që një lojtar të gjejë rrugën e rrjetës është emri i sulmuesit të Francës, Karim Benzema, i cili kuotohet me koeficientin 2.5, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Olivier Zhirud me 3.

Nga ana e ekipit anglez, Endi Keroll është lojtari më i mundshëm për të gjetur rrugën e rrjetës, me koeficientin 3, ndërsa Jang e Defo kanë të dy koeficientin 3.75 për të përfunduar në listën e golashënuesve të kësaj sfide.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

2 Pergjigje per Francë-Angli, mendimet e ekspertëve

  1. Gezimi  --  11 Qershor, 2012 në 1:07 pm

    Po Rooney a do te jete ne formacion sonte?

    Përgjigjjuni

  2. Kreshniku  --  11 Qershor, 2012 në 1:47 pm

    Jo Rooney nuk luen sepse eshte i pezulluar qe nga ndeshja per kualifikeme kunder Malit te Zi.
    Sa i perket ketij artikulli.gazete e nderuar keto nuk jane mendime te eksperteve mirpo pozicionime te bastoreve .

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>