Kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës së Vlorës, arrestohet autori

20 Qershor 2012, 10:12Politika TEMA

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Artur Malaj, është kërcënuar me jetë. Mësohet se ai ka marrë kërcënime me jetë në numrin e tij celular. Por subjekt i kërcënimeve me jetë ka qenë edhe familja e tij përmes telefonit fiks.

Siç raporton Shqiptarja.com, është identifikuar autori i këtyre kërcënimeve. Ai është Mentor Mustafaraj, të cilit i janë vënë prangat. Dyshohet se kërcënimet janë bërë për çështje pronësie.

Policia është vënë në alarm duke pasur parasysh se vetëm në shtator të vitit të kaluar një gjyqtar i kësaj gjykate u ekzekutua me tritol mu në mes të qytetit. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u ekzekutua më 9 shtator 2011, dhe deri tani ende nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë vrasje.

 

15 komente në “Kërcënohet me jetë kryetari i Gjykatës së Vlorës, arrestohet autori”

    1. eno says:

      Ketu e ke gabim,ne shume vende te botes mafia mundohet te kapi shtetin,kurse tek ne ndodh nje fenomen i papare,shteti eshte vete mafja…dhe nepermjet policise dhe tatimoreve mundohet tu marre leke njerezve qe tu lere “te lire” biznesin ose makinen,duke vene gjoba,pa firmen e personit qe gjobit dhe fshehurasi

  1. pisi says:

    komentues te nderuar!
    mos tju haje meraku shum per kete person
    ka bo aq shume te keqija ky tip sa keto kercenime per mendimin tim jane shume pak!!

  2. z.mustafaraj eshte nje ish pronar qe ka prona te plazhi i ri vlore, me letra te rregullta hipotekore, dhe s’kuptohet pse duhet te arrij te kercenoj kryegjyqtarin ?!!!!!

  3. klau says:

    drejtesia vonon por nuk harron ,, nuk ka gje qe nuk vete ne vend ,, e ka treguar historia shekullore e njerezimit ,,

  4. pisha flamur says:

    -Mafja vertikale, pjesa më kriminele e saj Padrejtësia, e vetquajtur drejtësi, përfaqëson errësirën më të tmershëme, krimin më të tmershëm. Veprimet tiranike të gjykatës prekuroris hetusisë dhe gjith superstrukturës që duhet të mbronte popullit kanë vetëm një eikuvalent Krim-Krim-Krim…….pa mbarimisht krim. Unë nuk jam me terrorrizmin pamvarësisht se simbas ligjit dialektik territorrri i kriminelëve të pushtetit neutralizohet me revolucion me mjete autoritare të popullit. Pushtetarëve dhe zonjave të shtypjes së popullit ju ka zënë syri cip dhe nuk po shikojnë fëmijët e popullit si po vriten, si po vidhen, si po shtypen, si po përdhunohen, si po ju merren tokat, pronat, dhe nderi. Pra gjykatës duhet thënë Kara gjykat (gjzkat e zezë), kara-prokurori, kara hetusi, kara qeveri dhe simbasa ligjit të divanit (Sulltanit) kujt i vinte fermani “KARA” = i zi. duhej të dorzonte kokën ti pritesh. Vetëm me ferman vendoset drejtësia në Shqipërin tonë të dashur, por ne si popull po e lëmë jetime sepse ruajmë më shumë bythën se dinjitetin.Mero tu lumtë për koseguencën në mbrojtjen e popullit tënt. Pena jote na kurajon të përsërisim Fan Nolin e math, i cili kur Shqipëria rrezikohesh nga banda Zogut dhe Malokët e tij, jo malësorët, ai shkruante “Rron or rron dhe nuk vdes Shqiptari” Jemi popull fisnik, të beshkohemi dhe të mos dekurajohemi nga gjiricët e ujrave të zeza që përhapin panik se Shqipëria nuk u bëka.

