KLSH: Autoriteti i Aviacionit Civil, 2 milion euro dëme duke favorizuar Belle Air dhe Albanian Airlines

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën kallëzim penal për ish- drejtorin e AAC dhe zëvendësdrejtorin aktual

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar sot rezultatet e një auditimi që ka zhvilluar në Autoritetin e Aviacionit Civil për periudhën 1.9.2010 deri më 29.2.2012.

“Zbulimet dhe përfundimet e këtij kontrolli tregojnë se, menaxhimi dhe administrimi nga ana e stafit drejtues dhe punonjësit e ngarkuar të AAC është shoqëruar në mjaft raste me mosrespektim dhe moszbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe rregullative në fuqi,” thuhet në njoftim.

Pasojat e shkeljeve ligjore të zyrtarëve të AAC kapin një vlerë prej rreth 2.5 milion euro. Nga këto rreth 2 milion euro janë efekte financiare negative dhe pjesa tjetër janë dëm ekonomik në buxhetin e AAC.

“Vlera totale e shkeljeve të dispozitave ligjore në fuqi, me pasojë efekte financiare negative llogariten në vlerën 1,986,116 Euro; ndërsa me pasojë dëm ekonomik për buxhetin e AAC në vlerën 8,586,666 lekë dhe 416,411 Euro,” thuhet në njoftim.

 

Shkeljet

Në shkeljet e renditura nga KLSH të bie në sy se 2 milion euro është dëmi që është shkaktuar për të favorizuar Belle Air dhe Albanian Airlines.

-Mos hartimi dhe mosparaqitja për miratim te Ministri i MPPT i tarifave që duhet të zbatohen nga AAC, për shërbimet që duhen kryer në zbatim të nenit 9, pika 2, të ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i RSH” dhe neneve 6, 17 të ligjit nr. 10233, datë 11.02.2010 “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, gjë e cila është shoqëruar me efekte financiare negative në të ardhurat e AAC-së në vlerën 1,986,116 Euro, duke favorizuar kompanitë ajrore “Belle Air” dhe “Albanian Airlines”.

-Mosparashikimi i të ardhurave nga udhëtimet Charter, duke i kaluar ato në udhëtime Schedule, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 405,650 Euro, veprim ky në kundërshtim me vendimin e KM nr. 492, datë 30.6.2005 “Për caktimin e tarifave të shërbimeve…………….në AAC”. 

-Mosbashkëpunimi dhe mosrakordimi ndërmjet AAC dhe Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas,  lidhur me numrin e pasagjerëve të terminuar, për të cilët aplikohet tarifa e sigurisë 2 Euro për çdo pasagjer të hyrë dhe dalë nga Aeroporti (25 % e të cilës merret nga AAC), me pasojë dëm ekonomik në vitet 2010-2011, në vlerën 10,761 Euro.

-Moszbatimi i kushteve të kontratës të lidhur me një fondacion shqiptar (drejtuesit e së cilës janë në lidhje të afërta me ish Drejtorin e AAC), ku nga auditimi me zgjedhje, vetëm për muajin nëntor 2011 është konstatuar një diferencë me pasojë dëm ekonomik, ndërmjet ditëve (FT) të parashikuara në kontratë me ditët e punuara dhe të likuiduara, e cila llogariten në vlerën 4,386,666 lekë.

 

Masat

Lidhur me masat disiplinore, KLSH ka rekomanduar, fillimin e procedurës për:

“Largim nga puna në Autoritet” për Zv/ Drejtorin Ekzekutiv, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor (i autorizuar); dhe

“Paralajmërim me shkrim për largim nga puna me afat shlyerje 1 vit” e “Vërejtje me shkrim me afat shlyerje 6 ( gjashtë) muaj”, për 26 punonjës, masa të cilat mund të thellohen nga Drejtori Ekzekutiv i AAC, në varësi të shkallës së parregullsive dhe shkeljeve të shkaktuara nga secili punonjës i përgjegjësuar në Raportin Përfundimtar të Auditimit.

Për ish Drejtorin Ekzekutiv masa disiplinore “largim nga puna në autoritet” konsiderohet e ezauruar, për shkak se Ministri i Punëve Publike dhe Transportit e ka larguar nga puna në AAC.

Nga vlerësimi i veprimtarisë dhe referuar shkeljeve të sipërcituar të shoqëruar me dëme ekonomike dhe efekte financiare negative për AAC, konstatohen elementë të veprave penale, ndaj për këtë KLSH mbështetur në nenin 248 “Shpërdorimi i detyrës” dhe nenin 258 “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, ka depozituar dy kallëzime penale në organet e prokurorisë për Ish Drejtorin e AAC dhe Zv/ Drejtorit Ekzekutiv në cilësinë e Titullarit të autoritetit kontraktor (i autorizuar).

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

28 Pergjigje per KLSH: Autoriteti i Aviacionit Civil, 2 milion euro dëme duke favorizuar Belle Air dhe Albanian Airlines

  1. Leart K  --  19 Qershor, 2012 në 6:32 pm

    Si e ka emrin ky drejtori i AAC? Apo eshte anonim :p
    Po zv/drejtori? Apo eshte larguar ne drejtim te paditur :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
    Belle Air e kujt eshte?
    FALEMINDERIT!

    Përgjigjjuni

    • elbasanlliu  --  19 Qershor, 2012 në 8:09 pm

      Ervin Mazniku ish Drejtor i AAC kurse tjetri nje katunar nga elbasani Irfan Hoxha miku i tetos

      Përgjigjjuni

      • gjergj  --  20 Qershor, 2012 në 11:02 am

        ore pse ka qytetare shqiperia !!!!
        se qytetaret e shqipnise jane ne itali po mendoj muzaket albanet kastriotet -qytetar nuk je nqs se linde ne nje qender banimi te madhe…ah harrova familjen mbreterore ok …

        Përgjigjjuni

  2. albanian forever  --  19 Qershor, 2012 në 6:32 pm

    Shteti ka filluar te levize. Uroj qe te shkoje ne kete drejtim. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/nje-ze-i-fuqishem-qe-na-vjen-nga-pertej.html

    Përgjigjjuni

  3. artan hoxha  --  19 Qershor, 2012 në 6:35 pm

    o opozitar te pakten ju boll u moret me ramen po te kishte mundesi do ti mbronte te gjitha kauzat dhe takimi me ilirin u be per te miren e shqiperis por ai eshte tradhtar i lindur rama i humbur ishte edhe po mos ta takonte te behemi bashk te mos konsumojm energjit tona duke shar ato qe po na mbrojn me zemer pasurin kombetare e kan mar kafshet me fytyr njeriu duhet tja u rimarim [pasurin’ ton

    Përgjigjjuni

  4. ervin  --  19 Qershor, 2012 në 8:07 pm

    Dmri ish drejtorit eshte Ervin Mazniku. Zv. Drejtori quhet Irfan Hoxha eshte nje ish punonjes i METE te cilin e shkarkoi Ministri Ruli per papergjegjshneri. Mqs ndihmoi Arben Imam8n qe te humbte ne Tirane e te dilte deputet e cuan Zv. Drejtor tek AAC. Sa i perket Maznikut nuk ka faj se eshte me probleme mendore nje Mjek qe ska punuar asnje dite mjek… Nga perkthyes ne Kosove behet Drejtor i AAC…
    Kaq Kisha te tjerat kuptojini vete

    Përgjigjjuni

  5. iliri  --  19 Qershor, 2012 në 8:19 pm

    Titulli nuk eshte ne linje me Raportin, eshte e vertete qe eshte favorizuar Belle Air, dhe sigurisht po te duan ata qe e kane per detyre fare fare lehte e gjejne se ku jane share money…perkundrazi Albanian airlines eshte demtuar i eshte hequr Licensa duke lene ne treg vetem Belle Air…po normal hiqen specialiste dhe bohen mjeke drejtor te pergjithshem te aviacionit dhe zevendes drejtor njerez qe i ka heq ajo Vokshi nga Puna me firme te Genc Rulit dhe mas tre ditesh ai bohet zevendes drejtori i mjekut….si nuk kon frike vete xhanem pa le per korupsion se ska noi gjo te re….

    Përgjigjjuni

  6. stone  --  19 Qershor, 2012 në 9:06 pm

    Ervin Mazniku eshte miku i vajzes se te madhit tone dhe nip i bukuroshit Ylli Pango, vertet nga perkthyes u be drejtor i madh. Kjo eshte qishperia e qishpetareve,

    Përgjigjjuni

    • altin goxhaj  --  19 Qershor, 2012 në 10:50 pm

      Po pse nuk thoni edhe se eshte kusheri i pare i Arbjan Maznikut te Partise Socialiste, G99, MJAFT, Soros;-)

      Përgjigjjuni

  7. balotelli  --  19 Qershor, 2012 në 9:47 pm

    Ciao Mero,

    e lexova shkrimin per Autoritetin e Aviacionit sapo me thone se 2 miljon Euro nuk jane harxhu per Belle air a Albanian por jane ndare midis tyre duke mos i kerku belle airt me pagu 10 euro per udhtar dhe kuptohet…po mo e bukra osht se problemi qeka ke 1 miljon e gjyse euro qw ky maxniku i ka dhon me tender nje akademie ajrore me pronare motren e vet…per ket e paskan heq para ketij shkrimi me e shpetu..po mo e bukra oshte se kjo motra e Akademise eshte ajo ke filmi i Fixit me :mbertheckat e yll pangos!!! ate kujtohet kur i thoshte asaj se > hajde se une kam nje Institut ku e drejton mbesa ime…kjo mbese pra del prap ne skene..alllaaallhha…Po ca bo ai cakulli ka venos me bo pushim apo i pagoi leket yllit dhe ka frike tani me hulumtu..

    Përgjigjjuni

  8. nardi  --  19 Qershor, 2012 në 10:53 pm

    Belle Air eshte monopol.Cfare pritet nga monopolet?Nje bilete vajtje ardhje Rome-Tirane kushton 220 euro per 1 ore udhetim,sikur me shku ne Londer.E provoi Ryan Air e cila eshte kompani low cost,te bente linjat e fluturimeve per ne Shqiperi,por ashtu siç thoshte Diveroli,ketu kafshet kane dale nga kontrolli,mafia eshte e mireorganizuar,dhe pasurohet ne menyre marramendese perdite,kurse populli vuan buken e gojes.

    Përgjigjjuni

  9. Landi  --  20 Qershor, 2012 në 12:35 am

    O qelbes Balotelli, po rrogen qe vazhdon e merr do ta marresh me aty ku je? Apo do te te ndihmoje Gim Rama me Felixin! Spiun pa din e pa iman!

    Përgjigjjuni

  10. Mario  --  20 Qershor, 2012 në 12:41 am

    Vallaj ky Mazniku paska qene burre i mencem, qenka terheq kur duhet! Ti ervini tjeter gri sallate se je ti me te meta mendore! Po ju doktor keni kryeministrin more trushkulur qe ju mjekon prej 7 vitesh! Pis milet llafazan fshiheni pas komenteve burracake njerez te frikur

    Përgjigjjuni

  11. Mondi  --  20 Qershor, 2012 në 1:08 am

    E keni vene re qe shtrembesi hajdut Bujar Leskaj, nuk e kontrollon hic ministrine e jashtme? Shendetesine, ekonomine? Epo jo se me kokelopen jane mjalte e sheqer, se helbete i mori gruan ne pune bujarit e patjeter do ja shperbleje, kjo eshte burrni! Ju te tjeret ngrohuni ne diell me kontrolle, e gjithcfare kulisash!

    Përgjigjjuni

  12. Vlora  --  20 Qershor, 2012 në 8:20 am

    Bravo Bujari

    Përgjigjjuni

  13. didi  --  20 Qershor, 2012 në 11:50 am

    ej ky drejtori mazniku me diplome doctor, zanat perkthyesi dhe pamje idioti ka emeru drejtoreshe pellumbeshe juridike dhe shefe juridike ca k….
    dhe me ato i ka bo ato tenderat 2 milioneshe, kurse ai tjetri n/drejtori katunari ka dhene aprovimin se drejtoresha juridike punon mire kur shkojne bashke me sherbim jashte shtetit

    Përgjigjjuni

    • anamaria  --  22 Qershor, 2012 në 11:56 am

      Ej Didi nga zyrat e AAC e bere kete komentin???
      Hajd mos u merzit qe te kane heq nga puna .
      Desha te te beja me dije qe zyra juridike ka vajza te mrekullueshme .
      hahahahahahahaha….na shkrive.

      Përgjigjjuni

      • DORIKERO  --  13 Mars, 2014 në 8:40 am

        ANAMARIA NESE PAS PERDORJES NGA KAKACI, MINAROLLI, FANJA KE MET E VIRGJER, MREKULLI JE -FIKS ANAMARI

        Përgjigjjuni

      • DORIKERO  --  13 Mars, 2014 në 8:56 am

        pas perdorimit e hedhjes nga kakaci, minarolli fanja ke met e virgjer?? mrekulli mrekulli alelujaaaaaa

        Përgjigjjuni

      • dorikero  --  13 Mars, 2014 në 10:34 am

        hahahahaha anamari mrekulli je mete virgjereshe pas perdorimit nga kakaci, minarolli, fanja hahahahaha fiks k. te bindme. Pse nuk del me identitet te plote ti anamari e lire- minarolli kraja apo del icik gjate. mire mos dil se do te nxjerrim

        Përgjigjjuni

    • karamelja  --  22 Qershor, 2012 në 11:58 am

      Ej Didi nga zyrat e AAc e bere kete komentin???
      Mos u merzit qe spunon me aty.
      Sipas infove te mia rezulton qe zyra juridike ka drejtoreshe dhe shefe te mrekullueshme ,ti je thjesht xheloz.
      hahahaahahahhahahahaa……………………

      Përgjigjjuni

      • Ariola Bushati  --  12 Tetor, 2012 në 10:38 am

        Tamam e ke thene moj Diti se kur te punon”Pellumbesha”drejtoresh do te behesh,se ajo drejtoresha e zyres juridike nuk e ka pas te parin ate z/drejtorin katunar te elbasanit,por edhe drejtorat e memeparshem.
        po edhe ish sekretarja e Maznikut eshte dashnorja personale e tij,pastaj e beri edhe shefe te personelit.Ajo qe kur erdhi ne fillim ishte si vajze e urte,por paska pas qene zjarr nga brenda.
        Keto kane qene drejtuesit e AAC.Dhe njerezeve u merrnin Euro per nje vend pune ne AAC.
        Ato duhet ti fusesh ne burg,per vjedhjet qe kane bere

        TUNG

        Përgjigjjuni

      • eda  --  12 Mars, 2014 në 8:26 pm

        O karamele, vetem dy rrokjet e para te pseudonimit do ti. Drejtoresha e zyres juridike thone qe thith mire edhe pse i ka syte si koqe. Ajo nuk eshte me zyra juridike, eshte zyra kurvave t’lira.

        Përgjigjjuni

      • sajmebriri  --  13 Mars, 2014 në 8:58 am

        hahahahaaha harrove qe minarolli te mulote koken se e verboje me shemtine tate ? me brire je mret , me brire je pasha ahhahaahha

        Përgjigjjuni

  14. plarent  --  20 Qershor, 2012 në 12:02 pm

    Sa te zote qe jeni te komentoni pa ditur apsolutisht asgje ! Po skeni faj ju ! ju duket vetja te zgjuar dhe fshiheni pas pseudonimesh.

    Përgjigjjuni

    • KURTI  --  20 Qershor, 2012 në 5:33 pm

      Ti Plarent qe fshihesh nen kete pseudonim(Plarent)hajde tek une dhe te tregoj une se sa di per kete pune,emri im eshte shpetim kurti,eja se te mirepres,,por nuk vjen ti se do jesh ndonjeri prej ketyre hajduteve.

      Përgjigjjuni

  15. topi  --  20 Qershor, 2012 në 1:39 pm

    Eshte ne rregull qe nese dikush shkel ligjin te marr persiper dhe denimin qe i takon sipas ligjit.
    Ketu behet fjale qe drejtori apo edhe punonjes te tjer kan keqeperdorur poziten dhe askush nuk ndalet te mendoje per vete kompanite e aviacionit si BelleAir dhe AlbanianAirlines. Une mendoje qe jan keto dy kompani qe ju duhet marre licenca dhe te mos ju lejohet me te fluturojn ne Shqiperi. Jan keta qe i kan ne dore ata te medhenjet (deputet/ministra) dhe ju bejne presion ketyre te vogjelve(drejtora e punonjes)mu me qellim qe tu ikin tarifave te ndryshme qe duhet ti paguhen shtetit. Dhe neve shqiptaret i hajm shume lehte kete lloje loje sepse behet fjale psh per 1-2 euro tarife per person dhe themi auuu po nuk qenka asgje, para e vogel… Por kur njeriu ndalet dhe mendon ketu behet fjale me diku minimumi 5.000 euro ne dite dhe kur i shumezon me 365 dite behen 1.825.000 euro. Dhe keto nese ju mendoni qe i ka marre drejtori jeni shume gabim, sepse ketu kan shkuar shumica tek BelleAir dhe AlbaniaAirlines si dhe tek te “medhenjet”…
    Ketu eshte problemi ne shqiperi – behemi kinse po bejme pune duke kerkuar “mish tek pleshti” – drejtorat, dhe jo tek deputetet dhe ministrat. Po ku guxon nje drejtor te beje nje gje te jashte ligjeshme pa miratimin apo edhe vete keshillen e atyre qe e vejne ne ate pozite, pra deputeteve dhe ministrave.

    Përgjigjjuni

  16. loni  --  20 Qershor, 2012 në 6:54 pm

    o topi ti e ke mire qe jane ministra dhe deputet por mos harro se keta drejtora sharlatan qe nuk dine dhe nuk duan te dine se si funksionon administrata e shtetit sepse predispozicioni i tyre eshte t’ju sherbejne ministrave, deputeteve e me lart. dhe vjen nje dite qe ju hapet oreksi dhe pastaj duan leke duan sekretare etjera etjera

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>