Rama: Neveri nga propaganda e Berishës | Gazeta Tema
 

Rama: Neveri nga propaganda e Berishës

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Politika |

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sot pas akuzave të Partisë Demokratike se ai kërkon të bëjë pazare për çështjen e heqjes së imunitetit.

Rama shprehet se ndjen ndeveri nga propaganda e kryeministrit Berisha ndaj deputetëve socialistë.

“Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin!Kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët” shprehet Rama.

Ai ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për heqjen e imunitetit duke kërkuar që të shqyrtohen të gjitha propozimet për ndryshimet në Kushtetutë.

“Qëndrimi ynë për imunitetin i qartë:Jemi Pro, po vetëm pasi të diskutohen të gjitha ndryshimet që kemi propozuar mbi një vizion reformues!” shkruan Rama

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

39 Pergjigje per Rama: Neveri nga propaganda e Berishës

  1. Goni  --  22 Korrik, 2012 në 7:38 pm

    SI MILIARDERET ASHTU EDHE SI KOMUNISTET KANE PUSHTUAR PARTINE DEMOKRATIKE DHE PARTINE SOCIALISTE , POR KA EDHE NE PARTI ME TE VOGLA GJITHSESI, ME PAK , POR KA GJITHANDEJ !

    Përgjigjjuni

    • Holger  --  22 Korrik, 2012 në 10:59 pm

      Partia Socialiste nuk e perdor politiken per te krijuar sipermarrje biznesi, ndryshe nga sheiket demokrate te cilet e kane varferuar kete vend. Mos krijoni ide te genjeshterta ne koken tuaj, Partia Socialiste eshte e vetmja alternative e cila ja vlen, dhe prandaj duhet t’i japim nje shans Programit per Rilindje Shqiptare. Te tregojme se ne mund te dalim pertej diktatit te sheikeve berishian dhe te triumfojme mbi te keqen dhe te vjeteruaren nepermjet Rames dhe Partise Socialiste.

      Përgjigjjuni

    • Junela :)  --  22 Korrik, 2012 në 11:01 pm

      Propaganda e Saliut ka te beje me ate qe te krijohet ideja ne mesin e opozitareve sikur PD dhe PS jane njesoj, qe te zhgenjehen opozitaret e te mos votojne, te kthehen ne zone gri. Nuk duhet ren ne kete kurth pervers te ngritur prej Sales me shoke, te cilet dihet qe e kane zhvatur kete komb.

      Përgjigjjuni

    • Albion Hasa  --  22 Korrik, 2012 në 11:04 pm

      Nevojitet qe te behet dallimi midis Edi Rames dhe Sali Berishes, Partise Socialiste dhe Partise Demokratike. Rama dhe PS jane motorri i ndryshimit dhe demokracise qe patjeter duhet te vije, ndersa te gjithe e njohim Saliun si autoritarizmi dhe diktatura qe ka gjithe keto vite duke na thithur limfen vitale. Duhet bere ndryshimi, pasi PS eshte e ardhmja, rilindja, ndersa PD eshte e vjeteruara, e kalbura, ajo qe nuk duhet te jete me.

      Përgjigjjuni

    • Borici 22  --  22 Korrik, 2012 në 11:07 pm

      Berisha po propagandon gjithe keto dite sikur socialistet nuk e duan heqjen e imunitetit, ngaqe kane frike. Por e verteta eshte krejt ndryshe. Partia Socialiste eshte pro heqjes se imunitetit, e ka deklaruar me qindra here kete, por eshte ama edhe pro nje procesi shume demokratik per heqjen e imunitetit, pasi nuk duhet thjesht te arnojme, por te bejme nje ndryshim real ne kushtetute. Si behet kjo? Socialistet dhe E. Rama kane nje zgjidhje perfekte e cila u shkon per shtat te gjitheve pervec saliut dhe ministrave te tij te krimit te organizuar: konsultimi me specialistet e majte dhe te djathte, konsultimi edhe me specialistet e huaj sipas eksperiences europiane, dhe me tej dalja me nje draft ligj te perbashket dhe demokratik, i cili do te jete nje ndryshim real kushtetues. Kjo eshte arsyeja se pse Partia Socialiste eshte e vetmja menyre se si te kthejme kete vend ne rrugen e duhur; nje rruge qe na mungon prej aq kohesh sa as vete nuk e mbajme mend…

      Përgjigjjuni

    • Toni  --  22 Korrik, 2012 në 11:10 pm

      SALI PROTOPAPA NUK MBUSH NGA MEND E KOKES SE KA RRJEDH…
      RAMA KA GJITH ATO DIT QE I THOT DO E HEQIM IMUNITETIN PO TE RESPEKTOJM GJITH ETAPAT KUSHTETUESE, NDERSA AI VAZHDON ME PROPAGANDEN E TIJ TE SHPLAR…. RAMA, TE GJITH TE MBESHTESIM!!!!!!!

      Përgjigjjuni

    • Caterpillar  --  22 Korrik, 2012 në 11:11 pm

      Moto e Demokrateve eshte vidh, vrit e perça, prandaj nuk dueht te merzitet askush. Partia Socialiste do fitoj.

      Përgjigjjuni

    • Bertrandi  --  22 Korrik, 2012 në 11:20 pm

      Projekt-ligji i Saliut thot praktikisht se cdo gjyq a hetim i hapur ndaj deputeteve pas heqjes se imuniteteve mund te hidhet posht nga parlamenti. Kerkon te kontrolloje edhe gjyqesorin totalisht Sala. Kjo eshte e lebetishme. Nje or e me par votoni Partine Socialiste, se na mori lumi e 4 vjet te tjera me Doktor Diktatorin ne pushtet!!

      Përgjigjjuni

    • Wilson  --  22 Korrik, 2012 në 11:23 pm

      Po pra njerez, lexoni njeher draftligjin e Berishes per Ligjin e Heqjes se Imunitetit dhe do skandalizoheni prej tij. Prandaj Sali Berisha po kerkon ta miratoje kete ligj sa me shpejt dhe ne form jokushtetuse…nuk duhet ne asnje menyr te lejohet. A e kuptoni tani se Rama po ben nje levizje te pjekur? Ai do nje proces te rregullt dhe demokratik, sepse mbi te gjitha ka rendsi kjo per integrimin ne europe. Saliu do qe te na fute ne europe me bythe ose me tehun e nje shpate, me tyten e nje pushke, por ashtu s’behet. Prandaj te gjith duhet te mbeshtesin programin e PS per Rilindje Shqiptare.

      Përgjigjjuni

    • Nylon Smile  --  22 Korrik, 2012 në 11:47 pm

      Per mendimin tim Rama ka bere levizjen me te drejte duke kerkuar kohe dhe durim,,, nuk mund te ndryshojme kushtetuten or e minute, por duhet nje ndryshim i miremenduar dhe i keshilluar ne shume instanca. Kjo nuk do te thote se opozita ka frike, pasi gjithe kriminaliteti vjen nga partia ne pushtet sot. Une mbeshtes Partine Socialiste.

      Përgjigjjuni

    • Celik  --  22 Korrik, 2012 në 11:48 pm

      Regjimi shovinist dhe i ndyre i Saliut duhet te marre fund, tani! Ne besojme tek PS!

      Përgjigjjuni

    • Gresa Durres  --  23 Korrik, 2012 në 12:04 am

      Ky shtet nuk ec dot para me propaganden e tmerrit te saliut dhe shkelzenit. Partia Socialiste eshte ajo e cila duhet votuar ne 2013, si alternative e vetme per te mposhtur kete regjim te qelbur berishist….

      Përgjigjjuni

    • Rexhep Frroku  --  23 Korrik, 2012 në 3:36 am

      Sali Berisha ben propagande shume te verber, aq te verber sa ajo shpesh e humb kuptimin dhe qellimin e saj kryesor, duke u kthyer ne nje tentative qe tingellon patetike. Berisha akuzon opoziten se ajo eshte pergjegjese per varferine, papunesine, kriminalitetin dhe korrupsionin. Pa na thuaj ti Z. Berisha, a mos valle ishte Partia Socialiste pergjegjese edhe per Gerdecin? A mos valle eshte Partia Socialiste pergjegjese edhe per pergjimet te stilit Watergate te cilat Imami ben mbi opoziten? Saliu nuk shikon me larg se hunda e tij; edhe pse ka hunde te madhe, perseri eshte vizion shume i ngushte dhe antidemokratik. Prandaj Saliu te jape doreheqje dhe te lejoje Partine Socialiste t’i jape me ne fund ketij vendi pak qetesi dhe prosperitet, se e meritojme te gjithe.

      Përgjigjjuni

    • Blendi Boston  --  23 Korrik, 2012 në 3:41 am

      Llapucerat e PD mohojne krimet e tyre, dhe duan koke turku PS-ne. Por nuk do e ken, se ne besojm te ndryshimi, tek vizioni i Edi Rames, tek gjithe ata njerez qe po e bejne dhe do e bejne te mundur fitoren e Partise Socialiste pas 300 ditesh.

      Përgjigjjuni

    • elio  --  23 Korrik, 2012 në 10:21 am

      Partite e vogla jane krijuar dhe funksionojne vetem per interesat e kryetareve(padrone). Ikin nga te fryje era dhe shiten per pako gje..nuk ja vlen te merresh me to (shih milo, ndoka, meta, xhuveli)…

      Përgjigjjuni

  2. Vlora  --  22 Korrik, 2012 në 7:38 pm

    as mos e prano heqjen e imunitetit, se sdo ler me deputet te opozites perjashta shpellari.

    Përgjigjjuni

    • Sami El.  --  23 Korrik, 2012 në 12:21 am

      Sali Bej shpellari te zhduket sa me shpejt nga Shqiperia. Proceset demokratike do ta nxjerrin ate vete. Rama dhe PS kurre nuk do te tolerojne qe ai ta zhduke demokracine ne kete vend, sic po provon te beje.

      Përgjigjjuni

  3. Tepelens  --  22 Korrik, 2012 në 8:53 pm

    Ku ta dish ti o lapangjoz se sa i neveritur je bere duke bere opozite me twitter

    Përgjigjjuni

    • Qato As.  --  22 Korrik, 2012 në 11:13 pm

      Opozita dhe politika behen me cdo mjet, dhe mjetet e komunikimit modern si rrjetet sociale dhe twitter jane nje alternative shum e mire, te cilat perdoren nga cdokush ne cdo vend t botes. esht prapambetje te akuzosh se “behet opozite me twitter”. Sot njerez si Edi Rama duhen, njerez te komunikueshem e qe jan koherent, jo shpellare qe cirren posht e perpjet neper tubime qe i ngjajn ritualeve te fiseve nga zullulandi, sic ben sala…

      Përgjigjjuni

      • AL  --  23 Korrik, 2012 në 10:48 am

        Prej Edi Rames ndodhet sot ne pushtet Saliu! ka 4 vjet qe ben thirrje “ne ne 2013 do fitojme” dhe prape e coi popullin perkrahes opozitar perpara kryeministrise dhe i la te vriteshin! video-Skandali meta beri qe PS me ne krye Edi Ramen te dale ne protest dhe cfare ndodhi? 4 fukarenj u vrane dhe dhe Edi me Ilirin hajne ngjala bashke! Ky lider opozitar ose “the chosen one” pse nuk ndihet per viktimat e 21 janarit? Ky eshte nje qelbesire, njeri pa pike dinjiteti, ja vodhi sala mandatin e 8 majit, dhe ky nuk ndjehet, prape do ja vjedhi ne 2013. Me edi ramen ne opozite Berisha eshte shume komod! Prandaj ju bej thirrje te gjithe ju komentuesit e mesiperm anetare te freshit se dukeni qe nga komentet qe beni, jane tamam propanda elektorale! Edhe nese u detyrojne ta beni kete te pakten mos e beni kaq hapur. e kam vene re sa here ka artikull ky gje e gjate me vrap pioneret komente te tipit ” edi rama zgjidhja e vetme” etj budalleqe!
        @ Tepelens, rrespekt per komentin, ideal fare

        Përgjigjjuni

    • Blerina  --  22 Korrik, 2012 në 11:15 pm

      Nuk doni Twitter ju llapaqenet e Saliut, se ju mesazhin politik e perconi ne media permes krimit te organizuar, vrasjeve, vjedhjeve qe i beni popullit te thjesht..

      Përgjigjjuni

    • Agimi, Detroit, Michigan, USA.  --  22 Korrik, 2012 në 11:36 pm

      o Tepelens,

      per ty, Edi Rama, mund te jete lapanjoz dhe i neveriteshem ..ndersa per mua tani per tani me duket mundesia e vetme per te shpetuar Shqiperine nga ish/shpellari Berisha i sofistikuar ne nje mafioz-modern kryetar qeverie i cili mbetet nje “qelb i qelbit shqiptar”.

      Tepelenas, te lutem mos repliko dhe shendet ku te jesh.

      Përgjigjjuni

    • Neli  --  23 Korrik, 2012 në 3:39 am

      Te duket anormale ty qe te perdoret teknologjia per te afruar njerzit? Si pjelle e Saliut, me siguri qe edhe ti qe shan twitter dhe mjetet e tjera kibernetike je nje nga ata qe perdorin gramafonin, shtellungat e tymit si kode mors, si dhe vibrimet neper telat me voltazh te larte.

      Përgjigjjuni

  4. I-liri  --  22 Korrik, 2012 në 9:17 pm

    Po ne se SRB-i, deputetet e PS, i shan dhe kerkon ti fyeje, me ke kerkon te bashkepunoje ne PS, per te miratuar ligjin mbi imunitetin?
    Ti me shan, une per inat nuk e votoj kete ligj. Tamam shqiptarce.
    Keshtu qe as mos t’ju shkoje mendja zoti Rama qe ta miratoni heqjen e imunitetit. As mos ja jepni kenaqesine SRB-it, te pllase sa te na caje menderen se ishte merite personale e tij pranimi ne BE.
    E shikoni se c’ben pas pranimit te Shqiperise ne NATO. C’do merite e mer per vete dhe propogandon cdo dite se opozita nuk ishte dakort. Kur ne fakt, pranimi ne NATO, eshte merite kryesisht e opozites. Se pas Gerdecit ai po priste qe ta terhiqnin zvarre dhe u be gati. Ju z. Rama i thate:” Mos e rruaj fare”. A po s’ju kujtohen keto fjale? Na kujtohen ne, popullit.
    Prandaj hap syte! Mos e udhehiq edhe njehere popullin qorrazi, drejt kurthit te SRB -it..!

    Përgjigjjuni

  5. albani  --  22 Korrik, 2012 në 9:25 pm

    rrofte udheqesi yne i madh EDI RAMA me ty ne krye shqiptaret dhe keta qe komentojn ne tema do te hajne me luge druri ( se floriri i duhet Rames me gjojna te tjera ) hahahahahahah, po masturbohen komentuesit e gazetes tema, dhe mire e bejne se eshte e shendetshme…

    Përgjigjjuni

    • kelmend  --  23 Korrik, 2012 në 12:10 am

      Juve ju meson partia shtet e saliut te masturboheni pas liderit tuaj qe ne veze, qe ne kopesht, dhe pasqyroni semundjet tuaja psikike te ata qe s’i kane.

      Përgjigjjuni

    • Stavrion  --  23 Korrik, 2012 në 12:20 am

      Sali Berisha dhe ministrat-sheike hane me luge floriri teksa populli vuan, prandaj mos u beni lapangjoze dhe te verber pas Saliut, shikoni rreth e rrotull varferine e mjerimin, vrasjet dhe krimet qe ai ka lene pas. Nuk ia vlen te rivotohet Saliu, nuk ia vlen kjo Parti Demokratike. Opozita, Partia Socialiste me Ramen dhe nje sere njerezish me vullnet dhe energji jane e ardhmja e ketij vendi.

      Përgjigjjuni

  6. Gazetari Daresise  --  22 Korrik, 2012 në 9:40 pm

    As mos ke fare neveri nga qeverisja e Berishes, se ndryshe do ta leshe ne klase gjithe kohen PSne. Nuk ke pse ben bllokime te qellimshme z Rama, sepse njihesh ti pengues i nje rasti qe sdo te mund te harrohet. Ishte oreksi juaj Rama qe mendoje se presidenti duhej me 71 vota. Per shume gjera z Rama nuk dua te besoj qe ju keni ardhur ne PS dhe veproni posaçerisht per te humbur apo nuk jeni ne metro. Z Rama mos u merreni me superlativa dhe harroni fjalen Start…. Berisha i ka te gjitha shanset dhe mundesite te rimarre lehtesisht pushtetin ne 2013 vetem me realitetin dhe propoganden qe ti e ke xit kur e degjon. Keto qe shkrova nuk duan koment se jane teper te verteta.

    Përgjigjjuni

    • Miniaturist Keli  --  23 Korrik, 2012 në 12:14 am

      Rama nuk po pengon proceset, thjesht do qe ato te jene demokratike, te jene konsultime me specialistet perkates, dhe jo arna-arna ne kushtetute. Saliu do te ndertoje nje proces ilegal dhe t’i veshe Parlamentit role te gjyqesorit, pasi ne projektligjin e tij me sa kam lexuar keto dite parashikohet qe nje proces gjyqsor ndaj nje deputeti mund te rrezohet ne momentin qe Parlamenti voton pro rrezimit te atij hetimi. Prandaj Rama dhe specialistet e PS po bejne kujdes, sepse versioni i Berishes nuk eshte as konsensual, as kushtetues e as demokratik. Prandaj Rama nuk duhet keqkuptuar, por duhet mbeshtetur nga gjithkush.

      Përgjigjjuni

  7. Delli USA  --  22 Korrik, 2012 në 9:47 pm

    Mire e keni,po a do mbaheni deri ne fund se koha ka treguar qe thyheni nga presioni i Saliut dhe nderkombetarevi.

    Përgjigjjuni

    • Juno Fr.  --  23 Korrik, 2012 në 12:17 am

      Kete rradhe nuk besoj se Opozita do thyhet as nga presioni kriminal i Berishes, dhe as nga presioni nderkombetar. Partia Socialiste ka ndryshuar keto muaj, eshte pjekur, ka qendrime te forta ne baze te nje vizioni te qarte, prandaj nuk ka ku shkon Berisha kesaj rradhe. Partia Socialiste eshte me e forte se kurre, dhe po e tregon!

      Përgjigjjuni

    • Ben Chicago  --  23 Korrik, 2012 në 3:31 am

      Shikoe ne 6 Gusht, ore Dell qe, i fut nje USA,besoj je ndonje plak me bashkim familjar,rri urte se po e mori vesh Amerikoni qe je Komunist,te qit jasht me gjithe fis.

      Përgjigjjuni

    • Shegri  --  23 Korrik, 2012 në 3:32 am

      Kurre me nuk do te thyhet Partia Socialiste, pasi ajo ka rigjetur balancat e saj brendapartiake, dhe te gjithe jane bashkuar (me ne fund) per kauzen e perbashket, rrezimin e Sali Berishes dhe vendosjen e nje drejtesie te munguar ne kete vend.

      Përgjigjjuni

  8. Balancimi i pushteteve  --  22 Korrik, 2012 në 10:49 pm

    Imuniteti ne kembim te lenies se postit te kryetarit te PD ose te Kryeministrit.
    Mos ja lini te dy pushtetet,se ja kolon dhe bishes.

    Përgjigjjuni

  9. Herod  --  22 Korrik, 2012 në 11:18 pm

    Po a ja keni iden ju te Sali Berishes se per cfare flet projektligji “inteligjent” i Saliut me shoke per heqjen e imunitetit? Praktikisht sipas atij projektligji mund te nis nje hetim dhe proces gjyqesor ndaj deputeteve, por ky proces mund te vendoset te anulohet nepermjet nje vendimi me shumice ne kuvend. Qe do te thot se Sali horri do qe t’i jape kompetenca gjyqesore kuvendit, nje gje e paprecedente ne gjith boten.

    Përgjigjjuni

  10. realiteti  --  22 Korrik, 2012 në 11:24 pm

    S’behet stan me lepuj,thote populli.PS – PD e kane sterlodhur, e kane semurur popullin shqiptar 71 vite,tani kane 22 vite qe vetem kacafyten dhe c’armonizohen nga dita ne dite.

    PS – PD jane bere si dy ciliminj qe ja hedhin fajin njeri tjetrit duke u qyravitur te dy ciliminjte dy dekada ne kotesi.Erdhi koha tu besojme FRD-ke dhe AK-kuq e zi te arthmen tone.

    Përgjigjjuni

  11. Altin Goxhaj  --  22 Korrik, 2012 në 11:58 pm

    perla e Rames sot: “Çfarë neverie përsëri sot propaganda e Saliut për imunitetin!Kërkon konsensusin e opozitës duke përgojuar deputetët tanë e tallur shqiptarët” Hahaha. Pse tani sdo e japesh konsensusin per imunitetin se ju shau Berisha??? Une them te allnoheni dhe te mos i flisni me me goje;-pppp

    Përgjigjjuni

  12. Pisha flamur!  --  23 Korrik, 2012 në 4:45 am

    Edi! Njeriu Berish ishte plotësisht i thyeshëm në rast se ju dhe socialistja nuk do ishit miljaderë si hajdut të popullit. Sërbi dhe ju jeni misionarë. POPULLI E KA KUPTUAR PRANDAJ NUK HIDHET NË DEMOSTRATA TË NEVERITËSHME, QË JANË LOJË MAFIOZËSH MILIARDERËSH. PS.dhe PD.

    Përgjigjjuni

  13. ALBAN DEGA  --  23 Korrik, 2012 në 3:50 pm

    IMUNITETI… IMPUNITETI APO ANTISHTETI !?

    – “Heqje e imuniteti”.. “Shume zhurme per asgje”… apo ” Lufte me mullinjte e eres …”

    – Nga Alban Dega- Nju Jork

    Pallavrat e pozites dhe te diplomateve perfshi Z. Aleksander Arvizu per heqjen e imunitetit si leva e Arkimedit kunder korrupsionit masiv qeveritar ne Shqiperi do te meritonin titullin e drames se William Shekspirit ” Shume zhurme per asgje”.
    Po aq ne mos edhe me shume ato ngjasojne me luften me mullinjte e eres apo me mizat te Don Kishotit te Manches se Servantesit.
    Korrupsionin, mosbarazine e shtetasve shqiptare para ligjit, antiligjin e Luigjit te 14 shqiptar Sali Berisaha ” Ligji jam une” nuk e ushqen as nuk e mbron imuniteti.
    A nuk u hoq ai per Lulezim Bashen e megahajnise mbi 250 milione euroshe te autostrades se kusarise se kombit!?
    A nuk u hoq ai per Fatmir Mediun bashkeautorin e djalit te kryeministrit ne masakren masive te Gerdecit!?
    A nuk u hoq ai tak- fak per ish- zevendeskryeministrin dhe krahun e djathte te Berishes Ilir Meta!?
    A nuk jane pa imunitet tre deputete te PS- per masakren e urdheruar nga Berisha- Basha te 21 janarit 2011!?
    Rezultati: korrupsioni jo vetem nuk u zhduk por as nuk iu prek nje qime floku!
    Korrupsioni nuk u sikterris!
    Krejt e kunderta… korrupsioni vec u harlis. Metastazat e tij kane kapluar dhe kalbezuar cdo qelize te shtetit dhe jetes shqiptare mga kryeplaku i fshatit e deri tek kryetari i shtetit, nga keshilltari i katundit e deri rektoret e universiteteve private e shteterore, nga shoferi analfabet i kryekomunarit e deri tek profesori Harvardian i Kristalit!
    Korrupsioni eshte kthyer ne nje oktapod gjigand qe ka gllaberuar e po rrenon gjithcka ne Shqiperi politiken e ekonomine, financat e mjekesine, arsimin, idealin dhe moralin….. jeten e vdekjen, .. Gjithcka e kudo!
    Aresyeja thelbesore e kesaj harlisjeje vdekjeprurese per cdo shtet e popull nuk eshte imuniteti qe edhe kur u hoq, por nuk dogj.
    Aresyeja thelbesore e ketij kanceri te shumefishte e gjitheperfshires eshte impuniteti, pandeshkueshmeria nga ligji.
    Pse!?
    Sepse keshtu urdheron Saliqi!
    Sepse keshtu komandon Saliqi!
    Pse !?
    Sepse keshtu mbijeton ne politike tash 20 vjet Saliqi!
    Sepse keshtu korrupton Saliqi!
    Korrupton per te sunduar… Sundon per te korruptuar duke krijuar nje zhiron mbytes per demokracine !
    Pse !?
    Sepse keshtu sundon pa fund Saliqi derisa ti jape ymer ai lart!
    E vendin e atij lart per shqiptaret e Shqiperine e ka zene pikerisht Saliqi!
    Pse!? Sepse vendin e diktatures se proletariatit ne Shqiperi e per shqiptaret sot e ka zene diktati i Sali Pilatit!
    Sepse vendin e Ligjit ne Shqiperi e ka zene Luigji, domethene Saliqi!
    Sepse ne Shqiperi sot e aq me teper duke nisur nga neser kur merr zyrtarisht detyren kryetari i ri i shtetit te gjithe pushtetet, te gjitha ligjet e hallkat e tij ne Shqiperi i komandon Maliqi, domethene Saliqi!
    Pse?!
    Se ne vend te sundoje demosi, thelbi i demokracise me voten e tij te lire e te barabarte, sundon Saliqi me ligjin e fuqine e votes se kusarise!
    Pse!? Ndersa luftohet me fjale, me pallavra, me sllogane per imunitetin, te gjitha pushtetet ne duart e Saliqit vec ushqejne e harlisin edhe me shume impunitetin.
    Betejat me Mullinjte e Eres e mizat e heqjes se imunitetit, ofensiva “shume zhurme per asgje” kunder imunitetit eshte thjeshte nje vello, nje maske, nje hic kunder per ti hedh his syve miletit.
    Po nuk u luftua dhe po nuk i zhduk nga kreu politikes dhe qeverisjes impuniteti, ne Shqiperi ka marre fund e eshte kalbezuar, ka mbaruar vete shteti ligjor, shteti i se drejtes.
    Cdo leshim, cdo pazar i opozites dhe shoqerise qytetare ( civile) vetem se do te cimentonte kete antishtet… Ne vend te ligjit do te sundonte antiligji ” ligji jam une” qe eshte fundi dhe vdekja e cdo demokracie.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>