Plagoset në sheshin e xhirimit, dërgohet në spital Halle Berry

18 Korrik 2012, 13:44Lifestyle TEMA
Plagoset në sheshin e xhirimit, dërgohet në spital Halle Berry

Aktorja e njohur Halle Berry u dërgua me urgjencë në spital në Los Angeles pasi u plagos në sheshin e xhirimeve.

Mendohet se aktorja përplasi kokën në beton, ndërsa u rrëzua gjatë xhirimeve të filmit “Zgjoi”.

Nëna e një fëmije ishte fotografuar më herët në mëngjes në humor të mirë gjatë xhirimeve të këtij filmi.

Sheshi i xhirimit u mbyll pas kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk ka sqarime për gjendjen e saj.

Në këtë film Halle luan rolin e një operatoreje të emergjencave 911, që merr një telefonatë nga një adoleshente, që është rrëmbyer dhe është futur në bagazhin e një makine. Të dyja punojnë së bashku për të gjurmuar vrasësin.

Nuk është hera e parë që Halle Berry është plagosur duke filmuar.

Në vitin 2011 ajo theu këmbën ndërsa xhironte në Spanjë.

2 komente në “Plagoset në sheshin e xhirimit, dërgohet në spital Halle Berry”

  1. http://fashional2012.blogspot.com/2012/07/red-carpet-fashion-review-2011-golden.html says:

    I Love Her!Megjithese 40 vjec ajo eshte nje Miss!
    http://fashional2012.blogspot.com/2012/07/red-carpet-fashion-review-2011-golden.html

  2. Arben Imami says:

    O bo bo dhe kjo na u desh ne shqiptareve tani!
    Kur xhiroja une filma me partizane nuk u rrezova asnjehere. Nuk jane aktore keta te hollivudit prandaj dhe nuk i bejne ministra keta ne amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje