Gjykata e Fierit refuzon të ekstradojë në Itali mikun e Mediut | Gazeta Tema
 

Gjykata e Fierit refuzon të ekstradojë në Itali mikun e Mediut

Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore |

Gjykata e Fierit refuzon kërkesën për ekstradim të paraqitur nga drejtësia italiane ndaj Fatmir Kajollit i dënuar në shtetin fqinjë me 40 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Në një seancë të posaçme gjatë ditës së sotme kreu i trupës gjyqësore Piro Sota ka kontestuar letër porosinë e mbërritur nga pala italiane për ekstradimin e Kajollit si një dokument me parregullsi dhe probleme ligjore, raporton Shqiptarja.com.

Fatmir Kajolli një person me influencë në Fier, i njohur si biznesmen, por dhe me angazhime në jetën publike të qytetit si anëtar i këshillit bashkiak nga PR ishte dënuar nga shteti fqinjë nga dy gjykata ajo e Romës dhe Milanos, përkatësisht me 16 vjet burg nga Gjykata e Milanos në 2011 dhe më pas ngë Gjykata e Romës me 24 vjetë heqje lirie për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës. Kajolli njihej edhe si mik i ngushtë i kreut të PR Fatmir Mediu.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Fierit është befasues, madje më befasues edhe se vendimi i dhënë po nga kjo gjykatë pak kohë më parë kur dënoi Kajollin vetëm më masën e arrestit shtëpiak. Kajolli ishtë shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetë vitesh në Itali.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

13 Pergjigje per Gjykata e Fierit refuzon të ekstradojë në Itali mikun e Mediut

  1. tourkofagos  --  11 Qershor, 2012 në 9:43 pm

    hahahaha,gjykatesi shqiptar refuzon drejtesine italiane…..!!!!
    O Zot cfare tjeter do te degjojme….!

    Përgjigjjuni

      • raimondi  --  12 Qershor, 2012 në 6:01 am

        Shume mire ka bere gjykata e Fierit qe nuk e kane lejuar Kajollin ta marin italianet

        Italianet jane komb i lig –Ata me te vertete i paragjykojne shqiptaret

        Shume mire ja ka bere gjykata e Fierit –Ikni ore megjithe ata palacot e Italise

        Përgjigjjuni

    • Arjan bozhga  --  12 Qershor, 2012 në 10:44 am

      Po Piroja kur ka tipa si puna e Fatmirit lepin buzet!
      Pastaj dihet, MEDIU ka nderhyre fort per ta mbyllur kete ceshtje!
      Si do t’ja laje borxhet ai shkout te vet per te cilin ka bere lloj lloj punesh!!!

      Përgjigjjuni

  2. armand  --  11 Qershor, 2012 në 10:04 pm

    Drejtesia albanese po i jep mesim drejtesise perendimore.
    Kadiu Pirro Sota ka gjetur parregullsi dhe probleme ligjore ne dokumentin e “kolegeve” italiane.
    Z. kadi ki kujdes se ne perendim te gjejne skeletin e fshehur ne dollap.
    Dhe kur ta gjejne ta masin koken me spango.S’ka universitet plepash qe te justifikon me vone.

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  12 Qershor, 2012 në 6:08 am

      Ore ju , mos shisni pordhe kot–se po ta provoni ne kuriz gjyqine ketyre perendimoreve kundrejt shqitpareve , do ta shikoni se gjyqet e tyre kur gjykojne shqiptaret i gjykojne sikur jemi ne Mesjete, as kane drejtesi fare

      Gjyqtari i huaj sa te shikon qe je shqiptar ta fut maksimumin, Ndaj bravo i qofte atij gjyqtarit fierak qe ju ka treguar vendin ketyre langaraqeve te Italise

      Si e denojne ata italianet tjetrin me 40 vjet burg , pa pranine e avokatit ???

      Ca gjyqi paska bere Italia ne kete menyre pa avokatinn e te akuzuarit

      –APo si gjyqet ne kohe te Dulles ?

