Xhufi: Në këtë 100-vjetor duhet të kujtojmë edhe njerëzit antishtet | Gazeta Tema
 

Xhufi: Në këtë 100-vjetor duhet të kujtojmë edhe njerëzit antishtet

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Historiani Pëllumb Xhufi, duke folur për gazetën Shqip në lidhje me propozimet e fundit të kryeministrit Berisha për ndryshimin e historisë, ka thënë se shumë figura të rëndësishme, po denigrohen qëllimisht nga ai. Sipas Xhufit, janë ngritur në pedestal figura tradhtarësh, si Esat Toptani dhe Zogu, ndërkohë që po hidhet baltë ndaj figurave të rëndësishme. Xhufi thotë se ndoshta ka ardhur koha që të bëhet edhe një vlerësim të figurave antishtet.

Ka një tentativë të përsëritur të vetë Kryeministrit, për të lënë në harresë figurat emblematike të Rilindjes e të Pavarësisë, e për të pompuar disa të tjera. Sigurisht, ka një përzgjedhje të mirëllogaritur në këtë mes. Promovohen figura pashallarësh, bejlerësh, krerësh fisesh, të lidhur materialisht e shpirtërisht me regjimin e vjetër, pra, me sundimin osman dhe anashkalohen apo edhe sulmohen përfaqësuesit e klasës së re të idealistëve, intelektualëve e patriotëve rilindas, ata që sollën idetë, që dhanë rrugëzgjidhjet dhe që falën jetë e pasuri për të realizuar Shqipërinë e pavarur e sovrane. Pra, i bëhen hozanara asaj elite politike, të korruptuar e antikombëtare, që për 500 vjet u shkri me pushtetin dhe administratën osmane e që s’bëri asgjë për vendin e vet, duke nënshkruar dorëzime qytetesh, dhënie koncesionesh, falje territoresh, krijime federatash serbo-shqiptare apo greko-shqiptare. Shembulli i Esad Pashës duhet të tronditë gjithkënd, por ky s’është i vetmi. Fryhet tej çdo mase figura e Ahmet Zogut, mikut të Serbisë, shitësit të Shën Naumit, vrasësit të Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës e Bajram Currit dhe, në fund, ikësit të madh. Çohen në piedestal lloj-lloj klerikësh katolikë, ithtarë të Shqipërisë së “kantoneve”, deri edhe frati-kuisling Anton Harapi dhe lihen në heshtje e harresë Ndre Mjeda, Dom Nikollë Kaçorri dhe një armatë e tërë katolikësh, që vunë bazat e shtetit unitar e shekullar shqiptar, që nga Vaso Pasha, Hil Mosi, Nikollë e Mirash Ivanaj. Heshtet për Papa Kristo Negovanin, për At Stath Melanin, për Petro Nini Luarasin, ndërsa politikanët e historianët puthadorë rendin t’i puthin dorën Janullatosit, ndërsa ky drejton mesha e inauguron kisha-bunker, ku vritet shqiptaria dhe predikohet helenizmi. Përkujtohen e nderohen klerikë, sa myslimanë, aq edhe ortodoksë e katolikë, nga ata që ishin kundër alfabetit latin e kundër shkrimit shqip, nga ata që ishin jargavitur pas pushtuesit osman dhe që më vonë pritën me lule sa ushtritë e serbit, aq edhe ato të                                                       grekut, të Duçes e të Hitlerit. Ka shumë zhvendosje vlerash e personalitetesh, që janë prodhuar këto kohë, edhe për “meritë” të z. Berisha e të zonjës Topalli, saqë shpeshherë mendoj se pas këtij 100-vjetori të bujshëm të shtetit shqiptar, do ia vlente barra qiranë të përkujtohej edhe 100-vjetori i antishtetit shqiptar, duke kaluar në skaner të gjithë ata që në këta 100 vjet bënë gjithçka për t’i vënë minat Shqipërisë. Ndoshta kështu, kufijtë mes vlerës dhe antivlerës, midis atdhetarisë dhe tradhtisë, që tani janë ngatërruar keq, do të bëheshin më të qarta, sidomos për të rinjtë tanë”, shprehet Xhufi.

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

49 Pergjigje per Xhufi: Në këtë 100-vjetor duhet të kujtojmë edhe njerëzit antishtet

  1. g.g.  --  8 Korrik, 2012 në 4:06 pm

    Faleminderit Z. Zhufi. Me te tille njerez ky vend nuk do te vdese kurre…
    Gigi canada.

    Përgjigjjuni

    • pavaresia  --  8 Korrik, 2012 në 5:19 pm

      komplimente z.xhufi.qe ne pak rreshta ju
      shkundet te madh e te vogel,per Historine
      e nakatosur te Shqiperise,ne tere ato goxha vite
      qe Ajo ka perjetuar.
      Ne tere keto ngjarje,vihen re dy kolona,
      ai i realiteteve dhe ai i falsifikimeve.
      pra si kudo,edhe ketu bashkeudhetare te pashmangshem
      jane te miret(qe jane edhe te shumtet),jane edhe te pa beset
      qe edhe pse shume te paket,sjelljet ne deme kane qene
      dhe jane shume te medha…
      z.Xhufi,Historia dihet se eshte vete Jeta.
      Eshte fjale e madhe. Emadhe sa edhe Nena,qe na e fali ate.
      Cuditerisht,jo te gjithe dine t,ja shperblejne asaj.
      Dashuria eshte virtuti i pare.Po antidashuria ceshte?
      Trimeria dhe besnikeria e pasojne ate.po pabesia ceshte?
      Atdheu dhe Liria e mbyllin si te thuash nje pjese te madhe ne
      ciklin e shperblimit.Po coptimi dhe Terrori c,jane?
      E pra te gjitha jane.dhe te gjitha kujtohen.
      Brezat duhet ti vleresojne si te paret tane.ja p.sh.
      Skenderbeun por edhe Hamzain.Nolin dhe Konicen,por edhe Enverin me gjithe Berishen. Mujo Ulqinakun por edhe Ahmet Zogun
      me baule ne arrati.Avni Rustemin djal te ri,por edhe Esat qenin
      qe ju perkushtua tradhetise.
      Mic Sokolin dhe Selam Musane,por edhe Arben Imamin
      me gjithe Tank.
      Qemalin me shok te rralle,por edhe zagaret,spiune fare te shplare.
      Dhe plote fakte te pa sosura,qe ky palo k/minister,
      ne kete 100 vjetor kerkone te ngreje nje Pjadestal,
      ku heronjte rrafsh per toke,dhe tradhetia ne kembe si zagare.
      Cmenduri!apo pasion i nje te daluri menc!
      qe po ben te gjitha perpjekjet ku me ujra te zeza,kerkone
      te shperlaje Tradhetine…
      O Zot.me kete Sali,pas 100 vjeteve,Shqiperia shkon
      100 vjet pas…

      Përgjigjjuni

    • Vlora  --  8 Korrik, 2012 në 5:30 pm

      shum i sakte ne te gjitha ato qe thua o z. xhufi,kan mbetur te pakte shqiptaret e vertete.

      historine berisha e ktheu ne bebelino,duke e nderuar 3 here ne dite.

      po zoti e do qe ky plak tradhetar mos te jete edhe per shum kohe ,qe te vendosi per te gjitha,keshtu qe nje dite historia e shqiperise duhet te shkruhet nga ju historianet- shqiptar te vertete.

      FALEMINDERIT Z. XHUFI.

      Përgjigjjuni

    • Damir Fazllic  --  8 Korrik, 2012 në 7:55 pm

      Gjithmone ka patur nga nje “Sali” Shqiperia e gjore :-(
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

      Përgjigjjuni

    • shpati  --  9 Korrik, 2012 në 12:16 pm

      Ua kam thene disa here:Sali Berisha,si AGJENT I RREZIKSHEM I UDB-se ish Jugosllave,qe e URREN POPULLIN SHQIPTAR DERI NE RRENJE,ka mare per detyre:”TE SHKATERROJE SHTETIN SHQIPTAR DHE KOMBIN SHQIPTAR NE TERESI,qe nga HISTORIA E TIJ SHEKULLORE,KULTURA,GJUHA,MONUMENTET HISTORIKE,LUFTRAT E PERGJAKSHME,HERINJTE,duke ngritur ne qiell KEIMINELET,KUINSLINGET,TRADHEWTARET,SPIUNET, SHITESIT E AQTDHEUT,qe nga Ahmet Zogolli dhe Esat Toptani!!!
      KRIMINELET I KA BERE HERONJ ,NDERSA HERONJTE I KA BERE KRIMINELE!!!
      KUR DO TA MARRIN VESH KETA KOKAT E MEDHA IDEALISTE,SI KY XHUFI ME SHOKE,QE TE DALIN NGA KONSTATIMET NE AKUZA DIREKTE KUNDER SHKASKTARIT TE VETEM TE KESAJ KATRAHURE 22 VJECARE KUNDER POPULLIT SHQIPTAR????
      A KA PERCARES ME TE MADH SE KY BARBAR SERB???

      Përgjigjjuni

  2. teuta  --  8 Korrik, 2012 në 4:07 pm

    Si gjithmone i ke vene pikat mbi i,
    personalisht nuk me mbetet te pergezoj, per shkrimet racionale dhe
    patriotike qe shkruan,nje historian i cmuar me vlere kombetare.

    Zoti Xhufi urimet me te sinqerta.

    Përgjigjjuni

  3. Ben Chicago  --  8 Korrik, 2012 në 4:17 pm

    Xhufi,me pelqen nje gje te ty,qe nuk e sheh te historianet e tjere komunist,je me shume patriote se ta dhe je anti-grek,kjo eshte nje vlere tek ty,mgjse je tmerresisht bolshevik.Zogu eshte nje figure komplekse,me anet pozitive dhe negativ,por ishte ai qe ngriti Shtetin e pare shqiptare,me Ushtri,Xhandarmeri,Gjykata,lekun e pare shqiptare,nga nje vend me fise,ku mbizotronte ligji i xhungles,ne nje shtet,qe per mua ne krahasim me kohen ka qene shteti me serioz shqiptar.Xhufi,po pse nuk thua kush ka qene antishqiptari dhe tradhetari me i madh,qe i ka bere demin me te madh Shqiperise dhe shqiptareve,pse nuk permend te pari Kryekriminelin Enver Hoxha,per ate cka i beri ketij vendi,qe ketu fillon diskutimi per historine,duhet dnuar ai regjim gjakatar qe shume nga ne e jetuam,edhe ti shoku Xhufi,apo jo ????

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  8 Korrik, 2012 në 4:56 pm

      ik ore budalla , do na mbushesh mendjen ti me Zogun qe ishte nje bastard dhe e kishte mendjen vetem te vidhte e te shiste teritorin e Shqiperise

      Shteti i Zogut ishte qesharak –Ca shteti ishte ai qe nuk kishte asnje Universitet, asnje spital, asnje lloj Industrie , asnje hekurudhe –Edhe ato dy ruge qe kish ishin te ndertuara nga Austria ne luften e pare boterore
      Ne kohe te Zogut malarja bente kerdine, -nderkaq qe gjithe bregdeti ishte mocalor

      Gjithe MYZEQEJA ISHTE KENETE , nga Lezha deri ne Vlore –Erdhi Enveri qe thau kenetat, hapi ruge t ereja, hekurudha , ndertoi hidrocentrale pa fund , Krijoi ushtri moderne, aRSIM MODERN, Akademi shkencash, ushtarake, detare etj

      Krijoi nje bujqesi t e mekanizuar, industri moderne ne cdo fushe te jetes etj etj
      Nuk kane fund te mirat qe i beri Enver Hoxha Shqiperise , dhe te miren me te madhe beri qe ua futi koken ne hale juve qe ishit pjelle e keqe , dhe sherbetore te cdo pushtuesi

      Ne kohe te Zogut vdiste njeriu per nje aspirine –dhe jeta mesatare ishte vetem 40 vjec –Po na tregon ti kohen e Zogut , i cili e kishte ktheyr Shqiperine si nje mbeturine te feudalizmit otoman

      ________Dhe sa per Enverin e k thene Enciklopedia Britanike qe : ENVER EOXHA E MORI SHQIPERINE NGA NJE GJYSEM RELIKE E FEUDALIZMIT Otoman dhe e ktheu ne nje Vend Modern Industrialo-Arar..” Pike

      Bravo Presor Pellumbi , je bos fare !

      Përgjigjjuni

    • teuta  --  8 Korrik, 2012 në 5:19 pm

      Ben Chicago
      Po cfar shteti ngriti zogu mor mavri, nga kryeminister u be mbret,
      shqiptaret perzune nje sulltan dhe erdh nje sulltan tjeter(zogu).
      Pezuri te vtmin ze opozitare qe ishte Fan Noli, ishte vete ligji
      dhe maliqi, po quajte shtet ate te zogut aha.

      Dhe nje pyetje te fundit po Sali BERISHA ka qene apo jo komunist????
      Dhe ka demokraci shqiperia sot?????

      Përgjigjjuni

    • Tirona  --  8 Korrik, 2012 në 5:53 pm

      o Ben Chikago ti qenke me plote gojen nje Ka….

      Përgjigjjuni

      • Ivani i madh  --  9 Korrik, 2012 në 1:33 pm

        Ai [beni ]e di e vete qe eshte me dy re po ti pse i thua apo ti ritet mendia per zgjuaresine qe ka e te pretendoje per dy bole qe te kompletohet tamam

        Përgjigjjuni

    • Shefqet Cela  --  8 Korrik, 2012 në 6:05 pm

      Ju i beni disa elozhe zotit Xhufi, por menjehere pas kesaj, i versuleni pa fre, duke mare mbi vete rrolin e historianit politik qeveritar.
      Zoteri je teper xhuxh qe te matesh me Pellumb Xhufin ne lemin e kultures dhe sidomos te historise!
      Une nuk e kam ate kurajo por dy gjera, qe ja bejne MUUUUU do ti them:
      1. Cdokush qe shet, qofte edhe nje pellembe truall shqiptar (Qofte Toptani qe dorezoi Shkodren tek malazaste, Zogu qe shiti Shen Naumin me rrethine, Sala qe desh te shiste detin me pasuri te rralla mbi e nentokesore etj); ka vetem nje emer TRADHETAR I KOMBIT. Te tjerat jane retushime, qe u takojne historianeve dhe jo palo politikaneve per hulumtim.
      2. Enver Hoxha eshte nje figure aq komplekse sa qe duhet klohe dhe kerkime shkencore dokumentash, per ta nxjerre figuren e tije reale. Palo politikanet mund te llomotisin diçka per ideollogjine e asaj kohe, por vetem kaq dhe asgje tjeter.
      Une me modestine time, mund te ve ne dukje dy aspekte:
      a. E kam gabim, apo eshte akoma, zyrtarisht, HERO I POPULLIT, per udheheqjen e Luftes Nacional Clirimtare, krahas aleateve nderkombetare, kunder Nazi fashimit, qe gezojme çlirimin?
      b. Persa i perket “agjentures se tije” apo antishqiptarizmit, me sa di une, askush nga keta qe kane zgjatur dhe futur duart ne punet tona te brendeshme, apo pasurite tona; NUK GUXOI atekohe. Tani me bollek.

      Përgjigjjuni

    • pena  --  8 Korrik, 2012 në 10:07 pm

      Ti nuk do qe ta kuptosh zotin Xhufi.Ne kete shkrim kaq te permbledhur,nuk mund te pretendohet te thuhen te gjitha,e aq me teper sipas oreksit te kujtdo.Ne qofte se ti je verbuar aq sa te mos dallosh dot kontributin e E.Hoxhes per formimin e shtetit e funksionimin e tij,per nacionalizmin e vecante te treguar prej tij,ti zoteri qenke…pyke fare.Nuk thote kush se Enveri nuk ka pasur gabime,por Zogu ka pasur jo gabime,por idjotesi,sikurse dhe Esat Pashe Toptani e S.Berisha.

      Përgjigjjuni

      • Ben Chicago  --  9 Korrik, 2012 në 12:27 am

        Pena,nqse ti ju thua gabime ato qe beri Enveri,diskutimi eshte i kote me ju.Jeni Enveriste te pandreqshem,fatkeqesi qe ju dha mundesia te shkruani ne Pc.

        Përgjigjjuni

        • leon  --  9 Korrik, 2012 në 12:26 pm

          Ti Ben Chicago,sinje zogist i qelbur,duhet te kesh turp,ta pohosh nje gje te tille!
          Koha e Zogollit SATRAP ishte koha e INJORANCES TOTALE,E KANDILI DHE E PISHES NE VEND TE DRITES ELEKTRIKE,E ANALFABETIZMIT TOTAL 90% TE POPULLSISE,NJE VEND PA SHKOLLA TE MESME E TE LARTA,PA TEATRO,KINEMA APO OPERA,PA STADIUME,PALLATE SPORTI,PAQ DEMOKRACI,SE LIGJIN E BENTE OSMAN GAZEPI ME SHOKE!!!
          ZOGOLLI,PASI E SHITI SHQIPERINE TEK SERBET E PASTAJ TEK ITALIANET,VODHI FLORIRIN E BANKES KOMBETARE SHQIPTARE(vec atyre qe moren gjermanet),JA MBATHI,DUKE TRADHETUAR POPULLIN PARA PUSAHTIMIT FASHIST!!!
          Ky Zogoll fshatari egersire e injorant,VRAU TE TERE DEMOKRAQTET ME TE MEDHENJ TE KOHES,QE NGA HASAN PRISHTINA,BAJRAM CURRI,LUIGJ GURAKUQI,AVNI RUSTEMI etj!!!
          Se kush ka qene regjimi satrap i Zogollit,LEXO MIGJENIN E MADH DHE NOLIN,O TRAP ZALLI,DHE TA QEPESH HALENE TENDE ANTI SHQIPTARE!!!

          Përgjigjjuni

  4. Arjoni  --  8 Korrik, 2012 në 4:18 pm

    Kjo ka vetem nje zgjidhje ; jashte duart e felliqura te politices nga historia. Historia eshte e vetmja gje qe na ka ngelur , qe ne mund te krenoheshim. Dhe kjo vetem se ate e bene burra te vertete ne kohe te veshtira qe ne te shumten e rasteve sakrifikuan edhe jeten. Tjetersimi I saj nga politikane te pa skrupullt qe vijne dhe ikin sa per te vjedh do te ishte fatkeqesa e radhes per shqipetaret.

    Përgjigjjuni

  5. Albogentivlora  --  8 Korrik, 2012 në 4:27 pm

    Zoti Xhufi, besoj se jeni nje nga figurat e rralla qe kur flet ke vemendjen time te plote. Njerez si ju, avokati Ngjela, Myslim Pasha dhe Kreshnik Spahiu kane lezet te jene ne krye te shtetit shqiptar. Ju jeni te vetmit qe e thoni fjalen ashtu sic eshte. Ne zoti Xhufi jemi marre peng nga nje agjent serb dhe me bashkepunimin e injoranteve nga krahinat me te humbura te Shqiperise, po mbreteron si rralle ndonjehere. Kerkojme ndihme nga ju zoti Xhufi. Kerkojme ndihme qe Shqiperia te mos kete per heronj tradhetare dhe kriminela, por te kete ata qe dhane gjakun e tyre te kuq per nje Shqiperi te lire dhe me te mire. Do gezoni respektin tim sa te kem jeten.

    Përgjigjjuni

  6. S  --  8 Korrik, 2012 në 4:29 pm

    Jam dakort me ju zoti XHUFI …Ky maloku qe kemi ne pushtet po na poshteron dita dites edhe si shtet edhe si individ…

    Përgjigjjuni

  7. e ardhmja  --  8 Korrik, 2012 në 4:29 pm

    Eshte ne traditen qindra vjecare serbe qe te gjithe te paret e katunit ne fiset shqiptare i pallonte dhe bente spiune te vetet dhe keta te fundit shnderroheshin e vazhdojne te shnderrohen ne kurvicka besnike.

    Përgjigjjuni

  8. lori  --  8 Korrik, 2012 në 4:49 pm

    E teksa lexoj rreshtat e shkruar me atdhetarizem te nje historiani te vertete te ketij vendi,mishi nuk e di pse renqethet per ç’ka ka ndodhur nen perandorine osmane e tani nen perandorine “Pertej Atlantikut”!kjo eshte vertete renqethese per nje komb qe zgjedh ne krye te tij zhdukesit e minuesit e kesaj historie, duke i ritur vlerat “kembeve” e i ngritur ato mbi koke.I nderuar z.Xhufi ,Shqiperia e c’filitur nga lojerat me te pista ne kuriz te saj po dekompozohet ngadale ngadale nen cinizmin,nenqeshjen e disa palo diplomateve qe mjafton qe interesat e perandorive te tyre te realizohen e paksa prishin pune interesat e nje vendi te vogel si Shqiperia.Kryeministrin i dashur Xhufi e ha meraku se si do te furnizoje opoziten Siriane me arme nen drtejtimin e perandorise e jo per vendin qe ai fatkeqesisht drejton per mese 22 vjete.Tradheti,poshtersi,maskarallek ,kjo eshte fryma qe mbizoteron sot ne nje vend qe qente e radhes hane kockat e fundit te viktimave te mbetura nga kjo kahasapane e krijuar enkas nga “miqte” tane te medhenj njesoj si perandoria osmane.

    Përgjigjjuni

  9. ANTIKRIMI,ANTIKRISHTI  --  8 Korrik, 2012 në 5:00 pm

    ‘PROFES XHUFI’KY SHKRIM PAS 22 VJET ‘SHPERBERJE’DO TETE JUSTIFIKONTE SIKUR TE KISHE QENE 22 VJET NE BURG POLITIK.KU KE QENE?
    Indro Montaneli(dekan i gazetarise boterore):”AHMET Zogu,me prejardhje nga familje mafjoze te malesise se matit,ashtu si mafja italiane ne Kalabri uzurpoi pushtetin me intriga e dinakeri i ndihmuar nga serbet”
    ‘KONTI’ CIANO(minister i jashtem i fashizmit e dhenderr i duces e njekohesisht nuni nuses ne dasmen e zogollit)ne ditaret e tij deklaronnje dite pas pushtimit ne tiranen qe ‘behej feste’:,,i liroj te burgosunit politikete ZOGUT te denume me 100 vjet burgimper çdo njeri.Shperndaj pare te vobegteve.KERKOJ TE TRAJTOHEN MIRE USHTARET E ZHGENJYM QE U DORREZUN NDAJ FORCAVE TONA..sHQIPETARETME NAPIN FLAMUJ SHQIPETARE E ME KERKOJNE ATOP ITALIANE.”ETJ ETJ
    CIANO-AMBASADORIT GJERMAN NE ROMEV NJE JAVE PARA PUSHTIMIT:” JANE MARRE TE GJITHA MASAT PA GJAJK DERDHJE QE ALBANIJA E UN AFFARE DI FAMILJA”

    Përgjigjjuni

  10. LILOLABJA  --  8 Korrik, 2012 në 5:10 pm

    Respect Zoti Xhufi!
    Jeni nder intelektualet e ndershem dhe patriot qe skeni rreshtur asnjehere me mendjen dhe punen tuaj shkencore te hidhni drite mbi vlerat e verteta te ketij kombi.Eshte e vertete qe sot ne kohen tona krimineli Sali Berisha ka 20 vjet qe spo le gje pa bere qe te na i kaloje anti vlerat per vlera dhe fatkeqesisht po ja del me se miri se populli yne eshte ne gjume te thelle letargjik .Keni shume te drejte kur thoni ,qe duhet perkujtuar dhe 100-vjet anti shtet .Kjo eshte fatkeqesia jone zoti Xhufi qe antishqiptaret i kemi vene ne krye te shtetit ,sleme gur e mur qe debilet ti bejme presidenta dhe ata burra qe jane vertete burra i veme nje nofke” komunist” per mos te ngritur koke.Qofshi gjithmone i nderuar ,populli i thjeshte ju nderon dhe respekton si nje nga bijte me te mire qe ju ka .Qente le te lehin karvani te ece perpara .

    Përgjigjjuni

  11. Laku  --  8 Korrik, 2012 në 5:47 pm

    Te lumte prof.Xhufi.Poju hapni syte qorrave ,qeBerisha u ka hedhur ytute gomarit.Te flm shume,dhe ta dinise me ju jane ahumica e shqiptareve te ndershem.

    Përgjigjjuni

  12. kelmendasi  --  8 Korrik, 2012 në 5:53 pm

    O Xhufi apo Xhufka a e ke pyet teta Nexhmijen per historine se ajo e di mire?Dergo gruan tek dajat e te jatit se te sjell dokumente te reja.

    Përgjigjjuni

  13. Den  --  8 Korrik, 2012 në 5:55 pm

    BO BO CA KOMUNISTI I PERJETSHEM, I PA NDRYSHUESHEM I PESHTIRE DHE I RRJEDHUR RRACE PERVERSE E KUQE.

    Përgjigjjuni

  14. Dike Mullai thote-  --  8 Korrik, 2012 në 6:27 pm

    Per Historine te flasin e shkruajne Historianet! Ti Ben Chickago apo Jago dil e komento me emrin tend, ne se je historian(?!) Zoti Xhufi ka nje jete qe punon ne fushen e Historise e te Diplomacise. Qenke i “thekur” si politikan, por JO si historian. Dukesh se c,far “malli” je, kur ben krahasim te Zogut me Enver Hoxhen. Je interesant,si Berisha, kur kerkon bashkevuajtes nga regjimi gjakatar edhe Z.Xhufi. Leri Historianet te bejne punen e vete!

    Përgjigjjuni

  15. fane mirdite  --  8 Korrik, 2012 në 6:55 pm

    kam rrespekt te madh per pellumb xhufin .e vertet se shteti i tanishem eshte pak tolerant me disa gjera por me e keqja eshte se ca te tjer qe duan te vijne jane rujna zot i thomi ne anej nga fani edhe tete fjal po e perdorin dhe anej nga vlora e ne te gjith shqiperin .por ku pretendojne dhe disa potriot si dashamir shehu skenderi paskali fatosi apo ky avokati ngjela le ma keta te rinjet shalsidhe tahiri erdhi fundi i shqiperis tani e kan kuptuar edhe keta qe i financojne se bashke me keta do ikin per lesh edhe ata .

    Përgjigjjuni

    • Gjergji  --  8 Korrik, 2012 në 11:10 pm

      Edhe herë tjetër të kam porositur:
      -Fjalia fillon me germë të madhe.
      -Emrat e përveçëm (të njerëzve, të vendeve, etj.) fillojnë gjithashtu me germë të madhe.

      fane mirdite- Fan, Mirditë, etj.

      Mëso e pastaj shkruaj!
      Le që nuk kam parë ndonjëherë salist që të dijë të shkruajë…

      Përgjigjjuni

  16. mira  --  8 Korrik, 2012 në 7:25 pm

    Mbase kampionin e antishtetarit shqiptar e mban i ngarkuari me pune dhe biri shpirteror i serbise, krimineli dhe tradhetari i kombit shqiptar Sali Ram Berisha.
    Nuk mund te gjendet ne historine e Shqiperise nje qenie qe e ka demtuar me shume kete komb.
    E kuptojme qe si dhender dhe bir i serbise ( te mos diskutojme dosjen e tij qe e mban peng UDB) qe ka njollosur gjithe figurat me me te cilat nderohet historia jone.Asnje serb i berbetuar antishqiptar nuk do mundte ti bente kaq mire.
    Po ne sherbim te serbise ka bashkepunuar me grekun per te shkateruar vlerat e kombit tone dhe keshtu e quan detyren e ngarkuar te kryer.
    Nuk do vonoje dita qe ky gjarper do jape llogari per te gjitha.

    Përgjigjjuni

  17. Sal Karabushi  --  8 Korrik, 2012 në 7:43 pm

    Komuniste eshte jot eme dhe yt ate (domethene Sala), se Profesor Xhufi nuk ka qene as nje dite te vetme anetare i Partise se Punes. Ishte ca kohe me LSI po iku sapo pa Ilirin ti ulej ne preher Sales. Prandaj LEGENAT jeni ti dhe Baba yt.

    Përgjigjjuni

  18. Bravo!  --  8 Korrik, 2012 në 7:45 pm

    Faleminderit Profesor Xhufi. Je nder te paktet shqiptare qe u peshon fjala qe nuk u je nenshtruar pushteteve te PUSHTEVE. Faleminderit, o SHQIPTARE I MIRE!!!

    Përgjigjjuni

  19. ALBAN DARDANI  --  8 Korrik, 2012 në 8:05 pm

    – Zoti Xhufi, respekte per ju dhe mendimet e shprehura sa me siper.
    – Jam i mendimit(ikam shprehur dhe disa here e muaj me pare),ne kete 100 vjetor te pavarsis te shtetit shqiptar, duhet te kujtohen e nderohen te gjithe ata qe luftuan, punuan e kontribuan per shpalljen e pavarsis si dhe te gjith ata qe e ngriten e drejtuan dhe zhvilluan shtetin shqiptar, deri ne ditet e sotme,pa perjashtim.E perseris, pa perjashtim !!
    – Ne keto 100 vjet,nder bjurrat qe pergojohen me shume,por qe edhe kane kontribuar me shume ne ngritjen e konsolidimin e shtetit shqiptar, jane AHMET ZOGU dhe ENVER HOXHA. DUAM APO S,DUAM NE, ATA JANE E MBETEN FIGURA TE GDHENDURA FORT NE HISTORIN E SHTETIT SHQIPTA.
    – E kam theksuar dhe me pare, qe atje ku kemi patur “leninet” e “Stalinet” le te vendosim monumentet(bustet) e AHMET ZOGUT dhe te ENVER HOXHES, kuptohet edhe per burra si NOLI ETE TJER ,perfshi edhe ata e te tjere qe ju per efekt kohe e vendi si kini permendur.
    – Vetem keshtu ne do ta radhisim veten dhe vendin ne radhet e njerzve e kombeve me dinjitet e vlera historike e demokratike. Ne te kundert ….,ne …,do vazhdojm te mbetemi “shpellar “…..!!!

    –PER PARANTEZ, ne plotsim te mendimeme sa me siper, po u tregoj dicka,: –Keto dite,(4 Korrik), ne USA u festua (si cdo vit) pervjetori pavarsis((Indipendence Dei). Nje miku im, qe jep mesim ne nje nga kolegjet me te vjetra te New Yorkut, ishte ftuar familjarisht ne ceremonin perkujtimore te kesaj dite qe oganizonte vet shkolla ne nje nga mjediset e kolegjit ne Manhatan.
    — Miqte e mi,Elmaz e Sania Zejnati me trguan.: Ne ceremoni ishin ftuar i gjith personeli familjarisht,te afermit e tyre qe kishin sherbyer apo sherbenin ne ushtri, polici dhe si punonjes ne sektore te ndryshem te administrates shtetrore,grup muzikantesh e kengtaresh ,shoqeruar me nje banket teper cilesor.Celja u be me hymnin kombetar i kenduar nga gjith pjesmarresit. Me tej drejtuesi ceremonis ftoi te gjith ata qe kishin sherbyer ne Forcat Ushtarake Toksore te Amerikes te ngriheshin ne kembe. U ngrite 4 apo 5 veteran. I ftoi te gjith pjesmarresit: ” Nderim dhe respekt per te gjith ata qe kane sherbyer ne Forsat Toksore te Amarikes” . Kete pune e beri me radhe edhe per Farcat Ushtarake Ajrore, Forcat Ushtarake Detare …dhe se fundi nje nderim te vecante kerkoi edhe per ATA qe punonin aktualisht kudo ne adminisraten
    shtetrore.
    — DHE DICKA TJETER..,SHUM INTERESANTE: — Ne nje mjedis te vecante ishte vendosur ne nje faqe muri nje FLAMUR GJIGAND(disa metra i gjat dhe po keshtu i lart), Flamuri ishte i ndertuar ME COPA FLAMURESH QE NGA KOHA E LINKOLNIT E DERI NE KOHEN E RREZIMIT TE DY KULLAVE BINJAKE,(te mbledhura , dorezuar e qepur nga njerez e institucione te ndryshme ne menyre vullnetare). Ne pozicionin kryesor, qendronin disa copa te shiriteve te flamurit te kullave binjake, pastaj ishin qepur te gjitha periudhat.Ideatoret dhe qepesit e pare, me dore e gjelpere,kishin qene disa veteran e veterane ne nje shtepi pleqsh .Te gjit pjesmaresit ne kete ceremoni ishin ftuar te qepnin ne menyre simbolike.Du miqte mi radhiteshin tek te mbi Njezetepesemitet . Flamurit do te vazhdojne ti qeden copa,(per kohe e vite te tjera )dhe pastaj do te vendosej tek ndrtesat, ne ish vendin e dy kullave binjake. Kam vene re se ketu vleresohen te gjithe presidentet dhe burrat e shtetit, qe nga koha e pavarsis,panvarsisht se ne kohen kur kane drejtuer ata jane bere dhe luftra civile , kane shtypur edhe revolta e kryengritje ne emere ne te mire te ligjit e te shtetit apo te shumices.
    – Do ishte mire qe qe te shikojme e vleresojme vlerat dhe jo anti vlerat e paradokseve te kohe kur kane ndodhur
    –Perpara dhe Gjate ketyre 100 vjeteve, te paret tane kane sakrifikuar shum .Kan derdhur mund,djers e gjak per formimin dhe konsolidinmin e shtetit shqiptar . Evetmja sakrifice qe na kerkohet ne sot eshte,: TE MBJELLIM E KULTIVOJME FAREN E PAJTIMIT TE TOLERANCES DHE MIRKUPTIMIT PER SOT E SIDOMOS PER BREZAT QE VIN.Kjo vlen jo vetem per njerez mentar e shpirt bute,per idhetaret e fanafiket politk, POR EDHE PER TE PREKURIT E TE GODITURIT ME DHE PA TE DREJT.

    Përgjigjjuni

  20. leo  --  8 Korrik, 2012 në 8:32 pm

    TE LUMT AJO PENE O ZOTI XHUFI, SE KESHTU E DUAN KETA MASKARENJ, QE PO SHTREMEROJN HISTORIN E SHQIPERISE, KU TE NDERUAR PO DALIN TRADHETARET E VENDIT, NDERSA HERONJTE E VERTETE LIHEN NE HARRESE,

    Përgjigjjuni

  21. ANTIKRIMI,ANTIKRISHTI  --  8 Korrik, 2012 në 8:35 pm

    NE PERDORIMIN E TERMIT ‘KOMUNIST’ TRE ALTERNATIVA:
    -Jane per fatin e keq 30 vjeçare qe jo vetem nuk kane lexuar asgje nga teorija e marksit e komunizmit por dhe nuk arrijne te kuptojne qe jo vetem si ‘sistem’ por as si praktika nuk u vertetuan ne asnje vend te bote.
    -Jane te pa ditur qe enverizmin e enverjanet e ish bllokut qe per fatin e keq i kemi mbi koke si ish femijet e bllokut te vaksinuar nga doktor Adhamudhi,ngaterrohen me heronjte e luftes e te punes qe nen idealet komuniste derdhen gjakun e djetrsen per shqiperi.TE MIRET E KETIJ VENDI,SHUMICA,PREHEN NE BOTEN TJETER.
    -Jane nje pjese qe pa drejtesisht ne 50 vjet ju jane mohuar te drejtat themelore(qe ska pune komunizmi fantazme) ose jane te lidhur me agjenturat e huaja per te fshire edhe si teori komunizmin qe eshte aqe i afert me krishterimin sepse flet per vlera humane e te drejtat e atyre qe lindin te barabarte e duhet te ndesin te tille.

    p.s Ne te tre rastet kemi te bejme me çoroditje e idjotesi:’te shash komunizmin e te vazhdosh te ‘drejtohesh’ nga ‘komuniste’?me teper se nje idjotesi.

    Përgjigjjuni

  22. Mentari  --  8 Korrik, 2012 në 9:12 pm

    Zoti Xhufi ke te drejte per ato komentet e tuaja por jo aq e drejte eshte ai komenti i juaj kunder Ahmet Zogut.Ahmet zogu natyrisht beri edhe gabime sepse aq e kishte edhe shkollimin por edhe kohen por ne asnje menyre mos e hidh posht kontributin e Ahmet zogut sepse ishte ai zog qe me forcen e armeve vendosi guret e themelit te shtetit shqiptar.Pa kontributin e Ahmet Zogut as nuk do te kishte shqiperi sepse Shefqet Verlaci kerkonte ta e shiste shqiperine mesme tek Italianet kurse jugu tek greqia dhe veriu tek Serbo-Malazezet.Ishte Zogu dhe pasuria e tij qe formoj xhandarmeine shqiptare qe beri te mundur mbajtjen e shqiperise te bashkuar.Edhe nje here ore Historin mos e krahaso Zogun me kacakun Bajram Curri se eshte turp dhe nuk eshte historia shqiptare ajo pa figuren e Ahmet Zogut.Persa i perket shitjes se Shen Naunit shko o Historin dhe lexo dokumentat e procesverbalit kur ai Shen-naun u shkembye me fshatin Lin te Pogradecit per aresye te nevojes se rruges se qafthanes.Mos hudhni balete kot si koti kunde babait te krijimit te shtetit shqiptar te madhit Ahmet Zogut.

    Përgjigjjuni

    • Gjergji  --  8 Korrik, 2012 në 11:21 pm

      “… ai Shen-naun u shkembye me fshatin Lin te Pogradecit “.
      Waw !
      Po për shitjen e Vermoshit ç’mund të na thuash,ti “historian” që i bëke apologjinë zogut të k…rvës?
      Të mos ishte trimëria e atdhetarizmi i patriotit Prek Cali, sot perla e alpeve do të ishte pjesë e Malit të Zi, dhuruar nga zogu i k…rvës si shpërblim për t’a sjellë në krye të shqiptarëve.
      Po për vrasjet e B.Currit, H.Prishtinës,A.Rustemit,L.Gurakuqit, ç’mund të na thuash?
      Po për grabitjen e arit shqiptar?
      Po për braktisjen e popullit shqiptar kur u pushtua vendi?

      Përgjigjjuni

  23. fatmir  --  8 Korrik, 2012 në 9:56 pm

    o ben cikago leshi cfar shteti boni zogu mor trap shtet cubash rroft enveri per ju maskarejt

    Përgjigjjuni

  24. sali berisha zogu modern i shqiperise  --  8 Korrik, 2012 në 11:01 pm

    po te vjen fundi o sal. keto 8vjet shqiperia ka shkuar 20vjet mbrapa

    Përgjigjjuni

  25. krosi  --  9 Korrik, 2012 në 12:37 am

    Vetem bythlepiresit e Plakut Mere dhe tradhtareve te tjere jane kunder profesor Xhufit. Mbreti Xog fali Shen Naumin per te qendruar ne karriken e pushtetit, Plaku mere i fali Greqise ujrat detare per te gjetur mbeshtetje te greku qe sdonte as vendin e vet si Karamanlis. Falini bythen dhe ju se ckeni cfare ti falni gje tjeter Plakut Mere se bashku me 73 deputetet kurva.

    Përgjigjjuni

  26. Aleks  --  9 Korrik, 2012 në 12:44 am

    Ja shembulli tipik i manipuluesit profesionist, por profesionist qysh ne kohen kur prej regjimit te Enver Hoxhes e u formua per manipulues ne Itali ne kohen kur as miza shqiptare nuk mund te dilte nga kufiri. -Dihej se cilet ishin ata qe mundnin te dilnin per studime. – Lexojeni me vemendje dhe vini re: per Zogun thote vetem “mik i Serbisë”, “shitës i Shën Naumit” (gaz i madh qe po i ha barku Xhufit per manastirin e Shenjtit Naum!), “vrasës i të Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës e Bajram Currit” dhe në fund “ikës i madh”. Vetem keto ka bere Ahmeti Zogu nga 1912 deri me 1939?! Nga ana tjeter shkelqen me mungesen Armiku nr. 1 i Shqiperise dhe i shqiptareve, prej nga i vjen e shoqja e z. Xhufi, Enver Hoxha dora vete. Ankohet se qenkan sulmuar “rilindasit”, por cilet rilindas konkretisht jane sulmuar?! Pastaj vete rilindasit, e shumta e tyre, a nuk qene bejlere? Sepse e tille ishte koha, nuk jetuan ne vaktin kur mund te konvertoheshin ne snobe te kuq ne Rome te La Sapienza! Madje Vaso Shkodrani, qe po na e mbron Xhufi yne, ishte edhe me shume: ishte “Pashe”. Pretendon se po lihen ne heshtje “klerike patriote”, si Dom Nikoolle Kacorri, por Jozefina Topalli na cau kryet duke mbledhur Kuvendin e Shqiperise per te kujtuar pikerisht figuren e Dom Nikolle Kacorrit! Hasan Prishtines, te cilit gjithashtu po i qan hallin Xhufi, me sa kemi degjuar eshte propozuar t’i ngrihet nje momument me rastin e 100-vjetorit, ndonese Xhfi me siguri e di qe Hasan beut (bej edhe ky i ziu) i jane botuar tanime pagesat e posacme nga ana e Mussolinit – kuitancat – per sherbimet per te pembysur regjimin e Zogut. Dhe keshtu me radhe. Ashtu sikurse Ismail Qemalit i eshte botuar marreveshja e fshehte me ministrin grek te Puneve te Jashtme per kufirin e Greqise te Vjosa (qe Ismail beu, se bej qelloi edhe ky per fat te keq te Xhufit, nuk e respektoi kur i erdhi koha), sikurse i ka botuar Renzo Falaschi edhe dokumentet e sherbimeve te huaja qe regjistrojne, ne vitet e fundit te jetes se Plakut, pensionin qe merrte nga “qarqe te paidentifikuara serbe” etj. Keshtu edhe me gabimin e viteve te fundit te jetes se At Anton Harapit etj. Te tilla jane keto figura, vetem ne historine e PPSH, prej nga ka dale Xhufi, ato pkturohen ose bardh (dhe atehere bardh si bora) ose zi (por ama zi sterre). Tanime ajo kohe, e nje historie te tille me “shume te mire” dhe me “shume te keqinj”, ka perenduar. Mbetesit e fundit te saj nuk mund ta mbrojne vecse me manipulime, qofshin ato ne dukje dhe “profesioniste”.

    Përgjigjjuni

  27. Atdhetar USA D  --  9 Korrik, 2012 në 1:04 am

    Faleminderit zoti XHufi, midis atyre historjaneve qe jargaviten mbas bythes te sali berishes ka edhe si Jy, Milua apo ndonje tjeter, qe jane me objektive ne paraqitjen e historise te popullit shqipetar. Jemi shume dakort me mendimin tuaj kure thoni se anashkalohen figura te shquara qe kane bere emer ne histori dhe vleresohen me shume sa duhet figura te diskredituara qe u sherbyen te huajve ne dem te popullit shqipetar dhe i pine gjakun e vodhen dhe e shiten vendin tone, vetem per interesat e tyre. Prototipi me negativ ishte dhe mbetet per historine shqipetare Ahmet Zogu, qe cuditerisht ka akoma shqipetare, injorante dhe me mentalitet feudalesh qe duan ti japin shkelqim kesaj figure te neveriteshme te historise tone kombetare, pa menduar krimet e medha qe ka bere ky satan ndaje teritorit te SHqiperise, dyke shperblyer mbretin e serbise me shennaumin dhe vermoshin per ndihmen qe i dha kure ne pushtet ne 1924. Ishte ahmet zogu ai qe vrau demokratet e pare te ketije vendi si Bajram Curin, Avni Rustemin, Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin, Riza Ceroven E SHUME E SHUME TE TJERE. iSHTE KY ahmet zogu qe brenda 1 dite vrau 107 vete ne kryengritjen anti zogiste te Fierit dhe burgosi dhe internoji jashte atdheut me qindra e mijra patrote dhe in telektuale, vetem se kundershtonjin regjimin anadollak dhe anti popullor te satrapit zok. ndersa Ben Cikagua kerkon te nderohet me shumue ky satrap se bashku me turkoshakun Esat pash Toptanin qe hante, rinte dhe q…..e ne Paris cfare i donte bytha. Edini ju Beni se gjate 14 vjeteve e ca zogu me perjashtim te krijimit te shtetit qe skish patur me pare dhe ate e konsolidojei me shume per interesat e tije, se u vetshpall mbret dhe ja piu ate pike gjak popullit duke e lene ne mjrim, analfabet, me mora dhe mushkonjandersa vet bente jete perallore brenda e jashte vendit, sikure te mose mjaftonte kjo mori tokat me te mira, beri vila ku i donte b……tha ndersa per popullin ndertoi nje fabrik vaji, nje sapuni, dhe nje ure, mbi lumin mat, dhe nje burk ne Burel ku conte kundershtaret e tije,dhe ne fund mbasi mori edhe floririn ne baken e shqiperise ja hapi portat italise fashiste duke e lene popullin ne meshiren e fatit. Mezi presim nga historianet ta ndricojne e ta shkruajne historine jo simbas deshires te saliut qe eshte tuko shak me i madhe se esat pasha , pore mbi pluset dhe minuset e personaliteteve. sejcilit hakun.

    Përgjigjjuni

  28. durim  --  9 Korrik, 2012 në 1:05 am

    Jane te gjitha te verteta keto qe thote Zoti Xhufi JE I RESPEKTUAR

    Përgjigjjuni

  29. Dragoljup  --  9 Korrik, 2012 në 2:14 am

    Historin te dashur miq,nuk munde ta shkruajne kure Shqiptaret,se sic ka treguar koha,dhe po tregon ato anojne sipas bindjeve dhe interesave te vete.Kuresi nuk munde te shkruaj historine zoti Xhufi,i cili me sa di une e ka pas dhjet historine e partise punes.Ka ardhur koha qe hstoria te ribehet,dhe kjo te vije mbas nje studimi shume vitesh,pa ndikime partiake,klanore,krahinore dhe me historjan te zgjedhur te shkolluar ne prendim e gjetke.Nuk munde te injorosh Haxhi Qamilin,kuptohet nga kundeshtaret e tije,dhe te lavderosh figuren e Myslim Pezes,qe nuk ishte gje vec nje anadollak,imoral,injorant,qe ngriti emerin e tije nga bemat dhe aktet teroriste.Cfare figure kishte Bajram Curi,i cili nuk ishte gje por vetem nje rebel,pa dinjitet,pa vizion,i cili luftonte kunder nje shteti qe kishte ligje,dhe parlamentin,ku aderonte edhe opozita,dhe vrasjen e ketij cetniku e miratohi ne unamitet te plote.Shume persona kane bere emer ne histori pa e merituar,pa vlera e akte historike,vetem se u interesonte nje klani per te sunduar.EDHE TE SHUME PERFOLURIT SI KOMUNISTE NUK ISHIN GJE TJETER VETEM CELULA TERORISTE ME ADOLISHENTE PLOTE ME VESE TE CILET NE MENYRAT ME TE ULTA DUKE SHKELUR CDO NORME PARIM E BARAZI VUNE NE SKENE PLANET VELLA VRASESE ME QELIMIN E TYRE TE NDYRE VETEM PUSHTETIN.Te dashur historjan burimin per te hartuar historine kerkoheni ne popull,dhe jo neper kafenera,apo qarqet e tuja akademike,ku sundon politika si rasti i Beqir Metes,apo Kristo Frasherit,qe te dy te kundert e te joshur politikishte kembanat po bijen e po degjohen qe tani per 100 vjetorin e pavarsise ku si gjithmon ne panteonin e lirise do te renditen,emra njerzish,te cilet kane share ne emigrim regjimin e Zogut ,apo ate te Hoxhes ne kafene ne pije e siper Cfare pret nga nje klase politike,e joshur per te vrare e plackitur me qellimin e vetem final parane,mua me duket se historia po perseritet ne cdo kohe,me te njejtin ritem,me te njejten forme dhe metode,po me te njejtat ngjarje,si shitje trojesh,vrasje politike,shpallje armiqsh,Ne perfundim Shqiptaret nuk e kane aftesine e te formuarit te shtetit,dhe 100 vjetori i pavarsise per mua e te tjere perrethe eshte nje ajgare,fundja le te qeshim ne kete fidhim shekulli,se kur do te vije 200 vjetori mbase klasa politike do te jete ndergjejsuar.

    Përgjigjjuni

  30. SKENDER BEU I VJETER  --  9 Korrik, 2012 në 3:57 am

    O BEN TRAP CIKAGUA,TE KA MBETYR ORA NE KOHEN EZOGUT KUR JETA E SHQIPTARIT MEZATARISHT ISHTE 37 VJEC SEPSE NJERZIT VDISNIN SI MIZA NGA KOLERA ,MURTAJA,MALARJA,TUBERKULOZI MUNGESA E USHQIMIT DHE VARFERIJA.ZOGU VERTET BASHKOI FISET POR NE VEND TE SHTETIT MODERN SI BENE TERE MBRETERITE BERI VETEM NJE MBRETERI FISESH QE NUK SHIKONTE TEJ OBORIT TE PALLATIT,SHITI PJESE TE SHQIPERISE DUKE ZGJEDHUR ALEATE QE DESHIN VETEM TE REMBENIN DHE NE FUND IKU ME TORBAT DHE XHEPAT E MBUSHURA ME FLORIRIN E BANKES SHQIPTARE QE NUK ISHTE PRONE ETIJ SI NJE HAJDUT ORDINER.KURSE ENVERI E MORI NGA ICI DHE BERI ATE QE NE CDO RRETH KISHTE MBI 50 NDERMARJE EKONOMIKE KU NJERZIT VERTET MERNIN SA PER TE JETUAR POR DUKE BERE ARSIMIN FALAS,MJEKSINE FALAS DHE PENSIONIN TE SIGURUAR E RITI MOSHEN MESATARE TE SHQIPTARVE NE 72 VJET . VERTET SHPENZOI PER MBROJTJEN POR NGRITI USHTRI QE PER KOHEN ETIJ ISHTE NGA MEMODERNET DHE KRAHASOHEJ ME ATE TE IZRAELIT NE ATE KOHE.VERTETET QE ISHTE DIKTATOR DHE KRIMINEL POR ISHTE DIKTATOR DHE KRIMINEL PER KRIMINELET DHE HAJDUTET,PER TRADHETARET DHE PUSHTAT QE DONIN TI ZININ FRYMEN POPULLIT.MEGJITH ATE DUKE PATUR PARASYSH SE PAS TIJ NA DOLEN NE KRYE NJE TUFE HAJDUTESH KRIMINELESH MAFIOZESH QE PER 20 VJET PRISHEN DHE SHITEN ATE QE U NDERTUA PER 50 VJETUNE PERSONALISHT MENDOJ QE PAK PASKA ELEMINUARNGA KETA HORA.E VETMJA GJE QE NUK DUHEJ TE BENTE ISHTE MOSMDENIMII FAMILJEVE GRAVE DHE FEMIJVE TE CILET DUHEJ TI TRAJTONTE SI TE GJITHE KURSE ATA KRIMINELA TI KISHTE VENE NE KARIGE ELEKTRIKE PER KRIMET QE KISHIN BERE,DHE MOS DENOTE ATA QE FUTESHIN PER AGJITACION DHE PROPAGANDE. SHIKONI CKANE BERE KETA BANDITE MAFIOZE QE SOT SUNDOJNE SHKATRUAN CDO GJE EKONOMIKE DHE MBOLLEN VARFERINE,BENE QE POPULLI TE MARE ARATINE BASHKE ME TY BEN TRAPI NE 1/2 E TIJ DHE BREDHE KURBETIT PER TE JETUAR,SHKATRUAN SHKOLLEN DHE NDERGJEGJEN E SHQIPTARIT PER TE JETUAR ME NDERSHMERI,PO SHKATROJNE GJUHEN ME NDRYSHIME DHE HISTORINE QE ESHTE THEMEL I NDERGJEGJES KOMBETARE.

    Përgjigjjuni

  31. karaduz tropoje  --  9 Korrik, 2012 në 9:31 am

    eshte mbushur edhe ny me karaduza tropoje,dhe te gjithe jane ne gare per patriotizem,,por veshtire qe behen dy shqiptar bashke per nje gje te mire,,sepse menjehere ju shkon mendja se si te vjedhin,,keta ish intelektuale te shkolluar neper konviktet e xhaxhit enver pasi nuk munden te krijonin gje ne shqiperi iken neper new york,,dhe tani flasin per drejtesi..pra konkurenca e forte e sali berishes nanos metes rames rucit etj etjnuk i dhane hapsire qe edhe ata te pasuroheshin,,se po te kishin mundesi do te vidhnin edhe ata,,shqiperia eshte nje vend qe vepron me kanun,me lidhje farefisnore,krahinore,,dhe nuk ndreqet asnjehere..nje vend ku ka shume trima dhe te gjithe jane frigacake..ne nje vend ku ka tre fe por pothuajse te gjithe nuk besojne ne zot,nje vend ku mendjemadhesia dhe tangarlleku ja kalojne cdo shteti por te gjithe jane fukarenj,nje vend ku te gjithe kerkojne hajdutin por te gjithe jane hajdute,,nje vend ku krenohen me histori por nuk ka histori,,nje vend ku njerezit krenohen me te mirat por skan lene gje te keqe pa bere neper bote ,,ku krenohen per besen por ka me shume te pabese,,nje vend ku shahet turku greku serbi italiani bullgari.por i gjithe ai vend eshte i banuar nga ato rraca,nje popull qe thote qe eshte popull ilir po me faktikisht me pamje fizionomike jo ilire..nje popull trim por vetem kur nuk ka ligj,

    Përgjigjjuni

  32. aster  --  9 Korrik, 2012 në 10:36 am

    Respekte te vecanta profesore Xhufi.Nje llafe popullore thote Shqipetare mos rri po duku Shqipetare.Ju dhe kopetent te tjere te historis se Shqiperis jepni kontributin tuaj ju bini kembanava te alarmit se po perdhoset historia jone.Vetsakrifikohuni po qe nevoja per kete kauz te madhe dhe mos bej gabim te futesh me ne politik mos e perlyej veten….,me kallepe pa vlere hajdut e intrigant pseudopolitikan medioker sote Shqipria ka nevoj per njerez te ditur e te pergjegjshem e jo sahan lepires te pa skrupull qe po e rrenojne historin tone e vendin ne pergjithesi. Edhe njeher respekte te vecanta Aster.

    Përgjigjjuni

  33. dauti  --  9 Korrik, 2012 në 12:02 pm

    Ore po pse lodheni me analiza te hollesishme per te gjetur shkak pasoj te thenjet e te ashtuquajturit kryeminister per rishkrim te historise dhe rivleresim te figurave te saj.Shqiperia tani eshte ne fazen me te turpshme te saj pasi ka ne krye nje njeri qe vjedh pushtet,vret per te mbajtur pushtet ,bashkpunon me qarqe mafioze per te vjedhur Shqiperine dhe tenton te shes pjese te saj.Kete bene Esat Pasha,kete beri Zogu dhe si i tll ky i ashtuquajturi kryeminister nuk mund te kerkoje gje tjeter vecse turpin ta quaj kontribut per ceshtjen kombetare per te shpetuar veten, dhe heronjte e vertet ti lere ne harres.Megjithate memorja e popullit shqiptar nuk vdes nderkohe qe tradhetaret e ketij vendi kane vdekur e do te vdesin me turp…

    Përgjigjjuni

  34. fane mirdite  --  9 Korrik, 2012 në 12:48 pm

    o gjergj gruja e bufonit thoshte per ballotelin se ishte i pa edukuar dhe duhet te vinte ne shtepi te saj te mesonte edukaten dhe mbas finales balloteli i tha bufonit se do shkonte ne shtepi te tij se gruaja e tij do i mesonte edukaten dhe plasi ne spoljator keshtu qe do vij edhe un qe te mesoj pak drejteshkrim se nuk di te vendos pike dhe presje .

    Përgjigjjuni

  35. Malko Durmishi  --  10 Korrik, 2012 në 9:14 am

    Zoti Xhufi bene hartime te njejta me ato te 15 vjecareve te kohes se Enverit,te cilin nuk guxon dot as vete ta zere ne goje,nga turpi, edhe pse ne keta 100 vjet qe don te flase,50 i takojne Enverit.
    Po c te thote per diktatorin e kupton edhe vete ky pioner hartimesh enveriste,ndaj gjen anen tjeter per te bere punen e Enver Hoxhes,pa ja permendur fare emrin diktatorit.
    Ai shan te gjithe ata qe shante xhaxhi Enveri dhe mbur po te gjithe ata qe mburte shoku Enver.
    Kur lexoj Xhufin ,nuk di pse me kujtohet ajo kenga:
    Xhaxh Enver,o Xhaxhi Enver
    Doren per mbi zemer ,ma vendos ngadal
    Ajo reh si zog,do te thote dy fjale:
    Sa te kete Xhufer,ti do jesh verdalle…
    Per mua Pellumb Xhufi eshte i denje vetem per nje komandant cete pioneri,dhe nuk e lexoj e degjoj kurre,por ne kete rast per ti bere qejfin nipit tim te dashure,Krenar Arifit, qe ma postoi,e lexova me kujdes,dhe bera kete koment,qe sigurisht do ma deshperoi te dashurin nip

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>