Sapo u bë publik lajmi për divorcin mes Tom Cruise dhe Katie Holmes, shumëkush kishte në mendje vetëm një fjalë: scientology, kulti tek i cili beson aktori i njohur. Madje thuhet se Cruise është një nga drejtuesit e lartë. Në media thuhet se ishte pikërisht ky kult që i shkatërroi martesën Holmes. Frika se vajza e tyre bukuroshe, Suri, do të dërgohej në një urdhër të lartë të këtij kulti, të njohur me emrin Sea organisation, ose thjesht Sea Org, bëri që çifti të ndahet. Holmes nuk pranoi kurrsesi që vajza gjashtëvjeçare të shkonte në Sea Org.
Por çfarë është Sea Org?
Këtu janë zyrat qendrore të Scientology, një vend ku anëtarët zotohen për besnikëri për 1 miliard vite.
E gjithë Sea Org drejtohet si një klikë ushtarake. Gjendet në një zonë të izoluar, në një kodër, që monitorohet nga një bunker me rrjeta stil- snajperësh. Të hysh aty brenda është mision i pamundur, pasi mbrojtja është si e një baze bërthamore.
Anëtarët që shkojnë aty nuk lejohet të kenë fëmijë, paguhen vetëm 50 dollarë në javë dhe mund të dënohen edhe për gjërat më të thjeshta si për shembull nëse sheh dikë shtrembër në sy. Kush dënohet, hidhet në atë që njihet me emrin Vrima.
FBI pati hetuar pasi një prej anëtarëve ishte ankuar se e kishin lënë 18 orë pa ushqim si dënim.
Holmes thuhet se është alarmuar kur ka mësuar se vajza e saj do të shkojë aty brenda në një shkollë, që është financuar pjesërisht edhe nga Will Smith. Ky i fundit megjithatë thotë se nuk e beson se aty merren mësime fetare.
Brenda në këtë urdhër të errët jetojnë 6 mijë njerëz. Vitet e fundit është folur shumë për trajtimin skllavëror aty brenda. Ata që arratisen, vendosen nën një vëzhgim special dhe detyrohen të rikthehen përmes presionit emocional dhe forcës fizike.
Ndëshkimet janë ekzemplare. Disa njerëzve u mohohet që të flasin, të tjerë detyrohen të vishen me të zeza, u mohohet gjumi ose ushqimi, etj.
Edhe pse mediat kanë shkruar shumë dhe kanë bërë shumë investigime, zëdhënësit e Scientology kanë deklaruar se gjithçka është një trillim.
Sea Org daton që në vitin 1966 kur themeluesi i Scientology, L.Ron Hubbard u kërkoi pasuesve të tij që të shkojnë aty për të kërkuar nivelin më të lartë të ndërgjegjes shpirtërore.
A thua te jete ngaterruar edhe Xeni me kete pune :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Ka vend tjeter ku mund te komentosh politiken.
Extremisht extreme!
Po po po dhe ububu ububu sa i erret qenka ky lulti! A di ndonjeri se si eshte ajo vrima?
Me thene te drejten me duket me shume si nje kult pasanikesh. Ndertesat, zbukurimet dhe fushat e golfit anash sme duken shume te frikshme. Aq me teper qe futen personazhe kaq te pasur. Thjesht reklame.
Nuk ka asgje te vecante Scientology nga fete “e pranuara”. Meqenese sistemin e deminojne fete e konsideruara tradicionale dhe “pozitive” Scientology luftohet. Nese sistemin do ta dominonte Scientology fete e tjera si p.sh. Krishterimi apo Islamizmi do te luftoheshin me te njejten urrejtje me te cilen luftohet sot Scientology. E vetmja zgjidhje eshte ZHDUKJA E FESE pavaresisht nga emri i saj.
u dashka me cu zenin me argiten se mbase u vijne trute e nuk vjedhin mo