      Bravo gjykatesi Pirro Sota, se qenke tamam zotni dhe i afte !

      Kjo eshte cmenduri , denon gjykata dike ne mungese , dhe ja fut maksimumin pa pranine e avokatit mbrojtes !!!???–

      Ai gjyq qe kane bere italianet eshte nje Turp..

      Përgjigjjuni

  3. sabriu  --  11 Qershor, 2012 në 10:12 pm

    Kajolli eshte mik i hajduteve te pronave ne Fier, e njohin shume mire, ndaj dhe ky gjykates e mbron aq me zellsepse e ka mbushur doren. Gjynah se eshte dhe kosovar qe familjen e tij e debuan serbet nga syte kembet, por bota u rrotulloka dhe sot ky kosovar po i sherben fazlliceve, TURP!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  4. redalb77  --  11 Qershor, 2012 në 10:26 pm

    U mbajt peng deri sa mediu dha voten per nishanin, pas votimit pro erdhi edhe lirimi; drejtesi alla shqiptarce!!

    Përgjigjjuni

  5. PrapambetjetOsmane  --  11 Qershor, 2012 në 10:29 pm

    po cfare ti bej Pirro Sota cok gyzel-it Fatmir Kajolli !!! Fatmir Kajolli eshte 1 KRIMINEL Barbar. Fatmir Kajolli nuk ka lene gje pa bere, vrasje, kercenime, organizat terrorizuese, te gjitha llojet e trafikimit, vjedhje. Mundet dot cdo Pirro Sota te dorezoj Fatmir Kajollin organeve italiane ne nje vend ku ligjin e bejne tipat Kajolli dhe vetem ata !!! Po tipat Kajolli te ekzekutojne ne mes te qytetit, cok gyzel-et e tjere do ta duartrokasin si te FORT dhe idhullin e tyre, edhe kajollet vazhdojne dhe mbjellin faren e keqe !!

    Përgjigjjuni

  6. Fr  --  11 Qershor, 2012 në 11:34 pm

    Po mir ja bejn drejtesis italiane sikur Eshte me e drejt se jona ajo dobica italian mos o dorzoni asnje se kot ja fusin. Denim ne munges si ne kohen e dulles

    Përgjigjjuni

  7. adi_bonn  --  12 Qershor, 2012 në 1:26 am

    Pirro Sota i gjen parregullsi drejtesise italiane !!!!!!
    Ahahahahaha….Mos te bjere rruga nga Italia Pirro ziu se ti tregojne italianet parregullsite…Mos puthesh per nja 10 vjet ne BE

    Përgjigjjuni

  8. Fatmiri  --  12 Qershor, 2012 në 6:54 am

    Zoti Kadi Piro Soto, mos degjo se cfare thone, mos ki frike se po te hoqen nga puna do te punesohesh tek firma e klientit tend si ish drejtori i policise M. Zaloshnja i cili eshte drejtues i firmes se Fatmirit pasi ne 20.Shtator 1992 tek ish drejtori denoncova se nga Maqedonia klienti yt do te fuste dy kile droge.Ai u pa ate mbasdite ne zyren e drejtorit te Policise ndersa une marr vetem kercenime. Thone se kjo qenga Mafie dhe pushteti dhe gjykatat gjynjezohen, nuk eshte e vertet keta jane te punesuar ose i kane vendet bosh per neser tek Mafia

    Përgjigjjuni

  9. Çimi, shoku i Melamin  --  12 Qershor, 2012 në 10:52 am

    Alooooooooooo Çimi jam………
    Fate thuaj faleminderit Fatmirit qe votoi Nishanin, dhe Berisha nuk harron te urdheroj qe te kishin kujdes edhe per ty.
    Alooooooooooo Çimi jam………ta thashe per te mos e harruar, se ai shoku im Melamin eshte akoma brenda se nuk e ka shume shoke Doktorin… :-)

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>