Oliver Kahn: Gjermania ka humbur identitetin dhe shpirtin luftarak

3 Korrik 2012, 17:01Sport TEMA

Ish-portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, ka kritikuar ekipin kombëtar për mënyrën se si është larguar në gjysmëfinalet e Euro 2012. Skuadra e Joakim Lëv u mund 2-1 nga Italia dhe sipas Kahn, lojtarët u treguan shumë naivë në këtë ndeshje të rëndësishme.

“U çudita nga eliminimi, sidomos për rreshtimin taktik të ekipit. Nuk kuptoj pse u përqendruam kaq shumë te kundërshtarët dhe jo te loja jonë. Ajo që më çuditi më shumë ishte loja e futbollistëve tanë në veçanti. Kur shkuam në disavantazh 1-0 apo 2-0 dukej sikur nuk kishte plan B. Lojtarët dukeshin sikur nuk ishin në gjendje të ktheheshin në ndeshje”.

“Nuk mund të bësh gabime individuale në një nivel kaq të lartë. Kërkohet më shumë përqendrim në këto nivele. Lojtarët e klasit botëror të ndëshkojnë kur bëhen gabime të rënda. Te dy golat e Italisë, Humels dhe Lahm ishin shumë të avancuar”.

Sipas tij, Gjermania ka humbur shpirtin luftarak që e karakterizonte dhe kjo është arsyeja pse ajo vazhdon të mundet në ndeshjet e mëdha.

“Vlerat qendrore të lojës, që na kanë dalluar në vite, tani kanë humbur. Por ky është identiteti ynë. Ato shihen si antike, të vjetra, por vetëm falë këtyre vlerave vinte një vetëbesim që ishte mbi gjithë të tjerët. Tani njerëzit preferojnë shprehje moderne si “9 e fshehtë” apo “mbrojtës me krahë të ndryshuar”. Por harrohet që çdo skemë përshtatet në bazë të lojtarëve që ke në dispozicion. Kur fillon beteja, vjen një kohë në futboll kur mbizotëron dëshira, pasoni, disiplina, agresiviteti dhe në disa raste edhe loja e pistë”, tha ish-portieri legjendar i Gjermanisë.

9 komente në “Oliver Kahn: Gjermania ka humbur identitetin dhe shpirtin luftarak”

  1. KOSTA says:

    Nuk munde te ruhet identiteti dhe vitaliteti gjerman e vecanerishte ne skuadren kombetare kur mbizoterojne te gjitha ngjyrat…..me te konvertuar ne gjerman nuk munde te ruhet apo te krijohet shpirti luftarak gjerman…..Edhe mua me pelqen qe te kem nje pasaporte gjermane por nuk mund te kem shpirtin gjerman ne te gjitha punet qe do te me duhet ti bej……gjerman nuk behesh por LINDE…….

    1. redalb77 says:

      S’po merret me vesh kush po luan, del kombetarja italiane ne fushe me lojtar kryesor nigerian, qe as pamja e jashtme nuk e fsheh dot, del kombetarja gjermane me turq e polak, per te mos folur per ate angleze qe ka dekada qe e ka shumicen bjonde!!

    2. bimbashi says:

      Kostaq, te gjithe lojtaret e kombetares gjermane jane te lindur ne Gjermani, pa perjashtim, perjashtim ka bere Asamoah, i cili luajti disa ndeshje ne fillim te viteve 2000. Ozil eshte nip emigrintash turq, pra dhe prinderit e tij jane te lindur ne Gjermani, vetem emri apo gjysherit nuk e bejne turk!

  2. madrid says:

    ik ti ore debil.pse luft do bente gjermania apo futboll.futbolli qe luante gjermania ne kohen tende s’shihej me sy paso dhe vrapo ishte skema juaj.sot gjermania ben futboll modern dhe te kohes po ty te ka ngelur ora te hitleri.

    1. Madrid,
      pse ne te gjitha ndeshjet ai turku me ata laramanet e tjere nuk e kendoi nje here hymnin e Gjermanise?
      Kombetarja eshte per ata qe e ndjejne me shpirt te perpaqesojne KOMBIN!
      Per ata qe jane gati te luajne me mire se per para!

  3. Bbb says:

    Pas 1990 ekipi gjerman ngjan si ekip i OKBse

  4. Eliu says:

    Vetem gjermanet e vertete e jo polake e turq, mund ta ngrisin moralin e ekipit gjerman. Gjermania duhet te harroje qe mund te behet ndonjehre kampion evropian apo boteror me lojtare qe nuk kane gjak gjermani…

  5. safiu says:

    mos thoni budalliqe c’faj kane lojtaret pse trajneri qe eshte gjerman eshte nje idiot, apo emocional dhe kur luan kunder ekipeve te madha ben gabime taktike, sic beri prandelli me italine ne finale. lojtaret te gjithe kane lindur ne gjermani dhe jane gjermane me shume se kahn toci qe hengri 6 gola nga anglia.

  6. babloki says:

    o naqu..gjermania asht nr.1 e keqa e vetme eshte se ajo dreq italia asht si moc e zez, qe ndjell ters.. :PPP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje