I dërguari i Hitlerit në Shqipëri: Balli nuk na quante armiq. Shqipërinë e pushtuam për nevoja ushtarake | Gazeta Tema
 

I dërguari i Hitlerit në Shqipëri: Balli nuk na quante armiq. Shqipërinë e pushtuam për nevoja ushtarake

Postuar në: Aktualitet,Dossier,Kryesore |

I dërguari special i Hitlerit në Shqipëri, Hermann Neubacher, në librin e tij me kujtime “Misioni special në Juglindje”, botuar pjesërisht nga Panorama, tregon se si u pushtua Shqipëria nga nazistët.

Neubacher shpjegon se Shqipëria u bë e rëndësishme për shkak të pozitës gjeografike. Neubacher u urdhërua të shkonte në Shqipëri dhe paraprakisht u takua me dy politikanë shqiptarë, Xhafer Devën dhe Vehbi Frashërin, i biri i Mehdi Bej Frashërit.

Neubacher shpjegon se si ushtarët italianë të rrënuar dhe të kapitulluar prisnin ardhjen e forcave gjermane.

“Situata ishte shumë konfuze. Një pjesë e Shqipërisë së jugut ishte në duart e partizanëve komunistë, të cilët italianët ishin përpjekur për t’i shtypur, por pa sukses. Këta partizanë do të bëheshin luftëtarët e rezistencës së nesërme. Luftëtarët nacionalistë (Balli Kombëtar- Fronti Kombëtar), të cilët ishin tërhequr në male pas pushtimit italian, përbënin më pak se një rrezik, sepse ne nuk ishim armiku i tyre kryesor. Ashtu si në Greqi dhe Jugosllavi, armiku i tyre kryesor ishin komunistët. Shqiptarët ishin të vetëdijshëm se ne i kishim pushtuar vetëm për nevoja ushtarake,” shkruan Neubacher.

“Nuk mbaj mend ndonjë akt armiqësor kundër forcave gjermane, të kryera nga ana e popullatës. Përveç kësaj, Gjermania kishte një reputacion të mirë në Shqipëri. Popullata ende kishte kujtime të mira nga metodat e përdorura gjatë pushtimit austro- hungarez dhe kjo bëri që pushtimi gjerman të ishte i mirëpritur kudo”.

“Njerëzit e Ballit Kombëtar nuk luftuan kurrë me trupat tanë. Ata i shpërndanë energjitë kundër partizanëve në jug. Vetëm Abaz Kupi, i cili e konsideronte veten si zëvendës të mbretit Ahmet Zogu, qëndroi në malet përreth Tiranës dhe Shkodrës, mesa duket me mijëra mbështetës. Me të ishin disa oficerë ndërlidhës britanikë. Ne e lamë vetëm atë dhe ai na la vetëm gjithashtu”.

Neubacher rrëfen se si i ngrit një komitet për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihej nga Rajhu gjerman. Gjithçka e mori përsipër Xhafer Deva dhe Ibrahim Bej Biçaku.

Neubacher thotë se ishte shumë entuziast momenti kur u shpall krijimi i këtij komiteti dhe kur iu bë kërkesë gjermanëve për njohjen e Shqipërisë. Në fund Neobacher thotë se Hitleri kishte një kuriozitet të gjallë për “këtë cep të fundit romantik të Europës”.

“Ai dukej shumë i kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve”.

55 Pergjigje per I dërguari i Hitlerit në Shqipëri: Balli nuk na quante armiq. Shqipërinë e pushtuam për nevoja ushtarake

  1. Dean  --  17 Korrik, 2012 në 10:49 am

    Upsssssssssss………..s,Balli nuk paska luftu kunder Gjermonve??????
    Po i biri i Sheqeres nga shpella e Dragobise c’a m…n kaqe thote qe historia qenka e fallsifikuar?????
    Edhe Kamunistet edhe Gjermanet na thokan te njejten gje dhe na del 1 koker maloku,qe e ka kalu gjith jeten duke vu synin ke vrima e celsit me spiunu shoket e vet,dhe na kerkon te rishkruajme historine.
    Ja kjo eshte se c’eshte.

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  17 Korrik, 2012 në 2:00 pm

      Historani amerikan , Edvin Jacque thote se sipas UNRA-S, nazistet gjermane kryen shkaterime ne Shqiperi me shume se ne cdo vend tjeter te Europes , per fryme popullsie dhe madhesi teritori

      Ata shkateruan gjithe urat dhe ruget e Shqiperise, ata therren e vrane 1 milion bageti , shkateruan e dogjen me mijera shtepi, Vrane sa munden

      Nazistet ndersa iknin nga Shqiperis shkateornin cdo gje qe gjenin ruges duke ikur

      Por edhe partizanet shqiptare kane luftuar me heroizem kunder nazisteve

      Sipas ish kryekomandantit amerikan te forcave aleate , Eisenhwer , forcat partizane mbajten ne luftime en Shqiperi 4 divizione gjermane..

      Kjo tregon luften heroike te shqiptareve kunder nazismit ..

      Natyrisht edhe ballistet kane luftuar ne ate kohe , por me pulat lol

      Përgjigjjuni

    • brigadieri  --  17 Korrik, 2012 në 3:21 pm

      i biri sheqeres eshte shum i qut,don me na marr mendjen neve me prralla dhe vet te fusi milionat te xhepi…

      Përgjigjjuni

  2. Arberor  --  17 Korrik, 2012 në 11:25 am

    “Përveç kësaj, Gjermania kishte një reputacion të mirë në Shqipëri.”—-absurde, masakrat qe jane bere ne zonat e jugut ishin c’njerezore, ku shkrumboheshin shtepite, vriteshin gra, femije, pleq, te rinj, c’te gjenin perpara, sidomos ne Operacionin e Dimrit. Ja nje pjese nga poezia e gjate nga libri “Masakra e Vranishtit”.

    Ashtu sic e moren shume Vranishtiote,
    qe gjakun s’kursyen, shtepi, katandi,
    ashtu e shfaqen ato dite dhe Bratojt
    kur nazizmi u turr me zjarr e cfungji

    E c’te thosh njeriu i urte i fshatit
    tek shihte ne rruget e koshtrat e Bratit
    me dhjetra kufoma mbetur e tretur
    ne rruge, nga djelmeria per lirine te etur

    Nje gjeme e madhe, nje gjeme e papare
    ne mote mbi token me djerse e gjak lare
    Masakra ishte fytyra e nazizstit:
    e eger, e pashembullt, e erret si zifti

    Lajmetar i vdekjes s’kishte me fryme
    tek bridhte nga njera ne tjetren shtepi
    Shtepite tashme nuk e kishin catine
    traret e dritaret qene kthyer ne hi

    Ne dhomat e shkreta vinin me rradhe
    te vrare, kufoma, pleq kokebardhe
    djem si lastari, pa vene brisk ne faqe
    femije kerthij qe donin vec paqe.

    Përgjigjjuni

  3. UK  --  17 Korrik, 2012 në 11:46 am

    ku jane ballistet….hahahaha

    Përgjigjjuni

  4. Xhozi Plehra  --  17 Korrik, 2012 në 11:59 am

    I dashur “Arberor”

    Duhet ta dish se me rregullat e konventes se Gjeneves lufta partizane quhet lufte terroriste. Edhe ata qe i mbeshtesin terroristet, qofshin fshatare, qofshin qytetare quhen njesoj terroriste. Kush ka bythe lufton vetem ne vijen e frontit.
    Sa per ata delenxhinj partizane e komuniste qe i mbodhen e i organizuan jugosllavet, ruset e anglezet ben mire te lexosh ndonje kujtim te oficereve gjermane ne shqiperi (jane botuar) per menyren se si “luftonin”:
    dmth hidhnin dy pushke pas ferres dhe pastaj ja mbathnin vrapit neper fshatra dhe visheshin civile per tu fshehur.

    Kjo me konvente Gjeneve quhet terrorizem, dmth po ku kape nuk trajtohesh si rob lufte por pushkatohesh/varesh ne vend. Te njejten gje zbatojne edhe amerikanet ne Irak e Afganistan.

    Lexoje vete konventen dhe do bindesh.

    Përgjigjjuni

    • Arberor  --  17 Korrik, 2012 në 12:14 pm

      Partizanet ishin pikerisht ata qe bene LANC, dhe te vetmit qe e vune vendin tone ne anen e kualicionit kunder nazi-fashizmit. Nqs kjo paska qene vetem kundra partizaneve tane, dhe jo atyre italiane, franceze, etj, atehere po quhemi edhe ne terrorista si ata. Nuk ishte lufte ferrash zoteri, se na jane vrare familjare duke lufutar kunder okupatoreve, e nuk u bene pjese e tyre. Me duhet liria ime, dhe vendi yne luftoi ashtu sic luftuan edhe vendet e tjera fqinje. Kush luftoi ne krah te okupatorve mori denimin si ne cdo vend tjeter te Europes, kjo eshte e dokumentuar. Po ti bej mire te lexosh ndonje rresht per kolaboracionistet e nazifashismit cfare thone, pa kushdo qe luftoi kunder nazifashiteve eshte ne piedestalin e historise boterore, dhe nuk ja ul vleren asnje konvente. Nuk me duhen shkrimet e gjermaneve, edhe pse mund te lexoj qe te me mbushet mendja, me mjaftojne familjaret qe jane vrare, gjysherit te cilet i pane me sy dhe hoqen ne kurriz masakrat e asaj kohe.

      Përgjigjjuni

    • beni  --  17 Korrik, 2012 në 12:27 pm

      Ti plehra e paske vene emrin vete dhe nuk paskam nevoje te te therras ne emer,Po cfare armatimi ka patur gjermani dhe cfare armatimi kane patur partizanet,partizanet nuk kane qene delenxhij,sepse nje delinxhi nuk del ne mal per tu vrare per lirine e vendit te tij, por delenxhi je ti qe flet me ate gjuhe qe po e coni kete vend ne drejtim te humneres ku nuk merret vesh se cfare behet ne kete vend,Juve po kerkoni qe te devijoni me pa tjeter historine e ketij vendi nese eshte histori e vertete lufta nacional clirimtare eshte histori te verteta, dhe jo ajo e ahmet zogut qe volli arin dhe nuk u kthye me ne vendin e tij.pse nuk e shpjegoni se pse u largua nga vendi,pse nuk organizoi popullin ne lufte kunder italianeve apo skishte byth me ba ate pune tani lehni sa te doni por luften e bene komunistat ne shqiperi.

      Përgjigjjuni

    • Arberor  --  17 Korrik, 2012 në 1:04 pm

      Me fal, edhe nje gje, a nuk u quajt UCK ne fillim terroriste se bente nje lufte guerrilase? E pra kesht fillojne levizjet te vogla, dhe pastaj marrin permasa te medhaja, aq me teper ne nje kohe kur bota e gjithe ziente nga lufta per humbjen e pavarsise nga okupatori. Ndaj mos llogjikoni keshtu. Mos te harrojme se pa diskutim qe gjermanet nuk do te shkruanin per te ngritur ne piedestal luften e kundershtareve. Pervec Rusise, Anglise dhe Amerikes qe kishin nje ushtri te formuar, shtetet e tjera me teper bene lufte partizane te mbeshtetur nga populli.

      Përgjigjjuni

    • shpati  --  17 Korrik, 2012 në 3:27 pm

      O plehra e xhozit!
      Doemos,qe kelyshet si ty,pjella te bashkepuntoreve te PUSHTUESVE,nuk i lidh asgje me LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,ME MADHESHTOREN,ME TE ORGANIZUAREN DHE ME TE FUQISHMEN NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR NDER SHEKUJ!!!
      Shqiperia ishte i VETMI VEND NE EUROPE,QE U CLIRUA VETEM ME FORCAT E VETA DUKE MOS HYRE ASNJE USHTAR I HUAJ!!!
      Pse ishte nje POPULL I ORGANIZUAR DERI NE PERPIKMERI TE PLOTE,NDAJ ANGLO-AMERIKANET,JO VETEM E NJOHEN KETE LUFTE DHE UDHEHEQESIT E SAJ ME ENVER HOXHEN NE KRYE,POR ATASHUAN EDHE PERFAQESUESIT E TYRE ME GRADA TE LARTA!!!
      LUFTA NACIONAL-CLIRIMTARE E UDHEHEQUR NGA KOMUNISTET ESHTE NJE LAPIDAR I LAVDISHEM NE HISTORINE E SHQIPERISE,VETEM ARMIQTE E SAJ BALLISTO-ZOGISTE,BERISHISTE E SERBO-GREKE DUAN TA PERDHOSIN ATE!!!
      KJO LUFTE E RRESHTOI SHQIPERINE ME FITUESIT DHE SOT KRENOHEMI ME VEPREN E PARA ARDHESVE TANE !!!
      JU HAJDUTET E PULAVE DHE BIJTE E TRADHETAREVE E SPIUNEVE TE TE HUAJVE,NUK KENI SE CFARE TE KUJTONI PERVEC URREJTJES TUAJ KUNDER CLIRIMTAREVE!!!
      Ne jete te jeteve JU DO NGELNI SI NJEREZIT ARMIQ TE SHQIPERISE!!!