  5. Qytetari qe pret pronen nga Saliu says:

    Para 50 ose 60 viteve,ne lagjen dhe qytetin ketu apo atje njerzit thonin: “E shikon ate gruan eshte e perdale, ose e shikon ate burrin ,eshte hajdut vagabond,pijanec etj. Sot ne 2012 thuhet e shikon ate ose ate tjetren person ose familje,jane te mire qe don te thote te tjeret jane maskarenj.Ketu jane te gjithe njelloj,hajdute kriminele,Enver hoxhe dhe Sali Berishe bashke.I gjen kudo,ne zyre,ne polici,ne gjykate,ne mjeksi etj.Pa nje revolucion qe tu jepet nje mesim i mire nuk zgjdhet problemi.I ziu Mentor qytetari, pasi i moren tani po i marrin dhe jeten.Na mbro oooooo Sali Proto(para)papa pronen e jeten ooo ZEUSI I YNE. Qendro Mentor se ne jemi me ty

  6. hajriu says:

    Thjesht qe zoteria ne fjale e ka kercenuar nga telefoni celular dhe ai fiks kur dihej qe do te zbulohej , me bene te mendoj se ai ka shume te drejte perderisa nuk ka pase frike . Nje kohesishte me bene te mendoj qe ky gjykatesi do jete si gjithe te tjert , thjeshte nje shushunje.

  7. tan says:

    Ky Gjygjtare qe e ka kthyer gjykaten e vlores ne prone te tijen duke vjedhur prona dhe duke bere qe vetem drejtesi mos te kete duke sorrollatur pronaret me gjyqe e seanca pa fund dhe ata qe fallcifikojne dokumetata tu jap prone ne kembim te parave ,Gjykata e vlores eshte kthyer ne nje vegel te ketyre gjyqtareve per te vjedhur dhe mos dhenje drejtesi me krye gjyqtarin qe ka nga janari 2011 qe nuk publikon me vendimet gjyqeoser ne sitin e Gjykates se Vlores duke bere ne kete menyre te kunderten e deklarimit te Ministrit te Drejtesise per transparence per publikun
    Ky Gjyqtare nuk duhet kercenuar por duhet Hequr nga drejtesia sepse ka kthyer gjykaten e Vlores ne nje vegel per pasurimin e Gjyqtareve dhe varferimin e Pronareve dhe atyre qe kerkojne derjtesi
    Jam me pronarin mustafaraj qe familja e tij e vjeter dhe e njohur ne vlore akoma nuk ka marre prona por ka perballe nje Fshatar per kryetare gjykate qe vendos per pronat e tij
    Turp

    1. jane bere gjykatesit llum e veretete, po c’far tu besh ???? mjere ne qe jetojm ne kete shtet shpellaresh e baltukesh !

  8. Ad Vlore says:

    Eshte kollaj te flasesh kur nuk i njeh te tjeret, por nuk jane te korruptuar te gjithe sic mendoni ju, dhe nese e lexuat me vemendje artikullin ceshtja eshte ne gjykim nuk ka perfunduar keshtu qe nuk flisni dot per padrejtesi.

  9. shqiptar says:

    NE GJYQET E PRONAVE GJYQTARET GJITHNJE BEHEN PALE ME NDERTUESIT SE ATA JU JAPIN LEKET.MJERE PRONARET SE CFARE POHEQIN NGA KETA ZYRTARE DHE GJYQTARE TE KORRUPTUAR.DUHET NJE REVOLUCION VEC PER TJA U SEKUESTRUAR PARATE EVJEDHURA SI BENTE ENVER HOXHA babaj i tyre

  10. genti says:

    Kot nuk e ka kercenuar Mustafaraj kete Hajdutin.I vjedh pronat dhe e fut edhe ne burg.

  11. malcori says:

    qe ka tregu naiv ,duhej ti lante duart me matrapazet e veshur me petkun e drejtesise se jashteqitja i ketij vendi jane

  12. fredi guri says:

    mer vlla kto sjane as jashqitje se me jashtqitje potja hudhesh baces bohen ca tronglla po kta jan viruse si puna e sides

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje