Presidenti i ri, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë të gjatë për Top Story, ku ka shpjeguar se përse ka ndryshuar mbiemrin. Ai flet për sëmundjen e tij dhe për faktin se pas mbarimit të mandatit, nuk do merret më me politikë. Ai tha se festën e çlirimit do e festojë më 29 nëntor. I pyetur për 21 janarin, Nishani tha se është i papranueshëm sulmi ndaj institucioneve
Zoti President i zgjedhur, kur u futët në këtë studio u përballët me shumë entuziasëm nga publiku. Pavarësisht debateve në momentin e zgjedhjes dhe paszgjedhjes suaj, tek njerëzit keni përcjellë një pritshmëri pozitive. Pas dhjetë ditësh, ç’mund të thoni për gjendjen tuaj emocionale për detyrën?
Askush nuk mund të pretendojë që nuk pati emocione, pas arritjes së vlerësimit më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetën e tij. Ky është momenti i parë, por pastaj është momenti i përgjegjësisë. Jam surprizuar nga mbështetja që kam patur, por kjo rrit nivelin e përgjeshmërisë, sepse përtej dashamirësisë, është pritshmëria e madhe e qytetarëve dhe aktorëve të jetës publike ndaj meje.
Gjatë këtij procesi të zgjatur, kandidatët kaluan në një sitë të imët të opinionit publik, duke nisur nga pamja, e kaluara e largët dhe e afërt. Kësaj nuk i keni shpëtuar as ju dhe ka patur shumë spekulime në lidhje me historikun e sëmundjes suaj.
Presidenti Nishani – Është krejt e kuptueshme që të ketë një interes të tillë kur bëhet fjalë për Presidentin e Republikës, nga opionini, qytetarët dhe aktorët e ndryshëm të shoqërisë. Unë besoj se ka qenë një histori krejt njerëzore, që mund t’i ndodhë kujto, që unë kam pasur një difekt nga lindja të enve të gjakut, ndonëse nuk kisha pasur shqetësime më parë, por një ditë dha shenjën e saj. Fatmirësisht, një njeri i shquar në fushën e mjekësisë, në ato ditët e para më tha një fjalë të mençur, që njeriu është me fat kur sëmundja i jep shenjë. Unë pata disa shenja, që u konsultova me mjekët, kreva rezonancën manjetike dhe profesor Petrela, në mënyrë profesionale identifikoi saktësisht problemin tim. Natyrisht, për shkak të vendit shumë delikat të kësaj pjese të trupit, truri, bllokimi i vazove të enëve të gjakut sillte një potencial rreziku për të ardhmen dhe pas disa konsultash me një grup neokirurgësh, më dhanë dy alternatvia, mund ta lija dhe të përballesha me një rrezik që do të shtohej me kalimin e viteve, por më rekomanduan ta hiqja sa isha i ri dhe mund të përballoja operacionin, ndonëse ndërhyrja ishte delikate. Edhe sot se kuptoj një qetësi dhe forcë e brendshme nga më lindi dhe vendosa të ndërhyja.
Megjithatë, momenti i zbulimit të sëmundjes duhet të ketë qenë traumatik për ju, ashtu siç do të kishte qenë për çdo njeri.
Momenti i parë i zbulimit ishte pak tronditës nga pikëpamja njerëzore, por duke qenë se diagnoza ishte një ndër diagnozat më shpesh të ndeshura në këtë organ, unë vendosa ta kryeja ndërhyrjen. Kam vendosur gjithmonë në jetën time duke parë perspektivën, ndaj vendosa ta kryej ndërhyrjen, e cila ishte krejt normale. Operacioni u krye në Finlandë, pasi atje ishte një profesor i specializuar për këto ndërhyrje dhe natyrisht pata një paralajmërim që do të kisha një paralizim dhe mpirje të pjesshme të këmbës dhe krahut të majtë, diçka që do të rikuperohet vit pas viti. Fatmirësisht, operacioni shkoi mirë dhe isha në gjendje t’i rikthehesha detyrës sime si ministër i Brendshëm brenda tre javësh.
Sa ka ndryshuar jeta juaj pas operacionit?
Më ka ndihmuar në dy gjëra që i kisha neglizhuar më parë. Në radhë të pare, në ushtrimin e fiskulturës dhe sportit, pasi tashmë merrem çdo ditë me not. Së dyti, më ka ndihmuar që të jem shumë më korrekt në jetën time të përditshme, për t’I dhënë më shumë rëndësi pushimit, punës dhe rehabilitimit, duke ndjekur orare strikte.
Pas operacionit, a ndryshoi diçka në punën tuaj?
Ishte një periudhë e ngarkuar, u riktheva në periudhën e zgjedhjeve të 2009-s. Detyra e ministrit kërkonte edhe më shumë përgjegjësi në atë moment, duke nisur nga regjistri elektronik i shtetasve, më pas procesi i nisur dhe i realizuar me sukses i kartave dhe pasaportave biometrike, që kërkonin impenjim shumë të madh. ishte një angazhim i parë i shtetit në këto drejtime dhe më pas, me zjedhjet e 2009-s, ku roli i Ministrisë u vlerësua nga të gjithë aktorët kombëtare dhe ndërkombëtarë. Më pas kalova në Ministrinë e Drejtësisë, ku mora një përvojë e rëndësishme dhe të bukur, me sfida të ndryshme, të lidhura me procesin e të drejtës së qytetarit, sfida që mund të jenë shumë të vyera në detyrën time si kreu i shtetit.
