EUROSTAT: Shqiptarët, të fundit në Europë për të ardhura dhe për konsum

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Agjencia e statistikave për BE-në dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin, EUROSTAT, publikon rregullisht një raport për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse.

Aktualisht ka publikuar raportin për vitin 2011. Renditja bëhet në mënyrë të tillë: mesatarja e BE për të ardhura për frymë dhe fuqi blerëse ka 100 pikë. Çdo vend më pas renditet duke u krahasuar me mesataren e BE.

Nuk ka asnjë çudi, që kur ka nisur të publikohet ky raport jemi të fundit, si për të ardhura për frymë, ashtu edhe për konsum. Edhe këtë vit nuk bëjmë përjashtim.

Nëse mesatarja e BE është 100 pikë, ne kemi 31 pikë për të ardhurat për frymë, diçka më shumë se tre herë më të varfër se mesatarja e BE. Kurse për konsumin kemi 34 pikë, sërish rreth tre herë më të varfër se mesatarja e BE. Sa i përket të ardhurave për frymë lëmë pas vetëm Bosnjen, që ka 29 pikë. Kurse për konsum jemi të fundit fare me 34 pikë, kurse Bosnja ka 35.

Maqedonia e Serbia janë më lart se Shqipëria, kurse Mali i Zi, Turqia dhe Kroacia kanë një nivel shumë të mirë të ardhurash.

Në krye të vendeve të BE qëndron Luksemburgu, i shkëputur me një diferencë të theksuar nga vendet e tjera, si për të ardhurat për frymë, ashtu edhe për konsumin. Luksemburgu ka 274 pikë për të ardhurat për frymë. Vendi i dytë, Hollanda, ka 131 pikë. Më pas vjen Austria me 129 pikë.

Për konsum Luksemburgu merr 150 pikë. Pastaj vjen Britania e Madhe me 118 pikë dhe Austria me 117 pikë

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

16 Pergjigje per EUROSTAT: Shqiptarët, të fundit në Europë për të ardhura dhe për konsum

  1. Gjelosh Nika  --  22 Qershor, 2012 në 10:52 am

    C’ ka thue bre?!! Shqypnia jon asht e dyta ne Evrop. pas Gjermanis!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

    Përgjigjjuni

    • Nike Gjeloshi  --  22 Qershor, 2012 në 1:23 pm

      Cja fusin kot keta te Eurostatit.
      Le te kalojne nga Kryeministrija po ja majti.
      Bohen direkt 4 me pak.

      Përgjigjjuni

      • Gjelosh Nika  --  22 Qershor, 2012 në 2:22 pm

        ha ha ha ! ta lumsha u Nik Gjeloshi. E ke ba bash si burrat mendjeholl! Njiashtu asht,

        Përgjigjjuni

    • Shoku Mè (Me Ben Dem)  --  22 Qershor, 2012 në 2:30 pm

      PO TE KISHIN MARRE TE DHENAT NG INSTITUTI YNE I STATISTIKAVE, DO TE ISHIM NE KRYE FARE.
      PRITE KUR TE THOTE KRYEMINISTRI YNE I NDRITUR QE STATISTIKAT E TYRE JANE ” LETRA HIGJENIKE”.

      Përgjigjjuni

  2. Vlora  --  22 Qershor, 2012 në 11:02 am

    EUROSTATI e ka gabim patjeter…

    ne kemi vendin e dyte pas gjermanise,por keto jane shpifje te edi rames.

    Përgjigjjuni

    • arti NY  --  22 Qershor, 2012 në 3:07 pm

      me fal vlora simbas eurostat gjermania nuk figuron tek vendet e para si mund te jemi ne ne vend te dyte ahtehere Dr Sali Berisha ka te drejte se gjermania eshte pak me lart se ne

      Përgjigjjuni

  3. Lym Demokrati  --  22 Qershor, 2012 në 11:17 am

    Jena tu rivalizue Gjermont per performance ekonomike po ju puqistat prap flisni per ksi gjanash? Nuk ka raport qi ta ndryshoj fjalen e Doktorit
    Jon tana letra higjenike

    Përgjigjjuni

  4. mira  --  22 Qershor, 2012 në 11:18 am

    tja u marrin parat e ketyre hajduteve qeveritar se jan bere miliarderi per 5-6 vjet vilat e panumerta dhe tja u shperndajne pensionisteve , invalideve – tepapuneve ejt. rregullojne spitalet-shkollat se po vdesin njerzit per buke , kete te bejne institucionet e pamvarura.Shumica e njerzve jan pa pune shume te varfer shume te stresuar ,frika pasiguria e madhe per te nesermen ,u fillua keq rruga e perbashket dhe nuk rregullohet me keta qe kemi sot mbi koke.

    Përgjigjjuni

    • Analisti  --  22 Qershor, 2012 në 11:44 am

      Po pse budalla ishte Enver Hoxha qe ua mori pronat kulakeve dhe hajduteve dhe ia shperndau popullit.

      45 vite jetoi Shqiperia nen regjimin komunist. Shkoni njehere dhe verifikojeni pasurine qe ka pasur dhe ka lene Enver Hoxha, dhe krahasojeni njehere me pasurine e ketyre Envereve te sotem qe i keni mbi krye ne pushtet.

      As tek thoi nuk i bien Enver Hoxhes keta.

      Përgjigjjuni

  5. askushi  --  22 Qershor, 2012 në 11:42 am

    Statistikat e INSTAT-it jane te sakta.Keto te EUROSTAT jane antiligjore!

    Përgjigjjuni

  6. xha Jaho (buzethari per pakez uje)  --  22 Qershor, 2012 në 11:47 am

    Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, se na u tha buza o njerez, o dollap. Kemi 20 vjet qe vazhdon legjenda e ujit. Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë ne kete zheg vape o EUROSTAT. Na dergoni ca uje borxh, se keto tonat i ka zene kucedra me emrin sali dollapi.

    Përgjigjjuni

  7. e verteta  --  22 Qershor, 2012 në 12:55 pm

    Cudi ne jemi ne vend te dyte ne planet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

  8. skelari  --  22 Qershor, 2012 në 1:11 pm

    shqiptaret ki te futen ne evrope duhet te behen njerez……EDHE njerez skan per te berre kur………!!!!!

    Përgjigjjuni

  9. arti NY  --  22 Qershor, 2012 në 3:12 pm

    dhe shume here lexoj komente per greqine sesa keq po jetojne greket dhe cuditerisht per konsum greku qenka ne vend te 6 dhe per te ardhura qenka ne vend te 9.. komentet jane prape per ju

    Përgjigjjuni

  10. Cakalli7  --  22 Qershor, 2012 në 4:00 pm

    or tej a ka ken kamunist ky or tej

    Përgjigjjuni

  11. dinjiteti  --  22 Qershor, 2012 në 5:09 pm

    PO NE MENDOJSHIM SE ISHIM TE PARET,MUA KETA NUK MA MBUSHIM MENDJEN DOKTORRI I ZORREVE TE TRASHA POOOOOOOOOOOOOO..

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>