Universiteti i Shkodrës, 3 në 4 studentë i blejnë provimet

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Sociale |

Një anketë e realizuar nga Universiteti i Shkodrës, ka vërtetuar faktin se studentët, për të marrë provimet, duhet të paguajnë para. Sipas anketës, 3 në 4 studentë janë shprehur se kanë paguar për të marrë provimet.

74% e studentëve i janë përgjigjur me po, pyetjes se, “a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për të marrë një lëndë”. Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Problemi i korrupsionit në universitetet publike është një gjë që përflitet prej vitesh, sidomos në universitetet e rretheve, si Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër etj. Në këto universitete, nëse nuk paguan, e ke shumë të vështirë ta mbarosh shkollën, edhe nëse mëson. Universiteti i Gjirokastrës është një nga ekzemplarët e këtyre rasteve, ku studentë të ndryshëm, pohojnë se për të marrë një provim, duhet të paguajnë 100 mijë lekë të vjetra.

Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

26 Pergjigje per Universiteti i Shkodrës, 3 në 4 studentë i blejnë provimet

  1. Rani  --  16 Qershor, 2012 në 11:44 am

    Vend i mbaruar perfundimisht qe meriton plotesisht prapashtesen “stan” dmth Albanistan. Normalisht ky duhet te ishte nje skandal qe duhet te bente te pushoheshin nga puna minimumi gjysma e atyre plehrave pedagoge po si gjithmone ne Albanistan skandalet nuk perbejne me çudi dhe jeta vazhdon duke pritur skandalin tjeter te radhes.

    Përgjigjjuni

    • Shkodrani prej Puket  --  16 Qershor, 2012 në 12:13 pm

      A paska Kristal te turbull ene n’Shkoder a?!!

      Përgjigjjuni

  2. niklas  --  16 Qershor, 2012 në 12:00 pm

    KJO CESHTJE ESHTE QE MOTI E KUR I SHEH DISSA PEDAGOG QE DALIN NE KRYE TE SHOQATAVE PER CDO TE MIRE TE VENDIT TE VJEN TE VJELLESH ..SA QE EKAN ULE PAZARI SA NJE TUFE MAJDANOZI ..HEREN TJETER DO TE JAPIM EMRA ..HAHAHAHHAAH

    Përgjigjjuni

  3. whatthehell  --  16 Qershor, 2012 në 12:01 pm

    kot nuk e kishte xhaxhi enver institut,se kaq mundesi edukimi ka ky gjoja universitet, dhe fjala universitet eshte shume fjale e cmuar per dike qe e mbaron ate.sot keta qe dijne kaq shume nga edukimi nen urdherat e xhaxhi saliut e quajne universitet.dhe u mbush bota me gjeni nga albanistani por qe nuk vlejne asgje se gjithe bota e din se ne ket vend provimet merren me leke.ne ate kohe kishte nje universitet por ishte dicka dhe mesoje te pakten me sa mundesi kishe,sot ka mbushur universitete dhe komplet dalin karabusha si thojne shkodranet.mjere vendi nga keta gjeni te shkolluar qe nxjerrin keto shkolla pazaresh.kjafton te lexoni titrat e shkruara ne TV e paketes satelitore dhe eshte mbushur me analfabete qe as te shkruajne nuk dijne,lere me ata qe gjoja informojne ne anglisht boten nga disa TV anadollake.a ka turp ky vend ku kujtojne se shkojne keshtu,dhe ke kujtojne se genjejne,vetem ja fusin kombit te tyre ne syte e botes asgje tjeter.

    Përgjigjjuni

  4. albanian forever  --  16 Qershor, 2012 në 12:04 pm

    Ketu ne Shqiperi, gjithcka blihet me leke. Ky eshte sistem shteteror korruptiv. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/perballja-politike-e-frontit-demokratik.html

    Përgjigjjuni

  5. hajriu  --  16 Qershor, 2012 në 12:09 pm

    3 në 4 studentë i blejnë provimet???? Si shpiegohet ? Ne e dime qe kjo ndodh kudo dhe jo vetem ne Shkoder.

    Përgjigjjuni

  6. mekaniku  --  16 Qershor, 2012 në 12:29 pm

    Qe i blejn dipllomat nuk ka problem,por problemi me i madh qendron se brezi i shpreses SHqiptare,po rritet dhe edukoet me mendimin qe pa korrupsion dhe pa paguar nuk mbaron asnje pun,dhe me e keqja, se nje syresh prej ketyre qe blejn dipllomat me lek, do ti kemi ne te ardhmen ne parlamentin SHqiptar dhe do drejtojn shtetin neser,arrini ta kuptoni sa e zymt parashikoet e ardhmia per SHqiprin dhe SHqiptaret.

    Përgjigjjuni

  7. Stef Staku  --  16 Qershor, 2012 në 12:30 pm

    ANALIZE : Une kam ndjekur studimet ne Univ. Shkedres Dip. Fizike 2001 – 2004. Per fat te mire nuk jam diplomuar ne ate universitet. Nuk eshte e vertete se te gjithe pedagogen atje jane te korruptuar, problemi eshte se te korruptuarit kane gjithe pushtetin p.sh. Mahir Hoti Rektori i asaj kohe ishte nje nder me te korruptuarit. Ne Dipartimentin e matematikes qe drejtohej nga Elida Hoxha teksti i analizes ishte komplet i gabuar dhe i pakuptueshem keshtu qe studentet ne fund te vitit ishin te detyruar te paguanin ose duhej te mesonin si vjershen 200 faqe liber qe as profesorisha nuk dinte ti spiegonte.
    Me vjen per te qeshur kur pata lexuar se z. Jozefine i akprdonte nje titull nderi Tonin Shkupes profesorit te algjebres ne Univ. Shkodres. Mesuesi Tonin Shkupa leksionet e algjebres i jepte me shenime, besoj se as ne Afrike algjebra nuk jepet me shenime.
    Ne ate universitet jane nje grup mesuesish qe e kane kthy universitetin ne nje grumbull kioskash si ne pazar Zdrale.

    Përgjigjjuni

    • shkodrani ne mergim  --  16 Qershor, 2012 në 5:17 pm

      Jo vetem ato qe permend(ku psh Mahir Hoti rregulloi shtepine e veht edhe duke vjedhur ndihmat e shoqates shqiperi -austri apo fonde te liqenit etj,por ke me teper si psh e ndjera Esmeralda Uruci;Edlira-Tukaj(Gjuraj,gruaja e Tonin Gjuraj)-nga ekonomiku;ke pasur dhe ArencenTtroshani e cila ka dhene provime njerezve edhe pa qene prezent(mund te verifikohet krejt lehte);Sander B.,Roland A,Franin Qafa te cilen e arrestuan(megjithese ka bere edhe ndera,d,m,th pa leke);Anton Bunga(sot jeton toronto,kanada);lista vazhdon ma teper.
      Respekte per Ilir Berhanin,Gac Kokaj,ish pedagoge Irma Baraku e disa te tjere.
      Po nje dicka me ben pershtypje,sepse kjo nuk eshte nje gje e re qe po ndodh.
      Nje pjese e mire sot e politikanve,si nga shkodra apo edhe nga rrethet,qe ishin apo jane ne qeveri,i kane marre provimet apo diplomat pa dhene nje te vetme ose sa kane hyre,kane rregjistruar emrin9kur ka ardhe sekretarja Ingridi Pali) dhe kane dale per ti pritur me pi kafe tek Klubi Sarajevo)mbrapa godines tek rektoriati i vjeter.
      Nuk po flas me sepse pastaj nuk po mbaroj kurre (se ka edhe emra boll per te dhene)dhe kjo nuk ka fund.

      Përgjigjjuni

  8. Toni.I.  --  16 Qershor, 2012 në 12:32 pm

    Duam apo jo kjo èshtè SHqipèrija si vendi mè i korruptumè nè BOTè
    Universitet,GJykata,Perfektura,Polici,Spitalet etj-etj janè institucjonet
    ku marrin lek-kesh pèr çdo qytetarè pèrndryshe sherbimi nuk bèhet,
    rasti i U.SHkodrès èshtè njè pikè uji nè SHqipèrinè tonè ku triumfon
    e keqja dhe vidhet nè emèr ligjit ,mè vjen keq pèr ato Studentè-te per
    qè tè marrè Diplomè i duhet 6-7 vjet (STU-SHQP-qè studjojnè nèpèr vende
    tè ndryshme BOTèS) kurse nè SHqipèri paguhet pa studjuar.

    Përgjigjjuni

  9. Lex Rex  --  16 Qershor, 2012 në 12:34 pm

    Juridiku i Shkodres ka kohe qe jep diploma te pastra ”kristal”. Mbaj mend qe ne fund te viteve 90-te nuk mbeti baxhelle ne Tirane pa marre diplomen e Juridikut Shkoder.

    Përgjigjjuni

  10. Saimir  --  16 Qershor, 2012 në 1:07 pm

    Po prokuroria a planifikon te filloje ndonje procedure hetimi? Apo edhe prokuroret i kane blere diplomat?

    Përgjigjjuni

    • shkodrani ne mergim  --  16 Qershor, 2012 në 5:41 pm

      Nje pjese e ketyre prokuroreve qe jane ne pune sot,jane me provime dhe diploma prej ketyre pedagogeve.Keshtu cfare mendon ti se do i denojne ?
      Jo,do te gjindet nje klecke,nje hile dhe do te dali i lare nga kjo histori.

      Përgjigjjuni

  11. bato  --  16 Qershor, 2012 në 1:29 pm

    Pse mendoni vetem ne shkoder ? te shkojne njehere gazetaret ne elbasan e te shikojne nuk duhet te pyesin e te marrin sondazhe nga studentet,vetem mjafton te futen ne klase kur jane provimet dhe te degjojne zerin e vete pedagogut kur nxjerr nga goja fjalen kush do te kaloje 100 euro pler vend kemi dhe plerat na qeverisin e na komandojne nuk behet shqiperia kur vendet e lira jane per 100 studente dhe dalin 150 studente me dipllome pse? eshte e thjeshte per tu kuptuar ,nuk eshte vetem shkodra ne elbasan po pate leke merr provimin por dhe noten si ta duash del dikush me dipllome qe nuk di te shkruaje emerin e tij katastrof dhe e gjen direkt nje vend pune sepse hudh lekun apo eka ndonje me partin demokratike vendi jon ka marre fund nuk ka njeri qe e shpeton .

    Përgjigjjuni

  12. Shkodrani  --  16 Qershor, 2012 në 1:33 pm

    Shkodra,dikure e nderuar per kulturen e saje dhe etjen per dije,sot asht kthy ne nji Tropoje apo kukes injorant.Nje dite,duke ndjekur emisionin !00000000 tek Top-Chanel,dy protogandistet,ishin nje cift nga Shkodra,qe kishin mbaru universitetin.Pyetja ishte:Kush quhej me pseudonimin Dora D’Istria–Mysine Kokalari,Mamica Kastrioti,Elena GJIKa apo Edith Durham.Cifti me universitet te mbaruar,vendosi 70000000 tek emri i Musine Kokalarit.Prej ne klasen e 8-te,ne shkollat e Enverit,kena mesu se Dora D’Istria eshte Elena Gjika.Ky asht arsimimi yne universitar,qe tutkuni Sali Shpellari e quan te superzhvidhuar.Dakord,per intelektin sakat te malokut te Tropojes,ky asht zhvillim.Prandaj shpreh keqardhjen,se qyteti im po vdes kulturalisht.niversiteti i Shkodres,asht ba si Uet e Naim {Henri}Cilit,qe shet diploma edhe per analfabetet

    Përgjigjjuni

    • x  --  16 Qershor, 2012 në 4:22 pm

      Ti Shkodran e thake fare gjuhen shqipe.Shkodra ka qene e perkedhelur dhe jo e nderuar per kulturen e saj.Per ke kulture e ke fjalen? Nejse, sidoqofte, Shkodra ka nevoje per shkolla fillore se ka plasur analfabetizmi.

      Përgjigjjuni

  13. tropojani-tr  --  16 Qershor, 2012 në 1:46 pm

    keta studentet e shkodres jane shume te afte,i zgjidhin punet vetem nepermjet letrave, t’i shkruajne ndonje leter Ismail Kadares dhe ndonje tjetri dhe tak fap u zgjidhen problemet..dhe behen te famshem..

    Përgjigjjuni

  14. ziguri  --  16 Qershor, 2012 në 2:12 pm

    Nje qe kishte mbaruar per juridik ne Shkoder,mbas pak kohe filloi edhe pune.Duke ju treguar miqve se Universiteti nuk ishte dhe aq i veshtire i entusiazmuar deklaroi:Tani do tju hyj studimeve te mbaroj edhe maturen.

    Përgjigjjuni

  15. Peshtani  --  16 Qershor, 2012 në 2:22 pm

    Se kuptoj ne Shkoder 3 ne 4 student japin lek,cne,ne Gjirokaster japin 5 ne 4 student, cuna goca shterngohuni pak tani kete sezon riteni kamaten se do ikin me pushime pedagoget sdo ti lem te lahen ne dush. A mjer ne ku jetojme.

    Përgjigjjuni

  16. IH1992  --  16 Qershor, 2012 në 3:02 pm

    Mos ja vini fajin studentëve. Pedagogët janë problemi. Të cilët as nuk shpjegojn sipas silabusit dhe kurrikulave dhe janë të predisponuar ti ngelin studentët e tyre për faktin se duan para. Për mua ata duhet të arrestohen, gradat akademike nuk i nderojn, por i turprojnë!

    Përgjigjjuni

  17. mesuesi  --  16 Qershor, 2012 në 6:53 pm

    pedagoget jane plehra por edhe studentet jane idiote. faji eshte i te dyve. un kam mbaruar universitetin dhe nk kam paguar asnje 5 leksh sepse i vura detyre vetes qe duhet te studjoja dhe ne keto raste edhe pedagogu nk ka fytyre te kerkoje leke. Po kur ne universitet shkojne 3/4 budallenjte edhe pedagoget shfrytezojne rastin. perfundimi::: pedagog milioner i korruptuar dhe student budalla me diplome

    Përgjigjjuni

  18. alma  --  16 Qershor, 2012 në 7:59 pm

    I nderuar Shkodran ne Mergim.
    Une kam qene studente tre vite ne Shkoder. Gjysma e pare e komentit tend eshte e sakte. Por Ilir Berhani, G. Kokaj dhe Irma Baraku kane qene njesoj te korruptuar sa dhe Roland. Ilia, Sander Boci dhe Fran Qafa. Ata qe ishin pedagoge jo te korruptuar dhe kompetente ti e di mire qe cfare fati paten kur rektor u be Mahir Hoti. I kujtoj me respekt ata pasi ne cdo rast perpiqeshin te na na jepnin dijet dhe ne fund na vleresonin jo nga Markat gjermane por vetem nga pergaditja.

    Përgjigjjuni

  19. alban  --  16 Qershor, 2012 në 8:14 pm

    Ilir Berhani ka qene gjate periudhes 2008-2011 Dekan i Fakultetit Juridik tek Kristali. Kujtoni pak ato diplomat! U largua Rustem Gjata se nuk pranoi te beheshin shkelje dhe Meti solli delenxhiun Ilir Berhani nga Shkodra per te firmose diplomat!

    Përgjigjjuni

  20. tironci  --  16 Qershor, 2012 në 8:41 pm

    http://www.panorama.com.al/politike/te-perndjekurit-leter-berishes/
    Ky robi osht i persekutum dhe kryetar i PS ne Puke.

    Përgjigjjuni

  21. Dritan Nurce  --  4 Qershor, 2013 në 12:59 am

    Persa i perket Universitetit te Korces ( universiteti ku une kam perfunduar programin bachelor ) kundershtoj me bindje te plote rezultatet. Para nje viti kam kryer nje studim per korrupsionin ne kete universitet dhe rrezultati ka qene qe kane paguar 14.78%, qe nuk eshte 3 ne 4 studente. Nga viti akademik 2010-2011 ne vitin akademik 2011-2012 ka pasur nje tendece rritjeje prej 7.26%.

    Përgjigjjuni

  22. altin  --  27 Mars, 2014 në 12:28 am

    Pa shikoni pak Universitetin e Tiranes dhe ate Politeknik….. A nuk behet baderdia?????? dhe madje me vlera shume te medha….. Shikoni pak Fakultetin Ekonomik….tmerr….. ca figura si Maqo Mitre me shoke qe s’dine se c’bejne…. vlera tmeresiht te medha kerkojne…. Ky zoteri vete dhe ne filialin e Sarandes ne fund te sezonit, rri ne nje hotel dhe mbledh taksat per provim te niveleve 500-1000euro….

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>