Në shtyp ka patur shumë përfolje në lidhje me pasjen e një presidenti me kufizime fizike, duke pasur parasysh edhe rolin e kreut të shtetit, që na përfaqëson të gjithëve. Megjithatë, është përfolur shumë që ditën e zgjedhjes suaj si president, ka patur komunikim me mesazhe mes Arvizus dhe liderit të mazhorancës e më pas ka pasur edhe një tjetër mesazh, që ju jepte mbështetje para se të zgjidheshit.
Në fakt, unë do të desha të shtoj se në aspektin e asaj që kuptohet me kufizim fizik, unë s’kam pasur asnjë të tillë në ushtrimin e detyrës. Kam një ngadalësim në lëvizje, por besoj se është e rëndësishme të thuhet që në një vend normal demokratik, është e drejta e opinionit të mësojë se cila është gjendja shëndetësore e kreut të shtetit, në mënyrë që vendimet e tij të jenë të përgjegjshme dhe të marra në një gjendje të kthjellët mendore. Për këtë arsye, rikonfirmoj se nuk kam asnjë pengesë fizike, që të kompromentojë ushtrimin e detyrës si president. Përsa i takon mesazheve, natyrisht që ato mbeten pjesë e komunikimit individual, por gjithsesi nuk besoj se ka ndonjë sekret të madh. E vërteta është që pasi zyrtarisht nga kreu i grupit parlamentar të PD, Zoti Patozi, u bë e ditur tërheqja e ish-kandidatit Artan Hoxha dhe kandidatura e maxhorancës do të isha unë, pati një fluks apo tentativa për të treguar se po vjen një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që nuk dihet se do të mbajë postin. Nuk i kam identifikuar dhe s’kam pasur asnjë interes të zbuloj se nga vinin këto spekulime, por ato besoj se iu drejtuan deputetëve për të dekurajuar votën e tyre dhe iu adresuan edhe trupit diplomatic. Ambasadori Arvizu, si përfaqësues i një vendi aleat dhe partner me Shqipërinë, i SHBA-së, u përfshi në një bisedë të shkurtër dhe mora prej tij një mesazh tepër njerëzor që më ofronte fat të mbarë. Një “Good Luck” i zakonshëm dhe tejet njerëzor.
Zoti President, ju morët 73 vota, por a ishte e gjithë PD pas kandidimit tuaj?
Jo vetëm që ka qenë mbështetje, por mua më ka bërë një përshtypje njerëzore entuziazmi kur u kalua në votën e 71. Pashë në sallë nga kolegët e mi deputetë një reagim përtej atij zyrtar dhe miqësor, por për herë të parë sot me ju, në mënyrë instiktive, ndaj se u përpoqa të shoh deputetët e opozitës dhe pashë një qëndrim njerëzor, jo entuziasëm, por një qëndrim dinjitoz i atyre që ishin në sallë.
A jeni i sigurt që entuziasmi i PD-së nuk lidhet me faktin që u shmangën zgjedhjet e parakohshme?
Mund të ketë hamendësime të tilla. Pavarësisht se kishte një raund, asgjë nuk përjashtohej në raste të tilla dhe ky është fakt, por besojs e ka patur një komunikim të hapur edhe kur u përgatitëm të votonim kandidaturat e tjera. Ne jemi mbledhur si grup parlamentar edhe përpara se të shkonim në seancë përpara Hoshës dhe ka qenë i njëjti komunikim i kryeministrit, për të kërkuar kompaktësi grupi, pa shantazh, e duke parashtruar krejt procedurën që do të ndiqnim. Pa dyshim, Zoti Berisha kreu një detyrë të tij të natyrshme, duke kërkuar që të mos kishte rrjedhje votash nga grupi i Partisë Demokratike.
Zgjedhja juaj u bë me një votë kundër dhe dy abstenime. Dule abstentoi publikisht. Mendoni se vota kundër mund të ketë qenë nga Zoti Oketa apo nga ndonjë anëtar tjetër brenda mazhorancës?
Ajo ka qenë një votë e fshehtë dhe nuk e gjykoj. Vota ishte e fshehtë dhe procesi ishte një votim i fshehtë, por ajo që dua të nënvizoj është se kur u nisa në sallën e Parlamentit, mora urime nga shumë kolegë nga të dy anët e spektrit politik.
Bode, Zaganjori, Hoxha. Kur përmendeshin si emra në debat publik, shiheshin si emra të preferuar nga palë dhe klane të ndryshme brenda PD. Bujar Nishani, këtë e dinë të gjithë, nuk rreshtohet në asnjë nga grupet e përfolura brenda partisë. Por, kjo ju identifikon si një zgjedhje direkte të kryetarit të PD-së. Pra ju nuk jeni në grupin Bode, Basha, Topalli, etj. Kjo në opinion mund të rrisë skepticizmin, duke ju identifikuar si një njeri i barazpeshuar, por besnik i qeverisë.
Së pari ju garantoj ju dhe opinionin publik se unë në mënyrë shumë të sinqertë, nuk shoh ndonjë grupim brenda grupit parlamentar të PD-së. Natyrisht, çdo anëtar i kryesisë, drejtuesve, ka individualitetin e tij dhe kjo është normale.
Së dyti, natyrisht që secili prej emrave që përmendët, në gjykimin tim do të kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë për President Republike dhe do të kishte ushtruar në mënyrë të shkëlqyer detyrën. Sa i takon përzgjedhjes dhe ndikimit të kryetarit, ai është një zë i fortë në parti, është zgjedhur për të qenë kryetar, ka marrë mandatin për të qenë përfaqësues i parties dhe ushtron detyrën e tij, me një reputacion të padiskutueshëm brenda PD-së.
Sa i takon besnikërisë, po, unë kam qenë besnik i parimeve të cilat unë i kam besuar dhe i kam menduar se reflektoheshin tek Partia Demokratike, siç beson një anëtar i Partisë Socialiste tek vlerat që ajo përfaqëson.
Unë kam qenë një besnik i objektivave të qeverisë, kam qenë besnik i përpjekjeve për t’i realizuar ato objektiva normale, transparente, etj. Jam besnik i interesave që besoja se përfaqësonte kjo qeveri në interes të vendit e qeverisë. Tashmë, gjërat ndryshojnë pasi Presidenti nuk i përket PD-së, por duhet të jetë besnik i parimeve dhe frymës së kushtetutës. Unë besoj se duke pasur një provë të besnikërisë ndaj parimeve pozitive, është një garanci që do të jem besnik i parimeve që përfaqëson Presidenti, duke mbizotëruar të gjithë angazhimet e mëparshme.
Thatë që do të jeni një President me gërmë e frymë. Ju u zgjodhët President pikërisht me gërmë të kushtetutës me shumicë minimale. A do të jeni ju një noter i Berishës, siç vlerëson opozita dhe një pjesë e opinionit publik? Pra, a do të jeni një president komod për Berishën, siç paralajmëroi Arvizu dy ditë para zgjedhjes apo do të jeni një burrë shteti?
Është një sfidë e madhe për këdo që në pozicionin e Presidentit të ofrojë pritshmërinë e opinionin publik, por edhe grupe interesi brenda shoqërisë. E vërteta është që u zgjodha sipas gërmës, por kam besuar dhe besoj fort se integriteti dhe detyra tregohet kur merr detyrën. S’mund të gjykohesh si President duke qenë ministër i Brendshëm, por në momentin kur nis të ushtrosh këtë detyrë, e rëndësishme është sa respekton kushtetutën apo interesat e vendit. Nga momenti që merr këtë detyrë je në sfidë dhe mendoj se për këdo do të ishte një sfidë, por në këtë kontekts, është një sfidë e shtuar për mua, për pritshmërinë që kam krijuar. Pa dyshim, mund të zgjidhesh nga mazhoranca dhe të bëhesh president i interesave të të gjithë vendit, siç mund të ndodhë edhe e kundërta. Sfida me kohën do të jetë prova më e mirë, por ju garantoj se zyra e Presidentit do të jetë e hapur për të gjithë shqiptarët.
Ekziston një zë, që thotë se zgjedhja juaj është një masë e përkohshme dhe në varësi të rezultatit të 2013, mund të sjellë dorëheqjen tuaj dhe rizgjedhjen e një kreu të ri nga PD. Ju si i përgjigjeni këtyre spekulimeve?
Ka patur shumë hamendësime në këto ditë që pas zgjedhjes sime. Unë jam zgjedhur president për një mandat 5-vjecar si e parashikon kushtetuta. Kam treguar që ndeshem me sfida dhe do të besoj që do ta realizoj me atë ndershmëri që opinioni publik pret nga Bujar Nishani deri në ditën e fundit të mandatit detyrën time. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zgjedhjet e 2013-s, uroj të zgjedhin fitues atë maxhorancë që shqiptarët besojnë dhe vlerësojnë më shumë, por s’ka lidhje me detyrën, zgjedhjen dhe funksionimin në këtë detyrë. Do të qëndroj denjësisht deri ditën e fundit.
Kushtetuta përcakton qartë arsyet e dorëheqjes së mundshme të një presidenti dhe një prej tyre është ajo për arsye fizike. A besoni se mund të përdoret kjo klauzolë kundër jush në të ardhmen?
Në çdo rast që do të jem në shkelje të kushtetutës, pa dyshim që jap dorëheqjen. Megjithatë, nuk kam ndonjë pritshmëri për të besuar që unë do të mbërrij në këtë moment, natyrisht përsa i takon jetës dhe shëndetit vendos vetëm Zoti për ne, por përsa i takon integritetit tim, do ta çoj deri në fund të mandatin.
Por, nuk besoni se ndonjë palë politike mund ta përdorë këtë pikë nëse nuk do të ndihet komod me ju?
Mund ta përdorë, por unë s’kam asnjë kompleks dhe nuk trembem.
Shkollimi juaj…
Nga 1980-1988 kam kryer akademinë ushtarake, më pas jam diplomuar në drejtësi si jurist. Shkollimi bazë ka qenë arsimi ushtarak që ka shërbyer për formimin e karakterit tim.
Jeni përfolur për faktin se keni qenë të përfshirë në të ashtuquajturin grusht të Shkollës Skënderbej pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në ato vite.
Kam qenë pedagog shumë i ri. E vërtetë, unë kam qenë aktiv, por në krahun e kundërt, për hir të së vërtetës. Jam identifikuar si njeri pranë Partisë Demokratike që po lindte, dhe kjo ka qenë një kosto në disa vite të mëvonshme. Pikërisht në ‘97 unë punoja në Ministrinë e Mbrojtjes, pas ndryshimit të qeverisjes, në Ministrinë e Mbrojtjes erdhën në detyra shumë të larta disa drejtues të shkollës së bashkuar të cilët nuk mund të pranonin pozicionin tim në atë detyrë shumë të rëndësishme dhe me larguan nga detyra e banesa e ushtarakëve.
Është përfolur se për shkak të angazhimit tuaj në këto ngjarje, keni ndryshuar edhe mbiemrin pas tyre.
Historia e mbiemrit daton para Luftës së Dytë Botërore. Familja ime është me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës ku ka patur disa prona dhe toka, aktivitet tregtar. Janë larguar pas luftës dhe janë vendosur në Durrës ku jam lindur e rritur. Me kalimin e kohës e kanë ndryshuar mbiemrin e kanë bërë atë Nishani. Më pas ka patur nga ata që kanë mbajtur mbiemrin Mehmeti, për nder të stërgjyshit, ne mbajtëm Nishani për shkak të një shenjë që ka patur gjyshi im. Historia e mbiemrit nis që kur kam fituar të drejtën për të studiuar në shkollën Skënderbej. Në Këshllin e Lagjes, asokohe njihesha me mbiemrin Mehmeti, ndërsa në gjendjen civile e kisha Nishani.Mbiemri nuk ka lidhje me asnjë tentativë.
Keni lidhje me presidentin Omer Nishani?
Përvec mbiemrit dhe faktit që është nga Gjirokastra, asgjë tjetër.
Mendoni që kishte ardhur koha që jugu të kishte presidentin e tij?
Nuk ka ndasi krahinore. Unë jam krenar për origjinën time, por besoj që nuk ka vend në Shqipëri për të identifikuar përkatësinë. E rëndësishme është që një President Republike të ndjejë në qënien e tij si përfaqësues i qytetarëve.
Përflitet se bashkëshortja juaj është Zonja e Parë më e pasur. Sa e pasur është familja juaj, sa i pasur është Nishani?
Ekonomia e familjes ka qenë e mirë, por është e ekzagjeruar të thuhet më e pasura. Pasurinë e kemi trashëfuar kryesisht nga disa prona të përfituara nga familja e bashkëshortes sime. Familja e bashkëshortes vjen nga Gjakova, por e vendosur shpejt në Durrës, e njohur në tregti dhe biznese si dhe në fushën e ndërtimit. Kemi rimarrë disa prona pas viteve ‘90.
Thatë që në ‘97 ju përzunë nga puna dhe banesa e përkohshmë socialistët, a është një paralajmërim ky për një qendrim jokomod ndaj PS?
Jo sepse nuk ka qenë një qendrim zyrtar i PS, por i disa personave që vetë PS i largoi më vonë. Kur ka ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes zoti Hajdaraga nga stafi i Ministrisë së Mbrotjes jam ftuar të rikthehm në detyrë, por nuk pranova sepse kisha nisur angazhimet e mia politike.
Paragjykimi s’ka lidhje me ju, por me zgjedhjen e njëanshme në raundin e katërt. Mendoni se është e mjaftueshme për të bashkëjetuar institucionet?
Unë gjykoj se nuk është e vështirë nëse je i qartë, korrekt dhe institucional në sjelljen tënde zyrtare dhe njerëzore dhe unë i besoj këtyre parimeve. Do të jem besnik i këtyre parimeve.
Një pyetje nga shikuesit, a jeni larguar nga PD?
Zyrtarisht e kam dorëzuar kërkesën time për t’u larguar nga Partia Demokratike
Një pyetje nga një shikues nga Berati që thotë se në cilën datë dhe ku do të festosh Ditën e Çlirimit?
Presidenti Nishani: Presidenti do ta festojë Ditën e Çlirimit të vendit sipas asaj që përcaktohet në protokollin e shtetit. Njeriu duhet të jetë i hapur dhe i drejtpërdrejtë, përsa kohë ligji përcakton 29 Nëntorin, s’ka pse mos festohet kjo datë. Do të respektohet pjesa protokollare sipas ligjit.
Zoti Nano shpalli një platformë se si do të ushtronte detyrën e Presidentit. Ju u kapët disi në befasi. Ndikon kjo në detyrën tuaj?
Bëra një analizë brenda vetes kur kryetarët më komunikuan vendimin për kandidim. Kam besuar tek ajo cka kam arritur të përfitoj si eksperiencë në këto vite që kam qenë në detyra të rëndësishme dhe të vlerësuar shtetërore, kam besuar tek vlerat e qytetarëve, besoj se i kam kuptuar dhe e di se cfarë qytetarët duan nga presidenti, presin nga presidenti, kërkojnë të shohin. Kjo më ka bërë të jem besues dhe i qartë në atë përgjigje që kam dhënë, natyrisht edhe më pas.
Pasi t’ju dorëzohet zyra…
Kam menduar që në ditën e parë puna të vazhdojë normalisht, pa ndërprerje dhe për këtë po organizoj dhe përgatis një grup të tranzitimit të administratës në komunikim me administratën aktuale të zotit Topi, që ne të njihemi me puënn dhe prioritetet në mënyrë që puna në presidencë të vijojë pa ndërprerje.
Cilat do të jenë sfidat kryesore?
Kompetencat e presidentit janë të përcaktuara në Kushtetutë. Unë e kam perceptuar se sfida kryesore është angazhimi dhe kontributi i Presidentit në sistemin e drejtësisë, një nga fushat më të rëndësishme për jetën e qytetarit në këtë vend. Ka një rol presidenti për të luajtur në fushën e reformave të sistemit të drejtësisë. S’e bën dot i vetëm, mund ta bëjë duke bashkëpunuar me profesionistët e kësaj fushe dhe me institucionet e tjera, kryesisht parlamentin, KLD që përfaqëson drejtpërdrejt gjyqtarët e Shqipërisë, me ekspertët shumëvjecare në këtë fushë. Besoj se ne do t’i ofrojmë drejtësisë në aspektin e vlerësimit personalitete me integritet moral e profesional. Jam i bindur që do të bëjmë një punë që do të vlerësohet nga qytetarët. Kjo është sfida jonë kryesore.
