I guximshmi Nik Wallanda u bë i pari personi që kaloi Ujëvarat e Niagarës duke ecur mbi një litar.
Edhe pse ishte i lidhur për të parandaluar vdekjen thuajse të sigurt, ai sërish u përball me erën e ujin, ndërkohë që kaloi nga SHBA në Kanada. Akrobati u prit me duartrokitje ndërkohë që kaloi në anën tjetër pas thuajse gjysëm ore. Ai eci 550 metra.
Më shumë se 125 mijë njerëz ishin mbledhur për të parë këtë shfaqje.
Televizioni ABC, që transmetoi këtë ngjarje, kishte kërkuar që ai të lidhej. Wallanda i përket një familje akrobatësh, që kanë bërë tentativa të tilla shpesh. Dy anëtarë të familjes së tij madje kanë gjetur vdekjen duke ecur në litar.
Kur kaloi në anën tjetër, atij iu kërkuar pasaporta pasi hyri në Kanada.
FANTASTIKE!!! TE BEN TE NDIHESH MIRE, QE KY ESHTE NJE NGA NE ?
P.S. Ta harrojme per momentin Salla & Co. ?
bravo…
Injorantet,i kerkuan pashaporten sikur te ishte kladestin
Nuk jane injorante,po respektojne ligjin dhe shtetin!!!!!
ate e kalon dhe sala jone
E kalon dot murin kinez ky?, lesh, noton dot 2 ore pa pushim ky?, lesh. Vetem Sala i ben. Sala ja merr ne kthese ketij. Me e pa Sala kete tipin, do kerkoje te kaloje mbi tel nga antenat ne Dajt deri te Kryeministria.