      Përgjigjjuni

    • skandro  --  17 Korrik, 2012 në 5:17 pm

      o Xhozefinë!Nuk quhen terroristë në shkencën e historisë njerëzit që luftojnë pushtuesin,por luftëtarë të lirisë.Me këtë term,po,janë quajtur nga italianët dhe gjermanët këta luftëtarë.

      Përgjigjjuni

    • arben  --  31 Korrik, 2012 në 6:52 pm

      Qe te mos dish por perpiqesh te mesosh nuk eshte gje e keqe.Por te mos dish dhe te perpiqesh tu shpjegosh te tjereve Konventen e Gjeneves per luften kjo eshte nje tragjikomedi e turpshme.Lufta partizane u zbatua ne te gjitha vendet e Europes qofte ne lindje apo ne perendim.Kjo lufte u perkrah moralisht dhe materialisht qofte nga SHBA apo dhe Britania e Madhe.Ishte kjo lufte partizane qe i siguroi Shqiperise dinjitet dhe respekt si nje shtet antifashist dhe jo satelit i bllokut fashist.Mos u tregoni mjerane dhe mohoni sakrificat dhe heroizmin e popullit tone.U zente syte dhe u mbette ne fyt buka e ketij populli .

      Përgjigjjuni

  5. Landi- Sverige  --  17 Korrik, 2012 në 12:02 pm

    Ne nje kohe kur ne Budapest arestohet hitleriani i fundit Laszlo Csatary, 97 vjec, si pergjegjes per vrasjen e 15700 cifuteve ne Luften e II Boterore, ne Shqiperine e Saliut vleresohen Balli Kombetar dhe Legaliteti duke u perpjekur te na ndryshoje dhe historine!!!
    Ne korrik te vitit 1943 ushtria hitleriane nuk erdhi si mike e popullit shqiptare, por si pushtuese. Ata u priten jo me lule, por me plumba si te Ura e Kardhiqit, ne rrugen Elbasan-Tirane, Korce-Janine, ne Drashovice, ne Delvine, etj. Me 6 korrik 1943, keta “miq” kryhen masakren e Boroves. U dogjen te 100 shtepite dhe kisha e fshatit duke masakruar 116 banore te fshatit nga 4- 73 vjec dhe duke vazhduar me masakra te tjera si psh ajo e 4 shkurtit ne Tirane me 84 civile te vrare dhe mbi 500 te tjere te arestuar e torturuar ne bashkepunim me forcat e Ballit.
    Sigurisht miqte e gjermaneve, Balli dhe Legaliteti, formuan me ndihmen e tyre Komitetin Egzekutiv te Pergjithsem me Ibrahim Bicakun kryetar dhe me pas qeverine kuislinge me Rexhep Mitrovicen. Ne 18 tetor asambleja e qeverise u godit me top nga artileria e Brigades se III partizane. Ne nje kohe kur Ushtria e Kuqe nga Lindja dhe anglo-amerikanet nga Jugu dhe Perendimi po i mblidhnin lakun gjermaneve drejt Berlinit, keta “patriote” shqiptare u lidhen koke e kembe me nazizmin duke “kenaqur” Hitlerin me kete “cep te fundit romantik te Europes”! Pikerisht jane perseri keta qe po e mbajne kete vend ne nje diktature feudale si nje “muze mesjetar te Europes”, keta qe vjedhin e vrasin, qe shesin e shiten me metodat me mafioze, me koruptive dhe me anti-demokratike!

    Përgjigjjuni

    • Zybo Matrakçiu  --  17 Korrik, 2012 në 1:35 pm

      Ore Zoterinj!
      Po sikur luftën ta kishte fituar Gjermani, si do kishte qenë më mirë Shqiperia, nën pushtimin gjerman apo nën pushtimin komunist, këtë llogari ma bëni dot???

      Përgjigjjuni

      • Arberor  --  17 Korrik, 2012 në 2:36 pm

        Si do ta fitonin luften , ashtu sic e fituan edhe ne luften e pare boterore? U ngrit gjithe bota kunder Gjermanise, ndaj kushdo qe mendon se do te rezistonte nuk llogjikon qarte. Gjermani ishte pushtues, njesoj sic ishte edhe Italiani, edhe Turqia, dhe te gjtiha keto erdhi nje dite kapitulluan, dhe kush humbi me teper, Ne, qe ne shume raste na kane quajtur bashkepuntore te tyre.

        Përgjigjjuni

      • Landi- Sverige  --  17 Korrik, 2012 në 2:54 pm

        Pushtues eshte cdo ushtri e huaj qe shkel ne vendin tend. Komunizmi eshte ideologji politike dhe jo ushtri e huaj. Kjo ideologji u mbeshtet nga nje pjese e madhe e shqiptareve qe per periudhen e Luftes bene ate qe duhet te benin te gjitha forcat e tjera politike shqiptare te kohes, pra clirimin e vendit nga nje pushtues i huaj dhe aq me keq ndaj nje ideologjie naziste qe eshte luftuar dhe luftohet ne boten e qyteteruar. Personalisht nuk e dua ideologjine komuniste sepse eshte nje diktature, por nuk do te bashkohesha kurre me nje ideologji naziste per te luftuar komunizmin. Sa per dijeni Muri i Berlinit (komunizmi) nuk u rrezua nga nazizmi, por nga populli demokrat gjermanlindor ku ne mes tyre kishte dhe shume qe kishin besuar ne ideologjine komuniste. Vend i lire (i pavarur) quhesh atehere kur nuk qeverisesh nga nje force ushtarake e nje vendi tjeter dhe vend demokratik quhesh kur ke te drejten te votosh i lire per nje nga grupet politike te vendit qe qeverisin ne baze te ligjeve te se drejtes dhe detyrimeve demokratike ku as komunizmi, as nazizmi nuk i njohin.

