Ja si ka evoluar fjalori politik i Fatos Nanos në këto shtatë vite

Postuar në: Aktualitet,Politika |

Si ka evoluar fjalori politik i Fatos Nanos në shtatë vjetët e fundit, kur ai la partinë më të madhe të së majtës, qeverinë dhe u përpoq të kapej me thonj pas ëndrrës presidenciale?! Ja një përzgjedhje e disa deklaratave të tij publike në momente të ndryshme të viteve të fundit. Është e lehtë të konstatohet sesi në shtatë vjet Nano ka qenë në mënyrë konstante i rreshtuar kundër partisë së tij, në një panel me dy kundërshtarët e tij historikë: Sali Berishën dhe Ilir Metën. E megjithatë ai reklamon sërish sot “të drejta pronësie” mbi PS, duke sfiduar edhe kthimin në krye të partisë.

 

14 korrik 2006, gjatë bisedës me Berishën në një pritje në ambasadën franceze:

-“Karrigen tënde dhe timen nuk e ha as dreqi”.

 

20 maj 2009, para zgjedhjeve të 28 qershorit

-“Më lejoni të them se edhe nëse do të kishte ndodhur përfshirja spekulative e emrit tim në këto zgjedhje, unë do të refuzoja.”

-“Opozita jo vetëm nuk është konkurruese në këto zgjedhje, por e ka të vështirë edhe të krijojë një maxhorancë me të cilën të ruajë programin dhe sloganet, e t’i kthejë ato elemente qeverisës”.

-“Qeveria “Berisha” nuk mund të mohohet se ka punuar në Shqipëri, për popullin shqiptar. Por përgjigjen më të sakte do ta japin zgjedhjet e 28 qershorit. Me Berishën nuk kam ndonjë marrëdhënie tjetër, veç këtyre që thashë. E njoh si kryeministër të vendit tim”.

-“Më mirë Rama apo Berisha në pushtet? Këtë përgjigje do ta japin shqiptaret më 28 Qershor. Mua nuk më lejohet të luaj me banakierë të rinj, apo të vjetër”.

 

Shtator 2009, pas zgjedhjeve të përgjithshme

Për punën e qeverisë

-“…Përparimi ka qenë shumë dinamik. Jemi në shtratin e duhur, jemi në matricën e duhur, jemi në trendin e duhur, jemi në programet dhe kontratat e duhura, që këtë ritëm ta shpejtojmë”.

 

Për cilin votoi më 28 qershor 2009?

-“Nuk kam votuar për askënd, e kam hedhur letrën të pavlefshme… Nuk votova për listën e Ramës… më vjen keq që në listën Rama dominon e keqja dhe unë votën o e kam 100% të pastër, e kam për veten time. Nuk mund ta ndot me fëlliqësirën Rama”.

 

Për aleancën Berisha-Meta

-“Unë besoj se kjo nuk është ndonjë gjë e papritur, jo për shkak të emocioneve apo vlerësimeve parapolitike të sjelljes së Metës dhe të Berishës para apo gjatë fushatës, por për shkak të analizës që bënin shumë faktorë apo grupe të specializuara për rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, mesazhi i zgjedhësve këtë herë ishte një ekuilibër i ngushtë midis blloqeve dhe mesa duket nevoja për një koalicion që i kapërcente kufinjtë e blloqeve tradicionale…mesa duket elektorati dha mesazhin që kufinjtë e koalicioneve apo aleancave për qeverisje, të lëvizin përtej atyre tradicionale. Tradhti ndaj së majtës?! Çfarë do me thënë tradhti pas rënies së murit të Berlinit? Nuk e kuptoj. Ilir Meta ka dalë me një platformë politike, që ai e quajti “Plani për veprim” dhe këta zgjedhës kanë votuar këtë profil, këtë sensibilitet dhe program. Pra kanë dhënë mandatin të sillen në mënyrë profesionale si politikanë dhe përfaqësues. Pra, edhe Shefqet Peçi po të ishte gjallë, nuk do të guxonte ta artikulonte si tradhti këtë gjë…”

“Ky është një standart i ri në politikën qeverisëse, pra fillimi i krijimit të koalicioneve me të gjera sesa kampet politike. padyshim është në të mirë të stabilitetit dhe të reformave, sidomos atyre të integrimit”.

 

Për Edi Ramën

-…Rama duhet zbuar me çdo kusht. Potencialisht jam kandidat për bashkinë e Tiranës (në zgjedhjet e vitit 2011, shën ynë).

-…Ky (Rama) s’duhet të jetë mirë edhe nga gjendja e funksioneve vitale, për shkak të humbjes…

 

22 prill 2011, pas vrasjeve të 21 janarit

-“Besoj është e qartë për të gjithë se nuk kam asnjë marrëdhënie me asnjërën nga bandat apo banditët e 21 janarit”

 

19 prill 2012, vetëkandidimi për President

-“…Jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë se jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme. Ndërkaq, ky është vetëm fillimi dhe jam këtu për të deklaruar hapur, nëpërmjet jush, si për konceptin, frymën dhe vizionin për të cilën e bëj këtë ofertë dhe të gjitha veprimet që duhen ndërmarrë dhe produktet që do sigurojë”.

 

12 qershor 2012, sulm Edi Ramës

-“Edi Rama rendi si batakçi nëpër natë me një torbë me ëndrra perverse kryeministrore drejt Gjirit të Lalzit, ku shiti brenda një nate 4 viktimat e 21 janarit, 26 viktimat e Gërdecit, zgjedhjet e 8 majit, zgjedhjet e 2009, grevën e urisë të dhjetëra deputetëve dhe socialistëve, e mijëra e mijëra sakrifica madhore që socialistët e mirë dhe të ndershëm kanë bërë për të,”

 

11 qershor, hera e parë kundër Berishës

-Sali Berisha dëshmoi se dashuria e tij për pushtetin e tejkalon dashurinë e tij për shtetin, dashuria e tij për partinë e tejkalon dashurinë e tij për kombin, dashuria e tij për koalicionin e tejkalon dashurinë e tij për integrimin europian dhe partnerët tanë euroatlantikë.

Sali Berisha dëshmoi e po dëshmon papërgjegjshmëri totale ndërsa ka rënë në nivelet meskine të lojërave të pushtetit dhe si partiak i devotshëm çmontoi e po çmonton, vendosi dhe po vendos në rrezik tejet serioz të gjitha shanset e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm, e të shëndetshëm, për integrimin europian dhe për partneritet dinjitoz euroatlantik. Sali Berisha u dëshmua i paaftë të sillet si shtetar, e si i tillë u dëshmua i paaftë për të vazhduar për ti udhëhequr shqiptarët në proceset e mëtejme integruese dhe zhvilluese…”

 

13 qershor, një ditë pas themelimit të LNFS

-“Ne jemi në procesin e regjistrimit të vullnetarëve dhe aktivistëve të kësaj lëvizjeje që është pritur me entuziazëm nga të gjitha kategoritë e socialistëve, nga shumë të rinj, nga përfaqësues të strukturave të PS apo militantë të traditës. Nisëm lëvizjen duke ndërtuar armatën”

 

21 qershor 2012

-“Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës të kryetarit të sotëm të PS për të përballuar sfidat me dinjitetin e kryetarit të opozitës, është vetëm shfaqja e fundit e lëngatës së PS. Ajo për shkak të Edi Ramës, ka kohë që lëngon e sëmundja është organike, sepse masa dërmuese e socialiste nuk ndjehet e përfaqësuar….

-…Dhe mua më dhemb lëngata e PS dhe lëngata në opozitë. Edi Rama nuk arriti në 7 vjet të kuptojë e jetojë me PS. S’ka arritur të interpretojë vlerat e aftësitë e socialistëve në pluralizëm, ato vlera që ato manifestuan.

 

23 qershor 2012

-“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve vëren me shqetësim papërgjegjshmërinë dhe shpërfilljen që i bën koalicioni qeverisës përmbushjes së 12 kritereve të BE për të bërë të mundur që vendi ynë të marrë statusin e kandidatit në tetorin që vjen, gjë që po pasqyrohet në të gjitha nivelet e veprimit dhe mendimit politik.

Qeveria po tregohet e paaftë për të ndërtuar komunikim dhe bashkërendim politik normal e parimor, përfshirës dhe të frytshëm me të gjithë aktorët e tjerë politikë dhe institucionale.

 

3 korrik 2012

-“Sali Berisha po dëshmon me këmbëngulje se është i paaftë të ndërtojë një shoqëri të lirë, të drejtë, demokratike dhe të denjë për të merituar integrimin. Sali Berisha punon veç për partinë e tij dhe për betejën e ardhshme elektorale, duke keqpërdorur dhe akaparuar shtetin, e njëkohësisht duke cenuar e dëmtuar zhvillimin e vendit dhe integrimin europian. Sali Berisha po dështon me vullnet të lirë që të jetë një shtetar, duke u konfirmuar dhe afirmuar në çdo akt, vendim e veprim si një partiak i modelit të lënë pas në vitin 1990,”

*JAVA

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

25 Pergjigje per Ja si ka evoluar fjalori politik i Fatos Nanos në këto shtatë vite

  1. Gjelosh Nika  --  9 Korrik, 2012 në 7:09 pm


    zotri Tas Nana osht figur e kompletume !

    Përgjigjjuni

  2. pirro  --  9 Korrik, 2012 në 7:11 pm

    Genjeshtra,genjshtra dhe vetem genjeshtra…

    Përgjigjjuni

  3. Dilema  --  9 Korrik, 2012 në 7:19 pm

    Nano burgun e “dewmokracise” beri dhe u degradua plotesisht si njeri, si politikan dhe si mashkull. Dhe dalin e na flasin pastaj per te burgosurit e shkrete te diktatures…. Atyre duhet ti heqim kapelen dhe tu japim asistence…kete ta cojme ne Vlore..bashke me ndonje tjeter…

    Përgjigjjuni

    • LORA  --  9 Korrik, 2012 në 7:36 pm

      Nuk e degradoi burgu;i degraduar ka qene gjithnje.Qekur shiste noten per nje gote raki,kur bente pedagogun, ne ate kohe qe rralle kujt ja mbante bytha te bente tregeti me arsimin e larte.
      Si te tille e nguli ne fron r.alia. Keshtu z/zj Dilema,mos ki asnje dileme se nano eshte gango i lindur.

      Përgjigjjuni

    • denisa  --  10 Korrik, 2012 në 4:13 pm

      NANO…..do ishte edhe njeher krenaria e saj…por pikerisht perse ishte krenaria e saj kerkoj te ndertonte nje shtet por ishte thjesht nje ender e shume shqipetareve sepse nuk mund te realizohej me nje si llastica si rama, me nje te skuilibruar si sala dhe me nje pingpong si iliri…. qe jane tjesht te falimentuar apo njerez te mallkuar dhe nuk jane ne gjendje te bejne per Shqiperin vecse ate qe kane ber deri sot krime,shkaterime ,degjenerime….

      NANO i vetmi ai qe ne kete kohe bishjane harriti te ndertoje nje shoqeri civile…

      Përgjigjjuni

  4. kitara e thyer  --  9 Korrik, 2012 në 7:27 pm

    valsi i shtrausit, luajtur nga banda e ansamlit te ushtrise.

    Përgjigjjuni

  5. ske cben  --  9 Korrik, 2012 në 7:28 pm

    fatos nano eshte nje njeri qe ska menduar asnjeher per kete vend por vetem per veten e tij

    Përgjigjjuni

  6. Enu  --  9 Korrik, 2012 në 7:35 pm

    Po fjalori politik i Ed Rames dhe i joti z. Baze si ka evoluar keto shtate vjet??

    Përgjigjjuni

  7. realiteti  --  9 Korrik, 2012 në 7:35 pm

    Nano dhe analoget i dredhin fjalet me nje qellim vetem te pasurohen.

    Përgjigjjuni

  8. shvejk  --  9 Korrik, 2012 në 7:41 pm

    Tema mos harroni te sulmoni Nanon nje here ne jave. Me siguri qe fjalori i Edit ka ndryshuar po aq sa ai i Nanos. Po listen e deshtimeve e ka ku e ku me te gjate.

    Përgjigjjuni

  9. historia  --  9 Korrik, 2012 në 7:52 pm

    PS+PD=PKSH.

    Përgjigjjuni

  10. qesharak  --  9 Korrik, 2012 në 7:56 pm

    FATOS NANO komplet si JOVAN BREGU. SI katandiset robi????

    Përgjigjjuni

  11. pensionist  --  9 Korrik, 2012 në 7:58 pm

    pse nuk do FATOSI DHE SALIU TE DALIN ne pension.??????

    Përgjigjjuni

  12. Shahin Kolonja  --  9 Korrik, 2012 në 8:06 pm

    ‘QENIT KUR I VJEN NGORDHJA PERMIER NE DEREN E XHAMISE’ PSE JO DHE ‘FAMILJES’

    Përgjigjjuni

  13. NANO LAZARATI  --  9 Korrik, 2012 në 8:22 pm

    SI DUKET LAZARATI KA NXJERE CIGARE TE MIRE SHIKO SI E SHIJON TOSI I NANOS

    Përgjigjjuni

  14. LILOLABJA  --  9 Korrik, 2012 në 8:27 pm

    Cpret nga halabaku ROBERT CUMCAKIZI.Eshte buri me i ndyre po me i ndyre qe beri çeshte e mundur te varose te majten .
    Asnjehere personalisht nuk i kam bere besim ketij halabaku dhe instikti nuk me gaboi .

    Përgjigjjuni

  15. PATRIOTI USA.  --  9 Korrik, 2012 në 9:13 pm

    ESHTE SHKRUAR PAK PER VESET, VESET E KEQIJA DHE DESHIRA PER TE MARE KARIKEN E PRESIDENTIT APO TE KRYEMINISTRIT JANE OBJEKTIVI DHE DESHIRA E TIJE, JO POPULLI DHE MIREQENJA E TIJE.

    Përgjigjjuni

  16. Albi  --  9 Korrik, 2012 në 9:13 pm

    Hall te madh i ka hap ky Nano Rames me sa duket. Nuk e kam pare ndonjehere Temen te merret kaq shume me “te parendesishmin” Nano.

    Përgjigjjuni

  17. e ardhmja  --  9 Korrik, 2012 në 9:15 pm

    Poce pa bythe,

    Përgjigjjuni

  18. inf  --  9 Korrik, 2012 në 9:23 pm

    Mire tha Luan Pobrati ,kur erdhi te burgu i bençes i kishte mbushur gishtat me unaza dhe ishte ber si Gabelet e fush krujes .
    Si digjenerohet robi kumari bixhozi Rakia xhin dhe xhoana bashke me Salih Gabelin e ben Lolo ket mizerrabel qe shet toke e troje ket rrugaç dhe llogaritar qe bente borderote e Gurores se linzes dhe lanabregasit,ku nuk la katunar pa mashtru dhe pa rrjep.
    Modeli jot shoku nano eshte modeli i rrugaçit i TRADHTARIT i Horrit i zgjepsit i hajdutit dhe i te gjitha te ZEZAVE qe ka sot dynjaja.
    Ti dhe salihu jeni proshim i llumit Komunist dhe si te tille ju te dy duhet te shkoni ne Gop te semes me kuç e me rrac o Horrat e Tiranes o goje gorret e mutit o shkerrdhaterr jeni ju te dy .
    Nuk ka pa ndonjiher Historia Shqiptare njerez me te Poshterrrrrr se ju te dy,ju qe per Pare shkerrdheni dhe bijat e juja
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU FAQEZIT E KOMBIT JENI JU PTUUUUUUUU HORRA.

    Përgjigjjuni

  19. nardi  --  9 Korrik, 2012 në 9:46 pm

    Kjo eshte nje çeshtje sublimitive qe denigron ne ambiente konjukturale,por emplikrociteti i saj ognistizohet ne logoshencen nderkalimtare te sufishences infinitive.

    —-Kjo eshte nje nga theniet,apo fjalite e Tos Nanos ne nje koference shtypi ne kohen kur ishte Kryeminister.
    Saimiri dhe Doktori i FIKS FARE ofronin 1.000.000 leke te vjetra personit i cili arrinte ta perkthente shqip-shqip kete fjali,si perfundim asnje nuk e mori çmimin,se asnje nuk e perktheu dot.

    Përgjigjjuni

  20. SKENDER BEU I VJETER  --  9 Korrik, 2012 në 10:26 pm

    NANO NGA SAHANLEPIRES I NEXHMIJES DHE ENVERIT TE TRASHEGUAR NE GEN NGA TOPALLI I RADIO TELEVIZIONIT THANAS SHTRENGO RIPIN,U KETHYE NE 20 VJETET E MAFIOKRACISE DEMODENGLATIKE BYTHELEPIRES I RAMIZIT,PASTAJ I BERISHES DHE SE FUNDI I BYTHES SE MADHE TE ILIR METES.U PERPOQ TE LEPINTE DHE KOKEN E K… TE EDI RAMES,POR NGA QE I VINTE ERE GOJAMUT NGA BYTHA E LEPIRE E METES SALIUT DHERAMIZIT DIKUR,NUK E LA SE MOS MERTE SKALLAMENTON QE KA MARE NE GOJE FATOSI.ME KETE PERVERSITET QE KA MENDON SE SHQIPTARET DO I HEDHIN FAREN NE GOJE PRANDAJ PO EHAP KAQ SHUME POR SHQIPTARET NUK I HEDHIN QURAT DHE PESHTYMEN SE KANE FRIKE MOS JU NDOTEN ME SHUME.KETA JANE P[OLITIKANET TANE ME THONJ PLOT MUT NGA TE KROJTURAT LART EPOSHTE QE MENDOJNE SE DO NA SHPETOJNE.NE SHPETOJME NESE KETO LIGESIRA I KANALIZOJME NEMAKINERIA E PLEHUT KOMBETAR DHE I SHPORIM ME GRUSHT DHE ME HYYYAAA.

    Përgjigjjuni

  21. templari46  --  9 Korrik, 2012 në 10:42 pm

    Edhe pse kane kaluar me shume se 20 vjet demokraci dhe liri, shoqeria shqiptare ka akoma nje fytyre lebrotike dhe nje moral te shemtuar.
    Dhe kjo thjesht eshte produkt i mentalitetit dhe kultures turkoshake, qe dominon ne jeten shoqerore shqiptare.
    Shoqeria shqiptare nuk degjon, nuk shikon dhe nuk flet. Eshte nje mentalitet islamiko mafioz, qe edhe kur del nga kjo trio, me urdher apo sipas midese te njeshit, e karikuar nga llumi shoqeror dhe mentaliteti turkoshak, gjykon akoma me mentalitetin e radhes se qumshtit, me tifozllekun e stadiumit, me pasionin e klubit me raki sheqeri.
    Selefizmi,mercenarizmi, zabitizmi,batakçizmi,mashtrimi, vjedhja, vrasja, cubizmi, rryshfetizmi finaciar, politik dhe moral,mungesa e karakterit, e idealit, e normave morale, politike, e etikes dhe ligjeve demokratike kjo eshte panorama e Shqiperise dhe e shqiptareve te çdo shtrese, ne çdo aktivitet publik, politik, ekonomik, kultural dhe shoqeror.
    Fatos Nano ne Shqiperi, qe theu shume tabu ( nje nga ato eshte dhe perfshirja e Edvin Rasputinit ne politike), nisur nga natyra e tij morale dhe politike transparente, ne shume raste kunderkorrente me kete gjurulldi apo mishmash shoqeror dhe politik, natyrisht qe do jete me pak i kuptueshem se kushdo tjeter, qofte ky edhe nje anarkist politik si Rama, qe po ta zberthesh, biles po ta kundrosh per disa sekonda, eshte shume vite drite larg interesave te socialisteve dhe PS-se.
    Aq me shume Fatos Nano do te anatemohet nga hezbollahet e Mullah Berishes, per ate qe eshte, ka bere dhe mund te bej.
    Ne fund te fundit, kristiani Fatos Nano kryqezohet nga dy anadollake politike ( njeri eshte dhe ne gjak) dhe shpurra e tyre, te cilet thjesht duan stanjacion ne Shqiperi, duan kolaboracionizem me te keqen, duan kulturen e sumes dhe te rryshfetit, kulturen e sundimit me çdo kusht dhe aspak demokracine dhe ligjet e saj.
    Eshte normale ne keto kushte te mos kuptohet Fatos Nano, por eshte anormale te sulmohet pa princip ai.
    Fatos Nano meriton respekt sepse nxiti demokracine kudo, lejoi ekonomine e tregut, lejoi ligjin dhe drejtesine te veprojne, ndau pushtetet.
    Kaq nuk mjafton?
    Pastaj le te mos flasim, qe as nuk rrahu, as nuk vrau kend, as nuk burgosi kundershtare, as nuk perjashtoi kend.
    Po kaq nuk mjaftojne sa te mos shahet?
    Kam bindjen, se ne kohen e Nanos dhe Z.Baze kishte me shume te ardhura dhe me shume siguri.
    Po keshtu besoj dhe shume syresh, ithtare apo nenpunes te hit parades politike aktuale.
    Çfare ka ne gjithe kete pasqyre te fjalorit politik te Fatos Nanos?
    Kush eshte konteksti i saj aktual?
    Asnje gabim, asnje lajthitje, asnje faj.
    Çdo qendrim politik i Fatos Nanos, eshte ne sinkron me realitetin, me fenomenet, me ngjarjet dhe faktoret politike.
    A ka gabuar Nano ne qendrimet e tij? Aspak. Pergjigja e qendrimeve te tij u muarr ne 2009, ne 2011, ne 2012.
    Ka gabuar me qendrimin ndaj Edvinit? Aspak, absolutisht aspak.
    PO KUSH E DEGJON FATOS NANON DHE AQ ME PAK KUSH E KUPTON?
    A MUND TE DEGJOHET NJE KRISTIAN NE REPUBLIKEN ISLAMIKE TE IRANIT?

    Përgjigjjuni

  22. era  --  9 Korrik, 2012 në 10:55 pm

    Rugaçi i mehalles. Keta horuca mbasi hypin ne nje karike pushteti i mbushin mendjen vetes se jane lidera historike!

    Përgjigjjuni

  23. mali  --  9 Korrik, 2012 në 11:12 pm

    Ti Nano Templari 46:
    kot rekesh te mbushesh mendjen shqiptarve,
    se ata mendjen e kane te mbledhur
    se boll deri tani ja kane hedhur
    Ti merrr rrugen per Janine
    merr me vete dhe saline!
    Po qe me doli me rime?!

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>