Vëllazëria turko-shqiptare | Gazeta Tema
 

Vëllazëria turko-shqiptare

Postuar në: Blogu TemA |

Nga Arbana Xharra

 

Derisa ekonomia botërore po pëson rënie, kriza të vazhdueshme, duke pritur infuzionet financiare nga fondet e krizave të BE-së, Turqia është duke rritur ekonominë me shpejtësinë e dritës. Vetëm gjatë vitit 2011 kur vendet kyçe të BE-së patën rënie të madhe në bursa e miliona njerëz të papunë me borxhe të huaja miliardësh, ekonomia e Turqisë u rrit për 8,5 për qind.

Të ardhurat kombëtare të Turqisë për frymë janë llogaritur 7 mijë e 400 euro derisa të ardhurat kombëtare bruto, sipas çmimeve ushtrimore u realizuan në nivelin e rreth 547 miliardë euro. Trend i njëjtë është duke e përcjellë edhe në gjysmën e parë të këtij viti, kështu Turqia është duke bërë bum ekonomik. Në të njëjtën kohë asaj është duke i ndihmuar kriza evropiane e sidomos e pjesës juglindore ku e ka më të lehtë shtrirjen e ndikimit të saj për shkak të krizave të vazhdueshme ekonomike.

E kur merret parasysh edhe mentaliteti në komunitetin mysliman, Turqia që nga shpërbërja e Jugosllavisë ktheu kokën nga shtete me shumicë myslimane. Lidhjet ekonomike me disa vende i ka forcuar sidomos pas rënies së regjimit të Milosheviqit. Turqia me strategjinë e saj politiko-ekonomike është vendosur kryesisht në vendet ku dominon feja myslimane.

Politika e jashtme e Turqisë ka rritur angazhimin e saj politik dhe ekonomik dukshëm në dhjetëvjeçarin e fundit. Kohë pas kohe është refuzuar nga vendet me shumicë krishtere kur është parë tendenca që Turqia të afrohet me shtetet arabe. Por, që kjo nuk i ka penguar aspak vendeve si Bosnja, Kosova dhe Shqipëria që t’i hapin dyert Turqisë.

Në të njëjtën kohë politikat e BE-së i kanë bërë me dije vendeve që duan të integrohen që të mos i afrohen shumë Turqisë. Lojërat e dyfishta të politikanëve shqiptarë karshi shteteve të Evropës dhe në të njëjtën kohë duke i mundësuar Turqisë që të pushtojë dalëngadalë ekonominë përmes tenderëve dhe projekteve të mëdha ka rrezik të shkaktojë ftohje të raporteve me Brukselin.

Vitin e kaluar Turqia propozoi që të krijohet asambleja parlamentare e shteteve të Ballkanit e cila u vlerësua si një përpjekje e Turqisë për të krijuar ngrirje të proceseve integruese të shteteve që janë në pritje të futjes në BE. Edhe pse është i dukshëm disponimi dhe politika e BE-së kundër ndikimit turk, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, kryeministri Erdogan edhe më tej ka autoritet dhe shtrin me lehtësi ndikimin e tij në këto dy vende.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore një nga standardet kyçe të BE-së iu besua me fillim kompanisë turke “Enka” ndonëse në konsorcium me atë amerikane “Behtel” e cila ka aksione shumë të vogla, kompani kjo me dominim turk, me qindra miliona euro morën përmes tenderëve për ndërtimin Autostradës në Shqipëri dhe në Kosovë. Turqit morën edhe Aeroportin e Prishtinë me koncesion edhe pse dolën skandale të marrëveshjeve të fshehta mes qeverisë dhe kompanisë “Limak”, me fryrjen e çmimeve dhe shkelje të shumta të kontratës prapë ata ia mësyn projekteve të mëdha.

Dy ditë më parë u mor vendimi që edhe distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) t’i jepet prapë kompanisë “Limak”, duke i dhënë kështu në dorë sektorët kyçë të ekonomisë së vendit.

Kështu Qeveria e Kosovës është duke krijuar lidhje të ngushta me ekonominë turke, duke mos i dhënë asnjë tender të madh kompanive nga evropiane derisa zyrtarisht luan me letrat e Evropës. Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se Brukseli nuk ha bar. Sepse sipas kësaj logjike nuk po del e kotë deklarata e kryeministrit Sali Berisha se ne me turqit kemi lidhje vëllazërore.

18 Pergjigje per Vëllazëria turko-shqiptare

  1. tourkofagos  --  12 Qershor, 2012 në 8:50 pm

    Thashe ti mbylle komentet per sonte,mqns ben shume vape dhe qeni Hajriu ka nevoj per volta ne platia,por kur me nxirrni kete lajm per byrazeret e Erdoganit si mund te rri pa komentuar…?????
    E cma moret qenin me qafe……!

    Përgjigjjuni

    • Χιμαρα  --  12 Qershor, 2012 në 9:17 pm

      E paske turperuar qenin me kete emer pisoglenti qe i ke vene, sinonim te pabesi qe asnje qeni nuk i shkon.
      Kur isha ushtar kishim nje derr me kete emer ne repart, sa i flisnim ne emer ulurinte nga inati dhe ne ja nderuam ja vume zigur ai plasi nga marazi.

      Përgjigjjuni

      • tourkofagos  --  12 Qershor, 2012 në 10:01 pm

        hahahaha,file mou,eshte i ri ne moshe qeni,por kur te plaket do ta vaptis ”plaku”……normalisht duke e bere sinet per here te dite.

        Përgjigjjuni

        • sali bucpapa  --  13 Qershor, 2012 në 1:37 am

          turkofagos
          deri ketu te mberrin fantazia?! kollaj te kesh dy emra,ka buqe si puna jote qe kane disa kombesi,pale emra!

          Përgjigjjuni

      • shqiptari  --  13 Qershor, 2012 në 11:27 am

        Duket qe je i pashkolle more legen (paske bo ushtrine me derra).
        E shkruan emrin greqisht, porse greqisht nuk di.
        Tipike per renegatet. Po s’ka gje se edhe Kollokotroni nuk dinte greqisht (po ndryshe nga ju, nuk u be kurre grek). Dic do kete ditur per ate soj te thartuar ai trim.
        Po keshtu si jane ngjizur greket, ku me Arvanitas, ku me truq e ku me arabe, s’ke c’pret me shume.
        Te jap nje keshille, mos hani shume kunder atij mustaqe miut, se do t’ju tredhi o te shkrete, si ai derri i xxxx, ose si qeni i atij qe ja ha turqve.

        Përgjigjjuni

    • DUMBABEN  --  5 Gusht, 2012 në 7:25 pm

      AHA,,deri sa te jene keta byrazere drejtimi i shqiperise per te notuar ne llumin islamik nuk do kete fund ,kosova dihet qe eshte prodhim “MADE IN ISLAM “puro fare,por une nje pyetje kisha ,pyetja eshte po keto vellazerira nuk duhet te rrinin pak sekret se sa haptas kshu ?jo per nganje gje por doja te dija se cmendon berisha kur rreh gjoksin si shqiptar

      Përgjigjjuni

  2. Miku i mire ne dite te veshtira (gishtin tek veni)  --  12 Qershor, 2012 në 9:22 pm

    Ushtari i mirë Shvejk
    Kohërat e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj!
    Bujar Mehmeti – Nishani
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/ushtari-i-mire-shvejk-pj1.html

    Përgjigjjuni

  3. jurgeni  --  12 Qershor, 2012 në 9:43 pm

    turqia me sa di presidentin e ka me mustaqe , po ashtu edhe kryeministrin me mustaqe e ka , epo ja u kishte premtuar saliu qe edhe presidentin e shqiprise me mustaqe do ta zgjidhte. edhe thone pastaj se saliu nuk i mban premtimet.

    Përgjigjjuni

  4. Arti  --  12 Qershor, 2012 në 10:02 pm

    IA ke futur kot moj Albana,te gjitha keto nuk kane kurrefare lidhje me interesimin e Turqise per te shtrire ndikimin e saj ne Shqiperi e Kosove,por i vetmi motiv i Thaqit eshte se nepermjet turqve po pasurohet Ai vet dhe praktikisht po e fut gjithe pasurine e Kosoves ne duart e veta.Pra Ai po e shfrytezon Erdoganin per tu pasuruar vet,sepse sic po flitet ai te gjitha parat e grumbulluara ne menyre te paligjshme po i transferon ne Turqi nepermjet BKT se turqve, sepse tani bankat Zvicerane tashme nuk ruajne fshehtesit per parate e pista.Te gjkitha dallavere qe i ka bere me firmat turke si Bektel ne ndertimin e autostrades,Limak me aeroportin dhe tani ne fund rrjetin elektrik te KEK ut e ndoshta ,ne te ardhmen me telekomin nuk do t e mund t i mbante fshehur ,po t iu kishin dhene firmave perendimore.Te gjitha keto pasuri praktikisht me cmimet qe po shiten ato po falen dmth Thaqi po ia fal VETES.

    Përgjigjjuni

    • Eri  --  13 Qershor, 2012 në 8:01 am

      Ia ke fut kot dhe ti mo Arti, se Albana po e po.
      Bechtel eshte firme amerikane dhe eshte ajo qe fiton tenderat neper vendet e Ballkanit dhe Enka turke vjen si suport per zbatimin e projektit.
      Te dy bashke kane fituar projekte edhe ne Kroaci e Rumani qe jane vende te krishtera si dhe ne Oman, Katar e ku ta di une qe jane vende myslimane, prandaj faktori Turqi s’hyn fare ne kete analize, eshte thjesht biznes. Jam i sigurt qe po te kishte mundesi ta fitonte Enka e vetme projektin e rruges si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove, s’do kishte nevoje fare per Bechtel, por s’kane “kellqe” per te konkluduar marreveshje te tilla qindra milioneshe me qeverite e vendeve.
      Sa per punen e KEK-ut qeveria e tenderoi vjet, i erdhen oferta mbi 100 Milion Euro dhe nuk e dha se iu duk cmimi i ulet. E tenderoi edhe sivjet dhe cmimi vajti diku tek 30 Milion dhe perseri ka nxjerr nje vendim qeverie qe anullonte tenderin pasi cmimi ishte shume i ulet. Dhe ky veprim duhet lavderuar, mgjse nuk dihet se sa do perfundoje cmimi i KEK-ut kur te shitet.
      Sa per pjesen tjeter ku perfshihet BKT-ja nuk kam informacion, por nuk besoj se dikush si kryeministri i vendit te rrezikoje veten ne nje marredhenie te tille kur dihet qe ne Kosove me teper se ne Shqiperi edhe nje gaz te leshosh do merret vesh ne kater anet e vendit.

      Përgjigjjuni

    • Eri  --  13 Qershor, 2012 në 8:32 am

      Dhe per te dhene nje detaj me teper…Erdogani ne Turqi e ka mbeshtetjen tek te varferit dhe fshataresia, kryesisht ne Anadoll atje ku faktori besim eshte me teper esencial, ndersa biznesi i madh mbeshtet opoziten. Kjo eshte nje nga arsyet pse Enka s’ka asnje projekt ne Turqi te financuar nga qeveria turke, por jane kompani italiane e te tjera qe po fitojne tendera disa miliarde euro.

      http://www.enka.com/Projects.aspx?Completed=0

      Përgjigjjuni

  5. Kalorsi i zi  --  12 Qershor, 2012 në 10:24 pm

    Shkrim shume aktual, kjo eshte loja qe po luhet ne ballkan per te cilen jane investuar miljarda Euro per arme, pervec shqiperise dhe kosoves qe jane ne meshire te NATOS. Kush eshte qellimi ? ”Futjen ne lufte te Turqise dhe vendeve te lidhjes islamike kundra Rusise keshtu USA vjen si ne luften e dyte boterore dhe vendos hegjemonine e saj dhe leader shipin ne bote. Por me gjithe revolucionin Arab qe prishi zinxhirin e kontratave me keto shtete USA eshte e vendosur te shkoje deri ne fund kesaj teorie. A do ta ndjekin shtetet e BE ? Ky eshte dhe shkaku qe bllokon endren evropjane te popullit shqiptar me mbajtjen e Sali Berishes ne pushtet”. Mjere popujt

    Përgjigjjuni

  6. 007.....  --  12 Qershor, 2012 në 10:27 pm

    SHPK THAQI/ERDOGAN,sipas nje informacioni,djali Erdoganit eshte aksionar ne Limak ndersa dhenderri i tij ne Calik.

    Përgjigjjuni

  7. 007.....  --  13 Qershor, 2012 në 8:32 am

    Me cmimin aktual te shitjes se rrjetit elektrik te Kek ut prej 26.2 milion nuk paguhet as ndertesa e KEK ut ne qender te Prishtines e le me rrjti elektrik.

    Përgjigjjuni

    • Bardhi RKS  --  13 Qershor, 2012 në 12:05 pm

      007@informohu me mire,ndertesat e KEKut nuk jane ne shitje,ne shitje eshte distribucioni rrjeti 5KW,10KW,30KW rrjeti i tensionit te larte 110KW,220KW,400KW nuk eshte ne shitje,ky rrjet eshte ndermarrje e vecant quhet KOST.Nese garantohet investimi mbi 400 milion euro ne distribucion ai edhe po te shitet per 1$ nuk eshte humbje,sot distribucioni dhe inkasimi jane ne gjendje te rende,rrjet i amortizuar,humbje e vjedhje te energjise,rreth 30% e energjise vidhet nga konsumatoret.Qeveria duhet te jete e kujdeseshme me kontraten te mos bej “gabimin”qe beri Shqiperia.

      Përgjigjjuni

  8. PERMETARI  --  13 Qershor, 2012 në 10:37 am

    shum gabim shkrimi. titulli duhet te jete vellazeria – turko kosovare ose turko turke sepse dhe koqevaret me myslot e maqedonise turq jane por qe flasin shqip. koqevar= turk qe fshihet nen petkun e patriotizmit shqiptar

    Përgjigjjuni

  9. Aleanca  --  13 Qershor, 2012 në 3:51 pm

    Sa shkon aleanca turko-turke ne kosove. Per kete ndihmojne edhe kengetaret kosovar me muziken tallava-turke dhe me zerin si kurva stambolli.

    Përgjigjjuni

  10. DUMBABEN  --  3 Gusht, 2012 në 7:33 pm

    Te lutem tourkofagos, sot prisnim nje batute nga ty ,cfare mendimi ke per vellazerine e ardhshme turko-turko-shqiptare ?ky eshte lajm qe gezon 90% te koloneve te strukur ne shpellat e identitetit shumengyresh

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>