Flamuri sqarohet për ftesat e iftarit

23 Korrik 2012, 21:29Antena TEMA
Flamuri sqarohet për ftesat e iftarit

Flamurit i kanë shkuar shumë ftesa për iftar. Gati çdo ditë, dhe disa herë nga dy herë në ditë, d.m.th në mbrëmje duhet të marrë pjesë në një iftar. I paqartë për rëndësinë e këtij zakoni, u interesua për pjesëmarrësit e tjerë në këto darka dhe i rezultoi se thuajse në çdo iftar ku ishte i ftuar ai, ishte e ftuar gjithë qeveria.

I binte në sy se vetëm Genc Rulin e kishin ftuar më pak.

I bën telefon Rulit dhe e pyet për rëndësinë e Iftarit.

-Ç’të të them o bir, i tha Genci. Ka të bëjë me mëkatet. Sa më shumë mëkate të kesh bërë, bën një iftar dhe të lahen një pjesë e tyre.

-D.m.th ti thua, tha Flamuri, që këta që më kanë ftuar mua në iftar qenkan kontingjente policie, d.m.th kanë bërë krime?

-Ç’të të them djalo, i tha. Siç e di, unë nuk kam shtruar ndonjë iftar. Kujt i djeg miza në kësulë, shtron. Vetëm se zakonisht shtrohet për komunitete të varfra. Fakti që gjithë qeveria apo njerëzit e atij Burrit shtrojnë iftar për qeverinë, d.m.th që kanë mëkate ndaj nesh.

Kjo e vuri Flamurin në mendime.

Shfletoi dhe një herë ftesat. Njëra ishte nga një pronar televizionesh.

-OK, dihet, këta mëkate kanë të gjithë, tha me vete. Pastaj e dyta, Zeni dhe Gita… Iu bë lëkura me mornica.

-I vritka ndërgjegjja, tha, i paskan hy në hak qeverisë ndaj na kanë ftuar për iftar. Sa njerëz të mirë, tha me vete. Këta plehrat e opozitës rrinë e shajnë se gjoja po i bien më qafë popullit dhe pasurohen me lekët e tyre. Ata të shkretët thjesht i paskan rënë më qafë qeverisë dhe e njohin mëkatin e tyre, ja na shtrojnë iftar.

Pastaj vazhdoi më tej.

Ftesë nga Fahriu…?

-Po ky sikur u bë katolik një herë, tha. Dhe ky kishte ftuar gjithë qeverinë. Dhe ky i paska hy në hise qeverisë, tha, s’paska gjë me popullin.

Vazhdoi më tej. Lul Basha. Ky nuk kish ftuar gjithë qeverinë, por vetëm ministrat e lidhur me Jozefinën dhe Ilir Metën.

-Ça plehre, tha Flamuri me vete. Mendon se na hedh hi syve. E hodhi poshtë ftesën.

Mori prapë Rulin në telefon.

-S’e mora vesh, tha, shumica e ftesave janë nga qeveria për qeverinë ose nga njerëz afër saj. Kjo do të thotë se me popullin jemi në rregull, nuk i kemi hyrë në hak, s’kemi bërë ndonjë mëkat ndaj tij.

-Jo mo djalë, jo, i tha Ruli. Kush ka nerva t’i hyjë asaj pune të lajë mëkatet para popullit. Ashtu duhet të zgjaste Ramazani një vit dhe të ushqenim falas gjithë botën. Meqë gjithë viti na ikën duke ia futur njëri- tjetrit, ato quajmë mëkate.

-Po ti si më këshillon, të shkoj apo mos të shkoj, i tha Flamuri.

-Po atyre që ke dëshirë tua falësh mëkatet, shko, tek të tjerët mos shko, i tha Ruli.

-Po më kanë ftuar dhe Xeni me Gitën, ça të bëj, të shkoj, i tha Flamuri.

-Si ta kesh djalo, i tha Ruli, po mirë është të shkosh. Mua për vete s’më kanë ftuar, se nuk kanë bërë ndonjë mëkat ndaj meje.

-Ndoshta ngaqë të del ndonjë herë emri për korrupsion, i tha Flamuri, dhe ti e di që ata janë besimtarë dhe nuk e pranojnë ryshfetin.

-Po të jetë për atë punë mor djalë, d.m.th po të ishin besimtarët si ata, bota do ishte e gjithë ateiste. Por nuk kanë hallin e mëkatit, kanë hallin e zekatit, se atë s’duan të paguajnë.

1 komente në “Flamuri sqarohet për ftesat e iftarit”

  1. Mul Kukaleshi says:

    Muli o bo si Mon Kukaleshi!
    Ku ka nevoje familja, aty osht Muli!
    Ketu po vriten perdite njerez te pafajshem, Muli e ka menjen ke iftari
    ?
    Po
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje