Albpetrol, 80 milion lekë vëllait të Lulzim Bashës për pazaret e Taçit | Gazeta Tema
 

Albpetrol, 80 milion lekë vëllait të Lulzim Bashës për pazaret e Taçit

Postuar në: Aktualitet,Ekonomia,Kryesore |

Studioja ligjore që ka marrë tenderin pa garë të kompanisë shtetërore “Albpetrol” kundër kompanisë “ARMO sha” dhe që përfiton nga buxheti shtetit 80 milionë lekë është “Optima Legal& Finances” dhe ka pjesë të stafit të saj vëllain e kryebashkiakut Lulzim Basha. Fitimi i 80 milionë lekëve(të vjetra) nga kjo kompani është bërë pa garë dhe ky fakt është bërë i ditur nga vetë “Albpetrol”.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, sot ajo zotërohet nga dy aksionarë që kanë përkatësisht nga 50 përqind aksione. Ata janë Ilir Daci dhe Glon Bakalli. Daci është një jurist që më herët ka punuar në disa studio të njohura avokatie në Tiranë. Ndërsa Bakalli është një sipërmarrës, ai është shqiptar por me shtetësi italiane dhe është pronar dhe bashkëaksionar në të paktën tetë kompani të regjistruara në Tiranë. Përsa i përket studios ligjore “Optima Legal& Finances”, në faqen elektronike të kësaj kompanie spikat prezenca e Erlind Bashës. Ai është vëllai i kryebashkiakut Lulzim Basha. Në faqen elektronike të stafit të kompanisë Erlindi Basha renditet si pjesë e stafit të juristëve të kësaj kompanie. Por duket se Erlindi Basha ka një lidhje edhe më të fortë me këtë kompani sesa thjesht jurist. Erlindi Basha, përveçse një jurist i thjeshtë te “Optima” zotëron edhe një kompani të vetën për “konsulencë ligjore”. Duket se dypunësimi i vëllait të kryebashkiakut nuk është një problem, pasi edhe kompania “Optima Legal& Finances” ku ai figuron thjesht jurist, por edhe studioja e tij private ligjore ndodhen ekzaktësisht në të njëjtin vend, ekzaktësisht të regjistruara me të njëjtën adresë: “Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Sky Tower, Kati 8/3″

 

PËRFAQËSIMI

Studioja ligjore e pajtuar pa garë nga “Albpetrol” duket se për shumë kohë ka qenë studioja e preferuar e Ministrisë së Ekonomisë dhe drejtorive të saj. Me një kërkim të thjeshtë në internet me emrat e juristëve të kësaj studioje, zbulon se ata kanë qenë shpesh herë përfaqësues të AKBN-së (Agjencisë së Burimeve Natyrore) si dhe enteve të tjera të ministrisë së Ekonomisë në gjyqet që ky institucion ka pasur me palë të ndryshme. Kjo studio ligjore shfaqet aktive në përfaqësimin e Ministrisë së Ekonomisë në të gjitha shkallët e gjyqësorit ku janë gjykuar mosmarrëveshjet e kësaj ministrie me biznese të ndryshme të cilat kanë hedhur në gjyq ministrinë ose anasjelltas.

 

KOMPANIA

Studioja ligjore “Optima Legal& Finances” është një kompani e themeluar në korrik të vitit 2008. Fillimisht në këtë kompani përveç dy aksionarëve Daci dhe Bakalli ka qenë prezent në paketën e aksioneve dhe shtetasi Dael Dervishi. Ai është djali i ambasadorit shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili është diplomat karriere i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Dael Dervishi i ka shitur të gjitha aksionet e tij në vitin 2009 dhe paketën e aksioneve që prej asaj kohe e kanë kontrolluar shtetasit Ilir Daci dhe Glon Bakalli. Zyrtarisht kompania ka si objekt të aktivitetit të saj kryerjen e shërbimeve dhe asistencës ligjore ne fusha të ndryshme të së drejtës. “Ky aktivitet kryhet duke përfituar të ardhurat nga ushtrimi i këtij aktiviteti si dhe çdo veprimtari tjetër te natyres financiare e tregtare për permbushjen e aktivitetit të shoqerisë, në përputhje me Ligjin Shqiptar”, – shkruhet në ekstraktin e kompanisë./shqiptarja.com

(në foto Lulzim Basha dhe vellai i tij Erlind Basha)

10 Pergjigje per Albpetrol, 80 milion lekë vëllait të Lulzim Bashës për pazaret e Taçit

  1. KUNATI  --  26 Qershor, 2012 në 6:01 pm

    LULKA ka kunatin zv KRYETAR BASHKIE, PO VLLAIN thate do e lere????KY eshte ‘BLLOKU’ I RI qe po krijohet.

    Përgjigjjuni

  2. Albanian Forever  --  26 Qershor, 2012 në 6:02 pm

    Eshte shtet Oligarkik Shqiperia. http://mdcal.blogspot.com/2012/06/pashallaret-e-kuq-perballe-nje-populli.html

    Përgjigjjuni

  3. arjani  --  26 Qershor, 2012 në 6:04 pm

    Kolins, katunar tirone dje – i robëruar i Shpellarit sot!!!

    Përgjigjjuni

  4. miri  --  26 Qershor, 2012 në 8:14 pm

    epo ca i ngeli tani shqiperise tja shesin te gjitha.
    Qe te pasurohen te gjithe qeveritaret me familje.
    Eshte bere shteti prone private per keto plera qe nuk ngurojne ti shkojne deri ne fund sakatimit dhe masakrimit kombetar te ekonomise, trojeve dhe ne fund do shiten dhe njerezit.
    Qytetarise i ka ardhur fundi dhe skllaverimi faktit ka ndodhur.
    Shikoni gjendjen ku jeton popullsia, qe nuk ka cben po vetem rri dhe sodit kryqezatat qeveritare ndaj pasurise dhe te drejtes kombetare.

    Përgjigjjuni

  5. lulushi  --  26 Qershor, 2012 në 9:33 pm

    Se i merr lulka me kompani ,pranaj ne qe pnuam nje jete te tere ne nafte ngele me gisht ne goje

    Përgjigjjuni

  6. Frida  --  26 Qershor, 2012 në 10:47 pm

    Kam pershtypjen se nuk e ka vella,nuk ngjajne fare,Ata thjesht jane rritur bashke.

    Përgjigjjuni

    • beni  --  27 Qershor, 2012 në 10:09 am

      Vlla quhet por me baban e vertete!
      Luli esht i biri Enver hoxhes!
      I ke ren pikes atje ku duhet!

      Përgjigjjuni

  7. Gim Gjuzi  --  26 Qershor, 2012 në 11:52 pm

    mjafto te shofesh fytyrat e ketyre idioteve dhe ska nevoj per koment pune katunaresh dhe malokesh..ceta e Saliut te Sheqeres me damke ne vucidol

    Përgjigjjuni

  8. kelmendasi  --  27 Qershor, 2012 në 1:44 am

    Aksionet i kane Bakalli dhe Daci ndersa vllai i Bashes jurist.
    Hajde lajm hajde .Hajde korrupsion hajde.Po hiqeni kete lajm se late nam
    Po cpune ka vllai i Bashes vetem se punon aty ?Po ku do punoje te rrije pa pune?Ju lumte keni bere zbulim fantastik kokrrat e budallekut

    Përgjigjjuni

  9. SKENDER BEU I VJETER  --  27 Qershor, 2012 në 3:10 am

    LULI NGA SURATI SI QOFTE LARGU,LUGATI,ENVERI.KURSE KY I VLLAI QENKERKA KATRAN NE SURAT ME SIGURI E KA ZENE E JEMA ME ALI CENEN BODIGARDIN E MEHMETIT.O GABOVA NGJAN ME ATE JEVGUN E CELIKUT SI I THOSHI HAJREDIN CELIKU JEVGU I KOMBINATIT TE ELBASANIT.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>