        Përgjigjjuni

        • sander  --  17 Korrik, 2012 në 8:22 pm

          parimishte ke bere nji analize te drejte dhe kshtu eshte.askush nuk e don pushtusin, por nji Qeveri e ashtuquajtur e popullit del me poshter se ajo kuislinge o pushtuese, ku dami eshte me i madh çfar emri me i vue…..shif raportin e denimeve te internimeve pushkatimet, vdekjet, nivelin e jeteses zhvillimin economik social deri vitet 90″ len mjafte per te deshiruar ne kete sistem qe shijuam per 45 vjet.

          Përgjigjjuni

      • shpati  --  17 Korrik, 2012 në 3:37 pm

        Eh,more Zybo Matrakciu!
        Ja per njerez si ty,ishte Enver Hoxha,qe t’u PRISTE GJUHEN DHE KOKEN,qe te mos punonit per te huajin,por per Shqiperine!!!
        ASNJE POPULL NE BOTE NUK E KA PRANUAR PUSHTUESIN DHE ASNJE PUSHTUES NUK KA DERGUAR LIRINE DHE MIREQENIEN ATJE KU KA DERGUAR USHTRINE!!!
        Kujto SHBA-ne ne VIETNAM,ne Afganistan,ne IRAK etj!!!dhe e ke te plote pergjigjen,o plehre e te huajve!!!
        VENDIN E VET E NDERTON DHE ZHVILLON VETE POPULLI E JO ME PUSHTUES!!!
        Shikoje Shqiperine sot,me pushtuesin serb ne krye Sali Berishen:SHQIPTARET JANE TE PERCARE ME NJERI TJETRIN,TE MJERE,ANALFABETE,PA TE ARDHME,PA PUNE,PA STREHE DHE NUK E SHOHIN SHQIPERINE SI ARDHEUN E TYRE,POR SI PRONEN E SALI BERISHES!!!Kete bejne pushtuesit,sic ben Sali Berisha!!!

        Përgjigjjuni

      • sander  --  17 Korrik, 2012 në 3:58 pm

        me mire ne pushtimin gjerman, sepse fene nuk e hiqte pronen private nuk e zhdukte, kishte zhvillim me te madh ekonomik industrial.pastaj per Shqiperine etnike kishin me simpati se sllavet komuniste e te tjera. dhe sot nuk do rrinim duke humbur kohe me komunizmin qe na la pa breke me te fundit ne Europe….

        Përgjigjjuni

    • albaniafirst  --  17 Korrik, 2012 në 2:22 pm

      Ne masakren e 4 shkurtit nuk kane gisht gjermanet, por u krye nga Kadri Cakrani dhe i mbeshtetur nga Ministri i Brendshem i asaj kohe Xhaferr Deva. Ne operacion kane marre pjese vetem xhandare shqiptare dhe civile anetare te Ballit Kombetar.

      Përgjigjjuni

    • Andon  --  17 Korrik, 2012 në 2:27 pm

      Per masakren e Boroves, lind pyetja: Perse ndodhi, Gjermanit ia I bene gje?

      Perpara se te ndodhte masakra e Boroves, nje autokolone gjermane do te kalonte prane fshatit Borove. Fillimisht, ne fshat futet nje triciklete, dhe nje nga gjermanet ishte oficer. Oficeri gjerman hyn ne kafenene e fshatit dhe nder te tjera pyet nese ka partizane/komuniste ne ate zone. Nje nga burrat I pergjigjet qe nuk ka, dhe e garantoi per kete gje. Para se te largohej oficeri gjerman I qeras te gjithe me konjak. Kur kalon autokolona, shtihet kunder saj, jo nga partizanet, por nga “kaçakē” si pasoje vritet nje gjerman, (nuk di nese ishte oficer apo ushtar I thjeshte)…. me pas ndodhi ajo qe ndodhi autokolona u kthye ne fshat dhe ….

      per kelyshet e bushtrave komuniste, rrofshin miqte tuaj sllave e greke.
      Perse nuk fokusoheni ne pjesen e shkrimit ku flitet per shpallje te pavarsise se shqiperise dhe e njohjen e saj nga gjermanet? Dikush prej jush I legjitimon masakrat e grekeve ndaj cameve, sepse camet bashkepunuan me armikun e pushtuesit te tyre.

      Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) kete antifashiste e kuptoj por Nacional çlirimtare…. u clirua kombi shqiptar apo komunistet bashkepunuan me pushtuesit sllave e greke, te cilet ishin dhe jane pushtuesit e vertete?

      Perse komunistet nuk luftuan kunder pushtuesve? Kur gjermani “pushtoi” shqiperine, trojet shqiptare u bashkuan, komunistet nuk e duronin kete, keshtuqe o burra bjeri gjermanit se e kemi me mire te na pallojne sllavet e greket.

      Përgjigjjuni

      • Latif Dreqi  --  17 Korrik, 2012 në 5:49 pm

        o Andon, po ci ke keto brockulla mor bir?!kush ti ka treguar keto perralla me kafene, konjak e pordhe me rigone?!na qenka vrare 1 gjerman e oburra te djegim fshatin ee? Po shko kap ‘kacakun’ ti mor trim me flete!Cilet troje u bashkuan more koqe, po pirdhte Hitleri per nej cope Albani mes malesh o tutkun. Cilet gjermane e njohen pavaresine nazistet apo kush? pse ngaterron koherat mor bir..Edhe une jam sot tifoz i futbollit gjerman, por skane lidhje me nazizmin.Mos ngaterro epokat..dhe me lejo et jap nje keshille..nqs je nen 20 vjec ke kohe te mesosh e lexo ndopak..e nqs je mbi 20 me keto mend..aha nuk behesh me.
        Me te mira!

        Përgjigjjuni

        • Andon  --  17 Korrik, 2012 në 10:34 pm

          I menderuar Latif Trapi. Fillimisht me Lejo qe keshillen qe kerkon te me japesh mua, per te lexuar, te ta rekomandoj une ty, te pakten per artikullin per te Cilin po komentohet. Ndryshe mund te te marrin per hajvan.
          “Neubacher rrëfen se si i ngrit një komitet për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihej nga Rajhu gjerman. Gjithçka e mori përsipër Xhafer Deva dhe Ibrahim Bej Biçaku.

          Neubacher thotë se ishte shumë entuziast momenti kur u shpall krijimi i këtij komiteti dhe kur iu bë kërkesë gjermanëve për njohjen e Shqipërisë. Në fund Neobacher thotë se Hitleri kishte një kuriozitet të gjallë për “këtë cep të fundit romantik të Europës”.”

          Meqenese e mban veten per tutkun te lexuar, a ke lexuar per mbledhjen e Mukjes?

          Ne 2 Gushy 1943, partia komuniste shqiptare dhe balli kombetar u takuan ne Mukje per te diskutuar vazhdimesine e luftes kunder pushtuesve dhe te ardhmen e shqiperise entike
          Sic ishte porosityr, pksh e kundershtoi perfshirjen e kosoves ne Shqiperi pas pundit te luftes se dyte boterore. Megjithate, per hir te bashkimit u arrit nje marrveshje, sipas se ciles do ti lejohej popullit te kosoves qe pas luftes, me ane te nje referendumi te vendoste me ke te bashkohej. Si pasoje e keshillave nga agjentet Angleze dhe Jugosllave PKSHA-ja e hodhi poshte marrveshjen pas disa ditesh, dhe atehere, menjehere pas prishjes se marreveshjes, forcat komuniste filluan te sulmonin format nacionaliste.

          Me ato pak tru qe ke Latif aga, a mund te me thuash se Cilet Jane tradhetaret?

          Me thua qe per 1 ushtar u digjka I gjithe fshati ee… Nuk eshte e drejte Por eshte e kuptueshme ne lufte.
          Per 1 une te vras 1000, qe ti te mos e perserisesh me, kjo eshte llogjika. Osw sic beri xhaxhi Juaj Enver,ne kohe paqe, 1 “armiku te popullit” I burgoste e i internonte fisin.

          Per ta mbyllur…
          Sllavet dhe greket a ishin dhe Jane pushtuesit? – PO
          Komunistet shqiptare bashkepunuan me sllavet dhe greket? – PO
          Ata qe bashkepunojne me pushtuesin a Jane tradhetare? – po ta le Ty te pergjigjesh Latif bir.

          Përgjigjjuni

  6. Ben Chicago  --  17 Korrik, 2012 në 12:07 pm

    Vetem gjate kohes se pushtimit gjerman u bashkuan trojet shqiptare ne nje shtet te vetem.Koha tregoi se sa te drejte kishin nacionalistet shqiptar qe percaktuan komunizmin si rrezikun kryesor.LANCL ishte vetem nje lufte civile ndermjet Nacionalisteve dhe Komunisteve ,qe per fatin e zi te shqiptareve peefundoi me pushtimin komunist me 29 Nentor “44,dhe me vendosjen e nje nga diktaturave me mizore qe kish pare njerezimi .Kjo lufte ndermjet te djathtes nacionaliste pro perendimore moderne,dhe pasardhesve te krimineleve te kuq te rreshtuar ne PS( ish-PPSH), vazhdon edhe sot.

    Përgjigjjuni

    • Arberor  --  17 Korrik, 2012 në 12:21 pm

      Cfare u be mbasi kapitulloi Gjermania, per nje kohe shume te shkruter, nje vrime ne uje, biles me keq, u zbuan nga trojet e tyre edhe vendasit cam me pretekst se bashkepunuan ose nuk luftuan kunder gjermaneve. Nuk mund ta sjell pavarsine apo bashkimin nje force e vetme, aq me teper kur ishte kunder nje bote te tere, dhe do te vinte nje dite cdo gje do te shkonte ne vendin ku e kishin percaktuar fuqite e medha, ashtu edhe sic u be. Nuk analizoni me largpamesi, ndaj edhe humbet, sepse nuk menduat sesa mund te qendronte fuqia Gjermane, e cila edhe ne luften e pare boterore pesoi po te njejten disfate kur u perfshi ne lufte.

      Përgjigjjuni

    • Fahriu nga veriu  --  17 Korrik, 2012 në 12:55 pm

      Beni , nje plotesim te vogel . Trojet shqiptare kane qene bashke nen pushtimin romak ,bizantin ,sllav , otoman dhe se fundi nga Rajhu i III .Nashti te presim te na pushtoje ndonje perandori tjeter qe te plotesohet deshira Jone .Cashtu .

      Përgjigjjuni

    • Fahriu nga veriu  --  17 Korrik, 2012 në 1:03 pm

      Ben ,mos kujto se jam ngaterruar ,Aleksandri i Madh per nder te nenes se tij Olimpia ,nuk e pushtoi Epirin ,Shqiperine e jugut tokat e dajave te tij .

      Përgjigjjuni

    • Vetem revolucion  --  17 Korrik, 2012 në 11:34 pm

      O Ben trimi,po kur keta nacionaliste ishin kaq pro perendimore siç na thua zotrote,perse nuk bashkpunuan me Angline,SHBA, kunder nazizmit apo ato nuk quheshin perendimore sipas gjysherve tend?Nuk e kuptoni more te mjere se beheni shume qesharak dhe tregoni nje nivel formimi shume te ulet tuajin.Po gjermani masakroi me mijra civile anembane Evropes more tutkun,ti na thua gjermani premtoi shqiperine e madhe.Po te fitonte gjermani more kokebosh,nuk do te kishte as Shqiperi te madhe e as Evrope te madhe,por vetem Gjermani te madhe.Injoranca tuaj i tejkalon limitet e vet injorances.Po edhe turku kur iu turr Shqiperise,tha se i duhej vetem si ure kalim per ne Evrope.Mos valle dhe Skenderbeu beri gabim qe i luftoi?Po c’merrem dhe une me minj gjirizesh si ju.Ju ia u beri zoti nga nje kompjuter qe te çudisni dynjane me budallallekun tuaj.Deri me dje çudisnit vetem fshatin ku jetonit,tani po na çudisni te gjithe ne qe lexojme gazeten.

      Përgjigjjuni

  7. poshte kriminelet!  --  17 Korrik, 2012 në 12:10 pm

    Nuk ka skandal me te madh! Ne fakt nazistet kaluan nje “xhiro turistike” dhe provat e tyre te para ishin:shqiptaret qe dolen ti kundershtoni marshimin e tyre ata i futen ne hell per se gjalli dhe i poqen si bagetite(!!!). A e dini pse e bene kete “model” krimi? – Qe t’u kallnin tmerrin njerezve e t’i prisnin me lule.Ata,se bashku me pipinot e Duçes,perveç furrave ku digjnin qytetaret europiane,shkaterruan,dogjen,bombarduan qendrat me te rendesishme te rezistences ndaj ketyre krimineleve qe nuk ka te pershkruar.Popuj,kini kujdes nga kriminelet qe e kane ne gén krimin dhe pasurimin me gjakun e te tjereve! Historia akoma nuk ka folur tamam per nazifashistet dhe ata nuk kane shpaguar as moralisht keto krime dhe kerkojne gjithmone ate qe nuk u perket.

    Përgjigjjuni

  8. Lumi  --  17 Korrik, 2012 në 12:13 pm

    Po he more Sale ngrihu dhe kundershtoje kete naziste! Mundohu te gjesh ndonje te mire te “Ballit” qe ka bere per popullin dhe ne se dime !! Kaq sa na thote ky merhum ,ne e kemi dite me kohe me perjashtim ju!!

    Përgjigjjuni

    • bek  --  17 Korrik, 2012 në 3:50 pm

      SHQIPERIA ASNJEHERE NUK KA PAS NJE FORCE POLITIKE KOMBETARE, VETEM FORCA PER PUSHTET, ASNJEHERE NUK KEMI PASUR NJE IDEALIST QE TE VDESE PER TOKEN KU KA LINDUR, VETEM PER INTERESA TE PUSHTETIT QE FATKEQESISHT VAZHDON EDHE SOT. NESE NUK DO TE DALE NJE FORCE POLITIKE QE SKA INTERES PUSHTETIN POR FUQIZIMIN DHE BASHKIMIN E SHQIPTAREVE CDO KOMENT ESHTE NON SENS.

      Përgjigjjuni

  9. Boston U S A  --  17 Korrik, 2012 në 12:32 pm

    <>

    Përgjigjjuni

  10. whatthehell  --  17 Korrik, 2012 në 1:33 pm

    komb pa trung,qe kushdo qe i pushton,i sherbejne pushtuesit.thjeshte nje shkalle me poshte se klasa humane qe urren shtypjen ,thjeshte komb artificial dhe krahinor pa krenari kombetare.me nje fjale legenat e atyre qe i pushtojne.si gjithmone “spiunet” dhe anti kombi vijne nga rradhet e turkoshakeve.qe sipas gjermaneve rrinin ne male dhe hanin pula.edhe sot kjo qoshe e piste e evropes eshte si para 70vjetesh.por me nje xhafer deva te ri.vet naltmadhnin e tij saleh berishah.revolucioni dhe zhvillimi me i madh si shoqeri ketij kombi artificial i erdhi nga fituesit e luftes se dyte.keto 22vjet thjesht po marrin fryme dhe po mbushin token me plehra humane,dhe industriale dhe po japin leksione diktature evropes.me nje fjale hale e piste ishte dhe do mbetet kjo gjoja republike.

    Përgjigjjuni

  11. ben Shishtufina  --  17 Korrik, 2012 në 1:46 pm

    ‘Ben chikago’-thuhet ne kujtimet e te derguarit te ADOLFIT ‘ka ‘gjak’ arjan sepse kur erdhen gjermanet ,njeri prej tyre mbarsi gjyshen e tij.ne momentin qe nje ‘komunist’ vrau gjermanin gjyshi i benit vrau komunistin se pse i preu kenaqesine se shoqes me gjermanin”.

    Përgjigjjuni

  12. e VERTETA  --  17 Korrik, 2012 në 1:48 pm

    O Ben Chicago e ndonje tjeter. S per dijeni ne te gjithe boten perfshire dhe USA festohet dita e veteraneve dhe ajo e fitores mbi fashizmin.Vetem ne Shqiper ku cdo gje eshte absurde dhe ska si te ndodhe ndryshe qe ne ngrejme ne pidestal ata qe kane kryer krime dhe bashkepunuar me okupatorin.Ne te gjithe boten jane denuar bashkepunetoret e nazizmit veten ne Shqiperi Sala u jep medalje.Dhe ju qe e mbeshtetni jeni me plehra se vete Sala,

    Përgjigjjuni

  13. andrea marku  --  17 Korrik, 2012 në 1:57 pm

    Kujtimet e Nojbaherit janë botuar 100 herë. Per here te pare i ka botuan nga libri i Hakif Bajramit gazeta “Tema” para 6 – 7 vjetesh, a me shume. Meqe ndonje komuniste qenka mrekulluar kunder ballisteve e zogisteve, le te merresh me djalin e Dushanit e Miladinit, te quajturin Enver. Te jesh me gjermanet dhe italianet nuk eshte ndonje hata apo turp i madh i madh, por te jesh vegel e sllaveve dhe të vrasesh shqiptare eshte mekat i madhe.

    Përgjigjjuni

    • fatmir  --  17 Korrik, 2012 në 2:47 pm

      Andrea, ashtu sic bete edhe ju marrveshje me Pashicin, Milloshevicin, Fazlicin, dobicin e gjithe serbine qe ka pushtuar ekonomikisht dhe institucionalisht gjithe tregjet shqiptare deri sot. Po flasim per kohen e luftes se dyte boterore, kur gjithe bota perfshij edhe serbet, ruset, etj ishin kunder gjermanise.

      Përgjigjjuni

  14. SHABA  --  17 Korrik, 2012 në 2:34 pm

    OR trushkulur me emrin andre,soi jot dhe disa si soi yt nuk e kan per turp ti falin dhe bythen pushtusit,por nuk jan te gjith SHqiptaret si ty dhe disa si ty, sepse ju beni pjesen e turpit te kombit,kurse ajo pjesa qe i jep lavdi kti kombi jan gjithmon ata qe kan luftuar kunder pushtusve te vendit qe kur kan lindur kombet, njerez pa as nje lloj nderi dhe dinjiteti,rrofshin luftetaret e kombit ku do qofshin, ata jan krenaria jon kombetare,ai qe nuk e ka ne rrac luften per kombin, nuk e ve dot dinjitetin e humbur duke shar pariotet e kombit shqiptar qe kan luftuar me arm kunder çdo pushtusit ne te gjitha kohrat e egzistences ton.

    Përgjigjjuni

  15. Drenica e Kuqe  --  17 Korrik, 2012 në 2:50 pm

    Sa ka luftue BALLI kunder gjermaneve – aq ka luftuar edhe FARKU i Ibrahim Rugoves e Bujar Bukoshit kunder serbeve!… Kjo eshte faqja e zeze LDK-BLU e shqiptareve !!…….

    Drenica e Kuqe

    Përgjigjjuni

  16. Mentari  --  17 Korrik, 2012 në 2:54 pm

    “Nuk mbaj mend ndonjë akt armiqësor kundër forcave gjermane, të kryera nga ana e popullatës” Kjo i tregon te gjitha se populli shqiptar ishte shum koshijent se armiku kryesor i ketij Kombi nuk ishte gjermania por Sllavo-Greket prandaj edhe Balli Kombetar ishte pararoja e ketij kombi qe me anen e fuqise se ushtrise se Hitlerit kerkonte te bashkonte te gjitha territoret e ketij Kombi ne nje shtet te vetem kurse komunistet Breket e Sllavo-Grekerve kerkonin ta e sabotonin ate vetem e vetem per karrike personale dhe koha dhe faketet e vertetuan se kush ishin tradhetaret ekoministe te ketij Kombi.Kenga partizane qe kendohej nga brigatat Partizane gjate luftes Nacional-Civile-Clirimtare; “Enveri e Koco (Koco Xoxe) kane pare Enderr shqiperia nuse e Tito dhenderr….” dhe pasojat e kesaj kenge e shkaterruan Kombin shqiptar.Pergjegjes per te gjitha te keqijat e ketij Kombi eshte personalisht Enver Hoxha.

    Përgjigjjuni

  17. Lini një Përgjigje  --  17 Korrik, 2012 në 3:27 pm

    Gjyshi im ka qene nja 12 vjec kur gjermanet pushtuan fshatin e tij. Sipas cfare thoshte ai ata nuk ngacmuan asnje familje ne fshat. Venin neper shtepira edhe kembenin veze te fresketa nga fshataret perkundrejt mjellit te tyre. Per italianet thoshte qe ngacmonin vajzat e grate kur venin mbushnin uje ne burim.
    Historia e shkruar jo gjithmon pasqyron sakte te verteten.

    Përgjigjjuni

  18. O ZOT  --  17 Korrik, 2012 në 3:28 pm

    O Herman…po ishin shqiponjat partizane qe ju vune dermen more naziste te ndyre, ishte komandanti yne shpatullgjere e syshqiponje qe hidhej ne sulm i pari e ju iknit si lepuj nga hija e tij, ishin 28 mije yjet e (pa)shuar qe luftuan dhemb per dhemb e ju duke luftuar me topin e Mato Grudes e deri tek llastiqet e Tomkes me shoket e tij. Prandaj mos na tregoni perralla ketu…VFLP, poshte fashistet, rrofte PP(S)SH me shokun Vinush ne krie…
    PS- Lexo kujtimet e Edushkes te “Refleksionet” te kuptosh te verteten.

    Përgjigjjuni

  19. Zgerbonja perballe  --  17 Korrik, 2012 në 4:35 pm

    Drejtori i nje gazete gjermane,Thomas Shmid e pranon vet si fatkeqesi nazizmin gjerman dhe kerkon falje per krimet qe u jane bere popujve te Europes dhe nga ky krim gjerman njihet lufta e dyte botrore.Si mund të mburren a pyesin shqiptare antishqiptare,sot se si do kish qene Shqiperia,po te kish fituar Hitleri qe vet gjermanet e denuan!…Interesant,natyrisht eshte fakti se per tradhetaret,si i quajten partizanet dhe PKSH qe organizoi e ka merite te jashtzakonshme se na renditi me frontin botror anti nazizem;eshte i njejti mendim i atyre qe u perplasen forte,komunistet dhe nazistet.Balli kombetar del ai qe kane thene komunistet edhe pse gjermani ul dozen e se vertetes se krimeve dhe shkaterrimeve!Vetem Borova e djegur dhe rrafshuar me gjithe njerez,eshte prove krimi,operacionet e dimrit…Moment qe duhet hetuar mire nepermjet dokumentave eshte kompromisi i Beratit,ku gjermane dhe partizane blinin buke bashke ne te njejtin furre…dihet u denua Gjin Marku,komandant i BR.7 sulmuese,por nuk besoj qe ai beri kompromis me koke te tije me gjermanet ku mbi 2500 forca u bllokuan nga partizanet dhe do ishin vrare,nese nuk do kish kompromis.Vini re,Shtraus kur drekon ne kala te Beratit,ngre dolli per kujtim te Enver Hoxhes?Perse?Vini re,Enver Hoxha,duke pare varferine qe bemat e Ramiz Alise,pasi largoi Kinen me pretekst se po lidhej me amerikanet,(shkaterroi progresin industrial dhe ate te mbrojtjes)beri tufezat,eleminoi Hysni Kapon,M Shehun te merrte pushtet dhe frenonte me njerzit e tij ne parti ne Tirane e Shkoder,Kosoven.Hoxha orjenton ne vitet ’80 vendi te lidhej me Gjermanine.Perse?Perse Shtraus shkon ne Beratin ku u be kompromisi dhe ngre lart Enverin?2500 ushtare gjermane te shpetuar aty kane qene borxhi qe Gjermanet i kishin Enverit,dhe qe u sabotua nga banda e veriut,te mos ngrihej Kosova irredentiste!Sot banda e Veriut ka pushtet me tjeter dirigjent,atehere antar bande ne Tirane!…Shtraus pike referimi pozitive per diktatorin nacionalist Hoxha qe ka merita te PKSH ne lufte edhe kunder gjermaneve dhe tradhetareve.Por sot Gjermania eshte ndryshe dhe ata nderojne luften per liri qe bene popujt te drejtuar nga komunistet .

    Përgjigjjuni

  20. hahaha  --  17 Korrik, 2012 në 4:52 pm

    @dean, harrove te shtosh qe sali spiuni ka qene i besuari i vecant i enver hoxhes sa shurren e vet e. hoxha vetem saliut ja besonte per ta cu ne france…

    mor po ke te besoje? ket nazistin apo prinderit e mi qe e kane jetuar ate kohe dhe tregojne tmerret qe kane hequr nga gjermanet dhe ballistet bashke.

    stergjhyshi im ka pasur nje dyqan te vogel me te cilin mbante familjen dhe ballistet i vajten nje dite dhe i vodhen gjithshka qe kishte brenda nen preteksin se simpatizonte partizanet.

    Përgjigjjuni

  21. Cakalli7  --  17 Korrik, 2012 në 5:03 pm

    edhe gjermanet erdhen ne shqiperi me lule ne dore ashtu si turqit. sec kane nje kompleks te cuditshem keta te vetequajturit patriote te shqipnis, ose me mire xhonturqit e jugosllavise.

    Përgjigjjuni

  22. historjani qwq  --  17 Korrik, 2012 në 5:14 pm

    po ta kishte fitu gjermanija luften?
    kesaj pyetjeje i eshte pergjigj qysh atehere cercilli i famshem anglez:”.. nese do te ndodhte kjo,nje re e erret mesjetare do te mbulonte qytetnimin perndimor”.
    kshtu esht shpreh bosi i anglezve te asaj kohe per hordhit naziste.

    Përgjigjjuni

  23. popull lepur  --  17 Korrik, 2012 në 5:36 pm

    “nuk mbaj mend akte…” po kush guxonte t a kruante me gjermanin, ai te egzekutonte publikisht ne mes te sheshit.

    jo vetem ne shqiperi por kudo ne europe sulmet te paorganizuara ndaj nazisteve ishin shume te rralla dhe te pasukseshme. Mos te ishte per ushtrine e organizuar ruse europa i hante mutin nazisteve…

    Përgjigjjuni

  24. LILOLABJA  --  17 Korrik, 2012 në 7:07 pm

    Me vjen ndot nga keta injorante qe kane guximin te ngrene lart nazismin .
    Jeni me te vertete te neveritshem !!!!!!!!!!!!!!!!!
    Mallkuar qofshi ne jete te jeteve o dele te zeza .

    Përgjigjjuni

  25. Komunisti pa yll  --  17 Korrik, 2012 në 7:11 pm

    Shiko si u mblodhen veteranet qe kane ngrene qyl gjithe jeten. U lumturuan se “zbuluan” luften. Ja pse ska per tu bo ky vend pa u zhduk kjo fare e keqe. Dhe nuk jane pak! Mekat qe qendruam keto e nuk ikem me kohe. Mos te kishim pune e mos ti me kete lloj race te ndyre. megjithese keta partizane e bijete e tyre jane zhdukur neper bote dhe jane fshehur pas kompiuterave

    Përgjigjjuni

  26. sander  --  17 Korrik, 2012 në 7:59 pm

    te lumte nuk due me i shtue nji presje me ato qe shkruan…..

    Përgjigjjuni

  27. Andon  --  17 Korrik, 2012 në 8:12 pm

    “Luftëtarët nacionalistë (Balli Kombëtar- Fronti Kombëtar), të cilët ishin tërhequr në male pas pushtimit italian, përbënin më pak se një rrezik, sepse ne nuk ishim armiku i tyre kryesor. Ashtu si në Greqi dhe Jugosllavi, armiku i tyre kryesor ishin komunistët. Shqiptarët ishin të vetëdijshëm se ne i kishim pushtuar vetëm për nevoja ushtarake,” shkruan Neubache”
    Ne cilat nga fjalite e mesipërme cilesohet Balli Kombetar si bashkepunues I Gjermaneve? Pyrrha eshte per morrat e kuq.

    Përgjigjjuni

  28. kolonjari  --  19 Korrik, 2012 në 1:36 pm

    O Lilooooooooooooooo mooooooooooj e ju pro sllavet e tjere,kush e udhehoqi luften, vella vrase? shqipetaret apo jugo—sllavet.

    Përgjigjjuni

  29. Rita  --  29 Korrik, 2012 në 3:07 pm

    Nje pohim i nje personaliteti te posacem i ardhur ne Shqiperi ne luften e dyte boterore se ballistet nuk na shihnin si pushtues ka nje shpjegim te vetin e te vertete !!Kjo parti nacionaliste kishte ne perberjen e saj njerez te shkolluar e te ditur e njekohesisht dhe patriote !!Partia komuniste ne vend ishte krijuar e zgjerimi i saj po ndodhte gradualisht e me dhune si ne Rusi ish-Jogosllavine etj. vende !!Pra rreziku i Shqiperise ishte me i madh se sa ardhja e gjermaneve si pushtues ne krejt europes !!!Sa ndejti ushtria gjermane ne Shqiperi e sa njerez vrau ?????? Sandejti mortaja komuniste ne Shqiperi e sa njerez vrau, eliminoi internoi etj.?????? Perse sot ne boten arabe “pushtuesit ” qe bombardojne ” vendin e vet i presin si clirimtare ???? Per te shpetuar nga nje diktator !!!Dhe ja pra ata balliste ,demokrate e intelektuale e dinin mire se cfare e priste popullin me ardhjen e komunisteve ne pushtet,dhe sa me perpikmeri u vertetuan parashikimet e tyre !!!! Historia ,deshmite e sotme flasin me shume !!!!!

    Përgjigjjuni

  30. gazi  --  1 Shtator, 2012 në 11:47 pm

    Per plehre e Xhozit:

    Sa per dijeni lufta guerile njihet si nje forme efikase ne shakterrimin e ushtrise kundershtare,jo me kot Amerika nuk po arrrin te te mposhte talebanet dhe jo me kot Skenderbeu e zhvillonte nje lufte te tille ne rrethimet qe i beheshin Krujes nga osmanet.A mos valle dhe Skenderbeu ishte terrorrist?

    Per tipa te tille si ju plehra nuk u intereson qe te shikoni historine ashtu sic ka ndodhur por doni ta perdorni sipas egos suaj dhe kjo per te vetmen arsye pasi mundoheni te imagjinoni veten tuaj nese do te jeni ne te njetin nivel jetese me luks e tera sic ishte ne nje kohe Enver Hoxha.

    Dhe sa per dijenisi sic e thote dhe ne shkrim del qe trupat balliste nuk kishin gje me gjermanin se ai ishte ;KALIMTAR; thjesht i rastit me kater divizione duke djegur sipas deshires vete fshatrat.
    Sado ndikim te kete pasur ne histori diktatura duke mos perjashtuar deformimet qe ajo ka bere lufta partizane eshte nje fakt i pa tjetersueshem dhe kjo nuk mund te behet nul pse disa plehra duan te dalin ne MAJE TE PLEHUT.

    Përgjigjjuni

  31. Tirons25  --  21 Shtator, 2012 në 5:04 am

    Car mereni me kto katunaret e jugut. Kta kan lind komunista jan njerez te trashe . Edhe nuk ndryshojne me. Ktyre Enveri ju ka ashtu edhe motrat si ai ke filmi Vdekja e Kalit. EDHE e mbajne veten si te iluminuar ose zgjuar. Por faktikisht gjithmone shikojne mbrapa. Akoma flasin per bemat e nje Individi qe nuk ishte as Zot, e as Perendi, Pra nje gje te keqe do ta kishte patjeter. Kta nga gjys Opinge dhe Tahrana erdhen ne Tirane u ben me shpija. Dihet qe sherbetori shperblehet. Edhe kto jan asnje gje por Dele Monetare, flasin shume per patriotizem po nuk i kan qef Zakonet. I quajten te mbrapambetur.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>