Në tryezë do të gjeni një mal me dosje për shkak edhe të situatës konfliktuale mes qeverisë dhe presidentit aktual në 2 vitet fundit. Ka një krizë, moszgjedhja e anëtarëve në Gjykatën e Lartë dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë…
Bashkëpunimi me Kuvendin është njëri nga momentet më të rëndësishëm të punës sime, i rëndësishëm sepse palët janë të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë do të jem shumë korrekt në atë cfarë parashikon Kushtetua. Në rastin e propozimeve të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetese do jetë një bashkërendim dhe konsultë e vazhdueshme me Kuvendin e Shqipërisë dhe palët në Kuvend, për t’i dhënë zgjidhje më pozitive dhe më të mirë cështjeve që na ngarkon Kushtetuta, zgjedhja dhe dërgimi në trupën gjyqësore më të lartë të vendit, në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Besoj që reforma dhe sistemi gjyqësor rregullohet në funksionim nga lart poshtë dhe Gjykata e Lartë ka një rol kyç dhe përzgjedhja e anëtarëve të saj ka një rol kyç. Bashkëpunimi me Kuvendin është i rëndësishëm dhe jam i bindur edhe i frytshëm.
A përputhet mendimi juaj me shqetësimin për këtë gjykatë, për mënyrën se si ka funksionuar ajo? Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë në 3-4 vitet e fundit është shoqëruar me një skepticizëm të lartë dhe ka patur një debat mbi mënyrën e përzgjedhjes së saj. Spahiu në këtë studio ka deklaruar se rruga më e mirë është reformimi dhe vendosja e kontrollit të saj nga KLD…
Kemi një sistem dhe nuk është nevoja të gjejmë modele të reja. Unë kam pasur eksperiencë në KLD kur isha Ministër i Drejtësisë, përbërja e KLD është nga gjyqtarë që vijnë nga gjyqësori i shkallës së parë dhe apelit dhe kjo do të kishte një kundërshtim të fortë me ligjin që gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit të kontrollonin Gjykatën e Lartë. Përzgjedhja është moment i rëndësishëm që kanë rol Presidenti dhe Kuvendi, më pas Gjykata e Lartë është tërësisht e pavarur. E rëndësishme është që në momentin kur përzgjidhen, Presidenti dhe Kuvendi kanë të gjitha shanset që të përzgjedhin njerëzit e duhur.
Konsultat me Kuvendin, rol prioritar mazhorancës apo rol edhe opozita?
Të gjitha palët e përfaqësuara në parlament.
Përfaqësuesit, diplomatët në vendet e tjera, është turp që nuk kemi ende një diplomat në Londër…
Nuk e di arsyet e kësaj situate, por do të marrin zgjidhje shumë shpejt pasi diplomacia është një fushë e rëndësishme për imazhin e vendit.
Mendoni që Shqipëria do ta marrë statusin nisur nga zgjedhja e presidentit, pa konsensus, megjithëse nuk është kriter i Brukselit?
Do të ishte një gjë shumë e mirë që presidenti të zgjidhej me konsensus, por sa i takon cështjes së statusit, jam optimist sepse kam qenë brenda proceseve gjatë gjithë kësaj kohe. Ministër i Drejtësi dhe Ministër Brendshëm, si anëtar i parlamentit, e dyta është që Shqipëria do të marrë statusin nëse e meriton, mbi bazën e meritës. Për të përcaktuar këtë meritë, procesi ka hyrë në një rrugën e hapave konkretë, angazhimesh dhe vlerësimi. Kemi patur një angazhim të të gjitha palëve, nga parlamenti e deri tek të gjitha institucionet e tjera. Ky plan veprimi po ecën në mënryë korrekte. Avantazhi shumë i madh që ka Shqipëria është vullneti i shprehur nga shqiptarë në mazhorancë të madhe për anëtarësim në BE. Shqiptarët përfitojnë shumë nga hyrja në BE, si standardet e institucioneve. Shqipëria e meriton, shqiptarët janë të angazhuar, klasa politike po tregon një angazhim real, për të mirën e të gjithëve Shqipëria do të marrë Statusin.
Diplomacia, do ta ekzekutoni këtë pozicion me kohë të plotë apo do t’ia lini këtë fushë Ministrit të Jashtëm dhe Kryetares së Kuvendit?
Presidenti nuk ka dinamikë ekzekutive dhe diplomaci aktive në sistemin tonë, Presidenti do të jetë tërësisht në mbështetje të të gjitha aktorëve që përbëjnë politikën e jashtme. Politika e jashtme ka një përputhshmëri totale mes partive politike gjatë gjithë kohës, kjo është një pjekuri shumë e madhe e klasës politike.
Raportet tuaja me Topallin?
Jashtëzakonisht të mira. Topalli ka qenë një mbështetëse e fortë e karrierës sime politike, e pozicioneve që më janë dhënë në PD dhe qeveri, ka qenë një mbështetëse e imja. Unë do ta kisha votuar zonjën Topalli për Presidente, por këtu nuk ka asnjë hapësirë për të aluduar sepse detyrat janë qartazi të ndara dhe të balancuara dhe besoj që e mira e vendit është bashkëpunimi me forcat parlamentare, qeverinë, opozitën. Ne s’kemi pse krijojmë konflikte të pavenda, por duke ofruar bashkëpunim, të krijojmë një ambient normal dhe të paqtë nga pikëpamja qytetare. Cështja e konkurrencës mes partive politike është pjesë e demokracisë. Pjesa tjetër u takon institucioneve që duhet t’u sjellim transparencë.
Zgjedhja e Prokurorit shihet si provë e integritetit të presidentit të ardhshëm. Do ta lini këtë proces në dorë të partive apo keni ndërmend një proces konsultimesh me të gjitha palët?
Nuk dua të flas për kompetencat përsa kohë e kemi presidentin në detyrë. Ne kemi Prokuroren e Përgjithshme në krye të detyrës në përputhje të mandatit të parë. Emri i Prokurorit të Përgjithshëm është kompetencë e Presidentit dhe ai do të bëjë propozimin në momentin e duhur. Konsultimet do të jenë pjesë e rëndësishme para se të vijmë tek emri me partitë parlamentare që të arrijmë në emrin më të përshtatshëm. Besoj që prokuroria e shtetit ka nevojë për të përmirësuar shumë punën.
Keni qenë Ministër i Brendshëm, post që keni marrë pas largimit të Bashës. A keni patur një qendrim personal politik lidhur me krizën e ndalimit të 6 gardistëve pas 21 janarit?
Unë kam patur qendrimet e mia krejt të hapura, cdo qendrim i imi ka qenë dhe mbetet në përputhje me c’përcaktojnë ligjet vendase. Koha shkatërroi cdo aludim sepse u tregua që personat nën akuzë nuk krijuan shqetësimin për t’i ikur drejtësisë. Besoj që integriteti i shtetit duhet ruajtur brenda Kushtetutës dhe ligjeve që ne kemi.
Për 21 Janarin, cfarë do kishit bërë ndryshe nga paraardhësi?
Çdo Ministër i Brendshëm s’do të kishte mundësi të bënte as më shumë e as më pak sepse që nga 2007, Policia e Shtetit është hequr nga përgjegjësia e ministrit. Ministri nuk jep dot urdhra operacionalë.
Po për 21 Janarin, çfarë do bënit ndryshe nga presidenti aktual?
Ka dy momente, e drejta e tubimit dhe e protestës është e drejtë kushtetuese dhe duhet garantuar dhe respektuar, dhe e dyta sulmi ndaj institucioneve të vendit është i papranueshëm dhe i papranueshëm në çdo rast. Ka patur momente kur presidenti mund të jepte mesazhe qetësuese pasi çdo veprimtari në dëm të imazhit të shtetit është një dëm i madh për ne. Jemi në një moment kur Shqipëria ka nevojë për qetësi, ballafaqim alternativash dhe funksionim institucionesh. Shteti dhe institucionet që janë imazh i shtetit, të qytetarëve dhe një moment delikat mbetet në memorien e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve për shumë kohë, ndaj duhet të jemi korrekt me institucionet e shtetit.
Iu referuat një raporti vëzhgimi pozitiv holandez, për 21 Janarin. Por ama ka edhe dy qendrime të ndryshme, qendrimi i kryeministrit Berisha që e quante puç shteti dhe ndërkombëtarët që nuk e kanë quajtur të tillë. Ju si e vlerësoni?
E quaj të papranueshëm sulmin e dhunshëm ndaj institucionet të vendit. Besoj që institucionet e shtetit, janë imazhi i vendit tim, cdo goditje cdo sulm ndaj institucioneve është i papranueshëm dhe gjithmonë i papranueshëm për mua.
Bahri Shaqiri është në krye të SHISH, cili do të jetë fati i tij pas marrjes së detyrës prej jush?
Do të varet tek aspekti profesional, korrektesa dhe përmbushja e detyrës. Zoti Shaqiri është në krye të një institucioni shumë të rëndësishëm, por mund të flas për aq sa kam bashkëpunuar me SHISH kur kam qenë Ministër i Brendshëm, një marrëdhënie institucionale dhe korrekte.
Ndërkombëtarët duket se do të ndjekin me vëmendje rifreskimin e prokurorisë, SHISH dhe anëtarëve të gjykatave …shumë e quajtën darkën tek Sofra e Ariut si festim i pushtimit të institucioneve.
Ne kemi krijuar një siguresë të mirë përmes legjislacionit, ndërsa sa për darkën ajo është traditë shqiptare. Unë e vlerësoj sepse nuk ka qenë iniciativë e imja e drejtpërdrejtë, për një darkë me të gjithë deputetët që morën pjesë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës, por nuk ka të bëjë me qendrimin. Mirënjohja nuk ka pse keqinterpretohet dhe keqpërdoret.
A duhet t’ju besojë publiku që do të jeni një President i të gjithëve?
Kjo është sfidë e imja, deklaratat janë deklarata, është aktiviteti konkret ai që do të vendosë dhe opinioni publik është vëzhguesi më i mirë dhe gjyqtari më i drejtpërdrejtë për secilin prej nesh. E kam ndjerë që publiku ka një pritshmëri shumë të madhe ndaj meje dhe ndonjëherë paragjykimet nuk ka pse keqkuptohen.
Ambiciet e tua në 2017?
E shoh Presidentin e Republikës si përfundimin e një karriere të suksesshme politike. Nuk kam menduar asnjëherë dhe nuk kam evidentuar ambicie pas presidentit. Shoqëria është e hapur ka vend për të gjithë.
E përjashtoni mundësinë për një karrierë politike?
Momenti i zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës është përfundim, por aktiviteti politik mund të mbetet brenda sferës së shoqërisë civile dhe instituteve. Nuk shoh një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit.
Jeni i njohur si person me raporte me Presidentin Bamir Topi…
Kam pasur marrëdhënie krejt korrekte, që nga 2001 kur Topi kandidonte si deputet në zonat e Tiranës, isha në komisionin zgjedhor, më pas marrëdhënie korrekte në strukturat e PD-së. Në kohën e Ministrit të Drejtësisë në KLD kemi patur kontakte dhe konsulta, si president nuk kemi patur marrëdhënie intensive, por normale dhe korrekte.
Çfarë presidenti ishte?
Nuk do të prononcohem, nuk prononcohem. Nuk mund të them sepse duhet të vendosësh në rrethana të caktuara në momente të caktuara.
A ju ka uruar presidenti Topi, zyrtarisht e dimë, po privatisht?
Kam marrë një sms urimi nga Presidenti Topi që më uroi përzgjedhjen në detyrë.
Cili do të jetë stafi juaj?
Do të preferoj persona që do të kenë vullnetin dhe dëshirën për të punuar me mua. Njerëz me aftësi të spikatura profesionale për fushat që do të mbulojnë, njerëz që do të kenë dhënë provën, të shohin institucionin e Presidentit si një institucion që kontribuon institucionalisht dhe në mënyrë Kushtetuese për vendin.
Më 24 korrik besoj do të mbahet një ceremoni e dorëzimit të detyrës nga Presidenti Topi? Pasi nuk ju votoi në parlament, mendoni që opozita do të vijë, apo duhet të vijë?
Është e ftuar sepse ka vendin e saj, vend që i takon dhe besoj që do të jetë prezente.
po çpolitik thua moo i ziu ti.po ja arrite 2017??’
Asnje pyetje per Masterin ??? Emision leshi
Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, se na u tha buza o njerez, o dollap. Kemi 20 vjet qe vazhdon legjenda e ujit. Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë, Ujëëëëëëëëë ne kete zheg vape
Mjaft o Nishan se ti nuk je president as nuk do behesh president. Te ka vene Saliu vetem per nishan aty, ne pritje per te percare opoziten. Bej qef edhe disa dite pastaj do japesh dorheqjen me fjalen ”Bujari ju degjon shef”
Ha ha ha ha! Po ty te ka dale boja pa u marre me me politike or derdimen. Me kete do te thuash: “me lini rehat, mos me ngacmoni, se une vetem 4 vjet president do rri. Pastaj do largohem vete !”
Turp i zotit! Pa marre akoma mire detyren shiko cfare deklaratash te papergjegjshme qe ben!!!! E vet-klasifikon veten KALIMTAR dhe TE DJEGUR, ne politike!!!
KUJTIM NGA SHKOLLA E LARTE BASHKUAR E OFICEREVE ENVER HOXHA
Me te vertete e ke ? Tani e besoj qe qenke komplet i sheruar.Je ne stadin ku i thua kembes dore.Ne qoftese ti mor trap paske bere politik, ne na bie te kemi lind politikane. O Bujar pa pike nishani!
O Jari , ta uroj te jetosh edhe 100 vite te tjera , por dhe nese do dush ti te merresh me politike , prap s’ka per te te afru asnjeri as nje vend pune … saliut, metes, bashes, mediut, bodes e gjithe mafiozeve te klanit tend , i duhesh per keto kater vite qe te groposesh gjithe poshtesite dhe zullumet qe ato i kane bo mbare shqiptareve , ke per ta pa se sa do te te dun mbasi ta mbarosh mandatin , ene ti ke per t’u hudh ne plena , ashtu sic kane bo me te gjithe para teje!
Do ti shikojme bemat e tuja… se per ty vendimet ka per ti marre padrino Sali dhe para atij te gjithe ulni koken dhe dridheni…por mos harro se historia ne jete te jeteve ka per te kujtu si lolon e mafies , se ti e din mire qe ai vend nuk te perket dhe per kete je i ndergjegjshem!
Ne rradhe te pare ,suksese ne detyren e Presidentit!
Ngarkesa partiake ,nuk te lejon te shpalosesh mendimin.Duke qene nje nga njerzit kryesor te PD,pergjegjes per shume ngjarje tragjike,vihet re mungesa e mendimit te pavarur.
Formimi juaj ushtarak,me jep nje fije besimi,se ballanca juaj politike do permiresohet ne drejtim te zbatimit te Kushtetutes.Ju keni qene oponenca e qeveris ndaj ish Presidentit Topi.Ashpersia e karakterit tuaj, do ta kete te veshtire te kapeceje kete situate,ti largohet besnikrise ndaj Berishes,per tu dashuruar me zbatimin e Kushtetutes.
Do ta kini te lehte te zbatoni detyren ne qofte se nuk keni qene i perzier ne ngjarjet tragjike,ne te kundert do jesh peng i Berishes.
Ka nje ngerç,ne festimin e detyres se re,Topi e beri me miqte e tij ne Vlore,kurse juaja u organizua nga PD.Nje standart partiak,karshillek ndaj opozites.
Detyra e Presidentit kerkon largim nga ambienti partiak,zbatim te Kushtetutes.
Na cave trapin duke dale ne TV per dite o derdimen. Do te kisha deshire qe te me kthente pergjigje per keto pyetje sepse sipas meje del qe nje kokrra e mashtruesit per te mos thene je i cmendur komplet:
– si noton zotrote kur e ke te paralizuar pothuajse komplet anen e majte????!!!!
– Si do te jesh president mbi pale zotrote kur ne dy institucionet qe ke drejtuar ke pushuar nga puna personat te cilet sipas teje jane socialiste deh vazhdon ti persekutosh neper gjykata qe te mos u jepet e drejta atyre???!!!
– si ka mundesi qe njerezit e tu te afert qe nga rinia thone se semundja te ka ndryshuar pasi ke qene njeri me zemer te madhe mos valle po genjen duke na thene qe semundja nuk ndikon ne detyren qe ke marre si president??!!!
ai o BOI noton DJATHTAS, POR shuros majtas
ANALIZE : eshte sheje e mire qe arrin te mbaje mend ato cfare duhet te thote.
Keto dalje ne TV sherbejne per te ba nje paraqitje sa ma njerzore Presidentin e Shqiperise.
Faktikisht eshte duke bere fushate elektorale per President.
Duhej ta kishte bere para se te zgjidhej por meqenese Shqiperia monitorohet nga ” Prezenca ” e OSBE mbi mekanizmat demokratike te zgjedhjeve Presidenti i Shqiperise e zhvillon fushaten e tij pasi e ka marre emrimin me shkrim nga Parlamenti i Shqiperise !!!
O. cfare gallatet ka ne Shqiperi.
Bahet President i Shtetit Shqiptare ne me pak se 5 ore.
Pastaj fillon fushaten elektorale ne TV. Po te mosishte perbindsh i Berishes nuk do pranonte keto gjera. Pritni edhe nja 1 apo 2 muaj se do e kuptoni se kush eshte!!!
Sulmi ndaj institucioneve është i papranueshëm,na thotë presidenti i sapozgjedhur.Cilat institucione o nishan,të kujt janë institucionet o nishan të partisë apo të popullit o nishan,ministër i rendit publik o nishan,apo ministër i partisë o nishan.
o milet!
c prisni nga CAMI qe tju tregoje pronat apo tjua japi.
ai eshte i vdekur mbi toke.
ky popull s ka per te bere hajer me nje CAM te tille president.
ju degjofsha te miren o njerez.
ky eshte nga Libohova shoku, mos ja fut kot, a te keqen
I’m 22 years extremely disaponted Albanian Democrate from all government sides that have governed Albania in these last 22 years. They have betrayed Albanian’s national interests and the rights of Albanians for better life and the rights of our nation to unify as one state.
Long live forever in our hearts the soul of Enver Hoxha who protected Albanian dignity, its people for not allowing Albanians to be subject of European and Slavic abuse, slavery,swearing, homosexuality, pedophilia and west European ping pong techniques of their inside heart religious racist hate and fascism and ethic Albanians as all criminals by European media. Long live the death penalty same as in America and long live our friendship.
12 April the day of sorrow,
Heart of the nation took an oath,
How much life there is in the land of Skender will not stop the eagle on the road to honor,
Enver Hoxha era star,
Ray of light of your work,
Jumbo crossed in the centuries grow,
I saw immortal in the heart of eagles,
You raised above the storms,
Eyes filled us with light of beam,
Building Albania’s new foundation stone
Strongly placed the hand at firmly honor.
Enver Hoxha era star,
Light beam of your work,
Grow Jumbo crossed the centuries,
I saw Immortal in the heart of eagles.
DEATH TO PD, PS and LSI PARTY WHO ARE NATIONAL TRAITORS OF ALBANIA AND THE ENEMIES WHO OBJECT THE UNIFICATION OF ALBANIAN NATION. LSI IS THE MOST DISGUSTING POLITICAL PARTY IN ALBANIA WHO HAS CAPTURED AND TURNED OUR HEALTH CARE SYSTEM INTO PRIVATE CARE SYSTEM WHICH MEANS FOR PEOPLE WHO CAN NOT AFFORD IT ARE DESTINED TO DIE AND HAVE INSTALLED CORRUPTIBLE AND RACIST SYSTEM IN HEALTHCARE. DEATH TO PETRIT VASILI WHO IS A BLOODY FILO GREEK AND OUR GOVERNMENT IS A TRAITOR GOVERNMENT.
O nishan,o te humte nishani si te ka humbur o mavri,qe eshte per te ardhur keq kur te shikon dhe te dogjon o qyqar.O viktima e radhes,po ti nuk di as ku ulesh dhe as ku ngrihesh,cte na thuash,e cte te themi,ike dhe ti per dhjam q e n i.
Lum si ne per ty o preside qe nuk thua dot asnje fjale te mire apo te keqe per Topin.Po si nuk te vjen turp se e ke edhe te krahut tend.Dhe thua se do jesh i gjithe shqiptareve, he e kush te beson pa.Mos dil me neper intervista se nuk ben tjeter pervecse na shton mllefin e te keqes ku jemi katandisur.Sa mire qe se paskam pare emisionin se do me ishin ngritur nervat.Per aq sa lexova ketu , shoh qe ke dale shume keq dhe skifo fare.Te pakten te kane pare e degjuar te gjithe dhe jane bindur besoj se sa i pa varur dhe mbeshtetes i kushtetutes do te jesh.Cudi si nuk do krijosh edhe ti ndonje parti pas 5 vjetesh kur te lesh presidencen , apo nuk e di se a do ti besh te pesta vitet, se helbete je njneri me probleme shendetesore, dhe varesie nga berisha.